A duhen toleruar deklaratat e fundit të Idrizit

22 Maj 2015, 19:46Blog TEMA

Nga Panajot Barka

 

Deklaratat e Shpetim Idrizit pas zgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuventit të Shqipërisë dhe sidomos ato pas doreheqjës që pasoi të Vangjel Dulës nga i njejti post, kompromentuan keqas institucionin me garand të demokracisë në vend. Kjo për faktin se Idrizi identifikoi besimin e parlamentit për postin e nënkryetarit të tij si legalizim të retorikës së tij nacionaliste antihelene në formën më ekstreme. Fjalori ndaj Dulës nuk ka asnjë lidhje me kulturën politike dhe civile të një parlamentari dhe është totalisht në kundërshtim me postin e drejtuesit të kuventit të Shqipërisë.

Do të ishte ngushëlluese nëse qëndrimi i Idrizit do t’i përkiste vetëm asaj politike në vend që prodhohet për konsum ditor, apo si joshje të sedimentit nacionalist pa objektiv. Pra, ky dimesion në deklaratat e Idrizit egziston, por që shkon për t’u bashkuar me zhvillimet e tjera të karekterit nacionalist të kohëve të fundit. Tregon se Idrizi kërkonte sebep për t’u evidentuar në frontin nacionalist kundër Greqisë, i cili për shumë dekada është provuar se gjeneron nacionalizmin më konfuz, më abstrakt dhe më bajat për disa kategori të popullit shqiptar. Eshtë pikërisht ky fakt, i cili, gjithnjë e më shumë po evidentohet nga faktorë të ndryshëm në të dy vendet, si shkak që ka çuar marrëdhëniet midis dy popujve në nivele shumë më të uleta se mesi i shekullit 19.

Idrizi i bindur më shumë se të tjerët, se kauza e pretenduar prej tij i shërbën interesave që ushqen politika e ditës, nuk mirret drejtpërdrejtë me të, por kërkon antipodë grekë me shpresë se do t’i terheq në hullinë e vet, në një polemikë më shumë shterpe, nga ku ai mund të përfitojë aksione nacionaliste. (Pretendimi i zgjidhjes politike të “kauzës” së Idrizit, ka penguar edhe zgjidhjen personale me mjete juridike të problemeve ekonomike, të shtetësisë etj, nga qytetarë shqiptarë të kesaj kategorie e që i meritojnë ligjerisht.)

Si një antipodë greke Idrizit i ka shërbyer për shumë kohë Vangjel Dule, aq sa me të drejtë në minoritetin etnik grek është etiketuar si paterica e Idrizit.

Në kushtet kur në Greqi askush nuk po e ngrinte dorashkën “e kauzës” që Idrizi nuk linte rast pa ia hedhur palës greke, ai gjeti për këtë rol Dulën. Madje për të qenë më bindës e etiketonte me të madhe si “përfaqësuesin politik të Greqisë në Tiranë”. E bënte këtë edhe për një arsye tjetër. Se e dinte shumë mirë qëndrimin e minoritetit etnik grek në Shqipëri, i cili në asnjë mënyrë nuk donte të mirrte rolin e përfaqësuesit të Greqisë për një problem që i takon ekskluzivisht asaj. Ky qëndrim i pjekur i minoritetin lidhet me përvojën e tij se në kushtet kur Greqisë nuk do t’i hyj gjemb në këmbë “nga kauza Idrizi”, çdo përzierje në të e minoritetit do të kriojonte terrenin që të paguante ai çdo lloj haraçi. (Eshtë jo arsyeja që Idrizi e karakterizon minoritetin “popull vëlla”)

Dulja, të cilit, ashtu si Idrizit, i interesonte vetëm aveniri personal politik, në kushtet kur aksionet politike në minoritet i kishte afër zeros, i intersonte shumë marrja e rolit “të mbrojtësit të interesave kombëtare” të Greqisë. Edhe pse Athina zyrtare, as i besoi një rol të tillë, as e përkrahu inkursionin “mbrojtës” disa vjeçar të Dulës, prap se prap pati zëra dhe qarqe, që për interesa të tjera i hidhnin një spreit heroik dhe e  përkrahnin atë poltikisht.

Por Dulja, duke mos patur mundësi të tjera evidentimi politik, kishte shkuar shumë larg në rrugën e të qenit patericë e Idrizit Kaq larg sa nuk lëjonte me asnjë mjet bashkëjetesën e mundshme politike me të.

Mëgjithatë, dorëheqja e Dulës nga posti i nënkryetarit nuk lidhet as me pamundësinë e bashkëjetesës me Idrizin, as me deklaratën e bërë se nuk mund të idintefikohet me situata që i kthejnë institucionet shtetërore “në plaçkë këmbimi në tregun e aleancave fluide”. Kjo për faktin se vet Dulja kur është fjala për interesa personale politike ka pranuar si plaçkë këmbimi, si interesat jetike të minoritetit etnik grek, ashtu edhe interesat politike të partisë që përfaqëson apo dhe të vendit në terësi.

Shkaku i vërtet i dorheqjës së Dulës është se ai, i tmeruar nga dështimi i pritshëm në të gjitha nivelet  në këto zgjedhje lokale, (lojrat dhe piruetat e njohura vite më parë kësaj here ishin të pavlefshme), i hutuar nga anonçimi zyrtar i Athinës se ai nuk është i përkedheluri i saj dhe se ajo nuk ndërhyn në favor të asnjë faktori politik në minoritetin etnik grek, si dhe duke parë se, as nga Tirana e as nga Athina, nuk i krijohet terren për krijimin e situatave konfliktuale me prapavijë nacionaliste që ai të mund të përfitonte politikisht, shrytëzoi rastin e zgjedhjës së Idrizit si nënkryetar parlamenti për një “dalje heroike”, me shpresë se do ta detyronte Athinën të kthente projektorët dhe kamerat mbi të.

Siç pritej, Idrizi  me deklaratat e tij provokuese dhe të patolerueshme për vet parlamentin shqiptar, për shoqërinë civile dhe vet komunitetin çam, i krijoi Dulës gjithë salltanetin e duhur që ai të përfitojë spreit-in heroik të ardhur nga Greqia. Por Athina (të paktën ajo zyrtare) tregon se nuk ka ndërmend të shkojë pas berihajt të Dulës. Aq me keq kur tregon se nuk ka ndërmend të mirret as me deklaratat provokative të nënkryetarit të ri të parlamentit.

I pari që e kuptoi se e humbiste partneritetin antipod të Dulës ishte vet Idrizi. Ndaj edhe ai kërkoi me nxitim të tërhiqte në strofullën e vet Agimin e Artë grek. Eshtë e njohur se Agimi i Artë e pranoi kohë me parë (qoftë edhe për interesat e veta) sfidën e shoqatës së Aleancës Kuq e Zi. Por e kuptoi pse i ra në stomak si qull i nxehtë. Kështu që tani do t’i fryjë edhe kosit.

E gjithë kjo histori që analizuam kuptohet se është shumë më pak e rendësishme se zhvillimet e tjera në vend e në rajon brenda të cilave do të evidentohen  Idrizi apo edhe faktorë të tjerë që për barkë politike kanë nacionalizmin.

Midis Greqisë dhe Shqipërisë, po rihapet rishtazi një cikël i ri përkeqësimi marrëdhëniesh. Edhe këtë herë, po të lemë mënjanë ndonjë deklaratë apo notë zyrtare  në lidhje me marrëveshjen e detit (një problem i ri ndërshtetëror që po merr trajtat e pelhurës së Penelopës), që kësaj here u duk me qartë edhe ndonjë gisht i huaj, përkeqësimi i marrëdhënieve amplifikohet nga Medjat në të dy anët, të cilat, me keq se politikanët, nuk duan të shikojnë se interesat praktike dhe strategjike për të dy vendet, që prodhon bashkëpunimi, janë shumë më të mëdha se përplasjet që ushqen nacionalizmi i semurë dhe interesat e të tjereve.

Vizita e Erdoganit në Tiranë i futi një fashë ngrice vendit në raportet me Perendimin. (Kuptohet se kjo nuk lidhet aspak me takimin me Idrizin, me të cilin “diskutuan programin e PDIU-s” (!!), por me faktin se Erdogani sfidoi bashkejetesën ndërfetare, si vlerë të identitetit shqiptar në perendim të mburur dhe nga Papa, në përkrahje të myslimanizmit. Madje duke caktuar bregun shqiptar të Adriatikut si kufirin e tij perendimor.

Zhvillimet në republikën e Shkupit, ku për ngjarjet në Kumanovë duket se askush nuk do transparencën, kanë detyruar kryeministrin Rama të paralajmerojë me veto Shkupin për anëtarësimin e tij në NATO, nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit. Që përkthehet se marrëdhëniet janë të ngrira.

Me Beogradin, vizita e pritshme e Vuçiç ka ndezur që tani motorat për risjelljen e klimës së përplasjës vërbale nacionaliste.

Pra Shqipëria, me të gjithë fqinjët kufitarë tokësorë ka për momentin marrëdhënie aspak të mira që të kujtojnë politikën e rrethimit të Enver Hoxhës në vitet 70-80’.

Në këtë tablo, duket qartë se Greqia, duke mos patur asnjë problem të nxehtë ndërshtetërior me Shqipërinë, duke konfiguruar politikën e saj rajonale në receta strikte të politikës së BE-së dhe NATOS, bashkë me asetin e disa qindra mijëve emigrantëve shqiptarë atje, përbën realisht fqinjin me garanci dhe standarte Evropiane Por, marrëdhënie të tilla po i pengojnë paragjykimet e së kaluarës, rudimenti i regjimit komunist se nacionalizmi rrit unitetin e brendshëm dhe tërheq vemendjen nga problemet serioze sociale dhe ekonomike dhe po tradicionalisht, e pengojnë interesat e të tjerëve.

Dhe kjo përbën një arsye më shumë për të penguar “idrizet” në rrugën e tyre.

 

43 komente në “A duhen toleruar deklaratat e fundit të Idrizit”

  1. drejtësi says:

    Panajoti është aq i zgjuar sa nuk do shumë mend ta kuptosh se në emër të kujt flet

    1. Pilo Lala says:

      Ky eshte violina e dyte e Greqise.
      Keto monstra e kuptojne qe Greqia ka bere presion mbi Qeverite e Nanos e Berishes, dhe merrnin cfare donin.
      KY VEND KA ZOT!

      1. Bureto says:

        Po e verteta eshte sic shkruan Barka. Qeverite shqiptare qysh ne kohen e Zogut jane zbythur kundrejt polikes dhe interesave te Athines. Qe te mos e zgjasim, se historia per kete nuk tregohet dot neper komente ne gazeta, edhe kesaj rradhe politka shqiptare do te zbythet per dy arsye: E para se s’eshte kurre e bashkuar, gjithmone duke u mbeshtetur ne parimet e shendosha te reciprocitetit me fqinjte, (nje analize ne kete portal ka bere sot Zhej)dhe e dyta sepse lobi grek eshte i forte sidomos ne Amerike. Ne duhet qe me nje polike te urte, por edhe dinamike, pse jo dhe ‘ofensive’ duhet qe ne rradhe te pare te ballancojme ate lob dhe te fitojme mbeshtetjen e amerikaneve, qe e dine vete sesi behen punet kur ajo do. Ne nuk duam asgje me teper veçse te drejtat e mohuara dhe mbajtjen e ‘sendeve’ rezerve nga Athina, per cdo rast, kur ato vihen ne tavoline, dhe pse ne nuk i kemi rene ne qafe kurre, kurre, asaj.

        1. aqifi (po i verteti ama) says:

          Nje njeri qendronte para nje dyqani dhe i binte nje violine pa tela. Dhe kur e pyesnin pse nuk bente muzike pergjigjej “Do t’ja degjoni neser avazin violines”.

          Edhe historia e marredhenieve me Greqine. Shqiptaret ose me sakte shqipkaret si puna e ca komentuesve nga radhet e patrioteve folklorike do ta degjojne avazin e violines greke kur te kerkojne antaresim ne BE…

          1. u shkrime gazit says:

            …atehere Greqia do kete dale nga BE-ja o t’Qifsha! ?

          2. Yyy ca gallate says:

            Panajoti eshte nje copre fshatari i trashe,me themra te zeza e te palara,po si gjithmone eshte “i pari ne fshat” ? ? ?

    2. komunalja says:

      Tokat ilire te epirit do merren, duan apo s’duan murgjerit pederaste te malit athos!

  2. tt says:

    Ik mer Zullap moss na hap barkun me shkrimet e tuja antishqiptare

    1. Vasili says:

      DOKUMENTAR, GREQIA SHTET I SHQIPTAREVE
      http://www.youtube.com/watch?v=fqMmFS14JjA

  3. Zigur Qarri says:

    Ik ore skuth!

    1. Ilir Hoti says:

      Per Panajotin, engjujt jane greqia serbia e rusia!!!! Vrasja e shqiptareve, te drejtat e shqiptareve…..nuk kane rendesi! pirdhu mor dhelper! Ne duhet ti dalimzot popullit dhe truadhit shqiptare me cdo cmim!

  4. Loni says:

    Me duket se nese ka dicka te patolerueshme, eshte ndrhyrja ne punet e brendshme te Shqiperise nga ana e Athines.

    Nese ka dicka te patolerueshme, jane leshimet antiparimore e antishqiptare dhe ne kundershim me te gjitha normat njerezore e europiane qe u jane bere sistematikisht grekeve, serbeve e maqedoneve.

    Ky tipi i artikullit beson vertet apo tallet kur shkruan “helen” ne vend te “grek”?

  5. vlonjati says:

    Shpetimi qe shtrihet ruges per tu falur 5 here ne dite me bythet larte nuk eshte shqiptare por mbeturine otomane , kjo pjelle arabie poshteron historine tone me devijimet fetare dhe ngadaleson rugetimin e vendit ne europe. shqiperine e duam me shqiptare dhe jo me islamista te mbetur aksidentalish ne token ilire, . Ik o Shpetim e fshi bythen ne stamboll se per atje je.

    1. askushi says:

      O vlonjat e ke tamam. Por ky hajdut i Nanos me la pa mend, arriti shume lart ne skakeren politike, njesoj si Edi Rama, nga thonjte pa prere deri tek kryeminister.
      Sa per camet, asnjeri prej drejtuesve te tyre nuk ka menduar per ta. Zgjidhje masive nuk ka. Ka vetem zgjidhje personale me dokumenta.
      Dulja si Dule, nuk ke cfar pret prej tij. Por nga Idrizi aq me keq.
      Kjo sjellje ndoshta drejtohet kundra LSI, meqe LSI do te forcohet akoma me shume. Hiqeni mendjen, ne jemi popull me shumice hajdute dhe mercenare, qe nuk e duam punen fare, dhe nuk respektojme asnjeri, vec barkun dhe pordhet tona.
      Keshtu do zvarritemi prap ne shekuj, pa arritur asnjehere kulmin.

  6. zoro. says:

    BRAVO ZOTI BARKA CAMI ME FYTYRE ERDOGANI ky kriminel, vrases ,ajdut idrizi po mban peng gjithe shqiptaret qe duan ta shikojne shqipewrin drejte evropes. ky cami i keq po na cone ne lufte me evropen , me fqinjet tane te krishtere, dhe po na ngre pushtimin otoman. turp per ate edi ramen qe per pak para turke shiti cdo gje, turp. mos harroni kelyshat e turkurt se nje dite do rezoheni maskarenje islamista. vdekje turqise.

    1. arbereshi says:

      ZORO mer ilacet bibilush qe te kuptosh te pakten qe je zorre qorre dhe jo homo zoro sic pretendon ti, qe po na flet per maskarenj islamista dhe te krishtere, qe po na flet gjithashtu per kelysha turku dhe greku dhe qe po na flet per vdekje te turqise e te greqise ca te tjere pa dyshim duke patur vetem orientim fetar e asgje me shume dhe duke haruar qe dogma me e thjeshte ne te kuptuar, gjithmon simbas menyres se secilit, eshte feja qe nuk ngelet injorant pa u mare me te dhe jane pikerisht keta qe behen me fanatik se papa sepse eshte e vetmja gje qe arijne te kuptojne ne jeten e tyre( gjithmon simbas tyre ata mendojne se kuptojne) jane perallat fetare (te ciles do feje).Dhe homo zoros i duket vetja europian kur deri dje ka jetuar ne provincat e shqiperise.HAHAHAAAAAAA

    2. Vasili says:

      “Greku” eshte simbol i poshtersise dhe me kete emer thirret nje njeri i poshter, i pabese, i urryer qe i urren te gjithe. “Greqia” eshte gruaja e lindjes dhe dashnorja e perendimit. Greqia eshte turpi dhe neveria e europianeve.

  7. sefer ziu says:

    o Panajot Barka ! Ti je grek, merr para nga greku dhe nuk te intereson fare Shqiperia. Ti dhe Dule e te tjere jeni kontranande sot ne Shqiperi fale ligjeve te Europes. Qeveria greke ka koalicion me nje parti naziste dhe si e tille eshte parti naziste se dhe Hitlerin populli e votoi, apo jo; prandaj me qeverine greke sot per sot duhet distance dhe ka futur hundet shume ne çeshtjen shqiptare dhe jo vetem hundet por dhe ka vepruar me janullatos e ju spiunet e saj qe keni spekulluar ne emer te demokracist, por qeveria shqiptare duhet te distancohet nga qeveria greke si qeveri naziste. Mos kujto se shkruan ndonje artikull ti dhe çdo gje eshte si thua ti. Lexo dhe komentet e qytetareve shqiptare se ata jane vendas dhe jo ti. Sa per Athinen, shqiptaret e kane pushtuar me kohe e e kane ndertuar ata dhe akademine e saj, sa Greqine sot, me vjen keq, por nazizmi dhe fashismi i ka rrenjet ne qeverine e saj. Larg duarte nga Shqiperia !

    1. Vasili says:

      Komb “helen” apo “grek” nuk ka dhe nuk ka patur ndonjehere. Fjala “Helen” eshte shpikje e “grekerve” te sotem per t’i gjetur nje emer lashtesise arberoere qe nuk eshte aspak greke. Edhe “greqishtja” e lashte me germat qe njihen si “greke” lexohet dhe kuptohet vetem shqip.

  8. altin says:

    Pikes i ke rene. Fajin e ka Rama qe e perfshin ne planet e tij Idrizin….ai lojra ka bere dhe gjithmone per negativitet ka ndikuar ne cdo gje ne politiken shqiptare….vetem interesat e tij personale ka pare…..shume shpejt do i dalin petet lakrorit Idrizi…..Ai eshte thjesht nje i papergjegjshem….

  9. ben says:

    Panajoti, flet me shume si minoritar, sesa si qytetar shqiptar. Prandaj per Panajotin e rendesishme nuk eshte kombi dhe populli shqiptar, por interesi strikt i minoritetit. Nga nje analist publik do prisja dicka me te zgjuar sesa analiza bajate per politiken e idrizit dhe te dules. idrizi ka mare veten nga fuquzimi qe i dhane votat dhe partia e tij perjeton nje ngritje te vazhdueshme, kurse dulja po zvogelohet perdite. Idrizi ka nje kauze, te kerkoje te drejtat e mohuara te komunitetit cam,te bej publike dhe te adresoj ceshtjen came deri sa te zgjidhet me te gjitha mjetet demokratike. dhe kjo eshte demokraci ne shkallen me te larte.per sqarim, nuk jam cam, por e mbeshtes kauzen e tyre

    1. askushi says:

      Edhe une e mbeshtes kauzen e tyre. Po hapi i pare eshte te thuhet e verteta dhe jo genjeshtra. Ka pasur raste ne histori qe popuj komplet mendonin gabim dhe genjenin veten, sic ishte gjith mesjeta me inkuziocionin.Edhe myslimanizmi nuk doli kot, per te kundershtuar katolicizmin.Se Amerika u be katolike me miljona vrasje.
      Enveri genjeu ne histori sa u ngop, ndoshta mire beri.
      Zogu po ashtu po pak me pake, dhe u duk qe mendonte vetem per vete, si te gjith te tjeret xhanem,se ja mbathi dhe braktisi vendin, sic do te bejne te gjithe keta, qe nga Nano qe bredh rrugeve te Anglise, sic bente Edi kur e gjeti Nano rrugeve te Frances, sic do bej shumica e Idrizve ne Stamboll.
      Do me per Belulin. Te gjithe per vete mendojne.
      Pra drejtusit e PDIUs le te thone vetem emrat e atyre 2000 cameve qe jane denuar me vdekje ne gjygjin e Janines. Vetem emrat dhe te shkojne gazetaret ti pyesin se pse i kane denuar me vdekje, se te gjithe erdhen ne Shqiperi. Bile shumica e shqiptareve nuk dine fare per kete gjygj. Futuni ne internet dhe flitet per kete gjygj. Po kaq. Po pse?

    2. Gashi says:

      Ato qe njihen si pakice greke ne Shqiperi jane thjesht besimtare te kishes lindore (ortodokse) te cilen gabimisht dhe me qellim e quajne kishe greke. Ne Shqiperi nuk ka pakice “kombetare greke”, por vetem disa besimtare te fese se kishes lindore. Nuk egziston kombi grek apo helen; keto jane shpikje te propagandes kishtare para 180 vjetesh. Nuk ka patur ndonje “Greqi” ne lashtesi.

  10. demokrat says:

    Paragrafi i fundit i Barkes eshte fund e krye demagogji. Barka e di fare mire se Greqia eshte duke rreshqitur tragjikisht me vetedije te plote drejt kursit rus dhe shkeputjes de jure nga BE dhe NATO. Greqia e Cipras eshte duke materializuar ate qe edhe qarqet me ultranacionaliste e enderronin. Barka di shume me shume se kaq, arkazpor si i rritur ne komunizem dhe i mbrujtur me nacionalizem patologjik ben pyetjen se a duhet toleruar Idrizi per mendimin ndryshe. Meqe fatmiresisht jetojme ne nje shoqeri ku nacionalizmi ekstrem i tipit Agimi i Arte u refuzua nga shoqeria shqiptare, atehere Idrizi apo idrizet sic i pelqene Barkes apo “barkazve”, jane te paktem moralisht superior. Barka apo “barkazit” para se te shikojne qimen ne syte e tjetrit duhet te shikojne trarin ne syte e tyre, ai tra qe i pengon te shikojne Rusine si agresore, por si aleate ne arritjen e synimeve qe pasi i shkulen idrizet nga toka e tyre tani mundohen tu shkulin edhe kujtesen. Shkuat shume larg barkaz.

  11. Treviso says:

    Zoti Panajot, qe ne shtator te vitin 1977 ne qytetin e Lushnjes me ka ngel ne mendje personaliteti i Juaj i pa kuptueshem. Jam i gezuar qe nuk ke arritur ne poste te larta shteterore.
    Situatat ne Ballkan kane ndryshuar sic ka ndryshuar dhe ne Europe. Eshte momenti qe Ballkani duhet te cmilitarizohet dhe te mos ngeli gjithmone fuci Baruti. Ish qeveria fashiste nuk kishte interes per kete, perkundrasi. Nje qeveri qe kerkon te veje pikat mbi i, Ju i kunderviheni duke kerkuar dhe merita.
    Zoti Panajot, mendimet qe shprehni do ti krahasoja me artikullin e revistes greke qe eshte hedhur ne qarkullim per nje pjese te injoranteve greke, ku flitet per lufte kunder Shqiperise. Zoti Panajot, nese ndodh nje gje e tille je ne vije te pare te frontit, se per kete ke derdhur djers. Ka ndodhur qe ke dhuruar dhe embelsire me shkrimet e tua, per shqiptaret. Kur populli eshte mesuar te marri vetem helm nga Ju, kur kerkoni ti dhuroni embelsire,nuk ju zen vend.

    1. Gashi says:

      “Grekerit” e sotem jane vetem fetare fundamentaliste te kishes lindore ortodokse te cilen e quajne gabimisht kisha greke. Para 2000 vjetesh nuk ka patur as kishe, as “kishe greke” dhe as gjuhe “greke” te kishes greke. Grekerit e sotem nuk kane lidhje me lashtesine, as me histori, as me race, as me gjuhe. Hiqi grekerve te sotem rroben fetare te kishes, çfar iu ngelet?

      1. askushi says:

        O Gashi : Sa linde ti filloj jeta, historia dhe zhvillimi njerzor.

  12. Shqip says:

    Ky Panua eshte me legen se Dule kokelopa. u drodhe e u sperdrodhe o Pano po askund nuk dole. Histori e vjeter kjo Pano por qe do ti japesh ca ngjyra te reja .

    1. arbereshi says:

      Po cfar prisni, qofte njoni qofte tjetri fshatare rurale jane, te cileve ju eshte dhene mundesia te flasin dhe te mbrojne ne menyren me te keqe interesat e minoritetit grek ne shqiperi.Per te cilet qofte ne kohen e Enverit Qofte dhe tani kane qene te privilegjuarit e ketij vendi te varfer ne zhvillim.Politika e jashtme e Enverit ka qene nga me korrektet, jo me kot Pangalos me gjithe se kundershtar ne ideologji me Enverin e konsideron burre shteti.Mbas 1944 ka qene gjithmon qeveria Greke qe ka bere hapin e pare per permiresimin e mardhenieve me shqiperine, 1971 Junta ushtarake kerkoj lidhjen e mardhenieve diplomatike, 1982 Papandreu beri nje zbutje te mardhenieve deri ne ate shkalle sa qe dukej qe mardheniet skishin patur kure krisje.Tani ndjehen shume inferiore dhe te pa fuqishem aq sa shofin fantazma qe do ti hane, kjo ka te beje me mosnjofjen reale te identitetit te tyre, dhenia e ndihmave per nje kohe te gjate me shume i ka demtuar se sa i ka ndihmuar.Nje ekonomist amerikan thote per vendet e afrikes se i kemi demtuar duke i mesuar te jetojne me ndihma duhet ti mesojme te punojne qe te zhvillohen.E njejta gje ka ndodhur me greqine, por mbas kesaj qe ndodhi ata duhet ti jene mirnjohese merkelit se te rinjte grek nuk do te kene asgje te perbashket me prinderit jevgj qe u mesuan te jetojne duke kercyer buzuqeve me keq se PUCOFAGO me shoqerine etij me mbiemrin BOLE

  13. Akilis says:

    Shume shtete ne Evrope dhe ne bote,jane krijuar me force,krim,vrasje,zgjerim territoresh si Turqia,Sllavet,Anglia ne Amerike,Italia nga Roma e poshte,mire apo keq kjo eshte e verteta,kurse Shqiperine,Shkupin,Israelin,Malin e Zi,Bosnjen e krijuan interesat e Fuqive te Medha d.m.th te Tjeret.
    Pyetja eshte kush flet per kufij Natyrale apo te dhena nga Zoti dhe per cfare Drejtesie flasim.
    Keto prape mbeten shtete te ndertuara ne civilizime te tjera qe paturpesisht nuk falenderojne por me e keqja dhe e luftojne.
    Gjarperi te pickon edhe kur i jep te haje.
    ti mbushesh mendjen nje Turku apo shqipetari apo dhe nje amerikani qe ta kete per turp qe eshte njeri qe nderon identitetin apo pushtimiet e tij eshte e kote.
    Dhe me e keqja ne emer te “Zotit”!
    Te tjerat jane pese me hic.

  14. Gashi says:

    Qirio Panajot, pse di shqip? Cili i kerkon mendim ketij bujkroberi? Cili ka nevoje se çfar mendon ky bujkrob?

    1. askushi says:

      Bujkrobi mendon gjithmon per vajzen e fisnikut, prandaj ruje mire o feudal i Anadollit

  15. mirel says:

    Mbylle sqepin ti qirje greke
    ke dhe ze dhe cicerin per Idrizin
    Ja tolerojme ne ne Shqiperi sa na do trapi, ti shet dhe mos u ndjej se po te afrohet ndonje dru I mire
    vemje minorikare

  16. Albann says:

    Shko falu te Janulla…

  17. Pelasgian says:

    eeeeh mor enver bythqiiiiri qe ti qiiiifte dreqi rooopt …faji jot eshte …

    me te njejten monedh si ajo e Zerves duhet t’ishe pergjigj kunder minoriKARVE krimba si ky dhe shume tipa te tille

  18. gogo says:

    Turp per Edi Ramen,qe fut ne sofer Idriz Camin,qe do te na mbaje larg Evropes,per interesat e tij.Ne se duan camet te marrin pasurine e tyre,le te vene ne Gjykaten nderkombetare,se me Idrizin nuk kane per te fituar gje,pervecse armiqesojne Shqiperine me Greqine.Sa per nacionalizem, ne Shqiperi po perhapet si epidemi urrejtja ndaj grekeve dhe Greqise,duke harruar se po te mos kishte hapur portat Greqia,neve ne Shqiperi,do te kishim ngrene njeri tjetrin dhe duke harruar qe atje jetojne e punojne disa qindra mijra shqiptare!Ndaj them qe eshte turp per Edi Ramen,qe ben aleance me te pabesin Shpetim camin,mbasi ai ka per ta tradhetuar i pari,kur ta shohe se fiton pala tjeter!

  19. Zhelefina says:

    Kur fole per marredheniet “e ngrira” te Shqiperise,mos kishe parasysh Greqine,qe hahet si qente,me te gjithe fqinjet ?! As na thua…,me ke ka marredhenie te mira Greqia : Me Turqine,me Maqedonine,me Shqiperine,apo me Italine e Bullgarine ?! Greqia eshte si nje i semure me SIDA,qe i qendrojnew larg dhe e shohin me dyshim,tashme krejt Evropa(e me tej),pa folur per vendet qe e rrethojne .

    1. askushi says:

      Dy shtete ka sot Ballkani qe kan respektuar njeri tjetrin qe nga viti 1930 e ketej: Turqia dhe Greqia.
      Te gjithe te tjerat e kan shkelur fjalen dhe mareveshjet.
      Ne sipas Saliut kemi me 5 shtetet ballkanike probleme.
      Shiko perdite gazetat tona sa here ne dite shahet Greqia, Serbia, Maqedonia. Me ben pershtypje pse nuk shahet Italia?.
      Lexo gazetat gjermane po pati ndonje sharje per polaket, qe i kane marre gjysmen e teritorit pas luftes se 2 boterore dhe kane perzene 9 milion gjerman nga trojet e tyre.
      Bej vet krahasimin. Pondejte urte s te bi njeri ne qafe.

      1. ..... says:

        Ik ore ASKUSH kkkkkk mjaft na bere kopetentin ketu me forum rrembythje bla bla korrak i Anastasit

    2. alti says:

      Po ne me ke kemi marredhenie temira me fqinjet? Ne nuk na shohin me sy te keq Euroa se e kemi bere veten ashtu, pr si githmone na e ka fajin armiku i jashtem. Shiko komentet e bera dje dhe sot per nje event muzikor, si eurovizioni, ishim te vetmit ne europe qe ne rrjetet sociale kemi lene kokren e namit me sharrje ndaj Italise etj pse sna dhane pike, po ashtu per europen vetem sharrje dhe urrejtje. Konkluzionet nxirri vete

  20. petrit zela says:

    Z Panajot.Perse ne Shqiptaret u dashka te mbyllim gojen,dhe ju dashakeqesit tane shekullor,te vazhdoni akoma te hidhni vallen si kali ne [leme] mbi kurrizin tone.Jo zoteri,-ajo kohe ka mbaruar njeher e mir..Ju o minoritar qe e tregoni vetveten me Grek se Greket e vertete,
    nuk do te jeni gje tjeter,pervecse felliqesirat,apo mbetjet e Shqiptaro – Grekerve..Vangjel Dule dhe ju Z Barka,nje f…n, po te ndegjoni ne shqiperi,ju hazer xhevap per te lajmeruar politiken Greke.Dhe ata si arkitekte te ekzagjerimeve qe jane do thon; I kemi degjuar te shtenat e kundra ajrorev te kalibrave te medhenj,qe nga shqiperija,ketu ne Athine…
    Akoma nuk jeni te bindur,se Nano dhe Berisha,kan dalur jasht lojes se politikes??? Dhe ju akoma vazhdoni te udhehiqeni nga Refreni I tyre i perbuzur nga gjith shqiptarija..

  21. altin says:

    Pra, sic shihet dhe nga komentet dhe gjuha e perdorur, nuk gjen aspak mendime por vetem urrejtje dhe vrer, ky eshte realiteti yne i hidhur dhe qe do na pengoje te ecim perpara por vetem mbrapa…… Kjo eshte toleranca e vertete qe kemi ne ne Shqiperi, besoj se komentet bien ete vendi evropian…. O te varfrit ne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje