Rrugët me gropa e pa ndriçim, shkollat e mbipopulluara, pastrimi i qytetit, legalizimet apo mungesa e ujit të pijshëm, janë problemet e përditshme që çdo familje shqiptare diskuton sot në tavolinën e saj të bukës. Këto ishin edhe shqetësimet e familjeve Duzha dhe Fejzo nga Lapraka e Tiranës, të cilat pritën sot në një drekë familjare kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, biseda e të cilës u fokusua mbi problemet që këto familje kishin me ujin e pijshëm, mungesën e ndriçimit në rrugën e pashtruar apo pastrimin e lagjes së tyre.
“Këtu nuk është vënë dorë fare, qoftë me rrugën, me ndriçimin, qoftë me gjerat që na rrethojnë, apo me ujësjellësin”, u shpreh njëri nga pjesëtarët e familjes, i cili ishte i shqetësuar për mungesën e investimeve në atë zonë nga Bashkia e Tiranës.
“Problemi që kemi në Tiranë është se sot këtu jetojnë 1 milion banorë, por ka të njëjtën sasi shërbimesh që pasur para 20 vitesh. Pra, nëse Lapraka është shtuar 6-7-fish, shërbimet kanë mbetur po njësoj. Kur ti shikon një rrugë, që është akoma si në vitet ‘90, apo kur shikon që njerëzit e nxjerrin ende ujin me pus, pyet veten: ç’bëjnë ata 1800 vetë që punojnë në ujësjellës?”, tha Veliaj, teksa ndante me të zotët e shtëpisë pikëpyetjet e tyre.
Ata u shprehën se në rrugën kryesore nuk është ndërhyrë sipas standardeve. “Po krijojmë familje, po si mund të jetojmë kur infrastruktura s’ka standarde?”, thanë ata.
Veliaj tha se në të gjithë Tiranën ekipet e tij po inspektojnë çdo rrugë e çdo lagje të qytetit për të kapur çdo problematikë. “Fushatën po e ndërtojmë mbi çfarë flitet në tavolinën e bukës. Në këtë tavolinë nuk flet njeri për tramvajin apo për SHQUP-in. Në tavolinën e bukës njerëzit pyesin si do të rregullohet rruga, si do kalojmë nga pompa tek ujësjellësi modern, si do sigurohemi që fëmijët të mos shkojnë në shkolla me dy turne. Kemi zgjedhur të merremi me gjërat konkrete dhe jo me aventura fantashkence që s’kanë për t’u bërë kurrë”, tha Veliaj.
Ai u shpreh se në zonën e Laprakës ka probleme me legalizimet, çka ngre edhe dilemën e urbanizimit. “Duam të bëjmë dy gjëra: së pari, t’i themi çdo komuniteti, që fondi që kemi për lagjen tuaj është kaq. Si doni t’i shpenzoni? Një vit komuniteti mund të vendosë t’i shpenzojë për terrene sportive, një vit tjetër për një park ose rrugë, e kështu me radhë. Kur komuniteti vendos vetë investimi nuk vandalizohet”, u shpreh Veliaj.
“Po mirë dakord, ka gjëra të mëdha, si trami apo Bulevardi. Po këto gropat nëpër rrugë, kaq e vështirë është për t’i eleminuar?”, pyeti një nga familjarët.
“E gjithë administrata e Bashkisë kopjon sjelljen e kryetarit. Kur kryetari nuk shkon në punë, po ai i administratës pse duhet të shkojë? Nëse kryetari thotë se e ka mendjen te partia, po ai i administratës pse duhet të ndërrojë poçat dhe të mbushi gropat? Kur kryetari merr mungesë për 4 vjet, ngel në klasë apo jo?”, iu përgjigj Veliaj.
ORE DELE PO KU DI ERIONI SI SHTROHEN RRUGET AI DI VETEM FICA TE SHESE
ik ore ordineer. po ben i dashur ti neper shtepira. Hipokrit.
Ik or dhi nga mali ha bar shqupi.Fitorja e te majtes do i nxjerri ne pension sali lulushin .Le te kujdeset halimi tek klinika 2.6 milione dollareshe per ta.Bile gjeja me e mire per ju eshte te rrini ne tram ,se aty e keni vendin.Rrace spiunesh serbo greke.
o shpellar nuk shkruhet fice po ske faj se andej nga je ti nuk i njohin fiqte
A nuk po u themi dite e nate se varferia eshte ulur kembekryq ne kete vend, edhe Vilajet Qyrku po varferohet dita dites deri sa sot u dorezua i zuri deren ketyre pasanikeve e po ha nje vakt buke qyl. Po ci kini keto kinezerira, po e trashni zullumin po talleni me inteligjencen e popullit, do hani te gjatin.
Vallahi ky osht cun per smari,osht ul komkryq me popllin tamon si ai qe nordhi me 1985.Jepi buke or xhaje jepi se breket ka me te heq sa te bohet kryetar!Ene me e sha na gruja ky se ka zor,pyt ate te gjatin po deshe.
hahhahahahahaa Do ja heqi dhe do ja shesi prape xhajes
Ore viq a te nxorren per dreke keta se i ke fiksim ti. Apo u the ti kumblla gjith kohes dhje njesoj eshte.
Po ku di ti ca eshte administrata o Erion e ca jan rruget apo pocat. Ti vetem poca ke bere gjith jeten po kujdes ke ke nga mbrapa se ket her kan me ta fut, te kan nxjerr te kupojn Tiranasit sa klloun cirku je.
drilona
Ne bashkebisedimin e Erjon Velise me familjaret dolen ne pah ankesat e familjareve per rruget e pa ndricuera dhe per ujin, ku Veliaj thot qe ne te gjitha Tiranen ekipet e tij po inspektorojne cdo rruge e cdo lagje , por duket qe kjo bisede e tij eshte shume fallco dhe e ben vetem qe te mashtroje popullin e qe te mare sa me shume vota, sepse 21 qershori po afron dhe ai me intervistat e tij mundohet qe te binde qytetaret qe ky eshte nje nder kanditatet e duhur, por popull i dashur mos u mashtroni nga fjalet tij sepse sic eshte nje shprehje popullore Jo fjale por Vepra .
Erioni dine vetem te vjedhi leket e popullit ti bej ndonje dasem vellait tjeter si dasma e vete.Kulmi ka arritur deri atje qe thote dasmen e beraa me kursimet e mamit.
Njerzit ne kete tavoline te organizuar me Zogun vrehen qarte se nuk kane shpres nga ky kandidat ! nuk kane shprese per arsye se eshte sinonimi I genjeshtres dhe e ka deshmuar jo vetem nje here por disa here! Ne kete tavoline njerzit duan te dijne per pune qe ju premtuan dhe nuk ju dha per buken e gojes qe ekane te veshtire per ta patur ahhh edhe per rruge por per ate te eksodit !