Në vitin 2008, një student në Universitetin e Minesotës nxorri në shitje votën e tij në eBay. Ai e nxorri në ankand votën duke nisur me ofertën bazë prej 10 dollarësh. Në Shtetet e Bashkuara dhe në shtetin në fjalë shitja dhe blerja e votës quhet krim dhe pati një investigim lidhur me ndodhinë në fjalë, pavarësisht se në fund rezultoi thjesht një shaka.
Shitja dhe blerja e votës ndëshkohet edhe në vendin tonë. Kodi Penal shqiptar ka një nen që parashikon ndëshkim me burg për ata që përpiqen të blejnë votën dhe me gjobë për ata që pranojnë ta shesin. Gjithsesi, pavarësisht rëndësisë juridike që i kushtohet fenomenit në fjalë, në parlament dhe gjetkë janë ezauruar akuza të shumta për përpjekje për të blerë dhe shitur vota. Deri më sot nuk kam dëgjuar ende për dikë qëështë ndëshkuar për krimin në fjalë.
Dyshoj që fenomeni në fjalë të jetë inekzistent në vendin tonë. Duke gjykuar nga marrëdhënia e shformuar që kemi me votën si shoqëri mund të hamendësosh fare lehtë që shitje vote ka. Nuk kemi pasur ndonjëherë si shoqëri marrëdhenie idilike me demokracinë. Aq më pak kemi pasur marrëdhënie idealiste me votën. Prandaj fakti që shitje vote ka pasur dhe do ketëështë më shumë se hamendësim. Nga ana tjetër, fakti që listat e deputetëve dhe të kandidatëve për kryetarë po dominohen gjithmonë e më shumë nga njerëz të pasur dhe biznesmenë të lë hapësirë për të menduar se ka dhe blerje vote. Këta individë nuk po kandidohen për shkak të oratorisë (diku mund të gjendet edhe ndonjë që e flet dhe shkruan në mënyrë të saktë dhe të pastër gjuhën shqipe, por këto raste janë të rralla). Nga ana tjetër nuk besoj se kandidohen as për shkak të shkollimit, shpeshherë të cunguar, ose aftësive administruese, pavarësisht se edhe këtu lihet vend për përjashtime. Në të shumtën e rasteve këta individë kandidohen për shkak të llogarive të tyre bankare dhe gatishmërisë për t’i vënë ato llogari në shërbim të partive. Dhe me shërbim të partisë nuk nënkuptoj vetëm financimin e posterave.
Por, meqë dyshimet që shtroj nuk janë provë që shit-blerja e votave ekziston, ftesa e Presidentit të vendit për të mos ta shitur votën dhe për të denoncuar ata që përpiqen ta blejnë, është, në njëfarë mënyrë, pohim i pakontestueshëm. Nëse fenomeni nuk do ekzistonte, atëherë Presidenti i vendit nuk do e gjente të nevojshme të mbante pozicion ndaj tij.
Në një periudhë ku lidhja me partitë politike nuk bazohet në çështje ideologjike, partitizmi shqiptar ka krijuar me votuesit marrëdhënie interesi dhe klientelizmi. Kjo marrëdhënie, e cila është pranuar pa drojë, në thelb nuk ndryshon shumë nga shitja e votës për një lopë, pulë ose për një kartëmonedhe 5000-lekshe. Kodi ynë penal ndëshkon njëlloj si votën e blerë në mënyrë të drejtë, si votën e fituar duke premtuar vend pune ose asistencë sociale. Prandaj në këtë rast kemi të bëjmë me një hipokrizi të pastër. Patronazhi i ekzagjeruar politik dhe klientelist ka krijuar një situatë të atillë në administratën qëndrore dhe vendore sablerja e votës në mënyrë të drejpërdrejtë duket gati e parëndësishme. Historitë më militantë partiakë të cilëtiu hakërrehen partive se punuan për to dhe në fund nuk u shpërblyen me punë, janë provë për këtë lloj blerjeje vote. Këta militantë thonë se luftojnë (a thua se skena politike shqiptare është arenë gladiatorësh) dhe presin si shpërblim një post të caktuar në administratë. Askush nuk ështëskandalizuar përpara militantëve të tillë, kështu qëaskush nuk ka tagrin moral që tani të ankohet dhe të skandalizohet nga blerjet e votave me lekë në dorë ose me gjëkafshë.
Ekzistojnë dy mënyra për të reaguar ndaj këtij fenomeni. Reagimi i parëështë një qasje idealiste, më shumë se praktike. Për ta anashkaluar blerjen e votës, ose të paktën për ta ridimensionuar ne nivele të pranueshme, që Presidentit të rradhës të mos i nevojitet të mbajë qëndrim, duhet ndryshuar qasja politike, gjendja sociale dhe koncepti ligjor. Nëse një parti do të jetë e aftë të ofrojë një program të realizueshëm dhe ta mbajë atë, askush nuk do të jetë i interesuar ta shesë votën. Sepse nëse një parti ose koalicion është i aftë të hapë një vend pune për një votues, atëherë atij do i interesojë më shumë t’ia japë votën asaj partie, se sa ta shesëvotën për qindarka tek partia tjetër. Nëse prokuroria dhe gjykatat do ishin funksionale në këtë vend, do të merrnin mundimin të hetonin dhe të gjykonin për shit-blerjet e votave, sikurse e parashikon Kodi Penal. Dhe nëse votuesit e periferive nuk do të ishin në mjerim të plotë, atëherë ajo kartëmonedhë dhe ajo kafshë që u ofrohet në këmbim të votës nuk do të ishte aq sugjestionuese. Por ka shumë “nëse” në këtë mes. Ndërgjegjësimi dhe varfëria ekstreme e një mase votuesish, meskiniteti i klasës politike dhe institucionet amorfe ligjore bëjnë që këto “nëse” të ngelen thjesht hipotetike dhe të parealizueshme.
Mundësia e dytë e reagimit ndaj fenomenit të shit-blerjes së votës është më pragmatik. Derisa si shoqëri po e mohojmë mundësinë e parë, atëherë kjo e dyta duhet të fillojë realisht të konsiderohet. Mundësia e dytëështë ndryshimi iKodit Penal dhe dekriminalizimii shitjes së votës. Në këtë mënyrë, të paktën të pasurit dhe të fortët që kanë uzurpuar politikën duke blerë vota në hije, do të përballeshin me një treg të hapur. Në këtë mënyrë votuesit e thjeshtë, duke parë mundësinë e ankandit, do të mund të kërkonin diçka më shumëse qindarkat që kanë marrë deri më sot. Ndërsa blerësve nuk do u rëndonte aspak kjo rritje e çmimit të votave. Në fund të fundit do të mund t´i rekuperojnë shpenzimet, si gjithmonë, nga buxhetet shtetërore ose lokale.
Nese nuk blihet vota, atehere ne Shqiperido te qeverisi PD ose PS. Ka lezet mor njerez LSI-ja, ta jep 50 mij lekshin me dore direkt. Te dera e shkolles me topa lekesh i ke njerezit e LSI-se. Te gjithe e dijne, edhe anetaret e komisionit dhe policet qe qarkullojne ditwn e votimeve. Nese do te fitosh 50 mij lek, jepja voten LSI-se.
le te hapet edhe tregu i lir i votes.
atehere do plasi gallata
do fitoj zgjedhjet ne shqipni sheiku i arabis!!!per shembull