Nishani rrëfen bisedën me Erdogan për Gylen

19 Maj 2015, 09:10Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për Tonight Ilva Tare tha se në Shqipëri nuk ka një Organizatë terroriste, duke iu referuar deklaratës së Erdogan për të luftuar organizatën Gylen që ai e quajti terroriste.

Presidenti foli edhe për situatën në Maqedoni. Ai tha se konflikti ndëretnik është shkatërrimtare për Maqedoninë. Nishani tha se ngjarjet në Kumanovë nuk janë transparente dhe për ketë duhet edhe një hetim i detajuar, madje edhe një hetim ndërkombëtar. Lidhur me zgjedhjet vendore Nishani bëri thirrje qytetarëve të mos  personat e përfshirë në korrupsione apo krime.

Ilva Tare: Pse e ftuat Erdoganin  në Tiranë?

Bujar Nishani: E kam ftuar si një kryetar shteti të një vendi mik shumë të afërt. Vizita e tij ka qenë e mirëpritur, e shumëpritur dhe e organizuar me të gjitha nderimet.

Ilva Tare: Ka rënë në sy që ju nuk e keni përmendur fjalën vlla, por fjalën mik, madje as partner strategjik. Eshtë e qëllimshme?

Bujar Nishani: Unë besoj se deklarata që kam mbajtur është një deklaratë që shpreh qëndrimin politik të shtetit shqiptar pikëpamjet e mia, konsiderimi si një vend mik është i drejtë. Është një miqësi e konsoliduar, që lidhet edhe me interesa në rrafshe të ndryshme strategjike. Kështu që unë besoj se nëse i referohemi deklaratës zyrtare, aty gjenden të gjitha ndjesite e miqësisë, partnertitetin, por edhe deklarata e Erdogan ku flitej edhe për marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë në të ardhmen.

Ilva Tare: Erdogan tha se Shqipëria duhet të luftojë organizatën e Gylen, madje e quajti terroriste, kush është qendrimi juaj?

Bujar Nishani: Në Shqipëri nuk ka një organizatë të tillë terroriste. Ne nuk kemi as të identifikuar dhe as të listuar një organizatë të pretenduar terroriste. Ndërsa për sa i takon çështjeve të fondacionit Gylen, që ka bërë investime në shkolla, unë nuk mund të flas ne emër të qeverisë shqiptare. Kjo çështë nuk është trajtuar në asnjë rast në takimet zyrtarë mes dy delegacioneve. Për hir të transparencës është përmendur në mënyrë informalë dhe kemi shprehur pikëpmajet tona për këtë çåshtje.

Ilva Tare: Kush ka qenë pikëpamja juaj në këtë rast?

Bujar Nishani: Shkollat e financuara nga Gylen, jo vëtëm që janë të licensuara, që plotësojnë kushtet, por edhe eksperienca e këtyre shkollavë nuk ka treguar rrezik asnjë rrezik as për Turqinë.

Ilva Tare: Si e priti Erdogan?

Bujar Nishani:  Kjo ka qenë në mënyrë informale dhe secili i ka qëndruar pikpamjeve të tij.

Ilva Tare: Si e gjykoni mënyrën sesi ka reaguar qeveria shqiptare?

Bujar Nishani:  Qeveria shqiptare ka konfirmuar qëndrimin e deritanishëm. Unë nuk e di kush ka qenë biseda me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk marr përsipër të përfaqësoj qeverinë shqiptarë, sepse nuk kam une kompetencat, por une jam i prirur dhe besoj se qeveria shqiptare është korrekte për të plotësuar standardet jo vetëm të këtyre shkollave, por edhe të shkollave të tjera.

Ilva Tare:  Erdogan ka thënë për mediat lokale se ka biseduar për Gylen me ju dhe Ramën dhe kishte shpresë se kërkesa e tij do realizohej.

Bujar Nishani:  Po flas hapur, në bisedën që bëmë jo në takimin zyrtar, folën në mënyrë informale dhe mbajtëm qëndrimet tona.

Ilva Tare: A mund të ishte parandaluar që Erdogan të shprehur kështu?
Bujar Nishani:  Nuk ndalojmë askënd që vejen në Shqipëri të shprehet

3 komente në “Nishani rrëfen bisedën me Erdogan për Gylen”

  1. Nga te gjith udheheqesit Shqiptar,asnjeri prej tyre se ka poshteruar Atdheun me shum se Bujar Nishani.Ne shum vende te botes,flamuri ka ndryshuar forman dhe ngjyren,por me Heroin kombetar asnje popull nuk do te pranonte te negocionte,ai eshte identiteti dhe krenaria e nje kombi.Tradhetia paska qen identiteti yne,kur mohon identitetin nje ish Oficer karriere,dhe sot Komandat i Forcave te Armatosura,cdo presim nga Kryeminstri i cili irritohet se perse Presidenti nuk firmos emerimet e Ambasadoreve,nga nje Kryetar parlamenti qe shkon nga te fryej pushteti dhe paraja,nga nje popull i pergjumur qe din te thon jam-JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR vetem kur luan futboll Kombetarja,eshte e pa besueshme por vetem ne Shqiperi ky lloj Presidenti do te ushtronte detyren e tij pa u sikletosur.I kemi vende kufitare Maqedonin dhe Greqin te cilat nuk levizin nga pozionet e tyre keto 25 vite per emrin Maqedoni!Cdreq populli jemi ne Shqiptaret qe kemi ngelur duke u krenuar me te kaluaren dhe mohojm te sotmen,duke pasur per idhuj ata qe na poshterojn,qe na vrasin dhe nuk te thon,te pakten per respekt te jetes njerezore se ku te kan groposur.Turpi i heqjes te Bustit te Skenderbeut,ne kembim te disa miliona dollareve qe do te investohen ne Shqiperi,keto dit na ka ber te themi O ZOT KUSH NA PERFAQESON VENDI TON

  2. XXL says:

    Nuk e besoj dot qe, Presidenti te kete levizur bustin e Skenderbeut!!! Kur shikoj fotot e videot on line bindem, por kur degjova Presidentin ta mohoje ne menyre kategorike mendova ndryshe. Do ishte ne te miren e gjithe shqiptareve kudo qe jane te qartesohet ajo ngjarje dhe mos abuzohet. Gazetare investigues kemi plot, duke filluar me Fix apo Blend Qerosin, Krasten apo Qafokun, apo ate te News24. Kush e do pak Shqiperine le te na tregoje te verteten…..

  3. Arbenibeni says:

    Odeta, Odeta je bo si Ciljeta!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje