Veliaj prezanton programin: "Kontratë me 10 pika për shkolla dhe kopshtet"

19 Maj 2015, 11:00Politika TEMA

Erion Veliaj, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, prezantoi sot programin e tij për edukimin, duke theksuar se numri i çerdheve, kopshteve dhe shkollave në Tiranë është shumë i ulët krahasuar me numrin e banorëve.

“Shkollat dhe kopshtet e Tiranës duhet të përballojnë trefishin e fluksit që kanë shkollat dhe kopshtet e tjera në vend. Ky mbipopullim ka bërë që kushtet që këto institucione publike ofrojnë të degradojnë me shpejtësi. Në pjesën dërrmuese të tyre mungojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Terrenet sportive dhe këndet e lojrave ose janë shkatërruar ose janë tjetërsuar. Sistemet e ndriçimit dhe sinjalistika rregulluese përreth tyre mungon gjithashtu, çka ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë e fëmijëve”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kontrata e tij për edukimin përfshin këto pika:

1) Sigurojmë ngrohjen në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat brenda vitit të parë.

2) Vendosim sinjalistikën rrugore dhe elementët e sigurisë në çdo institucion arsimor dhe të kujdesit social brenda 100 ditëve.

3) Ndërhyjmë në çdo çerdhe, kopsht e shkollë për rikonstruktion e rehabilitim edhe për terrenet sportive dhe ambientet e jashtme rekreative. Zbatojmë mirëmbajtje të vazhdueshme me plan mujor.

4) Pajisim çerdhet e kopshtet me materiale të reja didaktike dhe ndihmëse për zhvillimin e fëmijëve brenda nëj viti.

5) Transformojmë 10 shkolla si qendra komunitare brenda vitit të marë

6) 50 shkolla qendra komunitare në total brenda mandatit të parë

7) Punësimi i 100 personave për çdo shkollë si qendër komunitare në vitin e parë

8) Ndërtojmë 5 çerdhe të reja brenda mandatit.

9) Ndërtojmë 8 kopshte të integruara me çerdhe.

10) Ndërtojmë 10 shkolla të reja.

13 komente në “Veliaj prezanton programin: “Kontratë me 10 pika për shkolla dhe kopshtet””

  1. Shoku Todi says:

    Projekte konkrete. Nga pajisja me sistem ngrohje ne cerdhe kopshte e shkolla deri tek ngritjen e shkollave e kopshteve te reja. Besimplote se z. Veliaj do beje pune te mire ne drejtimin e Bashkise pasi ka deshmuar se ka aftesi drejtuese.

    1. buffon says:

      Te gjitha keto qe shtron kandidati Erion Veliaj duheshin realizuar nga kryebashkiaku aktual, i cili per kater vite ne krye te bashkise nuk ka bere asgje, asgje, megjithese premtoi shume kur mori postin. Shpresoj shume se Erion Veliaj do punoje me perkushtim per Tiranen. Puna ne ministri tregon se Erioni ka vizionin dhe energjine e duhur per te mireqeverisur Tiranen e lene ne harrese.

    2. arda says:

      erion veliaj drejtimii duhur per tiranen

    3. freddo says:

      pune konkrete dhe program e jo llafe

    4. cimi says:

      te rinjte do kene me shum hapsira ne qytet fale projektit dhe programit te erion velise per te rinjte

  2. astriti says:

    ky eshtre drejtimi i duhur.qe te kujdesemi per cdo qytetar.eshte turp dhe fatkeqsi kur mendon dhe sheh qe ne cdo cerdhe mungon ngrohja,dhe basha deklaron se ka rikonstruktuar 23 cerdhe dhe jan bere 143 projekte te zbatuara per cerdhet.kjo eshte idiotsi

    1. dorin says:

      kjo eshte ajo qe na duhet fryme e re dhe enrgji pozitive.plane dhe marrveshje per nje bashkepunim me te mire qytetar-bashki,dhe jo burokracira kur askush nuk te pret dhe te shperfillin kur shkon ne bashki

    2. turi says:

      bashka ne 4 vjet nuk beri asgje tjeter vecse lyu vetem kopshtin me nr 21 dhe as nuk denjoi te lyje apo te vendosi nje lulu ne kopsdhtet dhe cerdhet e tirones.

    3. ariani says:

      basha 19 kopshte dhe cerdhe te rikonstruktuar por ne te verte 1 kopsht i lyer vetem kopshti me nr 21 dhe vetem i cerdhe e gjelberuar ccerdhja me numer 12.kaq mjaftoi ne 4 vjet per te then qe u ndertuan dhe u rikonstruktuar 19 cerdhe dhe kopshte.basha tha se per 4 vjet jane shtruar 49000 km2 rruge dhe 226 projekte te perfunduara.ku jane keto projekte?mund te mi tregoje dikush ju lutem?

    4. nuiku says:

      kemi besimin e duhur tek erjoni pasi me energjite e tij do beje shume per kete qytet.dhe sa i perket sinjalistikes ne shkolla ne asnje shkolle nwe tiron nuk ka asnje sinjalistik mbrojtese .gje e rendesishme per tu bere sepse kur je me makin nuk e merr vesh se ku je?je prane nje shkolle apo prane nje institucioni.

    5. berti says:

      ne 4 vjet basha nuk beri dhe nuk zbatoi asnje plna mirembajtje thjsht lyu vetm 1 kopsht dhe mbolli 4 peme ne nje cerdhe,dhe kete ai e quan arritje dhe e quan veten kryeabashkiaku numer nje i ballkanit.

    6. borisi says:

      kjo duhet te jete nje nga pikat me kyce qe shkolla te sherbej si9 qender komunitare pasi eshte nje nga menyrat me te sukseshme per ti mbajtur te rinjte te zen e me pune dhe te qendrojune larg veseve ten keqijaq.besim ne horizontin tend erjon dhe jo si basha qe ka horiznot te shohe nga dritarja e bashkise gjer ke zyrat e shqupit.

    7. duka says:

      besimi ne rjoni qe thjeshte permend ato qe behen realitet jo si ky qe lyu dy c erdhe dhe tah ndertova 24 cerdhe dhe kopshte te reja.larg mashtrimeve te bashes popull hapni syte.vetem energjia dhe vizioni i erjonit mund ta bejne tiranen te dashur prap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje