Dashuri prej Erdogani

14 Maj 2015, 12:06Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

Ndodh që disa herë ti afrohesh të vertetës, duke ju larguar realitetit.

Në këtë realitetin e tanishëm çdokush që na ofrohet ngjan si miku ynë më i ngushtë, por kjo mund të mos dalë e vertetë nëse e zhvendosim në një kohë tjetër.

Sot kishim në Tiranë presidentin e Republikës së Turqisë, president i një vendi, emri i të cilit shqiptarëve kudo që jetojnë ju ngjall emocione të shumta.

Emocionet ndaj presidentin dhe vendit të tij, ndryshojnë nga njëri shqiptar tek tjetri, varësisht se për cilën kohë mendojnë.

Disa e shohin presidentin dhe vendin e tij si mik, e disa si armik.

Por edhe ata që e shohin si mik ndahen serish në dy grupe.

Disa e shohin si miku i perhershëm, duke përfshirë këtu edhe kohën e pushtimit prej tyre.

Qendrimi i shqiptarëve te këtij lloji do përmbidhej me deklaratën: Turqia na pushtoi sepse na donte të mirën, por meqë ne nuk e kuptuam, iu desh të perdorte forcen që kishte,  për të na e dhënë te mirën që nuk kishim.

Prandaj ai që të sjellë të mira është miku yt.

Pjesa tjetër e atyre që e quajnë mik, pranojnë që dikur ishte armik sepse na pushtoi, por tani është penduar për të shkuaren, dhe po sillet si një mik i vertetë me shqiptarët.

Madje presidenti dhe vendi i tij, janë avokati i shqiptarëve në arenën nderkombetare.

Deklaratat e presidentit kanë një peshë të madhe në ruajtjen e sigurisë territoriale të Shqipërisë në rajon.

Po të mos ishte Turqia do na pushtonin grekërit apo sllavet menjëherë, keshtu që ne duhet ti jemi mirënjohës Turqisë që akoma ekzistojmë.

Shqiptarët e tjerë  mendojnë që turqia është armiku historik i shqiptarve.

Dhe ky mendim ju vjen duke njohur historinë shumë vjeqare të pushtimit, që Turqia i bëri Shqipërisë. ( kjo sipas historisë së popullit shqiptar, të cilën Turqia na kerkon ta ndryshojmë).

Këta shqiptarë shkojnë deri atje, sa mendojnë që të gjitha fajet për gjendjen e dobët që ka Shqipëria edhe sot e kësaj dite, i ka Turqia.

Aq shumë e fajsojnë Turqinë, sa e kanë të pamundur të shohin ndonjë faj tek vetja, dhe të mundohen ta korigjojnë.

Sot jemi në një realitet të ri ekonomik dhe gjeoploitik, keshtu që ne shqiptarët me të drejtë mund ta shohim Turqinë si partner të rendësishëm strategjik në rajon.

Prandaj nuk shoh asgjë të keqe në menyrën se si ne shqiptarët e shohim Turqinë sot.

Sepse vertet mund të jetë partneri ynë strategjik.

Por sipas mendimit tim, e keqja qendron në atë se si Turqia dhe presidenti i saj na sheh ne dhe vendin tonë.

Kam mendimin që Turqia dhe presidenti i saj, na sheh ne, si një zgjatje të vetes, pra si më shumë turq dhe Turqi në ballkan.

Mendimi i im lindi, u ushqye dhe po forcohet çdo ditë e më shumë, nga deklaratat e presidentit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai i referohet Shqipërisë si vendit të vet, dhe shqiptareve si vellezër të tij.

Kjo në vetvete ështe një deklaratë e madhe dashurie, dhe shqiptarët me të drejtë mund ta quajnë Turqinë një vend mik dhe presidentin e saj një mik që ju do të mirën apo akoma dhe më shumë si vellain e tyre të madh.

Por kjo është e vertetë vetëm nësë ajo që thuhet dhe degjohet , është ajo që mendohet.

Por, mendoj që Turqia dhe presidenti i saj i bëjnë ato deklarata duke e parë veten si pronarët e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në jurisprudencë njihet e drejta e parablerjes, që nënkupton që nëse diçka shitet një ditë, të drejtën për ta blerë i pari, e ka ai që ka disa të drejta apo aksione më shumë mbi të.

Keshtu Turqia e sheh Shqipërinë si vendi mbi të cilën i ka këto të drejta, që do të thotë askush nuk ka të drejtë ta prekë apo ta ketë përpara saj.

Ky qendrim i Turqisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarve, sado që prej disa shqiptarëve ta lexohet si tregim dashurie, është qendrimi që ju shkon përshtat dhe kenaq veshët e gjithë fqinjëve tanë.

Gjithë fqinjët tanë ndajnë të njejtin mendim , të gjithë na shohin si zgjatje të Turqisë në ballkan, qendrim ky, që i bën ata armiqt tanë.

Arbën Xhaferri thoshte që serbët luftojnë me shqiptarët për të shfryrë gjithë inatin që kanë me turqit, sepse në mendjen e tyre shqiptarët janë turqit që kanë më afer, mendoj që e njejta gjë vlen dhe për grekët.

Pra nëse pas asaj që thuhet fshihet ky qendrim, na del që Turqia të mos jetë një mike i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Them keshtu, sepse një mik nuk pret ditën kur ti të vdesësh, që të marrë i pari pasurinë tënde.

Kjo që dyshoj se fshihet pas asaj që thuhet, më shtyn që dashurinë e Turqisë dhe presidentit të saj ndaj nesh, ta shoh thjesht si dashurinë e tyre ndaj vetes së imagjinuar.

Pra kur Turqia dhe presidenti i saj na do ne, nuk është një dashuri për tjetrin që është shqiptar,  por një dashuri për dikë brenda llojit.

Kjo më bën të jem skeptik ndaj çdo deklarate dashurie, që Turqia dhe presidenti i saj bën ndaj nesh dhe vendit tonë.

Personalisht nuk mund të kem qendrime të ndryshme, ndaj atyre që i bashkon qendrimi që kanë ndaj meje. Nuk ka sesi kur serbët të na quajn turq ti shpallim armiq, ndersa kur turqit të na thonë vellezër ( duke na nënkuptuar turq) ti quajmë miq.

P.S Më mirë të më urrejmë për çfarë jam, se sa të më duan për çfarë nuk jam.

22 komente në “Dashuri prej Erdogani”

  1. Para Laci says:

    Vetem ne shqiptaret nuk kuptojme gjerat… ku ka vllazeri ne politike? Esht e drejt, ne jemi dora e shtrire e turqise ne ballkan. nepermjet nesh Turqia ka akses ne ballkan edhe perendim, sic ka pasur gjithmone. marreveshje diplomatike te mbajme me turqit po jo deri ne ate nivel sa ti kendojme kenge kur vjen ne shqipri. serbet, greket dhe evropa lindore na quajn turq. takova nje bullgar dhe nje polak diten qe kaloj dhe me pyeten: sa esht perqindja e turqve dhe shqiptareve ne shqiperi??? kur edhe ata kujtojne se jemi turq vaj hallit per perendimin.

    1. shqiptari milano says:

      perendimi e beri shqiperine 700 copa! na keni ca trapin me kete perendimin!

  2. WEB says:

    Nje vizite e vetme e erdoganit ,dhe mjaftoi per te ndare ne dysh gazetaret ,editorialet ,opinionistet ,opinionin e publikut ,faqet web ,ju lutem hidhini nje sy facebook-ut per te pare betejen e ofemdimeve dhe sharjeve midis shqiptareve ,dhe kulmi eshte qe ky eshte nje turk i vetem ,imagjinoni ne 500 vjet se cfare u kane bere shqiptaret njeri-tjetrit te vendosur ne dy anet e barrikades …ik o erdogan dhe mos u kthefsh me ,brenda nje dite arrite ta besh kete vendin corap .Dhe une qe mendova per nje moment qe po beje dhurate nje parlaent te ri ,kur ne te vertete po hapje gropen per xhamine tende ,,,ik shporru

    1. shqiptari milano says:

      ty po te bejn corape poliitanet dite per dite o lumadh, do ishe skllavi i grekut po mos te kishe turkun!

  3. dora says:

    Mjaft filozofi ,ose ashtu ,ose keshtu ,perse e tha ,perse e beri ,dhe shpejt sejcili i ve nje emer si don vete .
    KRENARI FUKARAI !!!!!

  4. Arixhi puro says:

    Ka ne kete bote akoma njerez naive qe besojne ne fjalet “mik” apo “vella” etj etj shprehje romantike. Edhe midis vellezerve te nje gjaku, mbizoteron interesi material jo me midis shteteve, prandaj askush nuk i mer seriozisht dhe te mallengjehet. Sidomos ne vendet e lindjes keto shprehje perdoren rendom ne vend te shprehjes perendimore “zoteri”. Por me sy hapur Turqija, ka te drejten e saj, ashtu si gjithe vendet e tjera te pretendoje per sfera influence qe i sherbejne interesave te popullit te saj, por qe mund te jene dobiprurese edhe per te tjeret,kete pune bejne SH.B.A ne rang global, Kina, Rusija dhe per kete behen dhe lufterat kur shkelen interesat e njerit vend apo tjetrit. Pra “vellazerija” me Turqine nuk ka pse te mos forcohet kur interesat materiale te dy vendeve perputhen pa demtuar te tjeret, ashtu si nuk ka pse te prishim “vllazerine” me fqinjet, me SHBA, me Kinen, Rusine apo ne dac dhe me Korene e veriut kur ka interesa materiale dhe nuk shkel te drejtat ngerkombetare. Pra bota eshte nje pazar i madh ku te gjithe shesin e blejne. I buzeqeshin dhe lajkatojne njeri tjetrin por parate i nemerojne deri ne qindarke dhe syte i mbajne tek kandari.

  5. Klimax says:

    Po Edi Rama cfare ndihet kur ne emer te Perandorise Osmane kerkon tu “mesoj historine” ballkanasve??!!

  6. ennio says:

    Dmth serbet na luftojne sepse jemi me turqit ?!A ka dikush te pyes kete mendjendritur ,si ekspert historie dhe gjeopolitike se a ka patur luftra dhe pushtime te sllaveve ne Ballkan dhe nese po cilat jane pasojat e type. P.S.60% e onomastikes mbare shqiptare sec ka sllavizma te tipit novosele ,bistrice …

    1. toni says:

      ka pas, por sllavizimi ma i mall i shqiptareve u be nder pushtimin turk

  7. xhemal says:

    kur flasim per te kaluaren e turqise kujtojme otomanizmin si filozofi e sistem qe pa dyshim ka qene i erret ,barbar shtypes u ka sjell shume kombeve deme kolosale deri ne gjenocid si psh armeneve ,ndersa ne shqipetareve na la pa dije ,pa gjuhe u mundua te na percaje ,vendosi me force fene myslymane beri persekutime, zaptime pasurish krijoi nje klase feudale pa pune pa djerse duke u dhene pasuri keto e te tjera i takoje te kaluares por mendoj se sot turqia ka ndryshuar si gjithe bota e eshte e veshtire te rikrijohet nje perandori e re pavarsisht nga deshira e klases se re politike turke per te rikethyer te kaluaren me metoda te reja ku ben pjes edhe erdogan .Miqesia me turqine si me cdo vend tjeter ka vetem te mira .menyra si kerkohet te promovohet islamizmi eshte e ulet dhe me rreziqe per sigurine kombetare

    1. shqiptari milano says:

      o xhemal ik luaj bixhozh se sje per histori ti!

    2. shqiptari milano says:

      o xhemal po cduam me krishterimin ne mo shoku a don te na besh popull homoseksual?

  8. moni says:

    A ke qene ndonjehre ne Turqi zoti artikullshkrues. Shko dhe shiko ca vlere ka emri arnaut . Eshte vendi i vetem ne bote ku ky emer respektohet

  9. pjatalarsi says:

    Bravo, shkrim me mend!

  10. vang says:

    KE SHUME TE DREJTE.NUK MJAFTOJNE VETEM KETO QE THUA.KA EDHE ME KEQ AKOMA. NE FUSIM NE HALE BUSTIN E SKENDERBEUT SE FYHET ERDOGANI.KETE E BEN PRESIDENTI NISHANI QE NISHAN QOFTE.NE RECITOJME POEZI PER XHIHADIN DHE PERLOTIM CIFTIN PRESIDENCIAL TURK.NE JEMI TURPI I BOTES E TE SHKOJME TE FUSIM KOKEN NE HALE PER KETE PRESIDENT QE KEMI ZGJEDHUR.

  11. CANI says:

    Mose harroni se ata shqiptare qe jane kunder Turqis sjan shqiptar pore jane Grek ose serrb te asimuluar ne kohen e Enverit e sote lehin si shqiptar pore ne e dim se sjane shqiptare .Turqia kaqene edhe eshte mike i shqiptarve po mose te ishte Turqia sllavet e kishin coptue shqiprine per 2 ore e perqata kita sllavet qe jetone ne shqipri sedojn Turqin .

    1. Jeronim de Rada says:

      Ne grupin e mbeturinave osmane hyjne cerkezet, gagauzet, tartaret, gabelet, magjupet, abhazet, selxhuket… Njeri prej ketyre mbeturinave je edhe ti.

      1. shqiptari milano says:

        kurse ti je mbetyrine e janullotist, ose mbetyrine i enverit ateist majmuni ligji i pyllit|

        1. Jeronim de Rada says:

          Duket qe edhe ti paske prejardhje nga stepat aziatike!

    2. Jo turk. says:

      Cani ti dhe te mos kishe komentuar sdo ishte problem, per grupin e llojit tend qe thote se po te mos ishte turqia do na pushtonin te tjeret ka folur vete autori.

  12. vizioni i Bashes says:

    “Shqipërinë e mori turku,
    i vu zjarr
    Shqipëtar mos rri po duku,
    shqipëtar…!”

  13. POPULLI... says:

    Ku jane patriotet islamike shqiptare qe nuk flasin kur perdhoset figura kryesore kombetare???…Apo ju duket vetja “patriote” sepse i dalin zot pushtuesit perdhunuesit, perqudnuesit 500-vjear te popullit tone….Ku jane ata “patriote” kuq e zi, qe brenda ne shtepine e tyre, fekalet turke injorojne simbolet tona me te shtrenjta???…Ku jane ata qenef-politikane, qe dikur ulerinin…e duam Shqiperine si gjithe Europa….Ku jane shoqeria civile, mbeturinat e llojit Muq, e gjithe ajo jashteqitje anadollake, qe flet gjithe diten per “tolerance fetare”, dhe ne anen tjeter perloten per xhihad???….Dhe xhihadin e shpallen boterisht ne mes te Tiranes, ne prezencen e nje neverie politikanesh dhe mbeturinash te helmuara benevrekesh….duke hedh poshte gjakun dhe sakrificat shekullore te popullit….Ku eshte “elita”turke shqipfolese, qe nuk proteston kunder dhunimit te objekteve te krishtera nga fekalet turke-arabe, pse nuk flasin se mbi themelet e ketyre objekteve, eshte hedhur kolera turke per te zhdukur identitetin??? Si nuk ju vjen turp dhe te vjellet, kur pretendohet per ngritjen e xhamive neper kala, te cilat jane ngritur pikerisht kunder pushtuesve, e aq ma teper kunder kesaj kolere???…Ne radhe te pare ky eshte turp dhe ofendim ,per ate pjese te popullit deshindent mysliman, qe jo per deshiren e tyre, quhen te tille,….dhe ne radhe te dyte eshte sakrilegj i rende qe i bahet popullsise se krishtere, te cilet sakrifikuan nder shekuj çdo gje per te ruajtur te paster identitetin….Dhe kryesorja ,kjo eshte nje goditje antikombetare, ne rrugen drejt Europes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje