Nëntë vetë janë vrarë nga të shtënat ndërmjet grupeve rivale të motoçiklistëve në shtetin amerikan, Teksas.
Incidenti ndodhi mbrëmë në hapësirën tregtare në qytetin Vako.
Policia tha se të gjithë personat e vrarë ishin pjesëtarë të bandave të motoçiklistëve, ndërsa 18 të tjerë ishin plagosur dhe janë dërguar në spital, me plagë nga therrja me thikë dhe të shtënat.
Së paku 100 vetë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje.
“Kjo ishte njëra nga skenat më trishtuese të krimit, që kam parë në 34 vitet e shërbimit si zyrtar për zbatim të ligjit”, tha zyrtari policor, Patrick Swanton.
Bandat i paskan ngrene kokat njera-tjetret. Sa mire sikur te ndodhte edhe tek ne nje gje e tille.
sa te papune qe jane jqr… kudo ka palla k