Anti-depresivët europian

20 Maj 2015, 12:45Blog TEMA

Nga Erion Mollaymeri

Jam një qytetar shqiptar dhe territorialisht jam një qytetar i Europës. Them duke u bazuar ne kufijtë territorial sepse i Europës që vlen, asaj të bashkuar, nuk bëj pjesë ende as unë dhe asnjë që jeton në kufijtë të cilët më bëjnë shqiptar.

Kam gjuhën time që është krejtësisht e vetme në pemën e prejardhjeve gjë që e bën origjinale, por me disa modifikime të huazuara nga çdo kush që i ka rënë rruga ktej nga kufijtë e mi dhe të bashkombasve të mi. Ankesa për këto huazime? Disa kanë disa jo.

Mua personalisht nuk më shqetësojne madje më ndihmojnë herë pas here të kuptohem me pasardhësit e atyre të huajve që na i kanë ngulitur këto fjalë apo shprehi. Në Turqi Greqi apo Itali më nxjerrin nga situata për kërkesa bazike. Mund të porosis çaj mali, mund të ma mbyllin penxheren nëse kam ftohtë e të tjerë shembuj pa fund. Ideja është që të nxjerrin nga situata. Për t’u marrë vesh më mirë pastaj dhe për të plotësuar kërkesa më të mëdha duhet të mësoj gjuhët e tyre, përndryshe do mbetem i mbyllur rreth kufijve që më bëjnë veçse shqiptar. Po sikur të kishim të gjithë një gjuhë e të binim rehat?

Nëse rehati nënkupton një turk me mustaqe e me qeleshe në kokë i shtrirë në odën e tij duke tymosur  nargjile e duke fërkuar mustaqet nuk do ishte shumë e frytshme.

Një shembull i gjuhës së përbashkët jepet në biblën e parë hebraike, Zanafilla 11, ku thuhet se të gjithë popujt e atëhershëm flisnin një gjuhë dhe kishin të gjithë një dëshirë. Të njiheshin me Krijuesin e tyre . Të drejtuar nga ky vullnet ata nisën të ndërtonin një kullë të lartë derisa të arrinin të shihnin Krijuesin. Kullën e Babelit. Kjo kullë ishte fryt i unifikimit. Por Krijuesi, në këtë rast Zoti i të gjithëve, nuk u ndje mirë nga ky fakt(nuk i dimë arsyet pse) dhe i ndau popujt nëpër gjuhë të ndryshme në mënyë që të mos merreshin vesh me njeri-tjerin.  Kështu ndërtimi i kullës dështoi në synimin e saj dhe mbeti thjesht një vepër arkitekturore. Art.

Vite më përpara kur Bashkimi Europian ende i pazgjeruar si në ditët e sotme e rimendoi e propozoi dhe e mori si vendim implimentimin e një gjuhe të përbashkët por gjithçka dështoi dhe shumë shpejt u harrua. Po përse dështoi? Pastaj cila ishte arsyeja e kësaj ideje? Nevoja për marrëveshje, po ama marrëveshje në plotë kuptimin e fjalës; të merreshin vesh. Por gjuha është pjesë e kulturës dhe në këtë mënyrë duhej unifikiuar dhe kultura. Ndoshta këtu ngeci gjihë ky proces.

Unifikimi i kulturave është krejtësisht utopi për europianët. Domethënë për Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë. Kurrsesi mund të humbasin origjinalitetin e tyre edhe pse e vlersëojnë shumë njeri-tjetrin dhe i kanë qejf ushqimet e njeri-tjetrit. Gjithë ato vite duke vendosur viza duke i zhgarrvitur, e duke i rivendosur për  të krijuar kufijtë që i distanconin nga njeri-tjetri nuk do iknin kështu kot në ajër me krijimin e një kulture të vetme. Do ikte kot mundi i Napoleonit, Hitlerit, Mussolinit etj. Do mbeteshin personazhe për tu tallur. Injorantë egocentrikë. Apo jo?

Pra dhe Esperanto, gjuha e përbashkët e përbërë nga termat e të katër superfuqive por me një bazë të fuqishme latinishteje dështoi. Në rastin e parë ishte Ai më lartë se ne që nuk e aprovoi këtë fakt. Po në rastin e dytë? Gjithmonë është dikush më lartë se ne.

Gjithsesi unë dua të fajësoj Krijuesin, i cili na ndau në gjuhë të ndryshme dhe krijoi telashin, konfliktin. Atë që e kemi trashëguar nga Zanafilla dhe vazhdojmë e kultivojmë edhe sot, madje më të përforcuar edhe brenda  territorit tonë. Kur jemi në vitin 2015, regjistrohen konflikte midis Maqedonisë dhe Greqisë, Maqedonisë dhe etnisë shqiptare. Serbisë dhe popullsisë shqiptare të Kosovës, që automatikisht hap konflikt dhe me shqiptarët e Shqipërisë. Rusisë dhe Ukrainës. Rusisë dhe Polonisë. Por për mos të mjaftuar këto ashtu siç thashë konflikti thellohet dhe brenda territoreve, ku Katalonja kërkon ende pavarësinë nga Spanja, Padania dhe Veneto nuk e mbështesin më trengjyrëshin Italian, ndësa ne shqiptarët vazhdojmë urrejmë njeri-tjetrin dhe mblidhemi në kërkesën paradoksale të Shqipërisë së madhe.

Në çdo rast është një i madh dhe një i vogël në konflikt, dhe i vogli gjithmonë sheh me sytë e mjeruar nga Krijuesit e Europës duke kërkuar shpëtim, po ata nuk e kanë mendjen se janë të rritur dhe nuk merren me fëmijë. I pëkëdhelin një herë te koka duke i thënë “T’keqen xhaxhi ” dhe vazhdojnë punët e tyre prej të rrituri. Madje ndonjëherë ndoshta nga harresa ndoshta nga dëshira për t’i vënë në provë i nxjerrin jashtë të konfliktuarit të merren me njëri-tjetrin. Siç ishte rasti i lënies në një grup të Serbisë dhe Shqipërisë, për eleminatoret e kampionatit europian të futbollit. Sepse atyre nuk u rezulton që këto dy shtete kanë konflikt. –“Po pra çfarë konflikti kanë” dhe shkel syrin. Platinija sigurisht. Tani një fajtor do e gjejmë.

Përmend Uefën sepse eshtë pjesë e strukturës europiane, ashtu siç është krijimi i një festivali europian, Eurovision. Janë këto themelet e bashkëveprimeve kulturore  pasi nuk mund të kemi një unike. Janë këto anti-depresivët që na japin pas traumave që kalojmë nga bulizmi ndërshtetëror. Sidomos ne shqiptarët që të varfër e injorantë jemi pre më e lehtë për të fortët. Vuajmë dhe mundohemi të qeshim për t’u dukur njësoj si gjermanët apo francezët. Por na gënjen syri, ne nuk dime të qeshim si ata. Ne jemi në depresion, ne dhe shumë vende të Ballkanit, plagës së Europës.

Dhe të mëdhenjtë s’dinë si të reagojnë. Na dendin me anti-depresiva. Siç thoshte dhe Serj Tankian, ish solisti i System of a down, me ironi në këngën e tij The unthinking Majority : “Anti depressants, controlling tools of your system, making life more tolerable making life more tolerable”. Ironizonte Tankian i cili e njeh mirë bullizmin që ka ushtruar Turqia ndaj vendit të tij, Armenisë. Dhe pikërisht në këtë edicion të Eurovizionit Armenia përfaqësohet me këngën, Face the shadow- Genaology që i kërkon Europës njohjen e genocidin ndaj armenëve. Vetëm kaq, njohjen.

Se në këto nivele, shtete si ne dhe Armenia kemi nevojë për njohje. Të njihet Shqipëria e madhe të paktën moralisht, minimumi të njihet Kosova. Por Armenia nuk e njeh Kosovën sepse ne nuk njohim genocidin sepse jemi aleat me Turqit. Dhe konflikti sa vjen e koklavitet më keq aq sa implikon dhe shtete që nuk kanë patur ndonjëherë konflikt midis tyre.

Mos ta përziejmë politikën me artin. Mos ta përziejmë politikën me sportin. Thonë gjithnjë Ata, dhe e përsërisim dhe ne. Po arti pa telash nuk lind. Nëse nuk do përzihej politika me artin atëherë në Eurovizion nuk do kishim finalistë shtetet sponsor, sepse nuk do merrej parasysh ekuilbri monetar. Kjo europa supozon barazi apo jo? Nëse po atëherë është themeluar mbi teza komuniste. Po komunizmi është utopik. Apo nuk është? Mbase ata që e cilësojnë të tillë mund të përgjigjen.

Gjithsesi anti-depresivët europianë duket se po bëjnë efekt sepse po më pëlqen shumë kjo kënga e Maqedonisë.  Përsa i përket Bashkimit Europian në një kohë që nuk ka një synim, si populli që ndërtoi kullën, apo synimi nuk arrihet dhe nuk ka prespektivë të arrihet nuk mund të bëj gjë tjetër veçse ta krahasoj me perandoritë e formuara gjatë luftërave të ndryshme. Synohej bashkimi dhe armëpushimi por Perandori dilte hapur.

4 komente në “Anti-depresivët europian”

  1. ufot says:

    Nuk e kuptoj si te kane botuar kete paçavure artikull mor zoteri, ncncncn, ka kryeredaktor kjo gazete idiotesh qe kontrollon paçavuret qe i dergohen per publikim apo ska…

  2. Ad says:

    Erion mendime te salkta, Paksa heretike per doctor evropen, duet te presim per happier e rashes , perndryshe doctorit evrop veshtir t’i gjendet antidepresiv.

  3. elsabahu says:

    Ky artikull shume i sakte,
    por edhe po te shkruanit llapa-llapa do me pelqente me shume,
    je fantastik,
    je si shpirt por nje gje s`kuptoj je shume i padukshem ,s`te kam pare asnjehere ne rruge qe kur ke mbaru studimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje