Politika shqiptare në një krizë absolute

7 Maj 2015, 18:09Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Politika shqiptare sot është tërësisht në krizë. Dhe kjo krizë nuk është ajo që thotë Saliu apo opozita, por është e tjetërllojshme dhe shumë më e thelle.

Kriza jonë është në menaxhim. Dhe kjo qeveri dhe ky kryeministër e treguan se nuk e menaxhojne dot krizën e politikës shqiptarë. Rama mendoi se, sapo të vinte ai si kryeministër, populli do të gëzohej dhe tokat do të prodhonin bollëk, kurse ai do të gjente para ndihmash apo investimesh; dhe gjithçka do të lindte nga e para.

Naivitet. Kriza ishte dhë është shumë e thellë: ajo ka të bëjë më demokracinë në fillim, me ligjin më pas dhe me korrupsionin në terminalin e dy të parave. Kriza e demokracisë në Shqipëri sot është kriza e institucioneve; të cilat janë të mpira familiarisht apo me parazitë antidemokrartikë.

Kush do ta bëjë reformën institucionale dhe ligjin e ri për krijimin e një administrate të diturish dhe profesionistësh në Shqipëri? Kush do ta reformojë ligjin për të gjitha arsyet juridike në funksion të drejtësisë shoqërore në Shqipëri? Kush do ta kthejë luftën kundër korrupsionit në një fenomen legal në Shqipëri? Kush do ta bëjë reformën në treg, për të sistemuar informalitetin në funksion të zhvillimit dhe jo të dekadencës së mirëqenies? Kush do ta bëjë reformën ne sistemin financiar, i cili është në një lëngim pesëmbëdhjetëvjeçar?

Kush do ta bëjë ligjin për reformimin e sistemit banker, i cili sot është një ligj antitreg? Kush do ta bëjë reformën në drejtësi, për të plotësuar të gjithë sistemin ligjor në Shqipëri: në gjykatë, prokurori, noteri, avokati?

Të gjitha këto janë çeshtjet që ky kryeministër as që iu është afruar qoftë dhe një centimetër deri tani. E ka të pamundur: katar misistrat abuzues të Metës që “grumbullojnë para për Metën”, që ky pastajë të blejë pushtet, janë shëmbulli më tipik mesjetar i Shqipërisë dhe qeverisë së sotme. Kjo sigurisht që ka qenë një nga pengesat e frenimit reformator në Shqipëri pas vitit 2013, por askush nuk do t’ia dijë, edhe pse Rama dhe i gjithë lidërshipi i PS –së, e quanë Metën sjellësin e fatkeqësisë së tyrë. Absurditet: Meta flaket, nuk lutet. Kjo është politika, sepse në të kundërt, gjithçka është justifikim.

Këto zgjedhje ka mundësi që ta “hapin qiellin reformator” në Shqipëri, se, rregullisht duhet të rrëzojnë dy defektet qesharakë të politikës shqiptare: Basha dhe Meta.

Që të dy keta abuzues të mëdhenj të parave të shqiptarëve në dhjetë vjetët e fundit, duhet të fluturojnë pas 21 qershorit. Por, a ka PS politikanë të këtij rangu që të gjejnë “fshesën e largimit” të tyre, pasi të shohin se vetë shqiptarët do t’i ndëshkojnë që të dy me votë në 21 qrshor të këtij viti? Fshesa politike që do të fshinte këtë dyshe qesharake, do të sillte pa dyshim klimën e moralitetit politik në të dyja krahët e politikës shqiptare: majtas dhe djathtas…

10 komente në “Politika shqiptare në një krizë absolute”

  1. gimi says:

    EDI VENDIN E GJETI NE NJE VARFERI TE PLOTE POR AI NUK KA SHKOPIN MAGJIK QE TE ZGJIDHE CDO GJE SA HAP E MBYLL SYTE PO NE JEMI POPULLI PA DURUAR SHTATANIK M EE PAK FJALE

  2. Pionier Lubonja says:

    Bravo djali i Kiços qe ben pyetjet kush do ti beje reformat,POR une te pyes po pse pa keto reforma kemi qene 25 vjet?

  3. sherifi says:

    Per disa gjera ka te drejte Avokati.
    Po ketu problemi me i madh eshte i elektoratit,qe PS mori 65-66 deputet dhe i dhane Metes 17 Deputet.
    Rama dhe PS ishin te detyruar me kte koalicion per te zhdukur te keqen me te madhe te ketij vendi qe ishte sali berisha.

  4. Rilindja ne marsh te 5te says:

    Meta, o avokat, Meta. Ke goditur ne shenje. I vetmi qe ka guxim te thote te verteten lakuriqe eshte Ngjela. E c’mund te prisje tjeter qysh me aleancen idiote te 1 Prillit? “Corben qe ta shpifte por qe duhej ngrene”, sipas analisteve pragmatiste te stilit Made in Shqypestan.
    Si t’ja bejme tani se do na merzitet Rama me Meron pse e botoi kete artikull?!

  5. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Shkurt, ky Ngjela eshte idiot.

  6. koco says:

    Avokat flet si njeriu i Zotit , kjo eshte e verteta apsolute , simbjoza e bashke egsisrences dhe pazareve te pa moraleshme qe i njollos i baltos e ben te neveritshem politiken e piste , kane emera dhe autore te dores se pare Basha – Meta . te cilet implikojne cdo gje . No koment

  7. lulzullap bin bela al bashar says:

    Avokatit I Kane ngelur dy kokrra me maje.
    Edi sdi ‘re numeroje. Si do organizoje ekonomine.
    Te japesh leje ne bashki nuk eshte e njellojte me kryeminister.
    Po ngjala kot eshte, sdi me shume.

  8. Albani says:

    Avokat jam i nje mendjeje me ty.
    Kush do ti beje keto?
    Nga reformimi i sistemit te drejtesise varen dhe korrupsioni dhe te tjerat.
    Durim
    Rama na e ka dhene pergjigjen se kur do te bej shtet ligjor.
    Rama tha qe do ti duhet qe te qeverise dhjete vjet qe te beje reformen ne drejtesi,
    d.m.th.KURRE.
    (reforma eshte e madhe dhe nuk behet per kater vjet,duhet te filloje nga vetja nje here,dhe tjetra eshte qe po beri shpejt shtet ligjor kur do te vjedhe atehere ai,pra rilindja do te vjedhe nja 10 vjet pastaj do te beje ligjet.)

  9. Artan zogaj says:

    respekte avokat, u be kohe qe flet si mjek i talentuar ne diagnostikimin e politikes shqiptare. e ke gjetur kancerin qe po e bjerr kete politike. Ilacin avokat, ilacin. Si do tja bejme per ta gjetur? A thua do kete bythe ky Rama?

  10. Treviso says:

    Keto rezultate do te presesh kur martohesh me nje prostitute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje