Unë jam Dorela.
Dhe jam juriste e re.
Nuk kam qëne asnjeherë e interesuar të rreshtohem pro ndonje partie a kandidati , sepse në asnjë rast nuk jam ndjerë e përfaqësuar.
Madje, me kohën që kalon, kam filluar të ndjej neveri të sinqertë e të pakompromistë ndaj një klase politike amatore dhe moskokëcarëse.
Por pervec dimensionit profesional, njeriu eshte qeënie politike, e ditët e fundit kam ndjerë nevojën ta hedh në rreshta bindjen time të brendshme.
Ndërsa diskutoja këtë javë me studentët, ata në mënyre elegante e devijuan bisedën, (me siguri sepse nuk donin ti përgjigjeshin pyetjes), tek largimi në masë i shqiptarëve, dhe tek fakti se ata ishin gati të bënin të njejtën gjë. Këta të cilët po përmend, janë 20 vjecarë.
Pasi i dëgjova, ju kërkova ta trajtonin me shumë seriozitet pozitën e tyre si përgjegjës të vendimarrjes në këtë vend, mirepo u gjenda përpara një tjetër drame. Disa prej tyre donin të mos ushtronin fare të drejtën e tyre kushtetuese, por edhe detyrën e tyre qytetare. Pra me pak fjalë, donin të bojkotonin zgjedhjet.
E bindur se nuk e kanë kuptuar akoma rëndësinë e votës në demokraci, dhe se bisedat me karakter politik nuk mund të diskutohen me ta në mardhënien e mësipërme, vendosa të shkruaj sot ato pak fjali që nuk i thashë. Për ata vetë, prindërit e mi, e të gjithë ata që e ndjejnë indiferencën shtetërore cdo ditë..
Vendosa ta bëj publike bindjen time, se qytetarët duhet të bashkohen me njëri tjetrin për të ndryshuar situatën ku ndodhen.
Mbas braktisjes shumëvjecare të Tiranës, ora e zgjedhjeve po troket prapë.
Si zakonisht, kërkohet prej nesh të zgjdhim midis dy alternativave.
Pa projekt, pa interes të mirefilltë në Tiranën si qytet , por kalorës partiakë matematikorë, të një posti që do tju mundësojë realizimin e ambicieve më të mëdha politike.
Sot Shqiptarëve ju thuhet: “Këto janë alternativat, skeni zgjedhje”.
Janë të paditur, të inkriminuar, , zemerligj, pa mëshirë për vuajtjen tuaj, pa përgjegjësi për keqqeverisjen tuaj, e ne i kemi lartësuar si ligjvënësit tuaj.
Në 2015, sfida jonë, nuk është përmirësimi i jetëve tuaja, por dekriminalizimi.
Por ju nuk keni zgjidhje.
Në fakt, ky është ekzaktësisht momenti për të thënë fjalën tone.
Shpesh themi se na e ka fajin politika, jo vetja për katrahurën ku jetojmë.
Po sikur, kesaj here të bëjmë zgjedhjen evidente, madje të vetmen që na nderon si qytetarë?
Po sikur, në ndryshim nga cdo herë që kemi votuar papërgjegjshëm e jemi zhgënjyer deri në kocke, të mbështesim këta njerëz që janë objektivisht cfarë ka mbetur dinjitoze dhe e drejtë në këtë vend.
Të vlerësojmë më në fund atë që reflekton në mënyrë kaq familjare , dinjitetin e secilit prej nesh. Problematikën e përditshme, dhe vullnetin për të tejkaluar vështirësitë së bashku, si komunitet.
Unë besoj tek konvergjenca e jashtëzakonshme e njerëzve që jane bashkuar me njëri tjetrin për Tranën. E mbështetja ndaj alternativës së tyre, është shpresa që i kthen gjithësecilit prej nesh, të drejtën e vendimarrjes në nivelin e qeverisjes lokale. Por jo vetëm.
Prandaj unë e mbështes kandidaturën e Gjergjit, me të njëjtin besim e kurajo që i jap vetes për të kapërcyer sfidat më të vështira.
Këto rreshta , janë mbështetje për supet e ndershme të kaq shumë Bojaxhinjve të Tiranës.
Në 21 qershor, votoni me zemër.
Bojkoti nuk është zgjidhje, as “cool”.
Po ju perse qendruat ne Tirane (Shqiperi)?
Mos keni me shume patriotizem dhe dashuri se te tjeret (ata qe u larguan dhe vazhdojne te largohen) per vendin?
Mos jeni me e zonja se te tjeret (ata qe nuk gjejne pune ne kete vend, ata qe largohen nga ky vend) per ecurine tuaj profesionale?
Mos jeni e vecanta, e pasterta, e papolitizuara dhe e sterilizuara nga sistemi, nga paraja, nga interesat, nga korrupsioni, nga klientelizmi, nga miku, nga familja, nga shoqeria, nga ajri, nga ushqimi, nga uji, nga dielli, nga ……..??!!
Veshtire per tu besuar! Megjithate suksese te “pavarurit”!
I Dashur Klimax.
Ne komentin ju keni bere shume pyetje.
Por meqe eshte shkrimi im i pare,ndjehem vecanerisht protektive per te. Prandaj, edhe do ti pergjigjem pyetjeve tu tuaja shkurt. Po, une e dua vendin tim me te njejtin intensitet qe dua prinderit e mi .
Dhe po, kam bindjen se jam e paster dhe e pakorruptuar. Ne xhepa, moral, e zemer.
Per keto arsye, te ftoj te kerkosh, madje te kerkojme bashke,nje grime te jetes time 24 vjecare qe me asocion mua me mbiemrat qe preferove te me vendosesh.
Te uroj fundjave te mbare,
Dorela.
Ju faleminderit per pergjigjen Dorela!
Personalisht ndihem i privilegjuar per pergjigjen tuaj.
Qe mos te ndiheni e “akuzuar” , dua tju sqaroj se pyetjet e komentit tim nuk ishin personale per Ju si individ, si Dorela, por per shoqerine shqiptare qe nuk mundi kurre, te pakten deri me sot, te krijoj nje sistem te paster shoqeror me baza te nje civilizimi te zhvilluar me drejtesi ligjore e morale.
Duke jetuar e punuar sa vitet e moshes tuaj ne nje vend europiano-verior dhe duke patur “mbi supe” dyfishin e moshes tuaj, ndihem pesimist per distancat e pakrahesueshme te shoqerise shqiptare me ate europiane dhe per paaftesite qe ka ajo shoqeri ti afrohet Europes.
Suksese ne jeten dhe punen Tuaj!
edhe bojkoti eshte nje lloj forme e shprehjes ne demokraci. te bojkotosh nuk do te thote te mos marresh pergjegjesi, perkundrazi eshte pergjegjesi e madhe, eshte nje mesazh per klasen politike, mendoj se ne fleten e votimit duhet te jete edhe nje pike per abstenimin pervec emrit te kandidateve. njesoj sic egziston ky opsion ne votimet ne prlament perse mos egzistoje per votuesin shqiptar ne fleten e votimit. do shikoni se pjesemarrja do jete e madhe dhe se abstenuesit do jene fitimtaret e ketyre zgjedhjeve. aabstenimi eshte nje mesazh per politiken, eshte paralajmerimi me vote perpara se te kalohet ne te tjera forma.
Ashtu sic thote edhe shprehja “Ο άνθρωπος είναι πολιτικό ον” (njeriu eshte qenie politike), edhe bojkoti eshte nje menyre e te shprehurit te politikes. E te shprehurit te neveritjes ndaj mentalitetit banal duke nisur nga cdo kryeminister i Shqiperise e duke perfunduar tek kryetari i komunes me te vogel. Jam 29, dhe per here te pare votova ne 2013 me bindjen se ky i “gjati” qe pak me ndryshe. Ne fakt asgje nuk ka ndryshuar, thjesht fishekzjare mediatike po shoh. Shqiptaret ne pergjithesi jemi shume popull medioker, me mentalitet majmuni, dhe fundja i meritojme keta qe kemi. Ne fakt aty ku nuk ndryshon asgje, gjerat po shkojne si mos me keq, sepse po perparojne “gjitonet” dhe duket sikur ne po bejme mbrapa. Edhe sikur rrogen e guvernatorit te BSH te me ofronin ne Shqiperi nuk kam per te kthyer, per faktin se atje jetojne shqiptar, njerez medioker… Faik Konica ka pas gjithnje te drejte, dhe sidomos sot… Bojaxhiu nuk eshte gje tjeter vecse fasada e shemtuar e ralles, e tiranasve snoba qe urrejne cdo njeri qe nuk thote “ca bone” e jo “cfare bere”!!! Kur mentaliteti i kryeqendres eshte keshtu cfare pret nga rrethet? Do thuash Tirana eshte kryeqendra e llumit, pra kryellumi i Republikes se Bananeve te asaj qe dikur i thonin Shqiperi.
Dorela të përgëzoj për guximin dhe shkrimin!
Uroj që të shtohen sa më shumë dorashkat e bardha anë e mbanë vendit. Edhe unë besoj që na duhen më shumë njerëz si Gjergji që punët të venë më mbarë. Dhe besoj se kësaj rradhe qytetarët e Tiranës e kanë këtë mundësi.
Arsyet e gjëndjes ku jemi sot janë të shumta. Si mësuese në një shkollë të lartë me siguri e dini që përveç dashurisë për njerëzit e vendin dhe thjeshtësisë mbi të gjitha lipset pavarësi në mënyrën e të menduarit. Në gjykimin tim, kjo e fundit është shumë e rëndësishme për zgjedhjet që bëjmë në jetë. E njëjta gjë vlen edhe për votimet.
Përshëndetje nga Korça!
Dakort Dorela! Une mendoj te ndjek keshillen tende. Pranoj te votoj per Bojaxhiun, meqe ai i di hallet tona te pjatalarsve. Vetem se kolegu im, ai qe pregatit dhe grin sallatat, me tha se duhet te votoj per Erionin, meqe ai mendon per ne njerzit e zote qe duam ndryshime, ndersa koleg-shefi yne, guzhinjieri i shendosh, me tha se do votonte per Halimin, meqe ky nuk do ndryshonte gje, keshtu ai do vazhdonte te ishte shefi yne. Tani, dy pyetjet e mia: perse te votoj une per Bojaxhiun? Dhe cfare programi ka ai per Tiranen?
Bukur Dorela, jam dakord me ju?
Qenke shume simpatike moj. Me lejo te shtoj dy llafe. Klasa politike Shqiptare eshte atje ku eshte pasi klasa juridike shqiptare eshte nder me skandalozet ne bote. Ne jemi nje vend qe ende nuk kemi zgjidhur problemet e pronave, te cilat kapin mbi 80% te krimeve qe ndodhin (20% tjeter jane motive te dobta e banalitete te tjera). Pa u zgjidhur ky ngerc, i cili me kalimin e kohes behet shume i veshtire, dhe ndoshta qellimisht lihet i tille, pasi pasardhesit shtohen, dhe divergjencat ne fise te ndryshme gjithashtu shtohen, ben qe te futen xhambaze e avoqener per te rruajtur “ligjerisht” pronen qe Enver Hoxha e vodhi po “ligjerisht” para 70 vitesh. Pervec kesaj, klasa politike Shqiptare eshte thelbesisht antishqiptare, dhe eshte e tille pasi perseri edhe ketu klasa juridike shqiptare eshte nder me te korruptuarat dhe te paaftat per te futur pas kangjellave te tere keta monstra qe e rropen popullin dhe e vodhen shtetin. Eshte e domosdoshme te votohet sigurisht, por alternativat qe po i paraqiten popullit Shqiptar jane shume te dobta, sidomos kur kihet parasysh se cfare kontigjenti elitar ndodhet ne Itali, Gjermani, Angli, Zvicer e spo flasim per SHBA e Kanada qe jane te nje niveli tjeter sofistikimi dhe etike pune qe edhe Europa Perendimore vete do e kishte zili (madje vete ajo po emigron ne SHBA/Kanada). Prandaj per cfare te votohet ? Ok, hajde po themi Erjon Veliaj. Por po ecet me hapa breshke nderkohe qe kemi 25 vjet qe kemi ecur mbrapa. Kerkohen burra shteti dhe profesioniste te fushave te ndryshme, jo LLAFOLLOGE. Shqiperia nuk ka nevoje per inspirim, ate e kemi vete si popull dhe duket qarte qe 500 vjet Osmanizem, e masakra Sllave nuk na e kane thyer shpirtin, argetimin, kulturen, gjuhen e zakonet. Shqiperia ka nevoj per vizion, profesionalizem dhe ngritje te ndjeshme standarti jetese te menjehershme. Asnje kandidat nuk i ka cilesite qe te kryej kete “kercim” ne nivelin tjeter qe nevojitet.
Cfare programi Kane keto? Erion sapo filloj me shetit me bibiklete per me kuptuar kaosin urban!-imagjinoni,vete po na tregon se déri tash ka jetuar ne nje plan et tjeter!-bojaxhiu pos se eshte jashte dyshes,nuk dîme gje ma shume! E per dr Halimin pos se na ka pru ne jete e ka punuar prane njerezeve ma te urryer ne shqiperi nuk duhet ma shume!…
Program? E sidomos program te diskutuar me qytetaret ? Keta nuk dine cka eshte nje program!…
Dorela, te pershendes per shkrimin tend, i shkruar me ndjeshmeri dhe realitet,edhe une kisha vendosur te mos votoja kete rradhe se nuk ja vlente per asnje parti, po dalja e Gjergj Bojaxhiut dhe e grupit Ne Tirana,ma ka ndryshuar mendjen, ja vlen te votosh per nje njeri me personalitet dhe integritet, qe e do qytetin dhe do te degjoje qytetaret dhe jo kryetaret.
Sa mire qe lexojme shkrime nga te rinj qe shkruajne ashtu sic e ndjejne, dhe jo si ca analistet dhe gazetare qe shkojne mbas inetresave klienteliste te boseve te tyre.Na kane lodhur se nuk thone asnje gje te vertete,e keni vene re, per keta gazetare ka vetem dy kandidate ne Tirane, ata te Partive.Nuk ju intereson dhe ju ka djegur dalja e Gjergj Bojaxhiut, se qytetaret e Tiranes e kane kuptuar per ke do votojne kete rradhe, dhe do kete nje votim plebishitar per Z.Gjergj Bojaxhi,prandaj partite dhe sherbetoret e tyre jane te tmerruar.
Z. PEDAGOGE! C’te re ke sjell me kete artikull, pervecse thirrjes per te votuar per Bojaxhiun?
Ju kujtoj se me detyren fisnike qe keni, duhej qe thirrja juaj te kishte shume ide per transformimin e qytetit. Qe nga qarkullimi rrugor, disiplina urbanistike, punesimi, civilizimi i popullates se pamesuar me rregullat e nje shoqerie kooperuse me vlerat e empathise reciproke, perspektiva e shtrirjes se qytetit e ruajtjes se vlerave historike, duke filluar qe nga folklori origjinal tiranas etj.
O vajze, pyetja ime per ty eshte, ku i di ti supet e ndershme te Bojaxhiut? Me se e beri vilen jashte Tirane dhe shtepite qe ka. Pas posteve te larta qe i dha Partia Demokratike, u bene ato. Me roge shteti nuk behen kurre. Per fat te keq Bojaxhiu i vertete nuk eshte ai qe shitet. E njoh ate qe nga shkolla e mesme. Tjetersimi i tij u be kur ju kacavjere posteve. Brezi yt Dorela, vetem ai mund te ndeshet realisht me sfidat dhe jo mjeshtrit e formateve me shfaqje zvetenisht sipas situatave.
Aman vila jashte Tiranes kane te gjithe qe kane qofte nje mikorbiznes, por ankohen njerezit ne Tirane dite per dite se e kane per sport, edhe pse jane me shtepi ne Tirane, neper fshatra e plazhe. Nuk jane tempuj, por ama te kesh lukse te tilla ne perendim duhet te jesh milioner. Nga ana tjeter Bojaxhiu ka punuar ne emigracion nuk eshte se nuk i ka disa dhjetra mijera dollare ti vendose ne nje vile, aq me teper jashte Tiranes se po beheni qesharak.
Edhe ti na qenke infektuar nga semundja e albanistanasve Dorela qe eshte mburrja se kush jam e çfare jam. Ne kete rast mburrja jote eshte e kamufluar me frazen e pafajshme “dhe jam juriste e re”. Pse duhet te dime ne se je juriste, apo tendenca e shqiptareve per tu dukur me gjoja zanate fisnike, qe nga ky moment ti ke krijuar nje ndarje midis teje dhe te tjereve xhan. Nejse iku kjo, artikulli yt nuk eshte gje tjeter vetem fushate per kete pseudo kandidat, mire ta ka thene nje me lart. Ti mendon me te vertete se atje ka ngelur njeri per ndryshime gjoja?? Akoma nuk je bindur xhan se ai vend nuk behet me bageti ripertypese por behet me njerez?? Si mendon ti se mund te besh ndryshime kur qeveria kryesohet nga ndyresira e hajdute me bllok si Meta me shoke?? Si mendon ti se do te ndryshoje ndonje gje kur nuk ka ndryshuar per 25 vjet? Keto nuk jane thjesht statistika por fakte qe te bindin se perfundimisht shqiptaret jane popull i prapapmbetur ne te gjitha drejtimet. Ku ke pare ti popuj injorante si shqiptaret qe ti japin voten prape atij qe ju shkaterroi vendin si ne 2005 kur bagetite rizgjodhen Saliun? Eh mo xhan, nuk ke faj ti se nuk ke pare se si funksionon shteti i vertete?? Une qe po te flas jam edhe une nje biçim juristi, por jo ne Albanistan, diku ketej nga Brukseli, po e them une meqe e the ti. Dhe po te them qe edhe une kam derguar nje shkrim ne kete gazete qe nuk ma kane botuar se keta preferojne emrat e njohur e ke parasysh ose “juristet e pafajshme” si ti. Shqiptaret kane nje raport shume te keq me ligjin dhe kjo nuk eshte nga padija por nga tendenca e tyre natyrale per te abuzuar dhe perbuzur ligjin dhe te tjeret. Kur kjo te filloje te ndryshoje atehere mund te mendohet se diçka eshte bere. Mjafton te shohesh qarkullimin ne Tirane dhe e kupton menjehere qe je ne Kandahar. Une kam qene ne Kiev para 15 ditesh dhe po te them se ky qytet ishte shume i paster dhe i urbanizuar, makinat ndalonin sapo shihnin se do te kalosh ne vija te bardha, njerezit me kulture dhe te sjellshem. Mora kete shembul se gjoja shtet i lindjes si ne por e kuptova se ne ishim nja 50 vjet larg atyre. Bera krahasimin me Albanistanin tone dhe me erdhi turp kur mendova se Tirana eshte pa stacion treni dhe e mbushur me plehra kudo…….do akoma xhan apo te ndaloj ketu??? Analizen beje vete se kush jemi ne shqiptaret…..popull folklorik qe kenaqen duke bertitur ne kor “a sa mire me qene shqiptar”, kjo e ke emrin çmenduri kolektive e nje populli te cilit i ka ikur treni i kohes dhe po mundohet me deshperim ta kape por pa rezultat.
Duke i pare kanditaturat jashte interesit tim personal ,sepse asnjeri nuke me intereson pasi jam large Tiranes,une simpatizoj Veliajn ,por voten do ja jepja Bojaxhiut, sepse me bind me shume duke pare karrieren dhe korrektesine e tije.
I dashur Ufot,
Cte them, njerez me pesimizmin tend jane ne realitet problemi i vetvetes , sepse duhet te jete e veshtire te bashkejetosh me te tille mllef.
Ti me thua se qenka Albanistanizuar (Nuk e imagjinoj dot cili eshte ai qytetar qe flet per vendin e origjinen e tij, ne terma pexhorative,pa kuptuar se fyen veten automatikisht), sepse une them qe jam juriste. Serish, ky eshte shkrimi im i pare, dhe e gjykoj llogjike qe publikut qe i drejtohem ti prezantohem se kush jam e me cfare e fitoj jetesen. Ndjese nese ne imagjinaten tende mund te jem ekonomiste.
Nderkohe, qe ju qenkeni krejt i legjitimuar te me tregoni se ku udhetoni vete, apo se punoni ne Bruksel? Te njejten gje mund te them dhe per ju.
Tjeter. Po, une jam juriste, dhe pedagoge se keshtu thote kontrata ime e punes.
3. Une mendoj se persa kohe juve i jeni shkeptur realitetit shqiptar, beni mire te jeni mbeshtetes ndaj te rinjve qe jetojne ketu, dhe kujdesen per fatin e tij.
4. Ju jap juve nje dorashke te bardhe sfide, qe kete vere, te vini dhe bashke vullnetarisht te pastrojme plehrat neper plazhe, e te ndertojme shkolla vullenarisht. Keshtu duhet vendi i lindjes, jo me llafe demoralizuese te pavlera, per mua personalisht , por edhe per shqiptaret.
5. Ju keshilloj ta trajtoni veten dhe profesioni tuaj me me teper respekt.
Termi “Bicim Juristi” ma ben edhe mua te veshtire ta marr komentin tuaj seriozisht.
6. Ju perqafoj, e ju ftoj ti inkurajoni te rinjte te marrin ne dore pergjegjesite e tyre ne vendimarrje.
Une te thashe “biçim” me perulesi dhe modesti ndersa ti e paske marre sikur paskam ofenduar zanatin. Nejse kjo eshte puna jote. Problemi kryesor me shqiptaret eshte se nuk ju pelqen e verteta dhe mundohen me zor ta zbukurojne realitetin, ti mund te kesh vrull rinor e revolucionar sa te duash por nuk behen gjerat me vrull e rremuje se ka 25 vjet rrumpalle atje dhe duken pasojat. Me thuaj çfare termash negative (jo pexhorative dmth se po une flas shqip dhe jo si ju atje qe flisni me terma qe shumica e popullsise nuk i kupton dhe e beni kastile) po perdor une kur them se trafiku eshte i tmerrshem ne Tirane apo qe kaosi eshte i kudo ndodhur?? Ti moj zonjushe e nderuar nuk e di se sa shqiptare vijne çdo dite ketu ku jam une ne kerkim te bukes se gojes, te cilen ti e paske siguruar mesa duket, po ti shihje keto do ta ulje pak tonin dhe do te riktheheshe ne realitet. Une te dukem pesimist, mesa pashe nuk jam i vetem te kem thene te verteten, edhe eltitexi me lart ka thene te njejten gje si une apo jo? Nejse se ti je akoma e re dhe nuk i kupton disa gjera thelbesore edhe pse mesa duket qenke pedagoge. Une nuk kam pse te vij te pastroj vendin e lindjes kur banoret qe jetojne atje nuk e bejne nje gje te tille, keshtu funksionon bota kudo. Keto qe po te them une nuk jane pesimizem por e verteta e hidhur qe shume nga komentuesit qe lexojne keto komente e pranojne ne heshtje, une s’po bej gje tjeter vetem sa e them hapur. Sa per realitetin, jam shume ne brendesi te relitetit, fakti qe po komentoj ne kete gazete e konfirmon besoj, edhe vij shume shpesh ne Shqiperi. Po te me degjonin mua, gjeja a pare qe duhet te behet eshte nje fushate sensibilizimi masive neper televizione te shqiptareve per çdo gje, qe nga hedhja e plehrave ne kosh e deri ne mos dhenien e votes per nje thes miell, ja kjo eshte baza per nje shoqeri te shendoshe Dorela, te tjerat vijne automatikisht me pas. Ne mungese te ketyre, me vjen keq por pas 4 vjetesh do te me kerkosh ketu per te me thene “kishe pasur te drejte” ashtu siç me thone disa shoke sot kur ju kam thene ne 1992 se “ky njeri (per Saliun) do ta shkaterroje kete vend” kur e kam degjuar per here te pare Berishen duke folur ne televizor dhe turmat e ekzaltuara duke shkumezuar neper mitingje, dhe ja rezultati, vendi komplet i rrenuar pa shprese me qeveritare te pasur si sheike, disa gjysme analfabet, disa te tjere mafioze etj etj.
Cka thue ARTI, me sofizmat e tua. Qenke larg dynjase. Shiqoje vilen e kandidarit te pavarur ne Mullet e molloisna persni. Duke la pjatat dy vite ne Amerike dhe u ba i pasun? Qysh bre.
O Semi, po pse o plako te gjithe qe jane jashte shtetit qekan duke la pjatat ? Ne Amerike ske Shqiptar qe lan pjatat, i ke te gjithe te kap. Futu i her ne linkedin, be add ca shqiptar qe te shohesh rrethet e tyre, e do hapesh syte se ne cfare vendesh jane kapur Shqiptaret. Ju kujtoni se jane vitet 90 akoma. E keqja eshte se pastaj ai UFO ka i far te drejte qe flet me mllef per Shqiperine e per Shqiptaret e ndoshta edhe gabimisht ne rastin e kesaj vajzes qe ka shkruar artikullin, por dhe ju me keto komente qe beni ta shpifni. “Emigrant”, “pjatalares”, e terci verci. Shko i her ne Amerike e shikoi Shqiptaret se kush jane. Sikur 1% e tyre te kthehet vendi behet Luksemburg brenda nje dekade, por e keqja eshte se ekziston nje mentalitet i ndyre qe mundohet te largoj dhe elementat e sakte nga ai vend, e jo me te afroj ata qe kane ikur.
Kjo vajza, Dorela, ben mire qe e çfaq mendimin e saj per kandidaturen ne Tirane; qe eshte nje juriste e re dhe punon pedagoge, me duket se nuk shkon. Ketu fillon stanjacioni moral dhe profesional. Te jeshe nje juriste e re duhet ne fillim te punosh ca vjet qe nga Tropoja e deri ne Sarande, por edhe me pak, pastaj te shkosh e te behesh pedagoge. Ato qe te meson praktika e jetes nuk ti jep sot universiteti shqiptar. Mos u ngaterro me shkallen e informacionit mediatik qe nuk dihet e ku soset. Si mund tu pergjigjesh studenteve per gjithe keto pyetje qe mund te bejne ne realitetin e drejtesise shqiptare? Do ishte mire qe propaganden me te madhe , Dorela ta bente per jurisprudencen, per drejtesine shqiptare. Eshte i vetmi institucion i papergjegjshem i shtetit demokratik qe e ka katandisur vendin ne gjendjen qe eshte. Dhe kur theme institucion, e kam fjalen per juristet, gjykatesit, prokuroret. Aty kerkojeni dhe jo te kryetari bashkise. Dorela eshte e lire te çfaq mendimin e saj qofte per personin kandidate e qofte per te tjere, por si e re ne moshe dhe profesionin aq delikate ne sherbim te sistemit dhe shtetit te se drejtes, duhet ta preokupoje me shume kjo e dyta. Zgjidhjen e percakton zgjedhja.