Doktor Halim Kosova zbulon sekretin e rrugëve që zhyten në errësirë gjatë natës në Bashkinë e Tiranës, duke thënë se poçat duhet ndërruar si në shtëpitë tona.
Duke iu përgjigjur shqetësimin të banorëve për mungesën e ndriçimit, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën tha se ky është problemi më i thjeshtë që kemi në qytetin tonë. Sipas tij, thjesht duhet ndërruar poçi njësoj si në shtëpi.
Por, ai duke hedhur poshtë punën e bërë deri më tani nga kryetari i tij, Lulzim Basha, vlerëson se ndërmarrja e ndriçimit duhet të punojë natën dhe jo ditën si deri më tani. Duke lënë të kuptojë se ky model është i gabuar dhe ka një keqmenaxhim të ndërmarrjes, Kosova thotë se duhet të ndryshohet turni i punës. Ky ndryshim, duhet të bëhet sipas tij për të marr vesh kush poç është djeg, “duhet me dalë natën të shikohen”.
Halim Kosova ka bërë një tjetër zbulim për shqetësimin e banorëve për mungesën e vijave të bardha, duke thënë se boja nuk është e cilësisë së duhur.
Duke pranuar faktin se këto viza fshihen brenda pesë ditëve nga vendosja e tyre, kandidati i Partisë Demokratike thotë se duhet që të vihet dorë në cilësinë e bojës dhe kur të zëvendësojë kryetarin e tij Lulzim Basha vizat nuk do të fshihen.
BRAVO HALIM KOSOVA KRYETARI MBAS 21 QERSHORIT
o lakle ty duhet te kishte vene shqupi per kandidat per kryetar te cirkut te tirones dhe jo per kryetar bashkie.se ti mduket po hahesh kok me koke me nard ndoken.
po kryetari i shqupit me mashtrimet dhe me letrat e tij ka deklaruar se ka ber 3474 ndricues te rinj.po ku jane keto qe nuk po i shohim
pasi te humbe zgjedhjet per bashki un propozoj qe ky halimi te heqe dore dhe nga profesioni i mjekut dhe te behet humorist se e benka shume mire kte pune,shume me mire se doktorin dhe politikanin
PO MIRE MER VLLA, KETA KANDIDATET NUK I PYET NJERI CA DO BEHET ME TAKSAT, SI DO STIMULOHET BIZNESI I VOGEL, SI DO FRENOHEN NDERTIMET PA LEJE, CILI DO JETE PLANI ZHVILLUES PER QYTETIN, CFARE DO BEJE KANDIDATI PER SHTRESAT SOCIALE NE NEVOJE SI PENSIONISTET, TE PAPUNET, PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUAR, MIREMBAJTJEN E RRUGEVE, TRANSPARENCEN PER SHPENZIMET DHE INVESTIMET, CA DO BEJNE PER TE RRITUR DHE SIGURUAR CILESINE E DUHUR PER SHERBIMET QE JU OFROHEN QYTETAREVE, SI DO SHKURTOJNE BUROKRACITE NEPER ZYRA DHE TE LEHTESOJNE AKSESIN E QYTETAREVE NE SHERBIMET E BASHKISE ETJ ETJ.
FARE MIRE KANDIDATET RIVALE MUND TE COJNE NJEREZIT E TYRE NEPER TAKIMET ELEKTORALE TE RIVALEVE DHE TI BEJNE KETO PYETJE OSE PYETJE TE TJERA TE SIKLETESHME QE TE MARRI VESH DHE POPULLI SI E QYSH. NQS NE TAKIMET ELEKTORALE TE KANDIDATEVE DO SHKOJNE VETEM MILITANTE DHE FANSA ATH SIGURISHT QE DO FLASIN PER POCA, BOJATISJE, SHITJE FIQSH E KU DI UNE.
Po pocin e ketij tocit do ta nderroje njeri apo do ta lene te flase si e ema e Zeqos deri ne fund te fushates…
pocat e tuj me daku qe i ke klinika ti ske nevoj ti nderrosh fare se vjedh pocat e martenitetit dhe enregjin gjer ne dhjetor te 2008 nuk figuron ne asnje mandat pagues energji ne shtet.pra vetem ke abuzuar me ket shtet.
Apo ky eshte i lajthitur, ose eshte i rrjedhur ose ben vete. Cdo dite keput nga nje gafe. Do mbahet mend si kandidati me gafaxhi e me idiot qe ka pasur Tirana. Me mire te merret me kliniken private pasi ajo eshte gjeja qe di te beje me mire.
Ka potencial te zbrese nga froni Nard Ndoken me keto shprehje qe keput. Kandidati me i dobet qe ka pasur Tirana ne keto 25 vite pluralizem. Ne cdo takim keput dokrra. Sinqerisht ky kandidim i z. Halimi eshte nje fyerje per elektoratin e djathte.
halimi po mundohet te hahet koke me koke me nard ndoken dhe jo te kandidoje per kryetar bashkie.cjane keto budalliqe mer burr,qe nderrmarrja duhet te punoje naten dhe jo diten.vazhdoni aty ddhe beni naj pune dhe keto 30n dite qe keni ngel ndrroni naj poc te pakten te justifikoni 4 vjet papunsi.
ej po flisni nje her me nj-tj para se te berno deklarate shqupiste me.swe ky basha thot qe kemi ven 3474 ndricues te rinj po se ku jane keto te shkreta spo i shofim.perdit na ze frika te shkojme ne shtepi sepse eshte erresire e gjalle,.