Rikthimi i Sokol Ballës: Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë

21 Maj 2015, 21:23Politika TEMA

Sokol Balla është rikthyer mbrëmjen e sotme me emisionin e tij “Top Story”, pas pezullimit për disa javë të emisionit si pasojë e shfaqjes së disa pamjeve intime të tij.

Ai ka pasur të ftuar në emision kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Balla e ka nisur emisionin duke thënë se “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”.

Ai i është referuar pikërisht asaj që i ndodhi.

Por, më pas nuk është ndaluar tek kjo gjë, por ka vijuar normalisht emisionin duke i bërë pyetje Veliajt./b.l

1 komente në “Rikthimi i Sokol Ballës: Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”

  1. Xhulieta says:

    Bravo Sokol ! We miss you …Congratulations….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje