Duke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje reflektim te shkurter ne leter dhe te gjate ne mendjen time.
Nuk dua fare te merrem me kompozimin, orkestrimin, tekstin dhe se fundmi me performancen e Elhaides. Te gjithe artistet kane uljet dhe ngritjet e tyre. Perpos ketyre, ata, me shume se ne, i dine te mirat dhe defektet e tyre. Mendoj qe kishte plot gjera per tu permiresuar, por gjithashtu mendoj qe kishte plot kenge qe nuk meritonin te votoheshin ashtu si u votuan. Por mua me rane ne sy disa probleme te perseritura nder vite qe mendoj qe mund te rregullohen ( te pakten ato qe jane ne doren tone).
E para, kenga fituese e Festivalit nuk duhet te jete kusht i domosdoshem te shkoje ne Eurovizion. Mund te behen ndryshime ne kontraten me EBU dhe besoj qe po te justifikohet korrekt nga ana jone, nuk do kete probleme nga ana e tyre. Formulat mund te propozohen ne rruge te ndryshme qe mund te diskutohen ne forumet e muzikanteve shqiptare.
E dyta, sportiviteti i kompeticionit! Kjo eshte shume e rendesishme. Te mbytur nga rrjetet sociale, nga interneti pafre dhe nga njelloj semundje nacionalizmi, ne shumicen e rasteve thjesht demton shume artistin qe performon, ne rastin konkret vetem kengetarin. Krijohet presion aq i madh saqe ne vend qe te perqendrohesh ne cfare po kendon, ideja e vetme ne koken tende eshte “te nderosh kombin”. Miq te dashur kjo nuk eshte politike. Eshte nje kenge qe duhet kenduar korrekt dhe me frymezim, te kete kompozim te kapshem dhe te thjeshte dhe ne fund te shoqerohet me te gjithe efektet vizuale funksionale te kenges. Sikur te qetesohemi pak si komb perpara kompeticionit, te mos ngarkojme artistet me pollet e ndryshme ne fb ku na nxjerrin fitues, te mos bertasim para kohe per fitore sikur te jete lufta e Krujes, mendimi im personal eshte qe do ti leme me shume kohe artistit te pregatitet dhe te mos ngarkohet me shume sec duhet emocionalisht.
E treta, me ne fund, po na bien veshet rehat nga tingujt e zurnave, daulleve, ciftelive dhe gjithe britmave qe bertasin “me shiko mua se vij nga Shqiperia dhe kam folklor te pasur qe me identifikon”. Ashtu sic e tregon aktiviteti, s’ka me nevoje per gjera te tilla. Kenge te thjeshta pop-rock, dance, etj e kryejne funksionin me se miri. Une personalisht e pashe pozitivisht prurjen e kesaj rradhe ne Eurovizion. Kenga eshte e shijueshme ne radio, kur udheton, kur ha buke me nje fjale eshte shume e pershtatshme edhe per Eurovizion. Fuqia nuk do te thote domosdoshmerisht klas.
Dhe se fundmi, ne duhet te vazhdojme te cojme kenge ne Eurovizion. Eshte nje aktivitet qe mbledh muzikante dhe prodhon muzike. Eshte nje aktivitet qe te jep mundesine te njohesh producente, artiste, te krijosh kontakte dhe ne fund te fundit te tregosh vlerat e tua. Nuk shoh asnje arsye te bejme greva me mllef se nuk na votojne. Le te mesohemi me idene qe ne nuk do na votojne dhe ta marrim me sportivitet. Ato gjera qe mund ti riparojme i kemi vet ne dore. Ti bejme njehere mire ato se akoma sjemi aty ku duhet, pastaj nese nuk na votojne shijojme qytetin dhe lidhjet e reja artistike.
Bravo Elton, respekte.
Te lumte Elton. E ke qare shkrimin.
Duhet te punojme per tu permiresuar ne cdo drejtim perpara se te bertasim per te tjeret.
Shpresojme qe me kalimin e viteve edhe formula e Eurovizionit do te permiresohet per tu lene me pak hapesire abuzimeve te jurive.
Ky ka qene viti qe Shqiperia ka arritur numrin rekord te televotuesve, por sistemi matematikor (totalisht idiot) qe u vendos vjet krijoi probleme per shume shtete (psh Rumania, Spanja, etj) .
Vjet nuk ra ne sy difekti i formules sepse ashtu konciduan votimet. Kete vit qe skandal. Italia eshte e persekutuara e pare e formules matematike, sepse i takonte vendi i pare.
Po kujt ja thua!!! Injoranteve ?
Mire e ke ti Elton por shqipot nuk duan ta pranojne realitetin, kujtojne se Evropa komploton kunder Shqiperise ne çdo aspekt te jetes.
Mendoj qe shumica nuk kane paraqitur pakenaqesine ,perse nuk e votuan ,por thone shume mire bene qe nuk e votuan ,sepse ajo kenge ne ate version sic u interpretua nga kengetarja jone nuk ishte aspak e pelqyeshme .
Ne kete rast ne bashkohemi me ata qe nuk e votuan .Nuk eshte aspak e vertete qe ne nuk pajtohemi me mosvotime ,sepse ne keto festival Shqiperine e kane votuar dhe per mire . Vetem ne rastin e Danit duke ditur se eshte nje kengetare me potence ,pritshmeria ishte dhe me e madhe ,por ja qe ka dhe te papritura .
Jo Elton .te dy jemi profewioniste qe jemi marre gjith jeten me muzike .Un jam dhe disi me i madh se ty. Te bej nje pyetje kjo,pjesmarrje i sherben apo jo karrieres se Elhaides .Ajo padyshim esht nje kengetare me vokal te persosur se kete e kan vleresuar profewioniste me te mire se ne . Atehere pse te shkoje nje profeioniste si Elhaida e te marre nje cmim shume me te ulet nga disa pseudo kengetare pa asnje vlere qe i marrin piket vetem nga votime gjeopolitike . Shkurt mbreme thashe diku qe dhe Beattles apo Bono Vox te kendonte per Shqiperine po ate vend do kishte marre .. Atehere ??A ja vlen te rishkojme ??
Profesionist leshi je…Elhaida vertet eshte kengetare e talentuar, por kenga ishte e nje niveli medioker, per me teper Elhaida nuk e di per çfare shkaqesh, pati probleme intonative.
Normal.
Edhe une keshtu e mendova…Fillimisht u merzita,pastaj thashe pse s kerkojne nje investigim ne angli,itali apo zvicer Ku jane votat e shqiptareve?Pastaj thashe dhe me ato vota sa te vegjel jemi ne s ndreq gje.Prandaj duhet braktisur eurovizion pse te prishesh leke kot…Pastaj oops! Po prit pak,a ka reklame me te mire? Eurovizioni mund e eshte nje reklame per turizmin.Pse mos maresh pjese dhe tregosh “alegrine” qe I pret ne Shqiperi.Pra tu kushtohet venmendje ngjyrave skenes,yturave,ritmeve dhe jo aq shume kengetarit apo kenges….Dhe ne fund me shkoi mendja te “gay” me vshje stil “irlandez” qe doli nga Tirana e thashe po ky nga mbiu,shqiptar eshte ky?
“Irlandeze” te “bute” do gjejne turistet ne Shqiperi?Sa reklame e keqe?
Te pakten Elhaida eshte simpatike. ? .
Suksese me reklamen heren tjeter. Muzika behet ne you tube tani.
Nuk vjen pranvera me nje lule. Dhe mentaliteti I te huajve per shqiperine nuk ndryshon kaq shpejt. Beteja kunder diskriminimit social / politik / kulturor / shkencor do vazhdoje per nje kohe te gjate. Duhet te vazhdoje te permisohemi. Ketu me Michigan ku banoje komuniteti shqipetar me brezin e ri pak nga pak po I jep nje tjeter pamje vitrines tone. Por nuk mund te ndryshoje me nje dite shijen e keqe we Kane Lene gomeret qe punonin pjatalares naren dhe dilinin me BMW diten duke thene: ne jemi gangsters and Albanians motherfuckers we kill you.
Po c’mentalitet leshi ore..e kush te ka ty si shtet ne refene, aq me teper diskreminim.Ne na duket se bota rrotullohet vetem ndaj Shqiperise kur nje pjese sdine as se ku bie. Pyll pa derra ska dhe njerez te tille qe ke permendur me lart, ka ne cdo kulture, popull e rrace. Ndersa sa per brezin e ri qe po rritet jashte, uroj qe te pakten te dine te lidhin dy fjale ne shqipen e paster, let alone t’i ndryshojne “vitrinen” pamjes sone!!!
Dakord Elton, por qe te kemi sukses ne eurosong duhet te paraqitemi me nje Gay.
Nuk duhet te vitoje publiku por nje juri jo evropiane psh e perbere prej artistesh te shquar prej USA,Kanada,Amerika Latine, Azia etj
Ca thua ore a je ne terezi, pse ca jemi ne subkoloni afrikane? Mbaji o njeri komplekset e inferioritetit per veten tende se turp kush te degjon!
ta hapin barkun nja ca injorante qe e politizojne cdo gje dhe hiqen si patriota.
Flori, nuk mund ta fshehe qe jam patriot por nuk jam nacionalist. Per mua patritotismi eshte diçka qe jeton me mua perlite dhe veprimaria ime positive me bene me patriot. Kultura dhe shkenca ne ben me Patriot.
Elton, me pelqeu shume shkrimi juaj. Shume opinion profesional. Menyra e te shkruarit rrezaton kulture. Pajtohem me mendimin, pavarsisht sa na votojne, nje kenge e mire me realizim profesional vlersohet.
Faleminderit.
THENE CKOQUR KY FESTIVAL I QUAJTUR EUROPIAN, ESHTE SHEMBULLI ME I KEQ SESI MUND TE VLERESOHEN VLERAT ARTISTIKO-MUZIKORE. NUK JAM DAKORT ME JU ELTON SE TE GJITHE DUHET TE KENDOJNE POP DHE NE GJUHE ANGLEZE DHE TE GJITHE TE UNIFORMIZOHEMI NE KETE FRYME .NE JEMI SHQIPTARE DHE DUHET TE SHPREHIM NGJYRAT E MUZIKES TONE TRADITEN TONE QE ESHTE SHUME ME E THELLE SE E SHUME VENDEVE ANGLOSAKSONE QE PO I IMPONOJNE MENYREN E TYRE TE KENDUARIT TE GJITHE BOTES.NE EUROSONG DUHET TE CDO VEND TE KENDOJE NE GJUHEN E TIJ,KJO EDHE PER TA BERE TE LARMISHEM KETE FESTIVAL.
TE KENDOSH NE TE NJETEN GJUHE ESHTE NJESOJ SIKUR TE GJITHE ARTISTET TE KISHIN TE NJEJTIN SURRAT.KKA VETEM NJE EMER PER KETE FENOMEN, GLOGALIZEM MUZIKOR. DHE HUMBJE E IDENTITETEVE TE KOMBEVE.
BIGU ! MOS U NXITO ,PER SA I PERKET KENGES NE GJUHEN ANGLEZE NUK ESHTE OBLIGIM .
ZGJEDHJA ESHTE E LIRE .DANI VENDOSI VETE TE KENDONTE NE ANGLISHT ,PASI KESHTU BEHET KENGA ME E KUPTUESHME .
Goca ka ze po ishte dicka qe nuk shkoj tek ajo, mbase kishte ankth dhe doli shum dobet. Mos te behemi si greket qe duam te marin vendin e par. po te shikoje medjat e huaja kishte 3 dit para qe ishte shpallur fituesi qe ishte suedia. Suedija pervec kengen qe kishte te mir po kishte hedhur me shum lek se cdo vent tjeter per reklamen e kenges ne gjith evropen. Ne jemi vend i vogel dhe i panjohur dhe vetem sa per reklam te shkojm eshte gje e madhe per shqiperin.
Po pse duhet te fitojme? Ska rendesi.
Kete gabim beme edhe ne Belgrade.
Jo nderi kombit, no l krenaria. Le te mos fitojme. Ne nuk jemi me te miret. Duhet te jemi modest qe te na pelqeje bota. Ne gjithmone duam te jemi te paret edhe pse jemi bishti.
Na mungon modestia.
Pyeti shqiptaret ne bote si te shkon femija.
Pergjigja me I miri. I pari. Nuk eshte I pari po genjejme veten.
Duhet te nderrojme te mesojme te jemi real normal.
Prandaj po nxjerrim breza qe po bejne kaq shume gabime.
cudi nga ITALIA qe sna dha asnje pik megjith votat e shumta te mara nga emigrantet shqiptare.
Me behet qefi qe del nje profesionist dhe shpreh ato qe mendoj dhe un. Me behet qefi gjithashtu qe dhe komentuesit jan ne te njejten linje. Kujtoni vetem aurela gacen para pak vitesh, nje kenge mese folk me zjarr e me piskama vlonjate, eurovizioni vetem dicka e tille seshte, gjyshat e tvsh se kan kuptuar akoma shpirtin europian
E sakte.Jo e domosdoshme kenga fituese e festivalit.Se fundmi stop propagandes te tipit ;Elhaida uragan,Elhaida e mahnitshme etj,;.
Kush eshte ky tipi qe ka shkruar artikullin se nuk ia kam degjuar zerin ka nja 15 vjet?????
Nuk na votoi juria profesioniste ne gati te gjitha vendet dhe kjo do te thote dicka. Performanca e Elhaides ishte jo e mire.
Megjithse ket her, ndryshe nga heret e tjera,kanget dhe kangetaret ishin me shum nivel,por,te vjen me vjell kur sheh qe fqinjet vlersojn njeni tjetrin me maksimumin e pikve.
Sepse jemi ne Evrope dhe te njejten gje ben dhe Anglia dhe Franca qe kane dekada qe skane fituar dhe kushedi sa here skane dale ne finale…popull trap…ne vend te mendojme se si te zhvillojme vendin dhe shoqerine vrasim mendjen pse nuk fitojme eurovizionin…a thu se do zgjidhim gjithe problemet…celja e negociatave vlen sa 100 eurovizione bashke(ndoshta me shume)…
O shoke,po nuk dolem te fundit! Cfar ka ngjare qe merziteni kaq shume?U perfaqsuam denjesisht,kenga ishte e bukur,Elhaida nuk e kendoi shume mire dhe morem nje vend qe e meritonim.Vete vendi organizator,plus edhe disa vende te tjeraq nuk moren fare ose moren shume pak pike.Askush nuk merzitet.Eshte koncert dhe duhet shijuar.A donim te dilnim te paret?Sigurisht,u ngulem pas televizorit dhe shpresonim gjithe ankth.Por jemi perseri brenda vendeve Evropiane,as te fundit as te paret.Gjithe bota sheh koncertin per tu eglendisur,vetem ne e shohim me dhune.Kaq meritonim,asnje pike me shume.Elhaides i urojme suksese por e prishi fare.Heren tjeter,sigurisht do te jemi me mire.
Mos i merrni kaq seriozisht gjerat.Kenaquni me muzike.Si mund te dalim te paret kur gjithandej jemi te fundit?Jemi,jo te fundit,por te fundit fare,fare,fare,e gjithe naten faaaare deri kur te behemi super tape.Hajt naten!!!!
Shqiperia duhet te marre pjese sepse juria jone e perbere nga; Zhani Ciko, Bojken Lako, Klodian Qafoku, Arta Marku, Olsa Toqi e te tjere ne prapaskene duhet te bejne ca lek duke shitur votat e tyre.
Shqiperia renditej e 8-ta me votat e publikut ndersa festivalin e fitonte italia dhe jo suedia me muzike te vjedhur.
absurditeti tjeter eshte se disa juri qe perbehen nga 5 veta dhe secili voton vec i kane dhene Shqiperise te njejten vote, pra 26 26 26 26 26 ndersa tek disa juri te tjera votimi ka qene ndryshe tek antaret. Mos behet fjale per shitje votash?! Jo aspak, me e keqja eshte se shteti qe ankohej me shume per votimin ka qene Britania, dhe po juria britanike ka qene e dyshimte ne menyren si ka votuar. Nese do u sjell dhe emrat.
Performanca e Elhaides ka qene shume shume e dobet por dhe jurite jane treguar shume katila me Shqiperine.
Shqiperia duhet terhequr nese nuk penalizohet ai fituesi qe kishte shtrire kembet siper flamurit shqiptar. Nuk na nevojitet eurovisioni nese ndertojme turizmin dhe ofrojme dicka ndryshe nga fqinjet.
I paske mendimet shume te ngaterruara. Kenga nuk u performua mire te pelqen ty apo jo. Mire jurite fqinje qe na kane “inat” po jurite e Portugalise dhe Irlandes,edhe ato inat na kane? Mireserdhe ne jeten reale, mesohu te jetosh me deshtimet dhe mos te genjesh veten. Ky ishte rasti me i paster per te treguar se sa dem sjell histeria masive dhe genjeshtrat mediatike. Edhe vete Elhaides i ishte mbushur mendja qe do behej nami se nuk kishte me mire se kenga jone. Me vjen keq se eshte shume e re per te rene pre e euforive moniste qe akoma mbizoterojne ne vendin tone
Ky autori i ketij artikulli pasi nuk mund ta perballoj Ameriken dhe spati sukses, u kthy ne Shqiperi, edhe si shume “artist” tjere qe e mbanin veten te pa kapshem, si, Parashqevi Simaku, Aurela Gace, Eli Fara, e plot te tjere. Tani na dalin edhe kritik. Faleminderit.
Pse merremi kot me fqinjet qe s’na votuan? Elhaida eshte nga me te mirat qe kemi, por ajo performance nuk ishte ne nivelin e duhur per tu votuar. Pse u dashka patjeter qe te fitonte vetem se eshte shqiptare megjithese kesaj rradhe nuk e meritonte?
Mire thote Eltoni, eshte bere Eurovizioni sikur eshte lufte. U krijua shume promovim i ekzagjeruar para kohes dhe pritjet e publikut ishin te teperta. E gjithe kjo vjen nga ndjenje inferioriteti, duhet patjeter t’i vertetojme Europes se jemi komb qe ja vlen te quhet Europian. Ne rrjetet sociale komentuesit shqiptare kane qene nga me agresivet dhe keshtu lejme pershtypje te keqe.
Kengetarja duhet te ishte treguar me profesioniste se ne ate nivel kengetaret duhet te dijne si te kontrollojne emocionet, po njeri eshte edhe ajo, dhe si duket nuk ka pasur mbeshtetjen e duhur disiplinore/emocionale nga skuadra apo rrethi i saj.
Duhet te na behet mesim si publik qe mos i veme nen presion kengetaret, sportistet e te tjeret qe na perfaqsojne por t’i mbeshtesim e t’i lejme te bejne punen e tyre pergatitore. Nuk eshte jete a vdekje as festivali as nje loje futbolli. E verteta eshte se po permiresohemi ne cdo aspekt (sport, muzike, etj.) dhe do arrijme nivelet e larta me shume disipline dhe pergatitje.
Shqiperia duhet te marre pjese ne Eurovision sepse edhe gjeneteikisht i takojne keti kontinenti, ndersa mua me habit fakti se greket qe duken si arabe marrin pjese.
Or ti kritizeri , shko nigjo no nji tallava anej se ke ngatarue faqen
Te raft samori
E kush na qeke tina qe make veten ma tmadh se eltoni ?
Sa te drejte ke Elton. Sa qarte i shpreh mendimet e tua. Keshtu, pikerisht keshtu, duhen pare gjerat.
Po te thuash se une jam me i mire se te tjeret,perfundimi dihet. Nuk duhet te urrejme dhe kenga le te kendohet shqip nese jemi siç deklamojme dhe jo anglisht siç nuk jemi(angleze). Motivi ose tabani kombetar dhe ato s’mungojne duhet te jene ftesa per votim,Muzika e perpunuar nga GAXIBO nese e mbani ment eshte nje tregues i mire. Jam dakort me idene se jo çdo kenge fituese mund te perfaqesoje detyrimisht festivalin europian.Nuk na sherben “protagonizmi i sforcuar” meqe fitove dhe voice dhe te dham çmimin e pare ne festival ti duhet te jesh dhe nje nga fituesit. Keto lloj mentalitete na kane lene ende prapa. Reflektimi eshte “ushtrimi me i mire”
Eshte ajo thenia e urte e popullit tone qe thote:Dardhe bie nen dardhe” Z.Elton Deda te respektoj si nje muzikant i madh duke vazhduar me tej rrugen e babait tuaj te te madhit Ferdinant Deda.I pa diskutueshem nje shkrim unik pa sharje,kritike por e kunderta duke na bere me te vetedishem se si ti riparojme problemet e krijimtarise dhe interpretimit,dhe te leme njeane euroforine.Sa me shume te dish aq me pak flet.Faleminderit z. Elton qe rrezaton energji pozitive ne rastin konkret Elhaida Dani duke perballuar nje presion emocional te pa llogaritshem ne kete eveniment nderkombetar.Fale moshes se saj shume te re ajo ka arritur nje pjekuri mahnitese profesionale,i uroj vec suksese per ate dhe krenari per kombin tone te mbrekulluashem.FALEMINDERIT ELTON-FALEMINDERIT ELHAIDA
Natyrisht qe ka gjeopolitike e cila vjen natyrshem nga kultura te aferta me fqinjet, por kur nje kenge eshte e mire, ajo merr pike edhe nga vendet e tjera jashte kesaj gjeopolitike. Pse nuk u ankuam kur dolem ne vend te 6-te me Anjezen apo ne vend te 5-te me Rona Nishliun?!
Puna eshte qe vendet e tjera nuk hane bare, madje ne jemi te fundit persa i perket muzikes bashkekohore ne Europe. Ne duhet te shkojme ne Eurovizion per te marre pjese denjesisht e jo per ti rene gjoksit kot!
Mo Eurovizioni asht per cmim kange apo kangetarit.Ju me sa shof qe jeni dhe specialista nuk dini se per cfare cmimit bahet fjale.Se keshtu sic e interpretoni here ia mveshni kanges e here kangetarit.Apo te dyjave sebashku vlersohen unik per te njejte si nji i vetem.
edhe ne qofte se nuk duam ,dikush do dale ti bjere daulles ,por qe festivali europian eshte nje farse skemi pse mos ta flasim dhe ta marrim parasysh,dhe duke qene i tille,njerzit e kane perseri te nevojshme ti bien daulles,domethene merre me long se mishi mbaroi,kane pas thene te paret tane
Goca dhe tabori Librazhdo-maqedonas nuk ishte per kete pune pike
o njerez ajo s’meritonte me shume, por shikoni realitetin shqiptar duke u nisur nga korrupsioni, ndertimet qe kane mbulu gjithe shqiperine, mbeturinat qe po mbulojne cdo gje, lufta e ashper politike, nje vend ku nuk te jep kush te drejte per asgje etj, pra kjo eshte pasqyra qe shohin te huajt, plus sjelljet e keqija e nje pjese shqiptaresh qe jetojne ne emigracion nje vend qe prodhon situata te panevojshme, te gjitha keto te akumuluara nder vite,(shpresoj se do ndryshoje ne vitet ne vazhdim) dhe kjo ndikon shume kur prezantohemi para botes, pra duhet te kemi respekt per shqiperine tone dhe te punojme dhe jo vetem te valvisim flamurin, mandej te ankohemi per padrejtesite qe na behen, se nje kafshe e semure/plagosur eshte me lehte te sulmohet nga bishat!