Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet për të pestin vit radhazi gruaja më e fuqishme e botës, përpara Hillary Clintonit, kandidate për në Shtëpinë e Bardhë, dhe filantropes Melinda Gates, sipas revistës ”Forbes”.
Presidentja e Bankës Qendrore amerikane, Janet Yellen kaloi nga vendi i dytë në të katërtin, e ndjekur nga Mary Barra, PDG-ja e ”General Motors”.
Francezja Christine Lagarde, shefe e FMN-së kaloi në vendin e gjashtë dhe presidentja braziliane, Dilma Rousseff në të shtatin.
Është hera e dhjetë që Merkel ndodhet në këtë listë.
“Ajo mori në dhjetorin e 2014-ës mandatin e tretë prej katër vitesh të ekonomisë më dinamike të Evropës, luftoi rezesionin kombëtar gjatë krizës ekonomike botërore dhe është në qendër të përpjekjeve për të ndihmuar Greqinë për rigjallërimin ekonomik të saj”, shkruan revista.
Po Xhozefinen qe i kap kundershtaret per zhelesh nuk ka zene ndonji vend ne klasifikim.Te pakten per burrnesh ne pirje duhani.A po nuk e thithe te shkreten,deri ne permbrendsat e ezofagut dhe mandje gulshon si vullkan.Zani i saj buqet aq sa veshet nuk e pranojne qe asht za gruje po za burri.Za burri jo dosido po burre kuvendit i armatosun nga kambet e deri ne shoke(brez).Ne mbrojtje te poligonit te qitjes qe perfshihet ne rreze te dy kolonave simetrike binjake te mberthyera ne tanga moderne per kollajllek qitje.