"Luli nuk ka ditur të menaxhojë 6 milionë dollarë në vit në shërbim të qytetarëve"

18 Maj 2015, 14:19Politika TEMA

Partia Socialiste vijon akuzat ndaj kryebashkiakut në detyrë, Lulzim Basha.

Nga selia rozë, deputetja Olta Xhaçka tha se Luli nuk ka menaxhuar dot buxhetin e bashkisë, ndërsa tani justifikohet se e ka bllokuar qeveria

“Në 2011 Luli premtoi se do të punonte për qytetarin. Një nga premtimet më të rëndësishme të tij ishte se do të hartonte një plan të qartë ndërhyrje për çdo lagje banimi për të rritur cilësinë e jetesës në çdo bllok.

Këtë premtim as nuk e mbajti, e as pati ndërmend ta mbante ndonjëherë. Ndërhyrjet e Lulit përveçse gjysmake, numërohen me gishtat e njërës dorë. Dhe nuk mund të thotë as që e bllokoi qeveria sepse kjo situatë ka ardhur thjesht e vetëm si pasojë e paaftësisë dhe dembelizmit.

Mjafton të shohësh sesi janë realizuar investimet e parashikuara nga vetë Luli në buxhetin e bashkisë për të kuptuar sesa e rëndë është situata dhe sa e madhe paaftësia.

Investimet për shërbime publike vendore janë realizuar vetëm në masën 45.7%, ndërkohë që investimet për strehimin dhe planifikimin e territorit janë realizuar vetëm 17%!

Në total, rreth 6 milionë dollarë në një vit që Luli nuk ka ditur t’i shpenzojë në të mirë të qytetarëve.

Infrastruktura e Tiranës është sot shumë më keq sesa kur mori mandatin Luli. Pastrimi i lagjeve të Tiranës është sot më i keqi. Gjelbërimi nuk është shtuar e po kështu as këndet sportive e hapësirat rekreacionale. E vetmja gjë që u shtua në fakt janë ndërtesat e çibanët pa leje që Luli lejoi të mbinin në çdo cep të Tiranës.

Në 21 qershor kjo situatë merr fund bashkë me ikjen e Lulit. Tirana ka sot nevojë për një kryetar bashkie që punon për qytetarët, për cilësinë e tyre të jetesës, për ta bërë qytetin funksional dhe të jetueshëm. Tirana ka sot nevojë të ecë në drejtimin e duhur”, u shpreh Xhaçka. 

14 komente në ““Luli nuk ka ditur të menaxhojë 6 milionë dollarë në vit në shërbim të qytetarëve””

  1. Kris says:

    Po kryetari I rilindjes hodhi ne ere 4milione dollare Brenda secondes ne ujin e ftoht ne Vlore.

    1. doriss says:

      Kush nuk do te punoje, gjen justifikime. keshtu eshte edhe puna e Bashes, se po te kishte dashur te beje pune, kishte bere me te ardhurat nga taksat vendore, po thuaj ato leke i duheshin per te sponsorizuar udhetimet e tij ne Hollande.

      1. armir says:

        Punen e menaxherit ai e ka zbatu ne parti dhe nuk ka pas hapesire kohore te merrej ne bashki, atij iu la te menaxhonte burimet financiare nga lejet e ndertimit te paligjshme, qe te shkonin per fushate e mitingje elektorale. Tirana vuajti hakmarrjen e Lulit, pse nuk u votua dhe u besua nga qytetaret e Tiranes, e u detyrua te vidhte zgjedhjet ne tavoline ne syte e gjithe botes.

        1. Renata says:

          Politikes se deshtimit dhe te petacesise ne i kami thene nje here me vote jo dhe nuk do rrine pa e bere prap,, sepse cdokush eshte i interesuar qe politka ti sherbeje interesave te tij dhe jo interesave te kryetareve qe nuk dine ku eshte qyteti dhe e lene ate ne meshire te fatit.

    2. Elma says:

      Eshte shume e vertete qe lulzim basha nuk ka bere asgje gjate 4 viteve nuk beri nje investim per qytetin qe te mbahej mend qe beri nje pune te pakten,, mire qe ne nuk na e beri jeten me te lehte ne qytet por as per te treguar se di te punoje dhe te kete ftyre te dale para njerezve.

    3. Keisi says:

      luli ndoshta sdi te mbledhi fare ska faj

  2. Fjori says:

    luli vetem ka vjedhur dhe vetem ka mashtruar

    1. arda says:

      erio veliaj drejtimi i duhur per trianen

  3. bleri says:

    meruni me lulin ju meruni ozedhenese e partise sime kemi perballe dr halimin dhe jo lulin. ne vend se te na kerkoni ndjese se na sollet kandidate nnje sorosian qe po e percan te majten por na beni dhe show neper meedia. turp te keni

  4. XXL says:

    Kete socialistet jane vuvuzela… Ore a jeni ne terezi ju me keto budallalliqe qe thoni cdo dite …?! Lulzim Basha duhet futur ne burg se ka minimumi nje vit, ky i fundit, qe eshte verdall neper Shqiperi dhe vjen ne Tirane te firmosi per rrogen e tij. Eshte e paimagjinueshme qe Kryetari te lej vetem Qytetin per muaj te tere. De Blasio ne New York gjate nje viti ne pushtet pse ka shkuar ne kater Konferenca per terrorizmin i thane ” Ke braktisur qytetin”…. Mendoni Lul Mashtrusin cfare do i benin, life in prison without parole.

  5. ermir says:

    O Olta mir qe te kan mar neper kembe prej kohesh ne PS por tani pot e neprkembkan fare me keto fjalime qe te paskan nxjerr me bo.

  6. tasha says:

    Po pra po politike vl qe beni ju jeni ne pushtet keni parlamentin me vota te plota dhe merreni me Lulin me Salen me Shkelzenin etj, kaq shume ju ka hy frika apo me kandidatin qe ju nxorri thuaj vari l…sht ca do beni

  7. majlinda says:

    Erioni do jete kandidati me I deshtur qe PS-ja ka per te pas noi here ne Tr. Dhe kete po e tregoni ju vete se keni mijra vota matematikore (PS-LSI) avantazh dhe merreni me opoziten, po e tregoni friken, do e shikoni edhe ju vete sa elektorat te majte do humbni.

  8. ELISA says:

    ELISA

    Me keto fjalime Olta po le name e sidomos kur i ke te imponuar ng ate tjeret , shiko e dashur bej ndonje gje tjeter sepse ky post nuk po e shkon fare ,mos u merr me Lulin ti sepse ai se bashku me DR. Halimin po qe jane dy figura qe do mbahen mend gjate si njerez te rrespektuar e qe bejne per popullin shqipetare!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje