Shpend Ahmeti e ka gabim nëse mendon se me vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, ua ka bërë më të lehtë jetën qytetarëve. Ai ka të tjera përgjegjësi, por me vetëdije të plotë i është bashkuar valles së nacionalizmit dhe patriotizmit, për të mbledhur pikë kuq e zi.
Shkëmbimi i shtatoreve të heronjve do të mund të ishte mbase ideja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Por kështu nuk ndodhi me Komunën e Prishtinës dhe Bashkinë e Vlorës, zyrtarët e të cilave vendosën që shtatorja e Ismail Qemalit të vendoset në kryeqytetin kosovar, ndërsa ajo e Hasan Prishtinës në qytetin jugor bregdetar.
Në parim, nisma nuk ka asgjë të keqe. Por kryetarët e komunave kosovare, ndër të cilët edhe Shpend Ahmeti, kanë të tjera punë më të rëndësishme për të bërë, para se të merren me vendosje shtatoresh dhe përpjekje për ta veshur ngjarjen me petk patriotik, madje me ndihmën edhe të kryeministrit Edi Rama.
Ismail Qemali u vendos në Prishtinë në kohën kur ky qytet përballet me aq shumë probleme, sa që as ceremonia solemne e sforcuar e ardhjes së shtatores nuk mundi t’i mbulojë ato të paktën për disa orë. Një huqje patriotike kjo.
Kryeqyteti kosovar vazhdon të jetë i ndotur e kaotik, me probleme jo të vogla të infrastrukturës e të shërbimeve komunale. Në vend që në kuadër të bashkëpunimit me Vlorën të provohet të zgjidhet ndonjë nga këto sfida, paria e Prishtinës ka zgjedhur që qytetarëve t’u ofrojë edhe një shtatore, në grumbullin e shumë të tillave me probleme të theksuara estetike.
Nëpërmjet këtij veprimi, udhëheqësit e Komunës së Prishtinës i janë bashkuar zjarmisë folkloriko-patriotike, duke u bërë pjesë e garës se kush më shumë shfaqet patriot, kush më shumë tingëllon shqiptar, kush më shumë është kuq e zi. Me këtë logjikë, në ceremoninë e përurimit të shtatores nuk u pa askund flamuri i Kosovës, thua se gjithçka po ndodhte dikah në Shqipëri, e jo në kryeqytetin e një shteti të pavarur. E nikoqirë të ceremonisë ishin ata që janë zgjedhur nga qytetarë të këtij shteti, që marrin paga nga buxheti i këtij shteti dhe që veprojnë politikisht brenda kornizës juridike të këtij shteti.
Të bashkëpunosh me komuna të tjera gjithandej don të thotë të shkëmbesh dhe të marrësh përvoja të reja menaxhimi, të provosh që gjërat e mira t’i aplikosh në komunën që udhëheq – që nga urbanizmi, e deri te menaxhimi i mbeturinave dhe transporti publik. Nga këto do të përfitonin qytetarët. Por, kush përfiton nga shtatoret si ajo që u vendos javën e kaluar në Prishtinë? Cila është ajo kauzë, ajo ideologji që përfiton?
Prishtinasit nuk vuajnë për shtatore e përmendore, të cilat janë të vendosura gjithandej qytetit, vend e pavend, me pëlqim e pa pëlqim të autoriteteve. Prishtinasit vuajnë për gjëra shumë më thelbësore – për rrugë më të mira e më të pastra, për më shumë hapësira të gjelbra, për transport publik normal, për rregull urbanistik, për pastërti e ujë të bollshëm.
Nëse Shpend Ahmeti ka menduar se me vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit ua bën më të lehtë jetën qytetarëve të Prishtinës, atëherë e ka gabim. Ai e di se çfarë duhet të bëjë një menaxher i mirë, ai e di se si iu përmirësohet jeta qytetarëve, ai e di se nismat patriotike si vendosja e shtatoreve të patriotëve zakonisht shërbejnë për t’u shmangur nga përgjegjësitë konkrete ose mbuluar dështime menaxheriale.
Shpend Ahmeti e di se sa shumë punë ka për të bërë në Prishtinë, por ai dhe subjekti i tij politik me vetëdije të plotë janë futur në vallen e nacionalizmit dhe patriotizmit, për të mbledhur sa më shumë pikë kuq e zi. Një përpjekje kjo që më së paku i vjen për shtati një kryetari komune, i cili është aty për krejt të tjera obligime dhe përgjegjësi karshi qytetarëve.
Shtatorja e Ismail Qemalit mund të qëndrojë me dekada e shekuj në Prishtinë, por nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të shumta të qytetarëve. Ata presin nga kryetari i Komunës që të gjejë zgjidhje për to dhe, në vend se të përurojë shtatore, të inaugurojë rrugë e parqe të reja, sisteme kanalizimi e shtigje për biçiklistë, shkolla e kopshte të reja. Ata presin nga kryetari i Komunës që t’iu përmbahet obligimeve dhe përgjegjësive që ka, e jo të përfshihet në valle të zjarrta folkori e patriotizmi. Sepse ai ka përgjegjësi për ta, e jo Ismail Qemali, shtatorja e të cilit mund të jetë veç një ngushëllim për qytetarët, për punët e pakryera nga kryetari.
Me shtatoren e Ismail Qemalit Prishtina nuk bëhet më e mirë për të jetuar dhe Shpend Ahmeti nuk mund të arsyetohet para qytetarëve me të tilla simbolika. Nëse vazhdon logjika e njëjtë e bashkëpunimit edhe me të tjera qytete, atëherë Prishtina do të marrë epitetin e një qyteti përmendoresh kiç që veç me estetikën nuk kanë lidhje. Shpend Ahmeti duhet të angazhohet që prishtinasit ta mbajnë mend për punën e mirë. Për këtë shkak edhe e kanë votuar. Përndryshe nuk mund t’i ndihmojë as Ismail Qemali.
Oooo Imer. Ik futja nje tas dhalle, dy fiq, nje kastravec, dhe je ne rregull me realizimin e planit.
Mos valle mendon, se po te mos vendosej shtatorja e Ismail Qemalit , ti zoteri mireqenia jote do te ishte me e larte ? Aaapo ta ngrene mireqenien shtatoret serbe ?
Ore,mushkonja,po ti nuk je mushkola,apo mushke por je mushkonja dhe bilem si ata te rrethit te kavas,ne dytet e nxehta te veres,qe nuk te lene vendin.
Po,kush te beri tij gazetar apo analist more njeri mushke?!!
Po,ju shqipfolsat vetem tek shqiptaret po shifni nacionalizem dhe patriotizem mor jahu dhe vetem kjo ju pengon sepse jan shqiptare,po cfar gjaku dhe geni keni more te poshter se vetem patriotizmi nacionalizmi shqiptar ju pengon.Po,a nuk jan nacionalist,serbet,maqedonte,malazezt,greket,amerikanet,jahudit,hungarezet,sllovenet,cehet,apo kinezet a ruset,po krejt popujte jan nacionalista more te flliqur sic jeni ju,e matoshi,ju dhe ai nga mitrovica qe emrin nuk dua tja them por skam care,pra ai qe na shpik kombin kosovar,ai spahiu nji udbash i regjur,pra dhe ti moshkonja nuk je ma i mir,kur ju pengon levizja vetvendosja dhe patriotizmi i njerzve sic eshte Shpend ameti,pra shpendi ishte ne amerik,dhe besoi se atje ma shum ju forcue patriotizmi i ati,ore mushkonja se amerika eshte patriote dhe nacionaliste mor njerez te krymbur.
Shpendi kurr nuk ka kerku vota per shtatore as oer te vdekurit cofshin ata edhe heroi kombtar.
Shpendi ose shtaze ka kerku vota per njerzit e gjall qe dojn me jetu!!!
Imer, duke besuar se je me i mire se sa shkrimi qe ke shkruar, dua te them qe qartazi krijon nje problem qe nuk ekziston. Vendosja e statujes se Ismail Qemalit ne Prishtine nuk ka asgje te keqe dhe kurre nuk mund te kete moment te mire apo te keq per te bere kete, pavarsisht se Prishtina ka shume probleme madhore per te zgjidhur. Ndoshta valle, sipas lloghikes tende kjo statuje apo ndonje tjeter, nuk duhen vene ne Prishtine po nuk u zgjidhen problemet qe ti permend? Eshte mese normale, qe punet e bashkise te vazhdojne, zgjidhja e problemeve te vazhdoje te kerkohet dhe atehere kur vendoset nje permendore te shesh…keto jane pune qe ecin paralelisht me njera tjetren. Sipas llogjikes tende, vendosja e shtatores se se Ismail Qemalit behen per vota kuq e zi, po vendosja a shtatores se Nene Terezes, Gjergj Fishtes apo ndonje perfaquesi te fese islame per cfare mund te behen? Per vota te krishtera e myslymane?!?! Vendosja e shtatores se Ismail Qemalit duhet bere jo vetem ne Prishtine, por dhe ne Shkoder, Sarande, Kukes, Gjakove, Shkup etj dhe normalisht qe flamuri shqiptar do te valvitet, pasi Ismaili dhe ata qe a duartrokasin jane shqiptare dhe akoma atij flamuri i falen. Nuk e di me cfare te ngrohe apo cfare rendesie ka flamuri i Kosoves ne kete mes…ndoshta thjesht per te krijuar mjegull e per theksuar problemet dhe gabimet e bashkise, por kjo ngjarje nuk duhet perdorur politikish apo per motive te tjera te cilat une nuk i di, por qe qartazi te kane shtyre te shkruash nje artikull te tille.
Nuk dua ta besoj se ti vertet beson qe Shpend Ahmeti e ka vene ate permendore i shtyre nga folklorizimi i flakte apo duke u perpjekur te fshehe problemet reale te Prishtines. Ata njerez qe ti i permend dhe qe presin zgjidhjen e halleve te tyre do te jetojne dhe shume vite te tjere me keto halle dhe deri sa te zgjidhen keto halle do ta kene harruar kush e vuri ate permendore ne shesh…por thjesht, ndoshta ne brendesi te tyre do ta kene ende nje fije shqiptarizmi atehere kur te kalojne perpara kesaj permendoreje…
Ik mer Imer se shqipja nuk eshte turqe,
Nga huq e bere huqje!!!
Busti Ismail Bej Qemal Vlores,i vendosur ne kryeqytetin e Kosoves,ka nje peshe te jashtzakoneshme per tere popujt e shqiptarizmit,pa dallim feje dhe ideje..Me falni Zoti Mushkonja,me sa shoh mbi supet tuaja,nuk
rendon nje koke vizionare, por nje lloj kungulli turqije, qe ne furre ta fusesh ai nuk piqet..Jam me se I bindur se ne shpirtin tuaj nuk egziston ajo ndjenje qe I dallon shqiptaret nga nacionalitetet e tjera pra ajo e patriotizmit..Ne saj te punes,njeriu ka transformuar vetveten e tij,dhe do te vazhdoi te punoi pa limit..Mos u mundo ti japesh mend Shpend Ahmetit, se ai beri ate qe duhej bere prej kohesh..Por ju te djallzuarit nuk keni sy me pa,dhe vesh me degjuar..
Prandaj nuk ju vjen per mbar, te demostroni ato vlera,qe aq shum I vlejn interesave tona kombetare..
po tema e meros vetem keta turko-serbet boton! ketyre nuk u vjen per shtat shtatorja e i.qemalit sepse jane marioneta te serbise. idene e kombit ”kosovar” e kane avancuar ne menyre te nendheshme serbet me ane te grupit matashovic dhe ldk-se. ymeri nuk del dot hapur per arsyen e vertete sepse eshte kunder dhe kapet me kalamanlleqe te tipit ”nuk i ka zgjidhur te gjitha problemet”. vetvendosja eshte pro bashkimit kombetar dhe vendosja e shtatores se i.qemalit eshte nje simbolike qe tregon perkushtimin e tyre ndaj ceshjes shqiptare. ju do te deshironit ndonje shtatore te miloshevicit ,po kohet po ndryshojne ne favor te shqiptareve. ithtaret e kombit artificial ”kosovar”,nuk jane gje tjeter vecse haxhi qamilet e rinj . jane kolona e 5 e serbise. nuk jane pas edhe ”merot” e shqiperise qe u mbajne ison dhe i ndihmojne me gjoja ”internacionalizmin e tyre”
Drejte e ke ti Z. Mushkola, Prishtina ka shume probleme, sic kane dhe te gjitha metropolet e shteteve te tjera. Ka shqetesime per ujin e pishem, pastrimin nga mbeturinat,ndertimet pa kritere urbanistike apo dhe pa leje,probmeme me shkollat, cerdhet, kopeshtet, e pafund te tjera,qe padyshim kane impakte direkte ne jeten e perditeshme te qytetarit. Megjithate,shkrimi qe ben ti e tregon pa asnje ekiuivok, qe ty s’te pengojne hallet e Prishtines, por dicka tjeter. Ty te pengon statuja e Ismail Qemalit.Jo me kot e permend emrin e te nderuarit Ismail Qemali mbi shtate here,e te statujes shume here te te tjera, ne nje kontekst te perbashket me berllokun e kryeqytetit. Mund te gjeje nje motiv tjeter ne se doje te kritikoje kryetarin e Prishtines, por jo statujen e Ismail Qemalit. Ismail Qemali e ka vendin kudo ne trojet shqiptare,pavaresisht se dikujt I zen driten e diellit. Mbase zoterija jote do te deshironte nje statuje te tjketerkujt ne Prishtine, por kot e ke, sepse ajo kohe perendoi. Prishtrina, tere Kosova dhe cdo pellembe toke ku flitet shqip iu perket patrioteve shqiptare, atyre qe jetojne e punojne per keto troje, por dhe te tjereve qe bene historine e kombit.