Referendumi historik në Irlandë, që zbuti edhe Kishën

24 Maj 2015, 20:31Bota TEMA

Njëri prej klerikëve më të lartë katolikë të Irlandës ka thënë se Kisha duhet të vetëdijesohet, pas referendumit që u ka dhënë të drejtë martesave midis çifteve të gjinisë së njëjtë.

Martesat e para homoseksuale në Irlandë pritet të bëhen në fillim të vjeshtës.

Rezultatet e referendumit të së premtes janë bërë publike të shtunën në mbrëmje dhe, sipas tyre, 62 për qind e qytetarëve irlandezë kanë votuar për ndryshime kushtetuese që u lejojnë homoseksualëve dhe lesbikeve të martohen.

Kryepeshkopi i Dublinit, Diarmuid Martin, ka thënë se Kisha në Irlandë duhet të lidhet me të rinjtë.

“Ne (Kisha) duhet të ndalojmë dhe të vetëdijesohemi, e jo të lëvizim drejt mohimit të realitetit”, ka thënë ai.

“Unë e vlerësoj atë se si ndjehen burrat homoseksualë dhe gratë lesbike në këtë ditë. Ata e shohin këtë si pasuri të mënyrës që jetojnë. Mendoj se ky është revolucion social”, ka shtuar Martin.

Kryepeshkopi ka thënë se personalisht ka votuar me “jo” dhe ka argumentuar se të drejtat e homoseksualëve duhet të respektohen “pa ndryshimin e përkufizimit të martesës”.

Irlanda është vendi i parë në botë që ka legalizuar martesat midis çifteve të gjinisë së njëjtë me votën e popullit, ndërsa referendumi është mbajtur 22 vjet pasi aktet homoseksuale janë dekriminalizuar në Republikën e Irlandës.

“Irlanda ka bërë histori – është bërë vendi i parë në botë që ka votuar për martesa të barabarta”, ka thënë kryeministri i vendit, Enda Kenny.

Kisha Katolike, megjithatë, ka shumë ndikim në Irlandë dhe votimi me “jo” ka qenë shumë i theksuar në zonat rurale, krahasuar me qytetet.

Në total, 1,201,607 kanë votuar në favor të martesave të homoseksualëve, ndërsa 734,300 kundër.

Republika e Irlandës ka një kushtetutë të shkruar, që mund të ndryshohet vetëm me referendum.

Tani që propozimi është miratuar, martesa midis dy njerëzve të së njëjtës gjini do të ketë statusin e njëjtë në Kushtetutën e Irlandës sikurse edhe martesa midis një burri dhe një gruaje.

Martesat e homoseksualëve tani janë të legalizuara në 20 vende në gjithë botën.

8 komente në “Referendumi historik në Irlandë, që zbuti edhe Kishën”

  1. Pelasgian says:

    Bravo Irlandezve… edhe Kisha Katolike ta aprovoje sa me shpejt se mceftas kta Moralistet dhe Barite e kopeve kan bere kerdine me bythet e vogla te ciliminjve….

    HIPOKRITE TE NDYRE !!!

    Te pakten komuniteti i bothqimave nuk godet nen moshe ….

    vet Elpidhja e Lashte , fanari ndricues i Evropit ka qene NENA E BOTHQIMAVE. Ka nevoje ti rreshtojme Elpidhsat e famshem qe i bonin llap njoni tjetrit ne bir t’sumes ?

    Jo ….prandaj boll me HIPOKRIZIRA .

    1. X says:

      Sa per Fanare vetem nje Fanar ka qen ne Europ.

  2. Pelasgian says:

    Ky lajm eshte pershendet dhe eshte uruar me zemerthellsi te madhe nga mbare serbia !!!

    sa per info

  3. Wendy-B says:

    Populli modern Irlandez votoi pro martesave homo , por me kusht qe mos behen ne kishe. Ky referendum ishte i papritur duke ditur qe irlanda eshte shumice me popullsi katolike dhe eshte nje nga vendet ku aborti nuk lejohet me kushtetute (si ndikim i kishes). Europa po ndyshon per te keqen e vet.

  4. england says:

    Tani pritet qe dhe Greqia ta realizoje endrren per te bere te njejten gje si Irlanda!dhe cifti i pare qe do martohet do jene turkofuck-u me Vangjel Dulen.

  5. alex says:

    Kryetari i komisionit te numrimit te votave ishte arben ristani.
    Osé ndonje i ngjashem

  6. Shkodrani says:

    Turpi i btes plehra fundrrinat e njerzimit

  7. Z/Kallami says:

    Ndermjet dy gjinive Mashkull dhe femen.Kur keto e dredhin quhen.Kurve dhe kurvare.Tashti kur e dredhin keto te te njejtes gjini si do quhet njeri dhe si tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje