Dako në Sukth: Do të rikonstruktojmë rrugën që lidh autostradën me bregdetin

19 Maj 2015, 11:26Politika TEMA

Kandidati i Partisë Socialiste për Durrësin Vangjush Dako në një takim me banorët e zonës së Sukthit ka premtuar rikonstruksionin e rrugës kryesore që lidh autostradën me Bregdetin.

Rruga që do të rikonstruktohet, vazhdoi më tej Dako, “do të jetë një rrugë me standarte moderne, kanalizime, trotuare, ndricim dhe gjelbërim.

Ky aks kryesor që ne do të fillojmë ta rikonstruktojmë që në fillim të 2016, është një domosdoshmëri për zhvillimin e bizneseve duke ndikuar njëkohësisht edhe në zhvillimin e bujqësisë, pasi vetëm më një infrastrukturë moderne rrugore mund të zhvillohet bujqësia”.

Sakaq, ai foli edhe për mbështetjen që do u japë fermerëve në rast se fiton zgjedhjet në 21 qershor.

Në lidhje me ujin e pijshëm, Dako deklaroi se brenda 14 muajve do të trefishohet sasia e ujit të pijshëm që do të furnizojë Durrësin, duke zgjidhur përfundimisht këtë problem edhe në Sukth.

4 komente në “Dako në Sukth: Do të rikonstruktojmë rrugën që lidh autostradën me bregdetin”

  1. aqifi (i verteti) says:

    Eshte qe eshte ne fushate, pse nuk premton eshe ca rruge te tjera ky tip?

  2. Cfare Artikulli eshte ky o te G.TemA ?
    Do te rikostruktojme rrugen qe lidh autostrsden me bregdetin?

    Po cfare autostrade e ka fjalen Dako,
    per ate autostraden qe folet qe do behet,se ne Durres nuk ka autostrade bregdetare, eshte 4-5km nga kneta deri ne afersi te hidrovorit, qe akoma nuk funksjonon ,asgje me shume,apo mjaftojne genjeshtrat per te drejtuar edhe nje kater vjecare tjeter xhuxhi.

  3. loni says:

    Genje sa duash, nuk te themi gje!

  4. TEA says:

    E ka treguar me vepra qe nuk genjen Vangjush Dako. Sduhet te harrojme per asnje moment investimet e medha qe ka bere Z. Dako per qytetin e Durresit. Fondet për bashkinë e Durrësit u shumëfishuan dhe për pasojë edhe investimet për qytetin bregdetar u shtuan. Vetëm për vitin e parë të qeverisjes së majtë buxheti për qytetin e Durrësit u rrit me rreth 25 për qind, ndërsa fonde të mëdha u dhanë nga qeveria për investime të veçanta dhe për pasojë edhe influenca e Dakos në qytet u rrit , ne kete menyre dhe fitorja e tij eshte e padiskutueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje