Kryeministri Edi Rama gjatë turit elektoral në qarkun e Dibrës u ndal te hënën në qytetin e Burrelit ku bashkëbisedoi me qytetarët, duke e vlerësuar si një nga trevat më me vlera dhe ku prezantoi kandidaten për bashkinë e Burrelit, Adelina Farricin.
“Ne mbështesim Adelina Farricin si aleate se është një shembull suksesi kombëtar, ashtu siç edhe ishte një sukses i vërtetë futja e 50 % të grave në këshillat bashkiake.
Matianët votuan një grua dhe me te zgjidhët problemet e qytetit. Këto zgjedhje janë për familjet shqiptare për familjet që jetojnë në komunitet”, tha Rama.
Sipas tij, “kjo nuk është votë me mbajt me gajre t SHQUP-in në Tiranë, por vota ku të ketë më shumë punë, mirëqenje dhe investime për qytetin dhe qytetarët.
“Ata nuk e kanë haberin se çfarë punësh duhen bërë për qytetin dhe mjafton të shihni komunat që qeveris PD-ja dhe ikni me vrap, cilesoi ai .
18 muaj kemi ne dhe kryetaria Adelina Farrici ka ardhur disa herë dhe ka komunikuar për mbështetje për të investuar në qytetin e saj dhe ne do ta mbeshtesim.
Ne do te investojmë për Matin dhe ju premtoj se pas dy vitesh ne zgjedhjet e përgjithshme do të ketë përfunduar infrastruktura për kanalet kulluese dhe vaditese.
Projekti është gati dhe do ta financojmë menjëherë, që ta bëjmë model bashkinë e Burrelit.
Infrastruktura rurale është një fatalitet i vërtet por ne do të bëjmë infrastrukturë moderrne për zona urbane, duke bërë një rrjet transport urban dinjitoz nga qendrat e komunave me qytetin e Burrelin”, tha Kryeministri Rama
me 21 qershor do te ndahemi perfundimisht nga e kaluara , dhe do largojm dembelat nga bashkia, qe ti hapim rrugen atyre qe do punojn per bashkit. prandaj drejtimi i duhur eshte aleanca per shqiperin europiane dhe kandidatet e saj
Pd-ja as i vlen te permendet fare, e dime shume mire qe ne rrethin e tyre kane njerez te inkriminuar qe duan te fshihen nen tutelen e pushtetit dhe qe nuk e duan qe te bejne naj pune per t’i sherbyer qytetareve, mbeshtetja shkon per kete te majte qe po punon per ta rimekembur Shqiperine.
shquparet jane te deshperuar nga humbja e paevitueshme e zgjedhjeve, ata vetem llapin tere diten lart e poshte, sajojne lloj lloj skenaresh vetem per te trembur njerzit e per te fituar pak vemendje, po kot lodhen, nuk mund te hedhin me hi syve te shqiptareve.
E majta eshte histori suksesi ne keto 2 vite qeverisje, ka transformuar teresisht politikeberjen, ne sherbim te qytetareve dhe po kjo e majte do te rimekembe dhe do te beje qendrat e qyteteve potenciale ekonomike. Te gjithe kandidatet jane te respektuar, te spikatur ne profesionet e tyre dhe jane perfaqesim i denje i qytetareve.
Adelina Farrici drejtoi ne menyren me te mire qytetin e Burrelit keto kater vite qe qendroi ne krye te Bashkise, u eshte gjendur kurdohere prane qytetareve te saj. Edhe kesaj radhe do votebesojme Adelinen si qytetare e cila fale edhe mbeshtetjes se qeverise do beje edhe me shume per Burrelin.
Qytet te renuar, qe kane nevoje per mireqenie dhe te kthehen aktive. Renimi i krijuar deri me tani, do nje bashkepunenim te plote, qe ne 21 qeshor te kete nje crenjosje, ku qytet tona te marrin fryme.
kemi vetem xhepa te mbushur te kryetareve te bashkise edhe njerez te aferm te kryetareve te bashkise qe pasurohen nen punen e tjereve.
Mos i bej hije nje personi tjeter, por puno per familjen tende.
Adelina ka punuar aq shume dhe aftesite e saja si femer jane 50 here me te medha se nje te nje burri. Edhe pse te gjithe burrat qe kane qene kryetar bashkie ketu skan bere asnje ore pune. Nje person qe do punen te gjithe qytetaret e duan.
do votojm per aleancen e majte, sepse te gjithe duam qe vendi te shkoj ne drejtimin e duhur. dhe aleanca e majte ka kandidatet e mjaftueshem per ta cuar ne drejtimin e duhur vendin
vota per adelina farricin eshte vote e sigurt per ta cuar matin ne drejtimin e duhur. prandaj ne nuk do bejm gabime te votojm per deshtimin e vendi per PD. por do votojm per kandidatet e aleances se majte.