Kuba ka pasur prej vitesh vaksinë për kancerin e mushkërive...tani dhe në SHBA

21 Maj 2015, 13:29Bota TEMA
Kuba ka pasur prej vitesh vaksinë për kancerin e

Kur guvernatori i New York Andrew Cuomo  udhëtoi drejt Havanës në një mision historik tregtar në  muajin prill, ai u kthye me një premtim të rëndësishëm: një vaksinë kundër kancerit të mushkërive, e zbuluar nga Kuba.

Për vaksinën e quajtur CimaVax, është hulumtuar në Kubë për 25 vjet rresht dhe ajo është në dispozicion falas për publikun kuban qysh nga viti 2011.

Qendra kubane për Imunologjinë Molekulare nënshkroi një marrëveshje muajin e kaluar me Roswell Park Cancer Institute në Buffalo, Nju Jork për të importuar vaksinën CimaVax dhe që të fillojnë provat klinike në Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi ende në faza shumë të hershme për të vlerësuar efektivitetin e kësaj vaksine, por provat klinike në Kubë dhe në Europë kanë qenë të mrekullueshme”, u shpreh Dr. Kelvin Lee Jacobs  bashkëudhëheqësi i Imunologjisë së Tumorit dhe Programit të Imunoterapisë në Roswell Park,  për Huffington Post.

Kur Presidenti Obama vendosi të shkrijë akujt pas 55-vitesh me Kubën, ai lejoi që kërkime të tilla të përbashkëta mes dy vendeve  të finalizohet. Programet të ngjashme kanë qenë të pamundura vetëm pak vite më parë.

Kuba njihet për purot e saj me cilësi të lartë  dhe kanceri  i mushkërive është një problem i madh për shëndetin publik në Kubë dhe shkaku i katërt kryesor i vdekjeve në vend.

Një studim i  vitit 2007,  i publikuar në Journal of Clinical Oncology, konfirmonte sigurinë e CimaVax.

Deri më tani, 5000 pacientë në mbarë botën janë trajtuar me CimaVax, duke përfshirë 1,000 pacient në Kubë.

Lee tha se studimi i fundit kuban mbi  405 pacientë, që nuk është botuar ende, konfirmon  zbulimet e mëparshme në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Dhe studimet  kanë zbuluar se vaksina nuk ka efekte anësore.

“Ka arsye të mira për të besuar se kjo vaksinë mund të jetë efektive në trajtimin dhe parandalimin e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë jo vetëm atë të mushkërive, por edhe tumorrin e gjirit,  kokës dhe qafës, prostatës dhe kancerit ovarian, kështu që potencialisht ndikimet pozitive ndaj kësaj qasjeje mund të jenë të mëdha”, theksoi  Dr. Kelvin Lee Jacobs./j.h

 

13 komente në “Kuba ka pasur prej vitesh vaksinë për kancerin e mushkërive…tani dhe në SHBA”

  1. tomorri says:

    Ky eshte nje lajm shume shume i mire!!

  2. Tangulovski says:

    po ndonjew vaksine kunder homoseksualitetit kane , se greket e bene telef sumen e tyre

  3. enter''" says:

    Amerika eshte treguar historikisht idiote me qendrimin e saj ndaj Kubes.

    Bravo Kuba…jo per gje por keta nga ameriqia sikur mbahen si per me te zgjut

  4. beni says:

    Kuba ka sistemin shendetsor nga me te perparuarit ne bote,kam pas rastin te shof me syt e mia se si trajtoheshin pacientet!
    Dikujt qe nuk e njef i duket cudi,por duhet qe ta besoni!
    Diku ne spitalet e perendimit,te genjejn per diagnozen se si tja marin parate sigurimeve,kurse ne kube diagnozen e mer ashtu sic esht realiteti dhe shum me shpejt!maradona nuk zgjodhi kot kuben per tu kuruar?

    1. MAJAKOVSKI says:

      Eshte me te vertete nje sistem per tu patur zili,por…tani e tutje pas hapjes me boten do te katandiset si kudo si mos me keq

  5. afer says:

    Ne Kube eshte nje varferi extreme, mos shikoni vetem pikat turistike.

    1. askushi says:

      Sa per informacion. Po ka varferi ekstreme per faj te bllokades ekonomike qe amerika i vendosi kubes jo izolimin qe pati vete shqiperia. Ketej e tutje do ndryshoje, dhe atje po shikojne modelin ekonomik te kines dmth sistem monopartiak po ekonomi i lire tregu.

  6. Enter te shikoj c’do dite ketu tek tema dhe shkruaj rrall. Nje pyetje ke dale ndonjeher jasht gerrqis. Keni nje mentalitet te vecant ju qe jetoni atje. Jan shume me fate ata qe e kane lene ate vend.Ju sugjeroj ta beni nje udhetim diku tjeter dhe do shikoni qe bota eshte me ngjyra. Shpresoj te mos keqkoptoheni.

    1. MAJAKOVSKI says:

      Jetoj vete jashte dhe me ka qelluar dy here te shkoj ne emergecy,rasti i fundit dje,Nje burakraci e tmershme qe ne vend te te sheroj te semure me teper.E sidomos kur midis personelit ndodhen jamakian atehere as mos prit te te sherojne.Prandaj nuk ka pse “enter” i thua ashtu, nuk ka faj sistemi mjekesise kudo njesoj eshte, por ne Kuba eshte nder me te miret.

  7. Pyesni Nardin (ish ministrin). Oh se harova edhe fevzon?

  8. sit... back..and relaks →→→ says:

    DUHET TE JETE SHKOLLA KUBISTE KUBANISTE

  9. tomsojeri says:

    Shikoni tani si gjigandi farmak-ceutik kur te sabotoj kte vaksin, sepse do ta kaloj ne duart e saj e passi ta “filtroj” do e nxjerr me cmim katastrofal !Ka dhe ka pasur mjaft perparime ne kte zbulim te veshtir por akoma me kimio shkaterapin qe kushton sa qimet e kokes qe bien, vazhdojn te shtyjn torturen e fatkeqeve ! Ne Kub,ku flitet edhe per helmin e akrepit blu qe ka rezultate ne kte fush, e qe der tani nuk futeshin dot te perlanin e te vinin doren e hekurt te fitimit ,heci ky zbulim, e tani me kte hapje te re, ishalla nuk ju a “prishin mendjen” me eksulivitete maremendeshe qe Rokfelerat te vazhdojn “vepren” sepse farmaceutika esht fitimpruresja e dyt mbas naftes dhe kudo ilacet jan ber pjes e perditeshme e jetes ton ! Vini re si sabotohen nga MME shum medikamente popullore me efekte te medha e shyqyr sot interneti na jep mjaft te dhena ! Ishlla esht i vertet ky lajm e ishalla njerzimi fillon te shpresoj ne kte stres aq te frikshem !

  10. dosedd says:

    Vaksine apo ilaç?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje