Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar kandidatin e saj për Dibrën Shukri Xhelili, ndërsa Kryeministri Edi Rama u shpreh se në gjithë këto vite nën drejtimin e të djathtëve, Dibra nuk ka pësuar asnjë ndyshim.
Ai është shprehur se në 2 vitet e qeverisjes së tij, kryeari aktual i bashkisë nuk ka paraqitur asnjë projekt për miratim për këtë qytetj.
“Në çdo qytet këta nuk kanë për të bërë asgjë tjetër vetëm se të meren me politikën e madhe dhe të përçojnë frymën e konfliktit, sherrit dhe ndasisë.
Në 18 muaj ne i kemi hapur rrugën zhvillimit të qendrave urbane në të gjitha qytetet. A ka ardhur ndonjëhetë Kryetari i Bashkisë e të thotë kam nevojë për mbështetjee se kam nevojë për mbështetje për këtë apo atë projekt në Peshkopi.
Nuk ka sjell asnjë projekt në tryezën e komisioneve që ne i çojmë për miratim. Për çfarë i duhet ky kryetar qytetarëve, ka 3 mandate, u plak në karrike.
Ai u plak e Peshkopia e plaku më keq. Unë që kur kam ardhur në Dibër e Peshkopi për herë të parë, unë po këtë vend kam parë, ndryshimet janë vetëm ato që kanë bërë vetë qytetarët”, tha Rama
Më tej, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj se nuk e kanë mendjen të punojnë për hallet e qytetarëve, por mendojnë vetëm për politikën e madhe të tyre.
Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që më 21 qershorë të votojnë për kandidatin e majtë për bashkinë e Dibrës, Shukri Xhelili si alternativa që do i japë zhvillimin e duhur dhe të munguar qytetit.
Rama është shprehur se Xhelili do jetë në shërbimin e qytetarëve për të zgjidhur problemet e tyre ndaj dhe duhet votuar, ndërsa kandidatin e djathtë ai e ka quajtur “pelivan”, i cili nuk ka bërë asgjë për qytetin dhe qytetarët e tij
“PD-ja nuk e ka mëndjen tek problemet e mëdha si plerat, mungesa e ujit të pijshëm, gjendja e rënduar e transportit publik në shqipëri. Ata meren vetëm me politikën e madhe.
Thonë do ulim taksat e do bëjmë taksën e sheshtë. Këto nuk kanë lidhje me bashkitë. Duan të vendosin në krye të bashkisë një hu gardi i cili meret vetëm me ankesat që na ka blloku qeveria për këtë apo për atë.
Bashkia e Dibrës mund të kthehet në një motor zhvillimi ekonomik, bujqësor e blektoral. Ata kanë premtuar rrugën e Arbrit por nuk e bënë.
U desh 23 qershori që të merte drejtim rruga e arbrit. Brenda pak muajve do të hapet kantieri i madh i punimeve për rrugën e arbrit. Projekti i tyre për rrugën e arbrit ishte një paçavure e madhe.
Një projekt i till kombëtarë është themelorë sepse lidh shqiptarët të gjithë bashkë në pjesën lindore të kufirit të Shqipërisë.
Unë nuk kërcënoj asnjë njeri, ndaj qytetarët të votojnë kë të duan, por këta janë të paaftë, bllokues. Ka qenë një Xhemal Tafai në Tiranë, i vuri ca drita nëpër Tironë.
I pa në Kajro dhe tha do e bëj dhe unë Tiranën si Kajro. Por ama mbahet mend se i bëri. Erdhi një Bert Brojka që bëri ca pallate shtrema shtrema, por ama i bëri, por ky nuk mbahet mend për asgjë.
Si ministër i jashtëm 300 km2 detë ia fali Greqisë.
Shukri Xhelili nuk është aq pelivan sa ai i PD-së, ndaj, po deshët pelivan mbani atë, po deshët shërbëtorë zgjidhni Xhelilin”, tha Rama.