Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, gjatë vizitës në qarkun e Gjirokastrës, i shoqëruar edhe nga kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në këtë qytet, Zamira Rami, zhvilloi një tur në bizneset dhe dyqanet karakteristike të Qafës së Pazarit për te prezantuar projektet që Bashkia, me mbështetjen e qeverisë shqiptare do të realizojë, siç theksoi ai, pas fitores së 21 qershorit. Bëhet fjalë për katër projekte kryesore që përfshijnë ndërtimin e unazës së re të qytetit, projekti i restaurimit të fasadave dhe çative për rikthimin e ngjyrave karakteristike gri dhe të bardhë të qytetit, projekti i ndërtimit të pedonales në qendrën e vjetër të qytetit dhe projekti për kthimin e qytetit në një qendër të rëndësishme turistike.
Duke folur për projektin për Gjirokastrën, Ministri Ahmetaj tha se “ndjesia fantastike që morëm sot nga bizneset e Gjirokastrës është se në këto dy muaj është rritur fuqia blerëse, është rritur xhiro dhe festivali Gjirokastrës gjithashtu ka qenë një atraksion turistik qoftë për turistë të huaj, qoftë vendas. Projektet që kemi për Gjirokastrën kanë për qëllim kryesor zhvillimin ekonomik në turizëm, të këtij qyteti i cili është i rrallë, përfaqëson vlera unike tradicionale. Projekti i parë në qendrën e vjetër të qytetit është rregullimi i gjithë fasadave, kthimi i shkëlqimit të gurit dhe ngjyrës së bardhë, është projekti i rregullimit të çative gri, ashtu siç i përshkruan Kadare në “Kronikë në gur” dhe ashtu siç është në sytë e çdo shqiptari madhështia e qytetit dhe siç thonë dhe të gjithë qytetarët, kthimi i qendrës së vjetër të qytetit ne një pedonale; projekti e kthen qytetin në një qendër biznesi po ashtu, dhe në një qendër turistike. Projekti urban i unazës së re të qytetit që devijon trafikun dhe çliron qendrën, është i domosdoshëm, e kemi filluar dhe jemi të bindur që në dy vitet që vijnë, bërja e unazës do t’i kthejë qytetit pastërtinë dhe madhështinë e dikurshme. Unë jam i bindur që projekti i Zamira Ramit, jo vetëm që do të jetë projekti fitues për Gjirokastrën në këto zgjedhje, por është një projekt fitues për qytetarin. Është një projekt që ka në qendër qytetarin, kthimin e madhështisë së dikurshme të qytetit, kthimin në një destinacion turizmi por edhe integrimin e të gjithë zonave agro-bujqësore në funksion të turizmit, qoftë kulturor apo kulinar, i cili, në informacionin që marrim, është duke u kthyer gjithashtu në një atraksion turistik për vendas dhe të huaj” – përfundoi Ahmetaj.
Ministri dhe kandidatja Rami kanë diskutuar me sipërmarrës të zonës edhe për problematikat me të cilat ata përballen aktualisht.
“Ai që është problem për ne dyqanet e zonës këtu është kalimi i makinave. Edhe për turistët përbën problem, pasi nuk kanë ku kalojnë, nuk ndalojnë dot për të parë në dyqanet tona, nuk janë te qetë, pasi çdo gjë është e lidhur – shprehet një tregtare.
Nga ana e saj kandidatja Zamira Rami u shpreh se shumë shpejt qafa e pazarit do të kthehet në pedonale. Projekti i ndërtimit të unazës së re të qytetit, do të zgjidhë këtë çështje duke devijuar qarkullimin e makinave nga qendra. Ajo përmendi edhe rëndësinë e kthimit në identitet të qytetit karakteristik, përmes projektit të rregullimit të fasadave të qytetit duke u rikthyer ngjyrën e bardhe dhe gri të çative.
“Do të përpiqemi që me një guidë turistike të plotë të arrijmë të realizojmë një promovim të Gjirokastrës sepse duhet që turizmin ditor ta kthejmë në një turizëm të qëndrueshëm, që këto biznese të marrin më shumë jetë dhe të rriten në numër dhe Gjirokastra e këtyre ditëve të festivalit e mbushur plot me turistë të huaj dhe vendas të jetë Gjirokastra e gjithë vitit – tha Rami.
Topet e Sadushit do marresh ne gjirokaster Ahmetaj bashke me Tavon dhe Ramin.Doktor Kokalari do jete bashkiaku i ardhshem
Miranda rira eshte drejtimi i duhur i qytetit te gjirokastres. do ta kthej qytetin e gjirokastres ne nje zone me te madhe turistike edhe kjo eshte e sigurt!
Gjirokastra duhet pare si nje nga pikat strategjike te turizmit ne shqiper. ky qytet eshte nje nder ato qytet qe shume njerez do vinin me nje frym per ta pare. qyteti kadares eshte me i bukur se ne librat e tij. prandaj ky qytet do votoj per te shkuar ne drejtimin e duhur me 21 qershor!
Ky ahmetaj edhe pse nuk eshte me deputet i zones po minister i gjithe shqiptareve kurr nuk e ka harruar qyetetin e tij. projektet qe ai po flet treon qe do ta kthejn gjirokastren ne nje nder qytet me terheqse per turiste, edhe kjo gje do te ndikoj ddrejt per drejt ne ekonomine shqiptare!
Rritja e investimeve ne qytetin e Gjirokastres eshte mese e nevojshme. Qyteti ka potencial per rritjen e numrit te vizitoreve vendas e te huaj. Zbatimi i projekteve qe shpalosi ministri Arben Ahmetaj sjellin rritjen e numrit te turisteve te huaj e vendas ne Gjirokaster por edhe zhvillim per vete qytetin.
Gjirokastra votebeson Zamira Ramin si drejtuese te qytetit te Gjirokastres per keto kater vite. Shpresojme se me mbeshtetjen e qeverise e ministrit Ahmetaj ne vecanti ne qytet investimet do jene edhe me te medha. Synimi eshte qe qytetit ti promovohen vlerat qe ka e te sjelle rritjen e turisteve.
Gjirokastra e kishte te nevojshme te perfaqesohej nga nje fytyre e re. Besojme shume se Zamira Rami do sillet vertet zonje ne drejtimin e qytetit te Gjirokastres. Mbeshtetja e ministrit Ahmetaj qe u zgjodh deputet ne kete qytet eshte mjaft e rendesishme, sidomos per investimet sa i perket turizmit.
Projekte konkrete te shpalosura nga z. Ahmetaj qe konsistojne ne:
-ndertimin e unazes se re te qytetit
-projekti i restaurimit te fasadave dhe çative per rikthimin e ngjyrave karakteristike gri dhe te bardhe te qytetit
-projekti i ndertimit të pedonales në qendren e vjeter te qytetit
-projekti për kthimin e qytetit në një qender te rendesishme turistike.
topet e sadushit do ti marrin evgjitet e fushbardhes e po doni merni dhe topet e mia se i kam te medha.se Zamira Rami do marri bashkine se eshte drejtimi i duhur per gjirokastren dhe igli do vazhdoj ne spital te na sheroj nga topet.
Me vjen mire qe disa Ministra nuk e harrojne vendin e tyre dhe qe i ka votuar e sjelle ne parlament. Nese te gjithe do te benin te njejten gje, atehere nuk do do te kishim me problemin e politikaneve qe vijne e harrojne se kush i solli deri aty. Bravo Ahmetaj!!!