Reportazh/ Kronika e një dështimi në mitingun e kryetarit të PD në Bicaj

27 Maj 2015, 12:19Blog TEMA

Erblina Ujmishti

Mengjesin e te dieles qe shkoi teksa po prisja disa miq per te pire kafe ne nje nga lokalet e kryeqytetit, me telefonoi nje shoku im i femijrise nga Bicaj. Ai me zerin e tij te qete me pyeti nese “po afroheshim”. I tregova ku isha ne ate moment dhe atij sikur iu drodh zeri. Mesova qe pas disa minutash ne Bicaj do te mberrinte kryetari I PD z. Basha. U ndjeva vertet keq. Kontrollova menjehere telefonin nese kisha telefonata pa pergjigje apo sms te palexuara dhe u sigurova per te kunderten. Atehere pyeta edhe disa shoke te tjere qe jetojne ne Tirane por jemi nga i njejti fshat dhe ndajme te njejtat bindje politike, por as ata nuk dinin gje. Per nje çast u lehtesova  pasi mendova qe organizatoret e ketij takimi  kane perqafuar dhe e besojne filozofine e drejtuesit lokal te PD “nuk kemi nevoje per ata qe vijne nga Tirana”. Kureshtar per te mesuar rreth pjesemarresve, atyre qe shkuan dhe çka u tha ne ate takim mbeta i zhgenjyer.

Vizita e z. Basha ne Bicaj perben nje eveniment te rendesishem per jeten social-politike te kesaj zone, pasi eshte vizita e Kryetarit te vet (Bicaj eshte votues permanent ne shumice per PD). Per kete arsye organizatoret ne shenje respekti per Bicaj dhe per veten e tyre duhet te kishin njoftuar perveç z. Shefqet Hoxha edhe bij dhe bija intelektuale te fushave te ndryshme qe nuk jetojne ne Bicaj. Per fat te mire te gjithe e dine se Bicjanet kur vendosin per diçka mblidhen te gjithe pa dallim vendbanimi apo perkatesie dhe mbajne nje qendrim; pra, nuk ka bicjan muhaxherr ne Bicaj. Per ate qe nuk e di kete gje ndjej keqardhje dhe e keshilloj te merret me punet brenda avllise se vet.

Ne bindjen time z. Basha shkoi ne Bicaj me kerkese te drejtuesve te PD Dega Kukes, sepse keta te fundit kerkojne shkarkimin e pergjegjesise per shkak te dobesise se punes se tyre, pasi siç dihet ne kampin kundershtar konkurron nje djale i kesaj zone dhe me jo pak mbeshtetje, dikur kryetar i PD, aktualisht i zgjedhur vendor nga PD.

Per mua pasi perfundoi ky takim gjykoj se per z. Basha dhe per Bicajt ishte kurth, per drejtuesit lokal te PD dhe kandidatin per kryetar ishte nje deshtim I thelle. Fillimisht kete bindje ma dha pjesemarrja ne kete takim. Aq njerez sa u mblodhen kesaj here mblidhen ne Bicaj kur dikush ngreh argjat per pune ne bujqesi. Por perse nuk moren pjese? Nuk u lajmeruan pasi nuk iu duhet pjesemarrja drejtuesve te fushates, apo u larguan nga prania e drejtuesve politike(perjashtuar z. Basha)? Mendoj se pak nga te gjitha ose te gjitha se bashku kane ndikuar ne deshtimin e atij takimi(nuk besoj se ka njeri qe e quan te suksesshem).

Per z. Basha ishte nje kurth pasi nder ata qe folen ne kete tubim ishte Asllan Dogjani deputet tashme nen siglen e PD, I cili ne vitin 2005 dhe 2009  atehere socialist i perbetuar ishte kacafytur me zemren e militanteve te PD ne Bicaj. Ne njefare menyre fjalimi i Dogjanit ne Bicaj i sherbeu kandidatit te majte duke perligjur gjestin e tij. Perse Dogjani ka te drejte dhe Halilaj qenka gabim kur te dy kane bere te njejtin gjest(jane futur ne gjirin e kundershtarit te dikurshem)?! Perse qenka Asllani “i mire” dhe Hasani “i keq”?! Perse njerezit duhet te luftojne hasanizimin dhe te perqafojne asllanizimin?! Si eshte e mundur qe ajo qe thote Flamur Noka eshte e verteta absolute dhe kur e VERTETA thuhet nga “Gojet e liga” merret si  shantazh ndaj PD?!

Hasan Halilaj si Kryetar Bashkie ishte aleat ne kualicion per rreth tre vjet me LSI madje u zgjodh edhe me votat e tyre ne zgjedhjet e vitit 2011, ndersa Dogjani ishte aktivisht tete vjet pa dy muaj kunder PD dhe qeverise se saj. Bicjanet e moren si tallje me ta dhe prandaj e braktisen fjalimin e tij. Per Bicaj ishte kurth sepse Basha i pakeshilluar nga burra te mençur, permendi “litarin ne shtepine e te varurit”. Z. Basha nuk duhej te merrej aspak me emrin, punen dhe gjestin e Hasan Halilaj se paku ne prani te Asllan Dogjanit, ndaj ndeshkimin per turpin (nese e ka bere) do ia japin vete bicjanet sepse inteligjenca dhe ndjeshmeria e kesaj zone flet diten e gjykimit. Gjithashtu dikujt qe Bicaj I rri si “Shpata e Demokleut” mbi koke eshte i interesuar te zbehe rolin determinant dhe te paraqese situaten ne Bicaj si te zakonshme dhe te njejte me gjithe zonat tjera. Gaboheni zoteri “udheheqes” ashtu as nuk ka qene dhe as nuk do te behet edhe perkunder deshires tuaj per sakrilegj politik.

Bicaj edhe kesaj rradhe do te ngrihet ne nivelin e duhur, per t’i dhene leksion politik gjitheatyre qe mundohen ta neperkembin inteligjencen, dinjitetin, moralin dhe integritetin bicjan.

Politika dhe pluralizmi i mendimit ka mbajtur gjalle muhabetin e odave te Bicajve qe nga koha e Sulltanit apo ne ditet me te veshtira te persekucionit komunist, nderkohe qe ne shtepine e “udheheqesit” biseda mbi pataten dhe thekren si dhe shendetet per “Komandantin legjendar” ishte fillimi dhe fundi. Keto te verteta nuk ia thane kesaj here me fjale z. Basha, por besoj se shpejt do e mesoje nese vertet nuk e di.

Nga e gjthe kjo histori barra bie mbi kandidatin e PD per kryetar Bashkie ne Kukes.

Nga ky gabim taktik, ky takim per fat te keq e ka rritur mbeshtetjen per Hasan Halilaj nga nje numer i madh votuesish te pavendosur ne Bicaj, qe nuk do te votonin per te pasi kishin humbur rrespektin per shkak te ndryshimit te kursit politik, qe per ta perbente pabesi. Demokratet u ndjene te braktisur nga djemte dhe vellezerit e tyre per shkak te mosprezences si pasoje e filozofise se sivjetshme “nuk kemi nevoje per ata qe vijne nga Tirana”, kur gjithmone me pare kishte ndodhur ndryshe. Gjithashtu ne kete takim moren pjese shume pak intelektuale te zones çka jam i bindur se nuk votojne per te majten dhe kandidatin e saj.

Perse une dhe te tjere si une, perse ato dhe ata nuk ishim aty? A ka nje pergjigje per kete nga organizatoret e takimit?

Mendoj – mos i lodh numeruesit, por nisu menjehere per Tirane per te vazhduar bisnesin tend me  naften .

….ehhh edhe une harroj se jam “denuar” qe nuk duhet te shkruaj, keshilloj dhe te mos merrem me politike sepse perkohsisht “udheheqesit” nuk kane nevoje per mua…

 

10 komente në “Reportazh/ Kronika e një dështimi në mitingun e kryetarit të PD në Bicaj”

  1. Arber says:

    nuk e kuptoj pse si autore e shkrimit vjen nje vajze mdersa per gjate gjithe shkrimit i referohet vetes ne gjinine mashkullore?

  2. vito says:

    E po pastaj,cfare ka?

  3. Lym Veliaj says:

    gam, gam, gam,
    gam, gam, gam,

  4. sefer ziu says:

    Inteligjena e bicajve! Sikur vete bicajt jane inteligjente ne gjithe boten. Kane qene pak si kolabriacioniste te pushteuesve, kete po

  5. Hafuzi prej Nange says:

    Per ata qe nuk e dine dua tju sqaroj disa gjera :
    1. Nuk ka njeri me kete emer ne Bicaj
    2. Bicajt jane “PEZA” e Kukesit , dhe nuk ka votuar per te djathten sic thote ky travestiti ” ERBLINA”, madje njihet si fshati i 100 flamureve . Po tiu kontrolloje shtepite iu gjen nga nje flamur te cdo partie , qeverie dhe pushtuesi qe ka kaluar ne ate fshat.
    3. Kjo zhgarravina me siper qe na shitet si artikull i ndonje personi nga Kukesi eshte fytyra e vertete e Mero Bazes. Shyqyr qe Greg Rama nuk ia fal ate qe shkroi disa vjet me pare, per ate qe gjoja Edi Rama ka thene se Gregu eshte djali i Matildes dhe i Kristaqit .Per kete nuk mundi te perfitonte asgje nga Rama pas 23 qershorit 2013.
    Ky monster ka shkruar mbare e prape , per te gjithe dhe per gjithcka. Nuk ka monster me te ndyre ne gjithe boten.

    1. Daja. says:

      Shiko targat e makinave o ‘daja Hafuz”, mos u merr me histori.A të ka pru “mzati” ndonjë lek,apo s’asht te i punu mo, mos rri kot por zëvendësoje vet.

  6. Cecua says:

    Pergezime Erblina! vota jote plumb per bashen. Nuk mund te presesh gje prej tij,eshte komplet fallco.

  7. Daja. says:

    Sillet rrotull historia, Ka shkojn BICET, Shkon Shqipnia.

  8. lorena says:

    Te lumte ! Shkrime te ketij niveli behen vetem nga njerez te medhenj, fisnike e intiligjente ! Te lumte te lumte .. E cfare kishte ketu per ofendime ?? apo se doli dikush e ua plasi turinjve te vertetat qe si pranoni dhe pse i dini? Kam pershtypjen se po te mesonit autorin e vertete (nese ka), do i kerkonit falje dhe do e ndiqnit nga pas .. problemi qendron tek ju o popull ( kuksiane e bicjane) se nuk e dini kush eshte perfaqesuesi juaj me i mire.. ai qe ju ben lajka e ju jep kafe e birra , qe ju thote do t’ju bej te ndiheni te pasur ? apo ai qe u eshte pergjigjur perhere pa ju kerkuar asgje dhe eshte krenuar per kuksianet. ne fakt ju doni me ua mbyll telefonat pas zgjedhjeve,ose kur ti shkoni ne zyre me ju thene sekretarja qe nuk eshte (nderkohe qe perfaqesuesi juaj aty eshte ne fb madje) , etj etj etj..

  9. bota blu says:

    dikush me tregoi per shkrimin ne gazete ,isha shume i interesuar ta lexoja dhe bera mire qe e lexova pasi te verteten e hidhur askush nuk e pranon ,por ky eshte nje leksion i mire per ata qe kane mend .vec dicka do i thosha te nderuarit z.Basha, nuk e di kush te bindi te beje zgjedhjen e gabuar per Kukesin,por kete gabim mos e perserit ne te ardhmen , dhe humbjen mos ja ver popullit me gjak blu, por atyre sahanlepiresva qe te vijne rreth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje