Ka pas prej vitit 2012 e në vazhdim, një propozim nga KLSH që niveli i borxhit të saksionohej në Kushtetutë dhe të mos kalonte kufirin prej 60 % të PBB. Megjithë debatin e gjerë publik dhe politik, kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë.
Vetëm pak ditë më parë, borxhi publik i Shqipërisë kapërceu shifrën rekord prej 1 trilion lekësh, që është pak e vështirë të perceptohet nga çdo qytetar. Ajo saktësisht është e barabartë me 1 mijë miliardë lekë të reja, ose 10 mijë miliardë lekë të vjetra. Çdo shtetas që lind në vendin tone, ka “pjesën” e tij të borxhit publik prej mbi 3 milionë lekë të vjetra, që do ta paguajë kur të rritet.
Përse gjithë kjo “uri” për të marrë borxh?
Në vitin 2009, borxhi publik i Shqipërisë ishte vetëm 390 miliard lekë. Për 6 vitet e fundit, borxhi është shtuar me mbi 600 miliardë lekë, ose mbi 170 përqind. Nga 2009 e deri në 2015, ka patur 3 palë zgjedhje dhe në prag është procesi i katërt zgjedhor. Kjo duket si një arsye e mjaftueshme për një qeveri, që të mos “kursehet” në marrjen e borxheve, si nga jashtë dhe nga brenda vendit, për të mbyllur kantieret e hapura elektoralë.
Për 6 vitet e fundit, borxhi është shtuar me mbi 600 miliard lekë. Nga 2009 e deri në 2015, ka patur 3 palë zgjedhje dhe në prag është procesi i katërt elektoral në rradhë. Kjo duket si një arsye e mjaftueshme për një qeveri, që të mos “kursehet” në huamarrjen, qoftë kjo e brendshme apo e jashtme, për të mbyllur kantieret e hapura elektorale, që të mbushin më pas thesin me vota për kandidatët e tyre.
Me borxhin publik nën kontroll do të ulej probabiliteti i transferimit të riskut politik, në risk vendi apo social. Shpeshherë qeveritë priren të financojnë programet e tyre politike, duke u mbështetur pa kriter në borxhin publik, sidomos në periudha zgjedhjesh vendore apo të përgjithshme.
Në situatën tonë në Shqipëri, ku zgjedhje vendore apo të përgjithshme kemi praktikisht në çdo dy vjet, një arsye e tillë e shton ndjeshëm peshën e saj, për ta menduar seriozisht disiplinimin buxhetor edhe duke e fiksuar në Kushtetutë tavanin e borxhit publik.
Kur borxhi publik rritet në nivele të larta, kjo shoqërohet me rritje të normës së interesit në sektorin publik dhe në atë privat. Rritja e normës ul kredidhënien, duke penguar rritjen e sektorit financiar dhe të ekonomisë reale. Rrjedhimisht do të ulej punësimi dhe do të përkeqësoheshin edhe me tej treguesit makroekonomikë e financiarë si inflacioni, likuiditeti, risku politik, kursi valutor.
Por nga ana tjetër, limiti i sipërm i borxhit rrit stabilitetin financiar dhe politik në vend dhe rajon, si dhe ndikon ndjeshëm në imazhin ekonomik dhe jo vetëm të Shqipërisë, në arenën ndërkombëtare.
Të dhënat zyrtare të tremujorit të parë të këtij dëshmuan gjithashtu, se realizimet në Tatime dhe Dogana, ishin larg parashikimeve, cka është një tjetër dëshmi se vendi ynë nuk ka kapacitete të përballojë nivelin e lartë të borxhit publik.
Dihet se problemi i rritjes se borxheve publike, sipas nje studjuesi kinez, e ka bazen ne demokracine qe kane vendet perendimore. Fakt eshte se ne demokraci nje here ne kater vjet behen zgjedhjet dhe deputetet dhe politikanet e zgjedhur duan te zgjidhen perseri dhe per kete qellim bejne shume premtime elektorale te cilat ne fund te fundit mund te realizohen ne kurriz te rritjes se borxhit publik. Per shembull Japonia ka nje borxh publik prej 300% te PBB dhe m.gj.ate ekonomia japoneze nuk njef inflacjon.
Une personalisht mendoj se borxhi ne vet vehte eshte nje gje e mire sepse vetem nepermjet tij qeveria mund te beje investime dhe premiresoje sistemin socjal. Borxhi ka te keqen e madhe se ne se ai tejkalohet shume behet nje faktor shume negativ per ekonomine e vendit dhe ben qe investuesit e huaj dhe te vendit qe blejne bonot e thesarit ose nuk i blejne fare ato ose i blejne me nje norme interesi gjithmone ne rritje sepse investuesi i vendit dhe ai i huaj duan qe kapitali qe harxhuan per blerjen e bonove te thesarit ti kthehet se bashku me normen e interesit qe ne fakt ( norma e interesit ) eshte edhe fitimi i tyre.
Une mendoj se ndryshe nga Sala,i cili e largoi FMN sepse kjo vuri kushtin e dhenjeve te kredive te buta vetem ne e ajo do t lejohej te bente monitorimin e ekonomise dhe financave shqiptare. Qeveria e re po e ben kete gje dhe te pakten neve monitorohemi nga FMN dhe BB sepse keto institucjone me te drejte Duan leket qe dhane.
Amerika ke nje borxh publik prej 73%, Italia 127 % dhe Greqi 165 % te PBB.
Une kam mendimin se qeveria e re po vepron drejt sepse nuk ndjek politiken shtrengimit te rrypit qe zbatoi dhe zbaton Be ne Greqi. Qeveria jone po ndjek rrugen anglo saksone dhe jo ate gjermane.
Une nuk kam pare deri me sot dike qe te gezohet kur merr borxhe. Populli yne dikur thoshte se “nuk mbahet shtepia me miell hua”. Por sot na kane dale disa te mençur qe na çajne trapin duke na thene se borxhi qenka diçka e mire!!! Do te donja qe ata ta mbanin familjen e tyre me borxhe, te hipotekonin shtepine dhe gjithçka kane, per te kuptuar se sa i mire eshte borxhi!!! por ata jane rufiane. Pra per ta borxhi eshte i mire kur e marrin te tjeret. Borxhi eshte nje shenje e qarte e dobesise se ekonomise se nje vendi. Mos te flasim per rastin e Greqise. Eshte nje kenaqesi e madhe per fajdexhinjte nderkombetare, kur e fusin nje vend ne rrjeten e borxheve. Sovraniteti i atij vendi ka marre fund nje here e mire. Zgjidhja nuk eshte borxhi, por akumulimi. Enver Hoxha ishte me i ligu i botes, por vendimi i tij per te mos pranuar borxhe dhe kredi nga te huajt, – deshmonte per largpamesine e tij. Eshte me mire te jetosh i varfer por pa borxhe, sesa te tundesh si nje parveny megjithese je i krimbur ne borxhe. Keshtu u soll Greqia gjate 20 vjeteve te fundit dhe ja tani rezultati. Dhe e keqja me e madhe eshte se kur te japin borxhe, si FMN_ja apo Banka Boterore apo djalli me te birin kerkojne qe te vendosin ata se si do te perdoren keto para. Dhe per me shume ato ndihmojne bankat dhe sistemin financiar, sesa rritjen e prodhimit te brendshem. Borxhi eshte si puna e asaj gropes thithese. Qe po re nje here brenda, nuk shpeton dot me. Rritja e borxhit publik te vendit eshte nje krim i pafalshem, i bere nga qeveritaret e dikurshem (Berisha) dhe te tanishem ( Rama), qe kerkon shpagim. Askush nuk ka te drejte te hipotekoje sovranitetin e nje vendi dhe te ardhmen e nje populli.
Mir e ke o plaku, por e keqja esht se kur ndjek rugen anglo saksone perfundon ne ate te dores se hekurt gjermane e brezi qe vjen do kercej napolonin me “prasin ” gjerman, si po e kercejn greket tani ! Borxh te japin kta tani sa te dush e vjen dita qe ti me kamatat, qe kurr ske per ti shlyer, paguan mirqenien e fajdexhiut !Prandaj mendoj qe “gjella me krip e kripa me karar”thot populli ndryshe do ngordhesh i “etur per uj” qe do ta japin me pikatore e femijt tan apo femijt e femijve, mutin ne varr do na bejn, se nuk “mbahet shpia me miell hua ” thot perseri populli yn !Ky kapitalizmi u ndertuai i till, qe te pasurohen disa “perbindsha” qe fshihen pas bankave,shfrytezuan pangopshmerin e njeriut politikan,slen zjarr pa ndezur kudo dhe zhyten njerzimin ne borxh, per ta sunduar e per ta skllaveruar ate perfundimisht ! A e din se cdo grek ka 10000 € borxh ,cdo francez 14000€ ,norvegjezi 15000 € amerikani 16000 e ne kto shifra te peraferta me diferenca te vogla kan ter shtetet e deri dhe australia !Natyrisht kto quhen kredi personale dhe biznezi qe llogaritet per person ! Tani del pytja KU SHKON KY FITIM TOKOSH GJIGAND ? Kush kontrollon kte e ne dor te kujt jan kto fitime keshtu qyl e kush i gezon ???
Nuk ka vend dhe arsye te zgjatem me kte sistem te ndertuar aq me kujdes ,sistem nga i cili njerzimi po shkon drejt skllaverimit ashtu vet me kembet e tij e qe do ti duhet te shoh e te provoj shum ,kriza,varferi,luftera e genjeshtra politikanesh qe na premtojn dit dhe te ardhme te “shkelqyer”…..
katarakti dhe tomsojeri,
Kisha keto gjera :
– Ju faleneroj te dyve per shkrimin shume civil.
– Me lejoni ju lutem tju sqaroj dicka ne lidhje me rruget qe njef ekonomia per dalje nga kriza :
a.- Shkolla anglo saksone, qe e ka origjinen e saj ne mesimet e ekonomistit, cmimi Nobel, anglez Keyenes. Sipas tij, ne kohe krize m.q.s bie shume kerkesa ( rroga te vogla, papunesi etj. ) qeveria duhet ta rrisi kerkesen duke rritur vendet e punes dhe kjo te behet qe FED-i te shtype leke, te mbushi tregun me leke te lire ( norma shume te ulet interesi dhe konkretisht FED ka vite qe ka nje norme interesi Zero ) dhe sidomos qeveria te investoje ne projekte te medha publike dhe pse jo te shtetezoi perkohesisht industrite me probleme.
Obama dhe qeveria Kanadeze blene komplet industrine e makinave amerikane ne Detroit, i dhane borxhe dhe sot kjo industri doli nga kriza, pagoi borxhet, bleu serish aksionet qe kishte qeveria amerikane dhe kanadeze dhe cdo gje shkon vaj.
Ne krahasim me vitin 2009 Amerika e uli papunesine nga 12 ne 6% dhe ka nje rritje te PBB prej mbi 5%. Po kete politike beri ne vitet 1933-1937 presidenti Ruzvelt me planin e tij te famshem “New DEal” qe nxori ameiken nga depresioni i madh i viteve 30-te.
Eshte fakt se per kete shkolle jane edhe dy cmimet Nobel aktuale te ekonomise si Stieglitz dhe Kulman.
b.- Shkolla gjermane. Traktati i versajes i vitit 1918, pas luftes se pare boterore i vuri pa te drejte Gjermanise deshperblime te larta te luftes gje qe keqsoi me shume situaten ekonomike ne Gjermani ku INFLACJONI arriti shifra te papara ku per nje kile buke duhej nje karroce me marka gjermane. Ky fakt Historik ka bere qe shkolla gjermane me te drejte te kete shume frike nga inflacjoni dhe te predikoje dhe fatkeqesisht te aplikoje teorine e KURSIMIT dhe te SHTRENGIMIT TE RRYPIT. Gje qe Gjermania aplikoi me Greqine dhe rezultatet dihen.
– Une mendoj se qeveria e re e Edit ka zgjedhur me te drejte rrugen anglo saksone.
– Une kam pase punuar ne tregetine e jashteme ne kohen e “xhaxhit Enver” dhe kam pare se si genjehej dhe mashtrohej me shifrat dhe kam pare se cfare çmimi varferie dhe triskash ushqimesh duhet te paguante populli yne per nje “sistem” ekonomik qe i kisht hikur koha. Ky fakt u provua edhe ne te gjithe vendet e socjalizmit real. Ekonomise se planifikuar dhe drejtuar vetem nga Shteti ( partia ) dhe aspak nga tregu i tregoi rezultatet e saja kudo dhe jo vetem ne Shqiperi.
Duhet nje ekonomi ekologjike, socjale tregu dhe jo bla bla blara teorike. Per mua duhet nje ekujliber midis shtetit, qe te ndaje ne menyre socjale te mirat materjale qe prodhon tregu.
Tani jemi ne nje epoke post ideologjike ku dogmave idelogjike po i vihet nje pikpyetje e madhe, shfni se cfare po ben Renzi ne Itali.
Pershendetje
Kjo kompetentja e KLSH ose shkruan kot ose ia cungojne shkrimet aq sa te jene fare pa kuptim….!
Falenderim dhe respekt per pergjigjen i nderuar plaku !Shof qe je i mirinformuar dhe nuk ve aspak ne dyshim shifrat dhe opinionin qe ke ne lidhje me rugen qe cdo kush te zgjedh zhvillimin dhe perparimin individual apo shteteror por do me falesh nese un kam rezerva per ate qe e quajm rugen anglosaksone !E them kte se tjeter Kanadaja dhe Amerika qe tejkalojn problemin duke mar borxhe e tjeter Greqia e aq me keq Shqiperia !Borxhi qe moren greket i zhyti ne mjerim dhe sic po duken bathet rrezik qe duhet te shes te gjita resurset per buken e gojes qe ti shpetoj falimentimit sepse mentaliteti i qeveritareve qe kan per bosht korupsionin dhe as qimja nuk ju luan, si jan ne fuqi e si ne opozit,smund te krahasohet kurr me nje shtet si Amerika ku shmangja dhe abuzimi taksor kosiderohet krim ndaj shtetit dhe shkelsi ,cilidoqoft ,e paguan shum shtrejt !Hajde tani e fol per Shqiperin ku korupsioni ,mashtrimi,vjedhja dhe krimi ,mbreterojn paturpesisht e borxhi do perfundoj ne duar alabakesh te politikes !Amerika ka shum rug fitimesh se ka dhe emrin e madh se ka dhe armatime moderne pra ka dhe treg !Po Shqiperia cfar do prodhoj????Edhe zarzavatet e bulmetin e dikurshem ,qe kishe zili te haje e kan mbushur me hormone qe domates me shum i vjen era kastravec se domate !Mos te them per cmimet pastaj qe rezik se me lir i gjen ne Evrop se ne Shqiperi !Jam i mendimit qe marja e borxhit pa kriter per Shqiperin do jet katastrofal, sepse spo ka shenja qe te denohen peshkaqenet e medhej te hajnis e po meren me cironkat,e keshtu sa her qe do kemi nderim qeverish do ja hedhin fajin paraardhesve ! !E saper FED, ajo ndoshta jep me % zero Amerikes e Gjermanis por jo kurr greqis e shqiperis e mos haro ne shrbim te kujt esht ky institucionn bankar shum i hershem dhe lojrat qe ka ber historikisht ne kuriz te te dobteve ! Pra i dashur mik ,me cfar do shlyej borxhin Shqiperia !Shiko si sillen me Greqin “aleatet ” a thua se nuk ka demokraci !Qe nga viti 1991 Greqia ka paguar 270 miliard τοκο,e borxhi po aty ka mbetur e athua do jen me zemergjer me ne ????Jep borxh BQE qe te shlyej FMN detyrimin vjetor e pastaj i jep FMNja te shlyej detyrimet bankare e asgje per problemet e brendeshme !Loj e ndyr fajdexhijsh qe ne do jemi viktima e radhes !Keshtu vjen pushtimi i dashur plak e keshtu do sundohet bota ne nje perandori te madhe, me nje perandor te madh, ku dhe vet ajo Amerik per te cilen flet me lart, esht e zhytur deri ne gryk ne borxh……
tomsojeri,
Te falenderoj per shkrimin me brume. Nuk e di ne se do te arrije koha qe ti te lexosh pergjigjen time.
Rruge dalja per Greqine dhe te gjitha vendet e Europes Jugore qe jane ne Eurozone si Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Greqia, Qipro etj. eshte ajo qe propozojne edhe dy ekonomistet e medhenj te kohes, te dy kane marre cmimin NObel per ekonomi, si Stiglitz dhe Krûman te cilet ka kohe qe thone se politika e shtrengimit te rrypit tani eshte helm per ekonomite e ketyre vendeve.
Pervec kesaj qysh ne fillim u be nje gabim i madh ne konstruksjonin e Euros, sepse nuk u muar parasysh fakti se kemi nje monedhe te re qe vlen per disa vende dhe jo vetem nje vend. Dihet se vlera e nje valute varet nga performanca ekonomike aktuale e nje vendi. Pra nuk u muar parasysh se kemi nje valute te re ( monedhe )per disa vende me performaca te ndryshme.
Performaca e ekonomise gjermane eshte shume e larte dhe prandaj edhe vlera e Euros per kete ekonomi eshte e ulet gje qe spjegon edhe cmimet (konkurencen) e mallrave gjermane te cilat jane 20% me te larta se ato te cmimeve te vendeve qe permenda me siper.
Edhe Amerika ka disa shtete me nje monedhe te vetme, edhe Zvicra ka disa Kantone me nje monedhe te vetme. Dihet se shtetet e Amerikes dhe Kantonet e Zvicres nuk kane nje Performance te njejte ekonimike dhe kete fakt e kompensojne me ligjin e barazise financjare ne kuptimin qe shtetet (Amerikane) dhe Kantonet (zvicrjane ) qe kane Performance te larte duhet te ndihmojne ligjerisht shtetet ose kantonet me Performance te keqe.
Aktualisht ne Gjermani egziston i njejti ligje ne kuptimin qe Landi i BAiernit eshte i detyruar te ndihmoje ekonomikisht landet gjermane me Performance te keqe.
Tani me te drejte behet pyetja se per cfare aresye nuk eshte dakord qeveria gjermane qe ky ligj (barazia financjare )te vihet edhe per vendet e Eurozones ? Edhe ne 18vendet e Eurozones kemi monedhe te vetme si ne Amerike dhe Zvicer. Problemi eshte se popoulli gjerman nuk eshte vizionar, nuk eshte dakord dhe Merkeli qe do votat e tyre nuk ndihet. Eshte fakt i njohur se ish kancelaret gjermane si Schmidt, Kohl dhe Schreder e kritikojne ashper Merkelin per keto Probleme. Ajo do vetem kolltukun dhe nuk eshte vizionare.
Pershendetje
Mos ndoshta jane FMN dhe BBoterore ,qe nen rrogoz shtyn qeverine drejt nje borxhi te pa pagueshem, qe te drejtojne zgjidhjet politike ne Shqiperi ? Qe Nga 2009 deri sot kemi plot 14 % te GDP borxh me udhezime te BBoterore, ku 1 miliad e 300 milion $ per rrugen e kombit per 65 Km ,qe akoma nuk ka mbaruar si dhe 100 milion $ per TEC in e Vlores, qe asnje nuk e di qe eshte ne pune apo jo. Keto institucione jane ne sherbim te fajdexhinjve ,qe japin borxhe dhe ta masin koken me pe . Nje nga keto eshte dhe Sorosi miku i Ed Rames .Mos ndoshta Sorosi ka keshilluar Ramen per kete strategji, ku rasti tipik eshte Greqia qe borxhi I marre ka rene shpatullat e pjeses me te varfer te popullsise .
I sakt Plaku dhe tani besoj mirkuptohemi, por do me falesh te ngul kemb se gabimet e shtrengim rypit nuk jan rastesi dhe ktu kan vend dyshimet e Lekes qe sjan dyshime por nje realitet i hidhur i parimit “vdekja yte jeta ime “Ska solidaritet ,ska meshir ska mirkuptim demokratik perpara interesit e fitimit! Sorosi, kjo Sorr qe esht drejt ngordhjes ,ska te ngopur dhe edhe ne bashkpunim me ish kryeministrin grek Papandreun qe leshoi ne koh te tij nje llaf per referendum nxori afer miliardash !Mir i ke spjeguar plaku dhe pra ruga e Shqiperis te zhytet ne borxh esht kurth i vjeter e tashme i njohur !Ashtu si Merkeli edhe Edit i pelqen shum ai kolltuku shkret e deri tani kte ka treguar, prandaj nuk i besoj ma askuj !Saliu e beri katastrofen dhe e coi Shqiperin drejt ktij borxhi qe po mer, me parimin “mbas meje qameti u beft” Asgje nuk esht rastesi e asgje nuk u be gabimisht, por keshtu u kalkulua dhe kte e tregon kembngulja sot, per ta kthyer Greqin ne Argjentinen e martirizuar !Sot Greqia e neser Shqiperia e cakejt do turren te blejn falas resurset e ky esht synimi 1Pra me fal per insistimin por me aq sa lexoj e ma pret kam dal me konkluzionin perfundimtar se askush nuk te nder doren e miqesis keshtu per altruizem !Esht e gjat kjo bised e me fakte e deshmi rrenqethese, por un ktu do ndalem e skam pse shkoj me tej, sepse me mjafton kjo bindje ,e nuk me mjafton dot forca ti kthej rrugen ktij “lumi”te helmuar qe ka mberthyer njerzimin
Pershendetje………
Te flasim praktikisht i dashur Plaku. Dhe per mendimin tim t’i lejme shembujt me Ameriken dhe Japonine se nuk na ndihmojne. Pasi ato vende jane shume te ndryshme nga Shqiperia. Per t’i rene shkurt po te them qe jane te pakten 200 vjet para nesh. Ti flet per Kejnesin, Stiglitz etj dhe per taktiken e inflacionit, hedhjes se parase ne treg, per rritje te kerkeses e cila sjell edhe rritje te prodhimit. Deri ketu ke nje fare te drejte. Por gabon shume kur absolutizon marrjen e borxheve si ilaç. Eshte me rendesi primare qe kur merr borxh, si person, familje apo shtet, ta dish si do ta lash ate. Duhet te kuptosh se ne boten e sotme fajdexhinjte nderkombetare, (une nuk kam pike respekti per FMN-ne, BB-ne, BQE-ne, etj etj.) nuk te japin borxh ty per te te nxjerre nga halli. Por per te te futur ne kthetrat e tyre njehere e pergjithmone. Kete ti e ke pohuar padashje vete kur shkruan qe Berisha e perzuri FMN-ne se kjo e fundit, po te citoj “do te jepte kredi te buta, por me kondite te monitoronte ekonomine dhe financat shqiptare”. Ketu eshte problemi. Shpesh here keto institucione “nderkombetare” te japin kredi, por me kusht qe te percaktojne ato se ku do perdoren keto kredi?! Keshtu ia kane bere Greqise. Keshtu ia kane bere dikur Rusise se Jelcinit, vendeve te Amerikes Latine dhe Afrikes sot. Keshtu psh keto vende kane ndertuar, me ndihmen e eksperteve dhe firmave te Perendimit dhe me borxhet e FMN-se(!) aeroporte madheshtore, autorruge me kater korsi etj etj. Pra kryesisht investime ne infrastrukture. Te cilat kane rezultuar te padobishme dhe jo rentable. Borxhi eshte i mire vetem kur ti e perdor per te rritur GDP-ne, pra ndihmon ne rritjen e prodhimit te brendshem bujqesor, atij industrial, hap fronte te reja pune etj etj. Por qe te arrihet larja e borxheve ti duhet te mbrosh me dogana prodhimin e brendshem perballe konkurrences se prodhimeve te huaja me te mira dhe me te lira. Por doganat konsiderohen sot si nje krim i jashtezakonshem dhe i paimagjinueshem ne boten e tashme globale. Pra qe kur t’i japin parate, organizmat financiare nderkombetare e dine qe ti nuk do t’i lash kurre ato para. Disa vende si Turqia, Rusia, Brazili arriten t’i shpetonin leqeve te ketyre organizmave. Por ato ishin vende te medha, me resurse te pafund dhe me udheheqes autoritare qe e donin vendin e tyre. Por Shqiperise i mungojne te gjitha keto kritere. Eshte nje vend dhe popull i traumatizuar, pasurite kombetare i ka shitur, prodhimi i brendshem zero, korrupsioni ne qiell etj etj. Prandaj eshte gabim i madh qe qeveria vazhdon ta rendoje barren e borxheve ne kurriz te popullit te saj. Eshte nje krim qe do kerkoje koka te shpaguhet, siç e kam thene edhe me siper. Nuk po e zgjas me. Pershendetje.