Në shkurt të këtij viti Republika e dytë shqiptare në Evropën Juglindore mbushi 7 vjetë. Ajo ishte produkt i rezistencës së pandërprerë të disa brezave atdhetarësh të ilegales shqiptare, puna e të cilëve u kurorëzua me krijimin e UÇK-së. Me këtë konstatim gjithësesi nuk nënvleftësohet as kontributi i strukturave autonomiste që inauguruan një lloj gjakimi për shtet në periudhën e mbijetesës, në epokën e sistemit të të ashtuquajturit vetadministrim jugosllav.
Duke qenë njëkohësisht edhe produkt i kundërthënjeve gjeopolitike,ajo është model sui generis i një entiteti politik. Këtë e dëshmoi edhe procesi nëpër të cilin kaloi akti i Marrveshjes për Asociim e Stabilizim me Brukselin.
Botkuptimi hegelian mbi shtetin si një e mirë supreme, në rastin e Kosovës, duket se nuk është marrë në konsideratë, respektivisht është tëhuajsuar me rastin e aprovimit për të instaluar misionin më të madhë të BE-së – EULEX-in.
Për rrjedhojë Republika e Kosovës, e zhveshur nga elementi i të qenunitshtet sovran, nuk kishte si të ishte shtet në shërbim dhe funksion edhe të demokracisë.
Përmes EULEX-it BE-ja ka instaluar në Kosovë një tip të sistemit neokolonial sui generis. Ajo sundon Kosovën, duke përdorur sistemet e errëta dhe jollogaridhënëse të organizatës burokratike, që ka kohë është futur në krizë edhe vetë. Ky fakt notar tashmë është bërë i ditur nga shtresa të gjera të popullsisë. Për pasojë ata – qytetarët, ose votojnë sa për sy e faqe, ose provojnë të largohen prej vendit. Shpresa për një shtet të së drejtës, mbi të cilin bazament do të mund të ndërtohej shteti i mirëqenies dhe drejtësisë sociale, ngadalë e çdo ditë, është vrarë. Shih për këtë, kishim egzodin masiv. Madje ky egzod është shtrirë edhe në viset rurale të Republikës së Shqipërisë. Kjopo ndodhë meqë edhe atje, siç shprehet një publiciste jona, pavarësisht se pushteti nuk është autoritar (edhe në saje të faktit se konkurrenca e ashpër midis dy kampeve politike) “bën sundimin e secilës palë në vetvete të pamundshëm”, edhe fakti shtesë se “partitë janë struktura plotësisht totalitare” dhe populli nuk sheh mundësi objektive “se ku mund të ankorohet shpresa për të ardhmen, e bën të sotmen aq të zymtë sa përjetohet”, ndërkaq ndërtimin e shtetit të së drejtës në funksion të demokracisë, po e vret çdo ditë e më shumë!
Nëkëtë korrelacion të zhvillimeve politike në që të dy Republikat Shqiptare, duket se nuk është krejt e rastit që modeli i nërtimit të shtetit në Kosovë nga ana e BE-së, nga studjuesit ka filluar të cilësohet si eksperiment në dështim e sipër. Gjykata Speciale që po i imponohet Kosovës, na rezulton të jetë më shumë pistë që promovon një dalje të EULEX-it nga Kosova si mision, por pa e noterizuar publikisht dështimin e tij.
Nëse Kosova deri në vitin 1999 pandehej si një “oborr eksperimentimi dhe sprovimi të raporteve gjithëjugosllave dhe gjithëballkanike ”sot ajo po keqtrajtohet pikërisht nga ata që atë e pandehin si një“parcelë ekzotike të përzirjes së kulturave dhe qytetrimeve në truallin e Evropës për të sprovuar qëndrueshmërinë e teorive të llojllojshme globale” , do të shprehej Ukshin Hoti.
Në këto rrethana, tani kur Kosova është në prag të zhvillimeve të ndjeshme (imponimi që po i bëhet Kuvendit për aprovimin e krijimit të Gjykatës Speciale, pastaj miratimi i Asociacionit të Komunaveserbe si një entitet politik që shënon uverturën drejt federalizimit dhe ndarjes së Republikës etj.), në qendrat e vendosjes (Njujork dhe Bruksel) mund të artikulohen edhe zëra të atillë që do të shprehnin një lloj keqardhje për Kosovën, tek shihet se po ecën drejt humnerës.
Kjo nuk do të duhej të ndodhte fare. Po të mirreshin sado pak në konsideratë vërejtjet që i bënte intelegjencies së Kosovës profesor Hoti në esenë e tij të mirënjohur “Shteti dhe interesat vitale të Kombit”, duke e paralajmruar atë për mundësitë e instrumentalizimit të skajshëm të Kosovës në dobitë interesave të huaja globale dhe regjionale.
Kjo intelegjencë kishte rënë në provim në dekadën e fundit tëshek. XX-të, meqë ishte dëshmuar sterile në përceptimin e “kontestit real të forcave dhe drejtimeve relativisht të mundshme të zhvillimit të mëtejshëm të proceseve politike”, por e tillë, për fat të keq, ka rrezik të dëshmohet edhe tashti.
Po të kishim promovuar denjlsisht Qeverinë e Përkohshme fill pas luftës, si një mekanizëm në dobi të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë, me objektiv funksionalizimin e Republikës, sot do të ishim duke hedhë hapat e fundit të ngritjes së Federatës Shqiptare, madje në konkordancë të plotë me procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
Sabotimin e krijimit të një qeverie funksionale në javët e para të lirisë, sidomos nga ana e LDK-së dhe Rugovës personalisht, jam i prirur tashoh si produkt të reminishencave esadiste në politikën e të të ashtuquajturit spektër legal në Prishtinë. Por ky fakt, nuk e bën më pak përgjegjëse edhe palën tjetër, që i kishte hyrë punës së mbulimit të gjurmëve të kolaborimit të një pjese të saj mei sh nomenklaturën e shërbimeve sekrete serbe në Kosovë. (Rasti i vrasjes së Ibush Kllokoqit është tepër sinjifikativ).
Insistimi tutje i që të dy krahëve për të hyrë në garë se cili do të dëshmohet më loajal ndaj qendrave të huaja të vendosjes, do ta devalvojë demokracinë në përmasat e paimagjinueshme, ndërkaq gjasat për ngritjen në këmbë të një Republike funksionale në shërbim të bashkimit, do t’ i bëjë pothuajse të paqena.
Nëkohë kur flirti i Greqisë me Moskën është publik, e me këtë dalja e Greqisë nga eurozona mund të pasojë që në qershor, kapitulimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës duke miratuar aktin e krijimit të Gjykatës Speciale, merr konotacione shtesë gjeopolitike.
Por, nëse ngritja e Greqisë në këmbë dhe mbajtja e saj brenda eurozonës na qenka interes i Evropës, siç shprehet me të drejtë Joshka Fisher, ish ministr i jashtëm i Gjermanisë, rishikimi i politikave të Brukselit në raport me Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni, do të duhej të ishte gjithashtu në kuadër të këtij interesi. Nëse në rastin e Greqisë, sërish po të shprehemi me gjuhën e Fisherit, kemi të bëjmë me të ardhmen e Greqisë dhe rrjedhimisht edhe me të ardhmen e projektit të përbashkët evropian, me fatin e projektit evropian, nuk mund të trajtohet ndryshe as e ardhmja e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.
Dalja e Greqisë nga zona e euros në mënyrë të përshpejtuar, por edhe shpërthimi i sërishëm i luftës në Maqedoni jashtë çfardo kontrolli, paraqesin tok skenarë të rrezikshëm për interesat nacionale afatgjata të Kombit tonë. Shih për këtë, Tirana zyrtare, pavarësisht ndeshtrashave që po kalon, duhet të ringritet mbi interesa grupore e partiake, duke rezonuar thellë dhe pa hezitim që të hidhet në veprim. Në këtë kuadër, edhe Brukseli ka nevojë të përshëndetet me iluzionet e tij. BE tashmë duhet ta ketë mëse të qartë se, funksionalizimi i Republikës së Kosovës dhe fillimi i kontrolluar dhe i rreptë i procesit të federalizimit të Maqedonisë – në dy entitet: në atë shqiptar dhe maqedon me kryeqendër Shkupin, në esencë janë çështje të natyrës gjeopolitike.
Po ne rastin qe per interesat e BE-se, asaj do ti duhej te shpetonte, jo Greqine, por psh. Italine, Spanjen apo ndonje vend tjeter, Ju, Sadri, do te “arsyetonit” me te njejten llogjike???!!! Sigurisht qe jo!
Ju nuk e kuptoni qe ne radhe te pare BE-ja eshte nje union qe patjeter do mbroj interesat e saj dhe ky union eshte i perbere nga 28 vende anetare!!!!!
Ju nuk e kuptni qe bashkimi monetar europian eshte nje union qe mbron interesat e monedhes se perbashket dhe eshte e natyrshme qe ka interes te mbroj vendet qe jane ne kete bashkim monetar!!!!!!
Si mund te krahesoni interesat e BE-se per shpetimin e Greqise me problemet e Kosoves??!!
Mos eshte Kosova vend anetar i BE-se?
Mos eshte Kosova shtet i pavarur i njojtur nga OKB-ja?
Brukseli, Uashingtoni dhe lojtare te tjere te fuqishem si Moska e Pekini, e kane sqaruar se Kosova eshte nje ceshtje dypaleshe midis Serbise dhe shqiptareve te Kosoves dhe midis tyre do zgjidhet!
Ndersa Maqedonia si shtet artificial i Perendimit, do te mbahet i tille, per sa kohe do ekzistojne interesat gjeopolitike te Perendimit ne rajon. Federalizmi eshte armiku kryesor i ketyre interesave dhe nje kercenim i madh i paqes ne rajon dhe askush nuk do e lejonte te ndodhi ashtu sic nuk e lejuan edhe ne vitin 2001.
Mire do te ishte te mos luani me zjarrin dhe mbi te gjitha te mos provokoni Tiranen me kete loje te ndyre!