Perëndimi i heronjve

23 Maj 2015, 09:30Bota TEMA

Në shumë vende të botës ka ditë në kujtim të heronjve. Trimëria dhe sakrifica çmohen ende lart. Në Bullgari “Dita e trimërisë” është madje festë kombëtare. Kjo nuk është më aktuale, shkruan Aleksandër Andreev.

Po që prej disa dekadash është duke u zhvilluar një mendësi tjetër, të paktën në shumicën e demokracive të zhvilluara me një nivel të lartë mirëqënieje. Janë strukturat dhe institucionet demokratike ato, që duhet të kujdesen “për idealet e larta”. Kjo është bindja, që po dominon. Është përgjegjësia e tyre për të garantuar paqen dhe sigurinë e njerëzve. Me fjalë të tjera shteti dhe institucionet e tij duhet ta çlirojnë qytetarin nga detyrimi për të qenë vetë i guximshëm dhe vetësakrifikues.

Kush mund të më detyrojë mua të rrezikoj jetën time?

Paralelisht me këtë zhvillim ka zënë vend edhe respekti për të drejtat e njeriut si një vlerë bazë e shoqërive demokratike. Kjo ngre edhe pyetjen: Nëse e drejta për jetën dhe integritetin fizik është ideali më i lartë, që shteti duhet të mbrojë, si mund të presë ai pastaj nga qytetarët e vet heroizëm dhe gatishmëri për vetësakrifikim? Përfundimi logjik është: Në shoqëritë moderne në parim nuk mund të pritet që qytetaret dhe qytetarët të rrezikojnë jetën e tyre për komunitetin. Vetëm nëse ata kanë zgjedhur vullnetarisht një profesion, në natyrën e të cilit bëjnë pjesë rreziqet e tilla – për shembull, ushtarë, policië, forca të shpëtimit.

Sigurisht që ka situata, ku secili prej nesh mund të vendoset para një vendimi ekzistencial: të rrezikojë jetën, për shembull për të shpëtuar fëmijën e vet nga shtëpia, që po digjet, ose “vetëm” për të ndihmuar një të huaj, që është në nevojë. Ky vendim është gjithmonë i vështirë, ai është pothuajse jonjerëzor. Por ai është edhe një vendim shumë intim, që mund ta marrë secili individ nga situata konkrete dhe mbi bazën e vlerave të tij personale. Vendime të tilla merren zakonisht në mënyrë spontane dhe pa u menduar, dhe jo për shkak të detyrimit të shoqërisë. Sidomos pasi shumica e njerëzve nuk janë patjetër të guximshëm dhe të gatshëm për sakrificë, por drejtohen kryesisht nga instinkti i tyre për të ruajtur vetveten. Kështu që është pothuajse çnjerëzore të kërkosh diçka të tillë nga dikush, që përpiqet ta evitojë atë me shpirt e me zemër.

Heroizmi shpesh vetëm në kurriz të tjetrit

Në shumë shoqëri – për shembull në Ballkan – trimëria dhe vetësakrifica deri sot vazhdojnë të çmohen shumë lart. Shpesh atje flitet edhe për një “të kaluar heroike”. Por shpesh janë “heronjtë e tryezave të kafeneve”, që flasin me zë të lartë për heroiken. Ka shpesh njerëz, të cilët kurrë nuk do ta rrezikonin jetën e tyre, por që përpiqen t’i imponojnë gjithë shoqërisë ide e vlera arkaike.

Dhe “e kaluara heroike”, së cilës ata i referohen, në shumë raste nuk është me të vërtetë heroike. Sepse heronjtë e një kombi janë shpesh xhelatët e popullit fqinj. Prandaj do të duhej që diskutimet për trimëritë e dhe heroizmat të lihen në arkivat e historisë për t’ia lënë njeriut modern të drejtën, që t’i marrë vetë vendimet dramatike për rrezikimin me vetëdije të jetës së tij. Çdo gjë tjetër është e vjetëruar, e dalë nga koha. Dhe shpesh gjithsesi vetëm e shtirur dhe e gënjeshtërt.

3 komente në “Perëndimi i heronjve”

  1. jupiteri me vesh derr says:

    aaa!
    shum keq qe heroi trimi dhe ideali i te mires me te lart te “dali nga moda”!
    vertet shum gjera “i zgjidh shteti” dhe s ka nevoj per heroin individ,porse njeriu duhat te jet i pergatit per momente te vacanta kur s ka shtet dhe duhet te veproj me guxim per te miren.
    sepse po ja le ne dor shtetit ai te le ne balt.
    domosdo,prandaj edhe sot burrat po martohen dhe po ja hypin njeritjetrit sepse s ka me burrni trimni dhe hero.
    dhe kte gje e don demokracija,sepse i don njerzit skllever qe t punojn per tjetrin. heroi nuk shitet ke tjetri,demokrati po,shet forcen e punes dhe bythen madje.
    kjo demokracija do ta shkatrroj njeriun komplet.
    do vij koha qe njerzit ne planet do jen te gjith antiheronj,ca qe jan siper dhe perdorin ata qe jan posht per te punu si kafsh pune.nuk do ket me luan fisnik dhe kuaj te paster ,por dhelpra dinake dhe gjarprinj helmue si dhe gjithandej hijena jargavane te pista te pabesa…
    atehere do vij nderhyrja e perendis,alienve pra,me kataklizmon e famshme,sepse nuk do ket rrug tjeter pshtimi..

  2. Shqiponja dykrenare . says:

    Nuk mendoj qe eshte dicka e vjeteruar , natyrisht cfare ishte dje eshte e vjeter ,por persa i perket heroizmit
    Ai mbetet gjithmon aktual . Mendoj qe te gjithe njerzit duhet te edukohen me frymen e heroizmit ,per ta treguar ate dhe ne raste te jetes sone te perditeshme . Vihet re kohet e fundit nje idiferentizem i theksuar ne ndihme te njeti tjetrit .

  3. hajduti nga xhibuti says:

    e ku ka sot t fort dhe heronj!
    sot jan t gjith bythqima.
    edhe ata qe bejn si tfort klubeve dhe rrugve kur i kap pasandaj vetem bejn si bythqima.”he mo se ashtu kujtova se nuk e dija..”
    komb bythqi historik!
    sidomos kur shkojn burgjeve,t fortet behen shok me hetuesat e policet qe der dje kur ishin jasht i shanin dhe kapardiseshin si kaubojsa..

    o shqiptar
    o rrac majmuni
    vec me kar
    dhe me hu druni
    gje karar
    tandja gjys truni
    jam shkerdhar
    karaburuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje