Kryeministri Edi Rama i cilësoi kandidatët e propozuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit si kandidatë për sherr.
Bashkë me deputeten Monika Kryemadhi, Rama prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Rrëshenit Ndrec Dedaj, të cilin e vlerësoi për ndershmërinë e tij.
“Kush niset të votojë kandidatin e PD duhet të thotë, ku e kanë këta një model që unë ta shoh.
Më të mirin e tyre kanë këtë të Tiranës, pyesni në Tiranë cfarë ka bërë ky në 4 vjet?
Zero, gjumë me gërhima. Ishte ministër Transporti, për çfarë e mbani mend? 230 milionë euro në drejtim të paditur, dihet ku kanë shkuar pos a pa u kapur po e quajmë të paditur.
Kur ishte ministër i Jashtëm i firoi deti me firmën e vet. Si ministër i Brendshëm mos e pyet e mbylli me 4 të vrarë në kurriz. Si kryetar bashkie bëri një gjë: Nuk bëri asgjë.
Siç hyri doli kastravec, -thotë populli. Ky është mëi i miri se ka edhe më keq”, u shpreh Rama.
Sipas tij, prej 18 muajsh në Rrëshen po fryn era e ndryshimit, duke shtuar se kandidatët e ASHE vijnë në këtë garë elektorale me projekte konkrete për të ndryshuar vendin.
“Aleanca jonë që ka në themelin e saj partneritetin strategjik mes dy partive PS-LSI, një forcë e madhe udhëheqëse e këtij transformimi, kemi një vizion të qartë për qytetet e fshatrat, për nevojat e rrugët që duhet tu çelim për të plotësuar nevojat e tyre dhe për t’i kthyer vendbanimet në territore ku asgjë nuk është e pamundur.
Një palë tjetër nuk ka asnjë haber se çfarë duhet bërë që komunitetet të jetojnë më mirë. Një kandidat që është kryetar komune, pyeteni a ka bërë ndonjë përpjekje në këto 18 muaj të takohet me mua a me ndonjë ministër, të çojë ndonjë projekt e të kërkojë ndihmë.
Asnjë nuk ka bërë asnjë përçapje për të marrë mbështetjen e qeverisë sepse për ata kjo është e pamundur, nga një anë nuk dinë. Kanë bërë projekte pa asnjë lloj haberi të miratuara nga qeveria e shkuar.
Tani në këto zgjedhje që familjet duhet të vendosin se ku duhet cuar vota, ata cfarë propozojnë? Propozojnë vetëm sherr. Kandidat për sherr. Merren me politikën e madhe, me qeverinë, me probleme që nuk kanë lidhje me kryetarin e Bashkisë.
Ata duan të kenë në çdo bashki dikë që të mos bëjë asnjë punë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Rama tha se brenda 4 viteve cështje e ujit do të jetë e zgjidhur, pasi pas zgjedhjeve, me ndarjen e re territoriale do të fillojë të vihet në zbatim reforma e qeverisë për ujin, ku çdo bashki do të ketë sistemin e vet të ujësjellësit dhe do të ketë përgjegjës kryetarin e bashkisë.
Në vijim të takimeve elektorale, Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidaten e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në Klos, Valbona Kola.
“Jam i bindur se me vendosjen e Valbonës këtu si kandidate i kemi bërë këtij komuniteti një propozim shumë të mirë, për të zgjedhur një person që ju e njihni, që i ka shërbyer shumë familjeve, por më e rëndësishmja në këtë rast, një person që do të jetë i lidhur drejtpërdrejt me qeverinë në Tiranë dhe të cilën, ne do ta mbështesim për çdo projekt”, iu drejtua Rama qytetarëve të pranishëm.
Kreu i qeverisë, duke shprehur keqardhjen “për gjendjen skandaloze” të Klosit, tha se bashkitë që drejtohen nga kryetarët e PS-së dhe të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë një vizon, një program dhe një bashkëpunim të afërt me qeverinë, siç ka një vëmendje shumë të madhe të qeverisë ndaj bashkive.
“Më 21 qershor ju keni mundësi që të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, keni mundësi që ta bëni bashkinë Klos pjesë të këtij ndryshimi, keni mundësi që me votën tuaj të zgjidhni një kryetare bashkie që do të jetë partnerja, bashkëpunëtorja e qeverisë dhe do të jetë në krye të punëve këtu, duke pasur një marrëdhënie të ngushtë dhe vëmendjen e qeverisë”, u shpreh kryeministri Rama .
Duke u ndalur tek bashkitë që drejtohen nga përfaqësues të opozitës, Rama tha se qeveria nuk e ka problem të bashkëpunojë me kryebashkiakët e PD-së, por ata nuk i kanë sjellë për të bashkëpunuar për komunitetin, por i duan vetëm për të pasur në çdo bashki komisarët e SHQUP-it (selia e PD-së), që të bëjnë propagandë e të vazhdojnë konfliktin me qeverinë”. /gj.k/
Ne krye te Bashkise Tirane per kater vite kishim nje pertac si z. Basha. Kryeqyteti eshte lene ne meshire te fatit, mungojne edhe gjerat me minimale, mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante. Nuk eshte kjo Tirana qe duam.
Lulzim Basha premoti shume ne vitin 2011 mirpo nuk realizoi thuajse asgje. U premtuan: – kartat e studentit
-Trami
-krijimi i hapsirave te gjelberta
-hapja e qendrave rinore etj. Asnje nga keto nuk eshte realizuar. Kryeqyteti eshte katandisur ne ate derexhe sa nuk ka as kazane ku te hedhesh plehrat.
shikoni ca po ben bashkia ne tiran. ben vijezime me boje qe fshihet brenda 24 oreve. kuptohet qe bejn me vjedhur tenderat dhe e dyta marrin dhe dhe e hedhin neper gropat qe jan bere supergjigande. voto per pd po deshe…
Mungojne se ky asgje nuk béni edhe ju e keni tiranen ashtu si e la edi rama:per faqezeze!
Sa mire qe i kujtohen krimet e Lulashit per fushate! Po pse nuk e dergoi ne gjyq keto dy vjet qe ka si kryeminister ky palla i gjate…
po basha ka menjen vetem te beje letra.ka menjen vetem te veje tabela letre qe te thote bllokuar nga rama i shton edhe nja 4500 vende pune,3300 vende pune,2300 vende pune.pra nje mashtrues kalibri si shqupi.
dua te korrigjoj pak zotin rama ,ai e ka lul boshi dhe jo basha.ne 4 vjet ne tirane nuk ka nderruar asnje dhe poc por vetem thjesht ka vjedhur dhe ka pervetusuar ccdo fond per vete dhe per partine.kurse keto fondet e vogla i merrte per te paguar qerane e zyres se shqupit.
po lul bpshi as per kastravec nuk eshte.se kastraveci te pakten e ben nje pune,hidhet ne sallate po ky asnje poc nuk nderroi ne 4 vite ne bashki.
E pra ,qe nje kastravec ti ta lejosh me u tall me nje million votuese qe te votuan per te ndeshkuar kete kastravec, eshte edhe ma thèse per ne te gjithe!
Nuk veprove kur ‘kastraveci’ te vodhin kryeqytetin,nuk veprove kur kastraveci po tallet me ne!pra pyetja eshte a ta futi kastraveci? Po edhe mire kur nje kastravec lejohet me u Halla me nje komb,ti je ai qe duhet te turperohet!..
Kjo eshte gjuha e nje kryeministri qe kerkon Rilindje ne shoqeri, ne politike e kudo ne jeten e shqiptareve???!!!
Ketij i ngelen “kastravecat” ne goje dhe batutat e nje tipik alabaku qaflesh qe bredh rrugeve te Tiranes si hajdut xhepash!
u kthye dhe ky ne origjine,nga moderni,antikonformisti visionari,po ulet gju me gju me popullin..kaja nonen shqipe..sa te kete injorante ne shqiperi bejani fora..tham do ishe ndryshe,tham sdo flisje fjale po do punoje e do fliste puna per ty..po edhe ti mireserdhe ne pellgun e politikes shqipe..
Klimax mos duhet lavderuar L.Basha simbas opinionit tend dhe cilesuar si jo kastravec, por cfare emri mund ti vejme ketij personi te njohur si avokati i Utrechtit pa asnje presedenc penale, dhe njeriu qe ka kontribuar nga 2007 deri 2014 ne cfare drejtimi pozitivisht?! Mundesisht pergjigju pa fyerje se komenti i bere eshte thjesht nje pyetje jo ofendim .
Ti kujton se une perfaqesoj dhe mbroj PD-ne, Saliun, Bashen e kompani? Sigurisht qe jo! Por Rilindja nuk mund flasi me te njejten gjuhe rrugacerie te perdorur nga pozita e dikurshme duke e kthyher debatin politik ne nje banalitet te shemtuar.
Cfare serioziteti ka shtet ku Drejtesia nuk vepron dhe nuk godet korrupsionin, vjedhjet skandaloze te pushtetareve, vrasjet ne bulevard, vjedhjet e votes, etj, etj, por thjeshte degjojme betutat e nje kryeministri qe krahason kundershtaret politik me kastraveca, me te rrezikshem qe duhen ruajtur me qen e idiotizma te tjera pa vlere?
Me vjen keq, por njerezit nuk votuan Rilindjen qe te vazhdojme ne te njejtin llum politik!
Bravo!
ali beu nga Kosova shko ha ndonje pjate fasule me nje koker qepe , o kric i gomarit dhe drejtohu ne ndonje leksion ndihmes te gjuhes Shqipe !Se e felliqe kete gjuhe hyjnore, o derr me zile!Derra si puna tende duan S.Berishen qe i mbuloi Shqiptaret me plehra , ptu mor idiot me brire qe tremb boten vetem me hijen e mesjetarit- NE INTERNET-.
Z.Rama!
Kuptohet ma bukur ideja e juaj per Bashen:
Ashtu hyri ashtu doli KASTRAVEC.
KUR KASTRAVECI BASHA TE FTON NE DEBAT PUBLIK E TI NUK KE BITHE ME I DALE ATEHERE NUK KE CFARE TE FLET
Kastravec, por pas dy vjetesh ate kastravec do ta kesh ne bythe!
Luli i vocerr eshte per burg jo per kryetar bashkie. Eshte negativ si person. Rruga durres-kukes, marreveshja detare qe doli ne pah natyra e tij antishqiptare, vrasjes ne bulevard qe u vrane me urdher te tij.