Maqedonia, Palestina e Ballkanit

11 Maj 2015, 19:53Blog TEMA

Nga Ben Blushi*

Maqedonia ka qenë gjithmonë një shtet për të cilin ia vlente të  vije bast se nuk do egzistonte më. Megjithatë sot gati 20 vjet pas krijimit të saj ajo egziston. Nuk është një shtet më i qetë, nuk është më i forte, nuk është me i pasur, por sidoqofte është.

Më shumë se dëshira e dy popujve që e përbëjnë atë, Maqedoninë e ka mbajtur në këmbë vullneti ndërkombëtar si dhe konteksti i ndërlikuar i shteteve përreth saj. Kushdo që  mund të  kishte në dorë ndryshimin e hartës së Ballkanit,kur vjen puna tek Maqedonija nuk do dinte si ta prishte. Kujt ti’a bashkonte dy copat e saj. As Serbisë, që  ende nuk ka dalë  plotësisht nga konfliktet, as Shqipërisë që vazhdon të jetë një shtet shumë i dobët dhe as Bullgarisë me të cilen pjesa më e madhe e maqedonasve nuk do donin të bashkoheshin për krenari kombëtare.

Megjiëthatë koha po provon se të prishesh Maqedoninë është ndoshta po aq e pamundur se ta rregullosh atë. Ky shtet ka një fat të  keq: ai as bashkohet dhe as ndahet. Dy pjesët e saj jetojnë të ndara në bashkim dhe të bashkuara në ndarje. Ata janë dy që bëjnë një dhe një që bëjnë dy.

Pikepyetjet më të mëdha për Maqedonine lindin nga bashkëjetesa e dhimbshme mes shqiptareve dhe maqedonasve.Të parët besojnë se janë të diskriminuar nga të  dytët. Të dytët janë të bindur se nese nuk i nënshtrojnë të  parët do nënshtrohen prej tyre. Maqedonija është një dyshim recipok që nuk kthehet dot në besim. Asnjë palë nuk i beson palës tjetër. Kush beson më shumë mundet i pari.

Ky dyshim i përjetshëm ka patur produktet e veta të cilat nëse nuk janë të përjetshëm po kapercejnë cdo kufi duke u kthyer ne të përhershem. Produkti me ideal i dyshimit është qeveria e Nikola Gruevskit,  njeriut që qeveris prej dhjetë vitesh duke e kthyer Maqedoninë në pasqyrën më tipike të mënyrës se si qeveriset Ballkani sot dhe ndoshta edhe nesër.

Ai ka qenë deri tani më i sinqertë nga të gjithë artizanet e pushtetit në Ballkan. Ai është një partizan i forcës, i dhunes, i dinakërisë, i përplasjes, i ndërtimit të identitetit, i kombësisë dhe i qëndresës. Për të gjitha këto qëllime ka cënuar demokracine e Maqedonise dhe nuk e ka fshehur. Nuk ka fshehur nevojën për dominim, për të diktuar, për të mbytur liritë civile dhe etnike duke i bindur maqedonasit se vetem ai mund ti mbrojë nga vjedhja e identitetit prej grekeve dhe grabitja e territorit prej shqiptarëve.

Gruevski është diktatori liliput i një shteti të vogel, kompleks të  cilin e ka kuruar duke krijuar një kryeqytet gjigandoman të  mbushur me statuja heronjsh. Ai beson se është njëri nga statujat që ndërton në Shkup. Ai ka ndërtuar pushtetin e vet mbi nevojën që kanë maqedonasit për të krijuar identitet të  qëndrueshëm kombëtar jo vetem mbi greket, as vetëm mbi bullgarët por mbi të gjitha mbi shqiptarët.

Mbi ketë sentiment ai po lëndon më shumë maqedonasit duke e ditur shumë mire se sikur të ishte vetëm për ata mund të qëndronte në pushtet edhe dhjetë vjet të tjera. Gruevksi beson se është një statuje që duhet mbrojtur nga shteti. Ndërsa shteti duhet të mbrohet nga maqedonasit të cilët do pranonin më mirë një qeveri që ndëshkon shqiptaret sesa një qeveri që mund të ndëshkohet nga shqiptarët.

Gruevski pretendon se ka sot përgjigjen më të mirë nga të  gjithë lidrët maqedonas për kërcenim që ata besojnë se vjen nga shqiptarët. Unë besoj se edhe pasi ai të mos jetë, herët apo vonë, maqedonasit nuk do shkëputen dot nga statuja e tij. Në fund të fundit ata e kanë ngritur dhe ata e mbajnë në këmbë. Maqedonasit nuk mendojnë se kush qeveris Maqedoninë duhet të jetë detyrimisht demokrat. Ata besojnë se të qeverisësh Maqedonine duhet të jesh i fortë. Duhet të  nënshtrosh shqiptarët. Dhe deri diku ia kanë arritur.

Sot shqiptarët atje kanë më pak të drejta se maqedonasit, punësohen më pak, kanë më pak pasuri, kanë më pak prona, marrin më pak vendime, arsimohen më keq dhe jetojnë shumë me keq.

Shqiptarët kanë vetëm një avantazh ndaj maqedonasve. Lindin më shumë. Kjo i kthen ata në një kërcenim. Tridhjetë vjet më vonë ndoshta Maqedonija do ketë më shumë shqiptarë se maqedonas. Kjo është frika që kane gjithë maqedonasit. Këtë raport me të ardhmen ata nuk e zgjidhin dot sepse frymezimi për të lindur dhe për tu shtuar nuk behet dot me urdhër.

Dyshimi se ndonjë ditë do jenë më pak duke lëshuar territoret, pasuritë dhe shtetin mban maqedonasit në një gjendje kronike dyshimi. As partitë politike, as demokratizimi i vendit dhe as bashkimi me Evropën nuk kanë fuqi për ti shpëtuar nga ky dyshim. Para se të jenë evropiane, duan të  jene maqedonas dhe Gruevski po i ndihmon.

Për fat të  keq edhe ngjarjet e Kumanoves i bindin të  ndihmojnë  Gruevskin.  Jam i bindur se shumë maqedonas megjithë pakënaqësitë që kanë sot për Gruevskin, në masë, besojnë se terroristet shqiptarë të Kumanovës kishin qëllim të hapnin një luftë për të marë pushtetin që u takon atyre.

Shqiptarët nga ana e tyre nën pergjumjen e qëllimshme të  partive që kane zgjdhur nuk kanë asnjë mundësi dhe ndoshta as arsye të shpëtojnë nga paragjykimet për palën tjetër. Ata e dine se edhe nëse ikën Gruekvski shumë pak do ndryshojë.Partitë e tyre nuk kanë as forcë dhe as moral për të  balancuar të  drejtat civile dhe ato administrative në raport me maqedonasit që  kanë partite me të mëdha në numër dhe më të forta ekonomikisht. Ndoshta edhe akti i Kumanovës, nese nuk ishte i stisur, më shumë se një reagim ndaj Gruevskit ishte një dëshpërim ndaj partive shiqiptare në Maqedoni.

Nëse shumica e maqedonasve beson se mund ti ndryshojë partite maqedonase përmes votës, dëshperimi në palën shqiptare është edhe më i madh. Shumica e shqiptarëve ndoshta besojnë se mund ti ndryshojnë partitë e tyre përmes armeve si rruga e fundit e mundshme. Gjithnjë, nese rasti i Kumanoves nuk ishte i sajuar, kështu mund të lexohet.

Shqiptarët besojnë se mund ti kushtezojnë maqedonasit duke ndryshuar artin e revoltes ndaj tyre. Ata janë të bindur së janë në një betejë të cilen e kanë humbur për shkak të armeve që  kane zgjedhur. Duan të ndryshojne armet. Duan parti me radikale, me të vendosura dhe me të pakorruptuara nga qeverite maqedonase. Natyrisht kane të drejtë pavaresisht nga dëshpërimi dhe stili i reagimit.

Kjo do të  thotë se sa kohë që dyshimi i palëve ndaj njëra tjetrës dhe ndaj vetes nuk hollohet, Maqedonija do vazhdoje të  jetojë nga një krizë në tjetrën. E vetmja zgjidhje që gjejnë palët është të sajojnë një krizë. Kriza është paqe dhe armepushim. Kriza është ekonomi dhe fuqi. Kriza është mendje dhe vëmendje. Mes dy krizave jeta është me e zymtë. Depresioni rritet, Dëshpërimi shtohet. Kur ka kriza, si ajo e Kumanovës, palet marrin fryme lirisht. Besojnë se kanë bërë atë që duhet. Kanë sulmuar dhe janë mbrojtur. Aftesia për të  shkaktuar krizë i provon popujve se egzistojnë.Te dyja palët në Maqedoni kanë nevojë jetike tia njohin vetes këtë aftësi.

Dhe duke shkuar nga një krizë në tjetrën Maqedonija po kthehet gradualisht në një Palestine të Ballkanit. Po kthehet në një problem kronik, zgjidhja e të cilit është mungesa e zgjidhjes. Si në Palestinë ashtu edhe në Maqedoni, palët besojnë se e vetmja mundesi për ta zgjidhur është të jetojne sa me gjatë. Kush jeton pa u zhdukur fiton. Kush shkakton më shumë konflikt fiton. Kush ka më shume fantazi mbijeton.

Në këtë kuptim, Palestina e Ballkanit do vazhdoje të prodhoje Kumanova dhe të sajoje Kumanova. Pa pushim. Sepse Palestina si model, egziston për ti mbushur popujt me detyrimin e dyshimit te egzistenca e tyre. Prandaj atje të gjitha shpresat janë jo për eleminimin e krizave, por për përmiresimin e cilësisë së krizave. Nëse popujt në konflikt për të njejtin territor kanë një zgjidhje, kjo është të prodhojnë një krize që  nuk i ka ngjarë krizes para saj. Popujt vihen në garë me fantazinë e krizës.

Prandaj ndoshta sot,  askush nuk ka një zgjidhje për Palestinen e Ballkanit, sepse askush nuk ka më shumë fantazi se vetë popujt e saj. Ne duhet të mësohemi të jetojmë në kufi me Palestinën ndërsa vetë Palestina po mësohet të jetojë në paqe me krizen e vet.

*Lapsi.al

16 komente në “Maqedonia, Palestina e Ballkanit”

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    O Beno ti bukur e ke qenis pamfletin per Maqedonin,por zgjidhje ka se shqiptaret dhe maqedonasit kan jetue ne paqe me njoni tjetrin prej gati 1000 vitesh,
    Maqedonasit nuk jon si serbet,jon popull i bute dhe puntor.
    Mos u boj kaq pesimist.
    Shqiptaret duhet me rruge demokratike ti detyrojne li-derrat e yne qi te mbrojne interesat e kombit shqiptar.
    Maqedonija ka shoncin te bohet Zvicra e Ballkanit me Kantone te ndame.

    1. Skypion says:

      Maqedonia nuk eshte Palestina e Ballkanit.Nuk eshte,nuk ka qene e nuk do te jete kurre.Nje etiketim i tille eshte bere edhe me pare.Eshte bere per Kosoven.Eshte bere nga…serbet!Po,po eshte bere nga serbet.Eshte bere e behet.Ka vite e dekada qe behet.E behet akoma.Kur serbet thone qe “Kosova eshte Jeruzalemi i Serbise” ,nenkuptojne qe shqiptaret e Kosoves jane si palestinezet.Ky nenkuptim eshte shume i qarte per te gjithe.
      Ben Blushi ka per Maqedonine te njejtin mendim qe kane serbet per Kosoven.Serbet thone qe Kosova eshte Palestine.Blushi thote qe Maqedonia eshte Palestine.A eshte Blushi pro-serb?!Ah,jo jo.Nuk do t’ia japim kete kenaqesi.Sepse,ka nje dallim.Dallimi eshte ky:serbet e bejne per interesa konkrete te politikes se tyre – Blushi e ben per shkak te paragjykimeve te njohura te tij ndaj popullsise veriore muslimane shqiptare.Ky paragjykim eshte i njohur tashme.
      Mendimi qe ka Blushi per shqiptaret e Maqedonise eshte i njejte me ate qe kane vete maqedonasit,sllavet ne pergjithesi.Ky eshte paragjykim ,padyshim.Paragjykimi me baze fetare.Por,ndersa per sllavet,ky paragjykim justifikohet me interesat e tyre politike,ky i Blushit nuk justifikohet me asgje.Prandaj,eshte i neveritshem,i perbuzshem,i ndyre,i poshter.Ky paragjykim do te thote ta urresh tjetrin per ate qe eshte.Dhe,Ben Blushi urren muslimanet shqiptare.Ka shkarrashkruar nje liber te tere me urrejtje(Te jetosh ne ishull).
      I urren ashtu sic urren edhe verioret.Bile keta ca me shume.Per kete ju jap nje detaj shume interesant.E ka thene ai vete.Ne nje nga shkarrashkrimet e tij “kunder rrymes”,Blushi flet per shemtine(shemtine fizike) te Veriorit,individit gege,duke permendur “syte e futur ne zgavra”,”hunden me kurriz dhe te madhe”,”fytyren kockore” etj etj.Keshtu Ben Blushi na del me nje teori te re mbi bukurine fizike te shqiptarit,aq shume te vene ne dukje nga te gjithe albanologet dhe studiuesit e huaj,te cilet si shembull te bukurise fizike mashkullore shqiptare,marrin shqiptarin e Veriut(por eshte ate te malesive te Jugut,porqe jane shqiptare ama e jo cobej…).Dhe,per ta,pikerisht ato tipare qe per Blushin jane shemti,jane tipare te bukurise se rraces!Mesa duket,per Blushin,te jesh i bukur duhet te kesh fytyre te qullte,te tulte,si prej brumi…ashtu sic e ka edhe vete!
      I them keto,sepse,lexuesit duhet te kene te qarte se nga c’pozicion mban qendrim dikush.Perndryshe ngaterrohet.
      Ben Blushi ka paragjykim te forte,te kthyer ne bindje te brendshme tashme,per dy kategori shqiptaresh:ata nga Veriu,dhe ata te perkatesise muslimane(nuk ka rendesi per te,nese keta te fundit jane apo jo praktikante).Njesoj si babai i tij,Kico Blushi,urrejtja e te cilit per verioret dhe muslimanet eshte emblematike.I vetmi ndryshim i birit me babain,eshte se Beni nuk thote qe keta jane “jashteqitja e kombit”,sic tha babai i tij Kicoja ne 1990 ne sheshin Skenderbej per ata qe mesyne ambasadat perendimore!
      Nese e keni vene re,vetem pak dite para se te shperthente “bomben” kunder qeverisjes rrumpalle dhe te korruptuar te Rames,Blushi kritikoi Janullatosin per gjuhen greke ne meshat.Pse e beri kete?!E beri,sepse,i vetedijshem per handikapin e tij,dmth paragjykimin ndaj verioreve dhe shqiptareve te perkatesise muslimane,donte te zbuste sadopak perceptimin popullor mbi paragjykimet e tij fetaro-krahinore,duke i perkedhelur ne seder “shqiparo-verior-muslimanet” ,qe mund t’i sherbente sadopak me pas ne levizjen e tij branda se majtes,per te krijuar mbeshtetje.
      E kemi thene edhe me pare qe,me keto paragjykime Ben Blushi nuk ka asnje shans qe te behet lider i se majtes,lider i PS-se.Nuk ka,sepse,nuk merr vote ne Veri.Nuk votojne verioret nje qelbanik krahinor qe i perbuz ata.Ben Blushi e di kete.Eshte i vetedijshem per kete.
      Prandaj,une kam bindjen se, keto qendrimet e tij te fundit politike,se angazhimi i tij i koheve te fundit ne media,nuk eshte gje tjeter vecse nje protagonizem,nje deshire per protagonizem,te cilin shihet qarte qe po e shijon jashte mase.Po i thone politikani rrebel,shkrimtari-politikan,mendimtar,mendimtar,ideolog i se majtes…
      Ideolog i se majtes,gjithe idete e te cilit permblidhen ne kete: t’u merret pasuria te pasurve dhe tu shperndahet te varferve!!!…
      Kete thote perhere kur e pyesin sesi te dilet nga bataku i qeverisjes Rama.Kjo eshte “alternativa” e tij e famshme,per te cilen te gjithe budallenjte e pyesin me kureshtje!
      Ta quash Maqedonine Palestine,do te thote te krahasosh shqiptaret e Maqedonise me palestinezet.Ne instance te fundit,do te thote t’i quash shqiptaret terroriste islamike,ashtu sic konsiderohen palestinezet nga nje pjese e madhe e botes.
      Ben Blushi i konsideron shqiptaret e Maqedonise si palestineze.Sepse,i shikon vetem nga pikpamja fetare.Argumentet,gjoja politike-sociale-ekonomike qe si nje i majte i shkalafenur perdor perhere,jane kot.Paragjykimi fetar dhe krahinor tek Ben BLushi,eshte aq i forte sa prevalon ndaj cdo gjykimi racional.Qe ketej edhe ky shkarrashkrim perplot batutat alla Nardi,per Maqedonine palestineze.

      1. Qortuesi says:

        Skypion pendekeqmprehuri nuk paske kuptuar gje prej gjeje nga shkrimi i Blushit, po je hedhur dege me dege e kot me kot duke ia futur si kau peles.
        Boll te shkruaje vetem “Une e urrej Blushin” dhe nuk do ishe lodhur kaq shume more bir, do kishe bere diçka tjeter me te dobishme sot

      2. Albani says:

        Skypon
        Je plotesisht i vertete ne pershkrimin e figures dhe karakterit te Blushit,me shume me pelqeu komenti yt sesa shkrimi i tij.

      3. replay says:

        Edhe ta kete thene me gjithe mend blushi po thote nje te vertet,kjo fotografi nuk i ngjan asaj te nje lagjeje ne palestine ?http://www.gazetatema.net/web/2015/05/12/maqedonia-e-tronditur-por-jo-e-pashprese/

  2. orakulli says:

    Askush nuk ka te drejte,t’i thote tjetrit se c’fare kombesie ka duke u bazuar ne gjuhen qe ai flet;se perndryshe turqit do te quheshin bizantine,bullgaret-thrakas,rumunet-dake etj.Prandaj edhe maqedonasit duhet te njihen ashtu si’c e duan ata te quhen !

  3. pjatalarsi says:

    E ndonse analiza e Blushit nuk ka te share, ajo perfundon me refrenin Kumanove! Dhe duke lene ne heshtje faktin, qe si dhe kesaj radhe, me te demtuarit do jene gjithnje shqiptaret.
    “Deri tani filozofet e shpjeguan boten, tani eshte koha ta ndryshojme ate!” -K. Marks.

  4. Wendy-B says:

    Ndoshta zgjidhje ka, ashtu si duhej te zgjidhej dhe ceshtja “Palestine”. SHPERBERJE.
    A TROUBLE MAKER IS A TROUBLE MAKER, ALWAYS.

  5. Albani says:

    ARB BLUSHI SHKRIMI ESHTE I PERKRYER NGA ANA LETRARE,MIREPO LEJON KRITIKA PER CILESINE E TIJ DHE PER ATE QE TE SHPIE NE QORR-SOKAK OSE UDHEKRYQ.
    AS UNE NUK DO TA KISHA QENDISUR ME BUKUR ARTISTIKISHT,MIREPO TI SHKRIMIN E KE SHKRUAJTUR DUKE HIPOTEZUAR QE GRUEVSKI DHE AHMUTI DO TE QEVERISE PER DHJETERA VITE ME RRADHE.
    E LEXOVA NGA NJE KOMENTUES ME LART QE TE THA QE TE MOS BEHESH KAQ PESIMIST,PESIMIST PER sHQIPETARET DO TE THOJA UNE.
    ZGJIDHJE KA PA QENE NEVOJA TE PRESIM SHUME DHE PA QENE NEVOJA TE BEHET VENDI PALESTINE,DHE ZGJIDHJA ESHTE SHUME E THJESHT,NUK KUSHTON DHE NUK E LENDON ASNJE NGA BASHKESITE ETNIKE.
    QEVERIA E GRUEVSKIT TE JAPE DOREHEQJE DHE TE HETOHET E GJITHA PER TE GJITHA SKANDALET E NGRITURA NGA OPOZITA.
    TE KRIJOHET NJE QEVERI TEKNIKE.
    QEVERIA TEKNIKE TA KETE MANDATIN DERI KUR TE KETE PERFUNDUAR ZBATIMI I MARREVESHJES SE OHRIT,TE JENE RREGULLUAR TE GJITHA CESHTJET QE PREOKUPOJNE BASHKESITE ETNIKE.
    TE BEHET REGJISTRIMI I POPULLSISE.
    TE JETE BERE PERFAQESIMI I SHQIPETAREVE NE ADMINISTRATE DHE INSTITUCIONE SIPAS NUMRIT QE U TAKON.
    GJYKATAT TE JENE PERFAQESI TE PERBASHKETA.
    TE BEHEN ME TEPER INVESTIME INFRASTRUKTURORE NE ZONAT E VARFERA.
    DO TE SHTOJA QE TE FUTE DHE DISA GJERA TE TJERA SI AJO QE PER NJE LIGJ QE DEMTON NDONJE BASHKESI ETNIKE AJO BASHKESI QE DEMTOHET TA KETE TE DREJTEN E VETOS NEPERMJET PERFAQESUESEVE TE SAJ.
    KAQ GJE KAQ TE VESHTIRE E PASKENI JU QE TA BENI APO TA KERKONI ZOTI ARBEN BLUSHI.
    NE NUK DUAM ROMANE PER TE LEXUAR SEPSE JEMI NGOPUR ME TO POR DUAM QE KUSH ESHTE ME PUSHTET SI TY DHE AFER QEVERISE TE MARRE NDONJE INISIATIVE OSE TE BEJE TE PAKTEN NDONJE PERPJEKJE KONKRETE PER ZGJIDHJEN PERFUNDIMTARE TE MOS-MARREVESHJEVE,QE TE MOS KEMI PALESTINE.
    TI ARBEN BLUSHI NE VEND TE KESAJ PO NA SHET NJE SHKRIM PUBLICISTIK DHE NA THUA QE MAQEDONIA KESHTU DO TE JETE DHE PAS 100 VJETESH.
    TI JE DEPUTET I SHQIPETAREVE SOT,JE SHTETI DHE SI SHTET TI THUA QE NUK KEMI CTE BEJME?
    TURP PER JU SI SHTET QE DHE DEKLARATAT I BENI ME VONESE SEPSE NGA INJORANCA DHE E TE MOS QENIT POLITIKAN NUK DINI DHE ATO SI TI BENI,NUK DINI CQENDRIM TE MBANI,THUA SE NE MAQEDONI JETOJNE KONGOLEZE DHE JO SHQIPETARE.
    TURP,HERE TJETER ME THUAJ TE TA BEJ UNE NJE NOVELE,NUK DO TE JETE ME E KEQE,DHE DO TA KETE NJE SUGJERIM PER RRUGE-DALJE,NUK DO TI SUGJEROJE TE TJERET(SHTETIN)QE TE MOS LEVIZIN,SEPSE KESHTU NA QENKA PARASHIKUAR NGA TI,QE TE FUTEMI NE RRJEDHEN E GJERAVE PA BERE ASGJE DHE NUK ESHTE PROBLEM QE NEPERMJET KESAJ RRJEDHE E KEMI DESTINACIONIN NE DETIN E MADH DHE TE KUQ NGA GJAKU QE E KA EMRIN PALESTINE.

  6. Albani says:

    ARBEN BLUSHI LEXOJ SHUME HERE ATO QE TI SHKRUAN.
    I KUSHTON SHUME RENDESI ANES LETRARE TE ATYRE QE TI SHKRUAN.
    ANA LETRARE NUK E BEN NJE SHKRIM TE DOBISHEM DHE JO GJITHMONE TE PELQYESHEM.ANEN LETRARE MUND TA PERDORESH VETEM NE ROMANE DHE TREGIME.
    KUR ESHTE FJALA PER KRITIKA QEVERISE,SHKRIME POLITIKE,FJALIME QE KANE TE BEJNE ME POPULLIN DHE ATE SE SI MUND TE BEHET ME I LUMTUR APO I PASUR NUK KEMI NEVOJE PER THEKS LETRAR POR KEMI NEVOJE PER THEKS CILESOR DHE ESENCIAL.
    NE TE KEMI ZGJEDHUR DEPUTET JO PER TA BERE PUNEN E POLITIKANIT ME SENSIN TEND LETRAR DHE PUBLICISTIK,POR PER TA BERE ME SENSIN CILESOR DHE ESENCIAL,NDRYSHE LERE MANDATIN DHE SHKO BOTO NDONJE ROMAN.
    DHE KRITIKAT NDAJ QEVERISE,JAM NE ANEN TENDE,SEPSE KJO QEVERI PO BEN CTE DOJE,NUK KA OPOZITE DHE DIKUSH DUHET TA BEJE,POR NE NUK E PAME GJEKUNDI FUNERALIN E KESAJ OPOZITE,NE QOFTE SE E KE SERIOZISHT QE ME OPOZITARIZMIN TEND TE NA E BESH JETEN ME TE BUKUR NUK TE MJAFTOJNE VETEM KRITIKAT,KRITIKAT LETRARE DO TE THOJA UNE PERDERISA TI NUK SHPREH ASNJE ZGJIDHJE DHE IDE DUKE E LENE TE PAPERFUNDUAR ROMANIN TEND OSE DUKE E PERFUNDUAR ME NJE PERFUNDIM ENIGME,ASHTU SIC E KE FILLUAR,.
    KJO E TRULLOS LEXUESIN I CILI E QUAN HUMBJE KOHE LEXIMIN E KETIJ LLOJ ROMANI.
    SHPRESOJ QE SHPREHJA QE SA JE GJALLE MESON TE VLEJE DHE PER TY.
    KUSH MENDON SE NGA KRITIKAT DEMTOHET AI NUK MESON KURRE(SEPSE I DI TE GJITHA)
    LEXO,QETESOHU,LEXOJE DY HERE,MENDOHU DHJETE HERE DHE DUKE E RILEXUAR PRAPE DHE PATAJ BEJI NJE PYETJE VETES;
    I KE MUNDESITE DHE AFTESITE TE BESH TE MADHERISHMEN,ATE QE SE KA BERE NJERI DERI ME TANI,TE PUNOSH PER POPULLIN,POR JO SI PUBLICIST,SI PUSHTETAR DHE POLITIKAN?

  7. Epiriiiiiiii says:

    Nu ka Zgjidhje???????Zgjidhjen e kane bere vete Shqiptaret dhe SllavoMaqedonet, jetojne te Ndare me perqindje te vogla te bashkuar. eshte shume e thjeshte, mos kerkoni kot Kripen ne Uje

  8. ari says:

    Ne rrugen e propagandes se shperberjes se Shkupit,kur ta shofin te aresyeshme afendikojt evro-amerikane,me mashane tip Rama Thaci,keshtu duan tu tregojne dhe nxenesve te tjere se u vjen radha po guxuat te delni nga rreshti i”demokracise”tone.Min.i jashtem joni i quan sulmues dhe jo terrorist,pse?Po te ndodhte kejo ne shtet tjeter do gumezhiste bota,por atje ku e organizojme ne ”demokratet’ perendimor,ska rendesi te flasim shume,dhe te vriten njerez te pa fajshem.Sa te vazhdoje lufta evroamerike me rusi,per vendosjen e demokracise se interesit,keshtu do vriten kokeboshet[neve populli]Gazeta,cdo popull me pare duhet i vendit te vet[shqiptar,italjan gjerman etj]pastaj evropian etj.Pse neerdhen 2000 xhihadistet ne shqiperi,per ku e per kur uduhen?

  9. kastriot says:

    Ka nje ndryshim esencial midis Palestines dhe Maqedonise .Edhe kur fuqite e medha vendosen te pranojne krijimin e shtetit Palestinez problem ka qene percaktimi objektiv I kufijve te Palestines kurse ne rastin e Maqedonise kufijte jane te qarte kerkohet vetem disiplinimi I tyre dhe I faktoreve nacionale vendas e fqinje gje qe po pati vullnet te mire arrihet ne kushtet kur fqinj me Maqedonine jane 3 vende te NATO Me sa duket prandaj kane filluar xhiblat e Greqise me Europen si presion per te mare maksimalen ne rast te nje shperberje te Maqedonise e cila nuk behet pa lufte.Por kush do te luftojn tre vende te NATO.Mos synohet qe NATO te vihet para nje krize ballkanike dhe harrohen te tjera Mos pastaj behet e pranushme ndarja e Mitrovices dhe Neumit ne Kroaci dy pika te nxehta.Koha do te tregojeE pakuptushme duket te jete qe kete kohe duan ta afrojne apo largojne dhe me cfare pamje do te jete.

  10. Tango Hotel says:

    Z. Blushi, kujdes me drejtshkrimin, nuk shkruhet Maqedonija, por Maqedonia. Suksese e te fala Shqipërisë!

  11. mira says:

    Skypion, je si bith kastraveci i shkelur, qe hidherohet pa u rritur mire.
    Pervec kesaj e ke koken te vogel per te kuptuar Blushin.
    Krahasimi me Palestinen qellon afer dhe larg…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje