Stoli i rezervave të deputetëve

15 Maj 2015, 12:35Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Paradokset dhe alogjizmat e sistemit tonë politik nuk kanë të sosur…

Përpiqem të gjej ndonjë anë pozitive, e nuk ja dal dot.

Ja shihni e më thoni nëse nuk kam të drejtë. Po më bindët heq dorë…

Ikën nja dhjetë a nuk e di sesa deputetë nga Kuvendi sepse do të kandidojnë për kryetarë bashkish.

E tani në vend të tyre do të vijnë nga seicila listë partiake deputetët që kanë qenë më poshtë tyre në rradhë.

Po ku kanë legjitimitet moral dhe logjik këta që të hyjnë në Kuvend !!!

Ata mund të jenë burra dhe gra të mira, por kjo nuk ndryshon gjë.

E para, si është e mundur që një rezultat zgjedhjesh në një zonë ta quash ende të vlefshme sot kur kanë kaluar dy vite që atëhere kur është bërë votimi.

Mirë ata që u zgjodhën atëhere morën mandat për katër vjet, po këta zëvendësuesit kush tha që edhe sot po të votohej do të zgjidheshin???

E dyta, ata duhet edhe sot të rivalizonin me kandidatë të tjerë jo të zgjidheshin automatikisht ndërkohë që elektorati që nuk i votoi në atë kohë mund të mos i ketë dashur fare as si zëvendësues.

Kush e provon se elektorati i votoi si zëvendësuesa të mundshëm të deputetëve të ikur.

E treta, a nuk do të ishte një test i mirë nëse në ato zona ku kanë ikur deputetë të bëhej edhe një testim i ri i balancës të forcave politike???

Kjo sigurisht do t’i jepte më shumë pushtet qytetarit. Do e lidhte politikën me qytetarin.

Na zëvendësohen deputetët sikur të ishin ekip futbolli, ikën dikush, nxjerrin një tjetër nga stoli i rezervave.

Kështu në parim ne mund të kemi në fund të mandatit krejt deputetë të tjerë nga ata që e nisën mandatin.

A e kuptojnë se çfarë marrie është ???

12 komente në “Stoli i rezervave të deputetëve”

  1. faro says:

    Shpenzimet per fushaten qe kerkon ar-tani, ti nxjerre nga xhepi i vet, sepse ligji nuk e parashikon dhe si rrjedhoje nuk ka perse te shpenzohen paret e taxapaguesve

    1. undefined says:

      Ore ky profi francez kujtoj se rilindja nuk bente dot pa te.., mirpo pasi askush nuk ja vari.., eshte leshuar si i terbuar nga inati.., qetsou prof: si ty byth-pambuk, ka me lopate ne kete vend..

  2. altini says:

    Jam shume dakort me Prof. Fugen. E njejta formule si sugjeron Prof-i behet ne boten anglo-saksone.

  3. Nukdumbanane.com says:

    Profesor i nderuar me gjithe respektin qe kam per ju sipas ksaj llogjike i bie qe gjithe vitin cdo dite ne te meremi me zgjedhje

    1. lola says:

      O zote sa komentues te trashe qe jane, e si mund ta kuptojne keta Fugen? Mire qe nuk e kuptojne dote z.Fuga po pse nuk heshtin xhanem?

  4. parfumi says:

    E ku duan ata te dine per kritiket, qofshin ata intelektual ,apo punetore te thjeshte . Ato tallin menderen me te gjithe . Albanistani eshte nje han ,qe cdo parti qe vjen ben si te doje .

  5. hasani says:

    Sa banal eshte bere ky njeri ! Vetem keq dhe llum emeton. Lere pastaj asnje lloj finese ne te shkruajktur.

  6. Gjergji says:

    Profesor ae kupton se ky popull e ka haram lirine,i mungon kultura demokratike.Nje komentues me lart thote se keshtu eshte ligji.Ore vlla shqiptare ligjin e Kane mare nga Bibla dhe sndryshohet apo e Kane bere ato deputet per interesat e tyre? Po shih or burre interesin tend dhe jo interesin e partise biles edhe neqoftese je I punsuar.

  7. Lum Si Ne Per Politikanet Qe Kemi says:

    ka te drejte, nuk duhet votuar partia dhe ajo te nxjerre ke deputet i do trapi, populli duhet te votoje njeriun…

    deshmi penaliteti fallsifikohen vete ne ministri te drejtesise, ndersa ne populli kemi nje shprehje: “ku ka ze, nuk eshte pa gje”… le te nxjerrin sa te duan deshmi penaliteti, populli di shume gjera te verteta qe per keta kandidate…

  8. petrit says:

    Ky filozofi yne paska shkare fare. S’do tia dija as per rregullore, as per ligje e as per kushtetute. Lereni te shkruaj

  9. era says:

    Artani nuk thote qe te paguhen parate tani , ai thote se ky sistem eshte i marre dhe nuk duhet te funksionoje keshtu. Del nje trap qe i lepihet lulushit apo piktorit qe populli nuk e ka haberin fare dhe keta i zgjedhin si “te zgjedhurit e popullit”.

    Mire bejen kur populli ha pershesh me dhalle.

    ps. hasan, i mole derrat?

  10. sefer ziu says:

    Artan Fuges i “piell” mendja per shume gjera qe ndodhin. Ai ka ngaterruar drejtim dhe i duket se ne sistemin qe jemi duhet te bejme ndryshime çdo dite sipas qejfit te njerit apo tjetrin se i ka dale emri e e njohin ca per profesor e ca per studiues apo akademike si ata te sotmit. Shpesh e lexoj te shkruaje ndyre, shpesh duket dhe ne foto si i droguar, por dhe mendimet i jep te tilla. A nuk e di profesor Artani qe duam te ndertojme shtetin ligjor dhe jo ate totalitar? Pra, ligjet mund te mos jene te mira, por duhen zbatuar me fanatizem. Le ti rregullojme , ketu, kur behen ligjet te nderhyje Artani e jo pas pilafit hedh nga nje broçkull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje