Zgjedhjet Vendore/KZLNDQ: 1000 vëzhgues afatshkurtër dhe 90 afatgjatë

18 Maj 2015, 13:27Politika TEMA

Koalicioni  për  Zgjedhje  të  Lira  dhe  të  Ndershme  dhe  Demokraci  të Qendrueshme (KZLNDQ), prezantoi  projektin  për monitorimin  e  zgjedhjeve  lokale 2015.

KZLNDQ do të angazhojë 90 vëzhgues afatgjatë në të 90-të Zonat e Administrimit Zgjedhor(ZAZ),  1000 vëzhgues afatshkurtër  në 1000 qendra votimi në të gjithë  Shqipërinë,   si  dhe do të monitorojë deri në fund numërimin e votave në 90 ZAZ.

KZLNDQ do të përfshijë parimet statistikore në lidhje me planin e vendosjes së 1000 vëzhguesve në ditën e zgjedhjeve. KZLNDQ  përmes realizimit  të  këtij  projekti do të monitorojë  të treja  fazat  e procesit  elektoral:fushatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave.

Përveç monitorimit të ZAZ-ve, KZLNDQ do të vëzhgojë edhe veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve tëQendrave të Votimit dhe Kolegjit Zgjedhor.

Qëllimi kryesor i vëzhgimit të zgjedhjeve nga ana e KZLNDQ është paraqitja me transparencë dhe me  të  dhëna  konkrete  të  procesit  zgjedhor,  vlerësimi  i  tyre  në  përputhje  me  standardet ndërkombëtare të gjithëpranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me zgjedhjet, si dhe  formulimi  i  rekomandimeve  për  përmirësim  në  zgjedhjet  e  ardhshme“,  tha  Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së projektit.

Sipas statisticienes, znj. Lauren Scora, kjo metodologji do të zbatohet në numrin total prej 5344 qendrash votimi për të zgjedhur 1000 prej tyre. Nëpërmjet përzgjedhjes së një kampioni rastësor qendrash votimi rezultati do të ekstrapolohet për të gjithë vendin me një kufi gabimi mids 3 dhe 5 % dhe nivel besueshmërie rreth 95 %.

“KZLNDQ e ka zbatuar këtë metodologji edhe në dy raste të tjera me shumë sukses, por suksesikryesor janë qytetarët të cilët kryejnë vëzhgimin me përpikmëri dhe seriozitet sipas udhëzimeve tëmarra. Kësaj radhe, KZLNDQ ka një skuadër prej 20 expertësh të fushave të ndryshme të cilët do tëmenaxhojnë punën e rreth 1200 qytetarëve në çdo njësi administrative”, tha Erjona Mulellari, drejtore Ekzekutive e KZLNDQ-së.

KZLDQ, planifikon të publikojë raportime të herëpashershme gjatë procesit parazgjedhor, përfshirë një  raport  paraprak  përpara  ditës  së  zgjedhjeve.

KZLNDQ po asistohet teknikisht nga Instituti Demokratik Amerikan, NDI.  KZLNDQ përbëhet nga 25 organizata parnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje