Shpërthimi pas 30 vitesh i vullkanit në Galapagos, rrezikon të zhdukë Iguanën e rrallë

26 Maj 2015, 12:34Bota TEMA
Shpërthimi pas 30 vitesh i vullkanit në Galapagos, rrezikon të

Një vullkan në ishujt Galapagos ka shpërthyer për herë të parë pas  tre dekadash, duke kërcënuar ekosistemin lokal, në veçanti Iguanën rozë.

Vullkani Wolf  në ishullit ekuadorian filloi të lëshojë hirin dhe llavën  në orët e para të së dielës, thanë autoritetet lokale.

Vullkani, ndodhet  në ishullin Isabela që është dhe pika më e lartë në Galapagos, i cili përbëhet nga 19 ishuj.

Arkipelagu është i famshëm në mbarë botën për rolin e tij, në ndihmën që i dha Charles Darwin për të formuluar teorinë e tij të evolucionit, pasi natyralisti anglez vizitoi ishujt në vitin 1835.

Por vullkani i aktivizuar pas 30 vjetësh, veç spektaklit rrezikon të jetë apokaliptik për krijesën e rrallë të ishullit. /j.h

 

 

2 komente në “Shpërthimi pas 30 vitesh i vullkanit në Galapagos, rrezikon të zhdukë Iguanën e rrallë”

  1. salem says:

    Ore po ruani breshkat,pa per njerzit….c’u q… temen.

    1. shemshedin says:

      Dy gjera qe duhen patur parasysh:
      separi; aktiviteti i tij do te jete i gjate.
      sedyti.Brenda 2-3 Javesh do te kete Tornedo
      dhe me pak shanse per ndonje Termet ne pjesen
      veriore te Amerikes.Golfi i mexicos mund te jete
      epiqendra e tij,nga ku mund te preket Texasi,apo
      ne pjeset lindore qe lagen nga oqeani Pacific.
      Nga ana e Indise mund te kemi Termet per rreth Himalajave.
      Po ashtu ne Glob do te rriten Temperaturat.
      Po te deshironi i shenoni cka thashe per te kryer
      saktesimin e mendimit. ju flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje