Dekomunistizimi dhe e djathta moderne

30 Prill 2015, 14:32Blog TEMA
Dekomunistizimi dhe e djathta moderne

Nga Mesila Doda*

 

Inisiativa që vjen sot para jush si produkt i punës së shoqërisë civile është unikale në llojin e saj, pasi është fryt I punës së studjuesve, aktivistëve të shoqërisë civile, studentëve të dhjetorit por edhe zërave të rëndesishëm të së djathtës, figurave të rëndesishme të ish të persekutuarve.

Para se të nis me përshkrimin e kësaj inisiative që maxhoranca e ka sjellë tashmë të dënuar me egzekutim (për arsyet dhe nga personat që do ju spjegoj më poshtë), do doja ta nisja këtë fjalë me një falenderim të veçantë për të gjithë ata që kanë punuar për këtë ligj, në rradhë të parë për Aktivisten e të Drejtave të Njeriut Elsa Ballaurin, për përkushtimin dhe punën që ka bërë përgjatë gjithë kësaj kohe për të mos e lënë krimin e diktaturës komuniste të harrohet e të mos ketë asnjë inisiativë ligjore që ta zbardhë, falenderoj miqtë e mitë dhjetorit Ilir Dizdarin, Arian Manahasën, Arben Sulen, Gazmend Oketën, Mark Markun dhe Agron Tufën, Myftar Gjanën, Spiro Curen, Alban Picin, Ardi Stefën e dhjetra të tjerë që mbështetën këtë projektligj e që së bashku arritëm të sillnim në vëmendjen e publikut nevojën për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

Falenderoj Aleksandër Meksin, Aleksandër Biberajn, Simon Mirakajn e Enkeled Alibeajn për punën e bërë në vlersimin dhe ndryshimin e neneve të caktuara të kësaj inisiative ligjore, një punë që është produkt i dhjetra mendjeve të burrave dhe grave të shoqërisë civile, studentëve të dhjetorit dhe profesionalizmit e dijes të shumë politikanëve dhe ish politikanëve të së djathtës moderne, të së djathtës vizionare e kurajoze të Shqipërisë së sotme.

Falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e PDIU, deputetin Shpëtim Idrizi, i cili si pakkush prej kryetarëve të partive e mbështeti këtë nismë pa asnjë hezitim, duke pranuar të ishte thjesht një prej studentëve të dhjetorit, sot deputet, e duke qenë i barabartë mes të barabartëve në një tryezë e cila solli dhe do sjellë një ndryshim rrënjësor dhe thelbësor në politikën shqiptare. Faleminderit Shpëtim për mbështetjen pa rezerva dhe pa asnjë kompleks të kësaj inisiative.

Me pak fjalë dua të nënvizoj ndryshimin mes këtyre dy drafteve që propozohen sot përpara jush.

Së pari. forma e ardhjes se ligjeve, i pari vjen nga shoqëria civile në një bashkveprim të jashtëzakonshëm të veprimtarve të drejtave të

njeriut, të Studentëve të Dhjetorit, heronjve të heshtur të demokracisë, dhe të persekutuarve politikë. Bashkë me të erdhi një peticion i nënshkruar nga 100 intelektual të vendit dhe të huaj, mes tyre nobelistja Herta muller, zëvëndëspresidentja e Parlamentit Europian Lunacek, deputetë të Bundestagut, shkrimtar e intelektualë europian e vendas, në të cilën kërkohej qartësisht që të ndahej njëherë e mirë bashkë me hapjen e dosjeve edhe largimi i të inkriminuarve, duke e konsideruar këtë si një process të vërtetë ekzorcizmi. Qoftë edhe vetëm për këto arsye, zoti kryeministër, nuk duhet të silleshe harbutshe dhe të vazhdoje me një draft, të bërë në zyrat e egzekutivit duke harxhuar paratë e taksapaguesve shqiptarë paralelisht me një punë të bërë, duke mos pyetur njëherë të vetme përkëta aktorë dhe faktorë të kësaj lëvizje dhe pune të madhe të kryer qysh tre vjet më parë. Ky ishte I vetmi moment ku duhej të arrihej një konsensus përtej politikës, përtej partive, në një draft që vinte nga jashtë nesh, kërkesë të cilin ti e pështyve dhe hodhe në kosh siç zakonisht sillesh me gjërat që nuk i ke nën kontroll e nga të cilat nuk nxjerr fitim.

Së dyti, përmbajtja e këtyre inisiativave. Ligji i sjellë prej nesh ka në thelb hapjen e dosjeve për të gjithë, veçanërisht për mbajtësit e

posteve shtetërore dhe administrative, dhe vlersimin rast pas rasti të gjithë veprimtarisë së tyre, duke larguar të inkriminuarit nga vendimarrja. Kjo do të thotë që dosjet do hapen më së pari për deputetët, ministrat, zëvëndësministrat, drejtorët, prokurorët, gjyqtarët, diplomatët…pra më së pari për ata që ende kanë poste të rëndësishme, sepse në konceptin tonë nuk ka ardhmëri, nuk ka nder e as progres mbi rrënojat morale të një sistemi dhune e krimi. Ky sistem heq shantazhin nga duart e individit, ky sistem çliron shtetin dhe vendimarrjen nga cdo tentativë intimidimi e influencimi përmes krimit.

Në të kundërt inisiativa që ju sillni sot hap dosjet e viktimave, sheh brenda tyre kush kane qenë veprat, heq dhe zhduk brenda dosjeve emrat

e cdo individi të implikuar, por nuk prek as me thua asnjë nga dinjitarët e shtetit të djeshëm dhe të sotëm, përderisa kërkesa të mos vijë prej vetë atyre apo prej shefit përkatës. Këtu qëndron edhe skandali që bart mbi vete ky ligj, cfarë bëjnë drejtuesit, titullarët e partisë dhe institucionit me informacionin që marrin për vartësit e tyre? Ku do shkojnë informacionet e marra? Për cfarë shantazhi do përdoren dhe më e rëndësishmja A do ketë agresore, prokuror, gjykatës,egzekutor, kriminel, sekretar komiteti, sekretarë të parë të dytë, kryetarë e ministra, xhelatë që do dalin njëherë e mirë nga vendimarrja e këtij shteti??? Jo, kjo nuk do ndodhë sepse krimi I djeshëm për ju është bashkëjetuesi i ditës, ndaj kjo që po sillni është farsë e shantazh, i zbardhur në gërma e letra.

Argumenti që kam parë e dëgjuar këto ditë është ajo që ka lidhje me elementë të ligjit të dosjeve që mund të konsiderohen si të papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit. Unë nuk kam asnjë dyshim që një vullnet i mirë do mund të rregullonte gjithë elementët dhe teknikalitetet që mund të konsideroheshin si prolematikë, por për këtë do duhej vullnet i mirë, vullnet që kësaj maxhorance i mungon. I mungon, sepse do duhej që më ssë paku të bënte zgjedhjen nga kush krah qëndron, nëse është me viktimën a me agresorin, dhe këtë zgjedhje ju nuk e bëni dot, se vini nga agresioni dhe jetoni me agresionin e djeshëm dhe krimin e sotëm.

Ju keni para vetes një inisiativë të rrëzuar në komisionin e ligjeve,dikush e ka gjykuar dhe vazhdon ta dënojë këtë inisiativë për fajin e vetëm që guxoi të sfidojë të paprekshmit. Do mundohem ti rendis pak më poshte argumentet pro e kundër kësaj inisiative dhe arsyet e vërteta pse ky ligj ka sjellë kaq shumë debat, por më së pari më lejoni të parashtroj para jush backgroundin historik dhe nevojën e një nisme të tillë.

Kur para shumë vitesh deklarova se do bëja të pamundurën për të cuar para inisiativën ligjore të rrëzuar nga gjykata kushtetuese në një konflikt të pastër interesi, ndesha me një mur pikpyetjesh e mospranimesh shpesh edhe nga ana e miqve dhe kolegve të mi të afërm.

Përse është e nevojshme një nismë e tillë? Tash mbas 20e kusur Vitesh a ja vlen një traumë e tillë? A duhet të përjetojmë prapë një proces kaq të dhimbshëm që është manipuluar e përdorur kaq shumë herë përgjatë historisë sonë të sotme?

Kam tentuar shpesh ti përgjigjem, duke reflektuar thellë mbi këtë çështje dramatike që e ndan historinë e këtij kombi si me thikë në midis. Sot une them dhe besoj se ja vlen të provojmë 10, 100, 1000 herë derisa të nxjerrim të vërtetën e fjetur, derisa ta nxjerrim të keqen dragoniane që flen mes nesh e që ne me lehtësinë që karakterizon vetëm një komb që nuk don një të ardhme të vërtetë e të ndritur, tentojmë ti vëmë një pllakë heshtje përsipër. E kemi bërë për çerek shekulli dhe vazhdojmë ta bëjmë ende. Një proces aspak të vërtetë e të thellë reflektimi që na kthehet e na bjen fytyrës herë si nostalgji, herë si mënyrë të menduari e herë si padrejtësi e hakmarrje e agresorëve ndaj viktimave. Por E verteta duhet te zbulohet. Siç thotë edhe një prej mendjeve të ndritura të këtij kombi Sami Repishti: e vërteta bien drite! Drita gjalleron, largon erresinen ku mshehet e keqja, zhvillohet tortura, dhe mbretnon vdekja.

Ajo që ne kemi nevojë është një reflektim i thellë, një ndarje e vërtetë me të kaluarën, arsye për shkak të cilës ky ligj vjen sot përpara jush. Kjo është një kërkesë e kohës dhe e publikut, i cili është shprehur pa asnjë equivok për hapjen e dosjeve dhe largimin e personave të inkriminuar nga vendimarrja edhe në studimin e kryer nga Fondacioni Conrad Adenauer, 81% e të anketuarve ishin për hapjen e dosjeve, 71% e të anketuarve u shprehën për largimin e bashkpunëtorëve nga administrata dhe vendimarrja.

Tashmë vendimi është marrë, ju keni para vetes dy modele se si duhet të kryhet ky proces, dhe bashkë me të keni edhe vijën e demarkacionit mes një të djathte moderne por e ndërgjegjshme për rolin që historia i ka caktuar në këtë vend, atë të një ideologjie antikomuniste që beson se ky vend ka jetë përtej figurave të inkriminuara të së kaluarës, dhe një ideologjie majtiste e sipërfaqsore që sjell një proces ku hapja e dosjeve sillet si një përmirsim i ligjit për të drejtën e informimit…e pra hapja e dosjeve nuk është dhe nuk mund të jetë një kuriozitet adoleshentesh por clirim I ndërgjegjes kombëtar nga ankthi

dhe faji kolektiv I krimit të kësaj shoqërie ndaj një pjese të saj.

Është çlirimi I ndërgjegjes shoqërore nga krimi i vrasjes se më shumë se 6482 burrave e grave, nga krimi i burgosjes politike të 26788 burrave dhe 736 grave, nga krimi i internimit të brezve të tëra të afërm të “Armiqve të Popullit” që u rritën mes skamjes, mjerimit, paditurisë e urrejtjes dhe të evitimit të remineshencave të së kaluarës. Ky duhet të jetë qëllimi i këtij procesi në përputhje me deshirën e shqiptarve për një drejtësi shoqërore dhe në përputhje me dokumentet nderkombëtare si Konventa e Keshillit të Europës që përcakton se duhet dënuar me çdo kusht trashigimia komuniste, me qëllim që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Kjo nuk është retorikë politike, ky është guri i Sizifit për politikën shqiptare. Sa herë që është kërkuar vlersimi i një procesi të drejtë e në përputhje me nevojat e ndërgjegjes sonë kombëtare, aq herë e majta që vazhdon të jetë e lidhur me fill jetsor me të kaluarën komuniste të saj, me votuesit dhe eksponentët ish-funksionarë të rregjimit të së kaluarës ka goditur çdo përpjekje për të zbuluar të vërtetën e për të larguar të inkriminuarit nga postet drejtuese. Tre herë kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese inisiativat e së djathtës, të treja herët e keni cuar ju…që sot na tregoni se sa për zemër keni ndarjen e largimin me të kaluarën….nuk keni votuar asnjë nga rezolutat që ky parlament ka miratuar për dënimin e krimeve të së kaluarës.

Zoti Kryeministër, je aktor i një teatri që po luhet dhe njëherë në kurriz të viktimave të së kaluarës. Ke kryetar grupi parlamentar, kryetar te komisioneve të ligjeve dhe të sigurisë, ke deputetë në grupin tënd parlamentar pjesë e ish-funksionarëve të lartë rregjimit.

Ponc Pilatin sot nuk e bën dot.

Ti që i tregove Papa Franceskut vuajtjet e klerit të tij, kalvarin e kishës së tij a e mendove se çdo të thotë të kryesh një proces ku dosjet hapen për rrezikzinjtë që kanë qenë herë të shtrënguar e herë të dëshiruar të thonë mëkatin për të afërmin, por ku ti mbron me gjoks arkitektët dhe ofiqarët e rregjimit që vrau e dhunoi kishën e Franceskut, që përndoqi e dhunoi klerikët e feve dhe që vrau e burgosi mijëra intelektualë e të rinj, burra e gra dhe burgosi e shkatërroi ADN e lirisë së një kombi?A e mendon se çdo të thotë ti dalësh zot armatës së xhelatëve që sot kanë pushtuar zyrat e shtetit e vendimarrjen e politikës? i ke në parlament, i ke në qeveri…ministrin e Ramiz Alisë e ke pranë vetes, i ke në zyrat e policisë, ne prokurori, gjykata, diplomaci…

A ka fuqi ky vend të pjellë një plejadë të rinjsh që ta ndryshojnë ktë vend nga rrënjët? Ky vend që solli të rinj të jashtëzakonshëm që ndryshuan sistemin, a ka sot një brez që mund të zëvëndësojë krimin e djeshëm? Ka, dhjetra të rinj që do e bënin këtë vend shumë herë më të mirë nga ky qorrsokak ku kjo klasë politike e ka fundosur sot, por hapësira e tyre zihet e e pushtohet nga krimi i djeshëm politik e krimi i sotëm ordiner. Për cfarë dekriminalizimi flisni kur krimin dhe arkitektët e diktaturës i ke të ulur këmbëkryë në tryezën e madhe të shtetit shqiptar???

Zoti kryeministër, kjo nuk është luftë e përfunduar, ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë e që unë nuk do e lej asnjë ditë të këtij parlamenti pa e cuar përpara. Do kesh cdo ditë, cdo jave inisiativa parlametare, inisiativa referendare për të arritur dekomunistizimin e plotë të këtij vendi dhe për të nderuar memorjen historike të tij. Do kesh perpara dhjetra kërkesa të cilat sigurisht do kërkosh ti lesh të heshtin, të refuzohen e të sulmohen, por më së paku do shërbejnë si një moment ku shqiptarët do kuptojnë nga kush anë flen e vërteta, do dallojnë ndryshimin midis atyre që shesin dëngla antikonformistësh e europianistësh dhe përpjekjes së vërtetë të intelektualëve, të rinjve dhe politikanëve të mençur të këtij vendi për të sjellë një atdhe ndryshe.

Më së fundi një këshillë miqsore për ty…kur të mundohesh të sjellësh ndër mend kohën e refleksioneve me Dan Klosin dhe kur ven firmën në dokumentarët e Pritjes Papnore, kur sillesh me nderim e emocion përpara vuajtjeve dhe tregimeve rrënqethse të At Zefit…mos harro

thuaji vetes që po gënjen…teatri jot i vetëm sot luhet me Gramozin dhe Xhafën, ato të venë ato të heqin…pjesa tjetër është show.

*Fjala e deputetes demokrate në Kuvend, për hapjen e dosjeve

13 komente në “Dekomunistizimi dhe e djathta moderne”

  1. gerti says:

    op ju te PD jeni te gjithe njeri me i inkriminuar se tjeteri, ma parti komuniste se ju nuk ka sot

    1. andresa says:

      ju te PD-se nuk duket se e keni filluar pak si vone kete proces qe duhet ta kishit bere kohe me pare, apo ath ishte koha e vjedhjes per ju.. dekriminalizimi dhe dekomunistizimi jane procese qe ju duhet t’i kishit bere kohe me pare ath kur kishit kohen dhe mundesine

  2. goca e xhikes,dhe e mirit te xhikes na cau menderen ,rrot …..??

  3. bani says:

    ishit 8 vjet ne pushtet edhe cbet asgje per ligjin e hapjeve te dosjeve. kjo vjen per nje arsye se emrat tuaj kane qen pjese e dosjve se ska mundesi se nje parti e djathte nuk beri asgje per hapjen e tyre

  4. Dean says:

    IDIOTE!
    Lindja ka kohe qe I ka konsumu keto ceshtje,ndersa keta plehrat e PD-se merren me komunizmin as here dalin me Opozit.A thua se nuk kishit kohen e mjaftueshme ne Qeverisjen e ketij vendi qe t’a kishit zgjidh kete problem.
    Karagjoze femer.

  5. greku says:

    duket se hapja e dosjeve ka edhe pelqimin e mazhorances

  6. fieraku4u says:

    O SILA, JU TE PD’S JENI BERE DALLAVEREXHINJ DHE MASHTRUSA ORDINERESH.

    PO JU KENI QENE 8 VITE NE PUSHTET, PSE NUK I HAPET DOSJET O SILA…??

    PO JU KENI KRYEKOMUNISTIN NE PD, ME LIBREZ PARTIE. MOS TE FLASIM PASTAJ, SE SA VETA E KAN AKUZUAR BERISHEN PER SPIUN NE KOHEN E KOMUNIZMIT.

    SA NJEREZ KA MARRE ME QAFE AI SPIUNI VICIDOLIT.

  7. ypsiloni says:

    ashtu si dekriminalizimi edhe procesi i dekomunizmit per hapjen e dosjeve duket se do marri edhe aprovimin e mazhorances,, te vendoshur per te bere nje shtet ndryshe si kurre me parre

  8. roberto says:

    @ Mesila Doda!
    Kjo qe ben ti dhe te gjithe ata qe te kane mbeshtetur eshte nje SHARLATANIZEM me brire sa nuk ka ku te veje!
    Ku keni qene per 25 vjet rresht,qe nga 90-ta e deri sa ju SHPORREM NGA SUNDIMI ju “dashamiresit” e ish te persekutuarve,sa qe edhe kur ata hyne ne GREVEN E URISE dhe i VUNE FLAKEN VETES,ju “shenjtoret” kanibale te ARMIKUT TE KOMBIT SHQIPTAR Sali Berisha,jo vetem nuk i shkuat per t’i perkrahur,por i POSHTERUAT me NDYRESIRAT ME TE MEDHA!!!
    Pse nuk e bete kete ligj gjate 8 vjeteve qe ishit ne SUNDIM 2005 deri 2013???
    Pse nuk e bete kete ligj qe ne 1992 kur moret mazhorancen FUQIPLOTE dhe ulurinit si QENTE E TERBUAR :KOMUNISTET NE LITAR?
    Ku ishit ju PALO studentet e DHJET-orit kur Sali Berisha gjate sundimit tetij VRISTE njerez te pafajshem si ne Gerdec,ne 21 janar,me aksidente automobilistike,me zhdukje pa gjurme,kur furnizonte tanket serbe me nafte,kur shiti Detin Jon Greqise,kur Grabiste parurite kombetare dhe u beri thirrje LUKUNISE SE TIJ TE PUSHTONIN RRETHINAT E TIRANES,DURRESIT etj,pa paguar asgje,as drita,uje,taksa etj,ne kembim te besnikerise ndaj tij???
    Ku ishit ju te DHJEROSURIT kur Berisha vidhte votat per te mbajtur pushtetin???
    Ku ishit ju kur Berisha NXITI DHE MBAJTI NGRITUR PIRAMIDAT MASHTRUESE qe i grabiten popullit te gjitha kursimet dhe pasurive e tyre,aq sa HAPI EDHE DEPOT E USHTRISE,qe njerezit te rrembenin armatimin per te mos u kuptuar se Berisha kishte SHITUR MIJRA ARME E MUNICIONE ne rruge SEKRETE duke futur miliona ne xhewpat e tij!!
    Pse ju te DHJEROOSURIT nuk i keni kerkuar nje here Berishes se sa QINDARKA JANE FUTUR NGA SHITJA E ARMATIMIT DHE MUNICIONEVE TE USHTRISE ME VLEFTE DISA MIJRA MILIARDE euro apo dollare,por qe ne fakt nuk eshte futur ASNJE QINDARKE???
    Nuk keni faj ju se AS EDI RAMA E ILIR META HESHTIN per keto krimet e Berishes,mbase jane edhe vete te DAMKOSUR si ai!!!

  9. U ngrit sipari i nje lufte te re me qiellin, mes llojit. Nuk mjaftuan 70 vite shkaterrim.Deputete te betuar per zmontimin perfundimtar te vendit, qe, nuk shohin me larg se hunda e tyre, ose, qe shohin por nuk kane force ta pohojne pamjen qe shtrihet perpara tyre, te cilen vet e pikturuan me zellin rinor per pushtet, duke e menduar dhe perdorur kete te fundit si nje loje, si nje argetim, si dhurate te cilen mund ta hedhesh e presesh si te duash, e kur te duash. Por jo. Jo se koha ka ndryshuar, dhe ajo, koha, njerezit i ka mesuar me shume se kurre se cila eshte, ku qendron, dhe si vleresohet e verteta shqiptare. Nuk mund te shkelet ore e cast mbi popullin, kombin, shtetin, drejtesine, lirine, barazine relative, vllazerine sepse enderrat e Tua nuk jane shuar ende, sepse pasioni tend nuk eshte ngopur ende, sepse xhepi yt nuk eshte bere gunge ende, sepse qejfet e lajkat nuk te jane shuar ende. Nuk mund te shkelet sepse, Ballkani dhe Europa jane te pasigurta nga dyndjet fondamentaliste, nacionaliste te semura,etjet per superfuqi boterore. Ti harron, nuk harron, ti e di: se keto te fundit, pra,pasiguria bashkekohore nderkombetare, te vjen per hosh, u vjen per hosh tezave qe Ti ngre, percarjes shqiptare, e cila, Ti beson se do te te sjelle ne pushtet, perseri. Jo gabosh rende shume, sepse konflikti i pritshem nuk do te riprodhoje, si deri me tani, llojin e inkriminuar, antishqiptarin. Hamleti, Makbethi etj., tragjedi luhen edhe sot, per bukuri, me sukses, ne bote por jo me te njejtat skena, veshje,arme, dhe aktore, spektatore. Vesi Tuaj po nenshkruan me doren e vet, fundin e vet. Verberia Tuaj nuk i shikon dot hordhite, sic ndodhi kur ra perandoria e Bizantit – nga hordhite qe e rrethuan dhe zaptuan. Gezimi i castit nuk eshte shpetimi i perjetshem. Gezimi i te gjitheve u zgjat jeten te gjitheve. Po, Ti nuk ke si ta kuptosh perderisa, deri me sot, nuk ke kuptuar asgje qe lidhet me Shqiperine, popullin, te pergjithshmen shiptare, demokracine – si nje e mire e pergjithshme. Lufta e cmendur politike, ekonomike, sociale qe Ju, deputetet, beni ne Kuvend i ka bere, dhe po i mban me dridhma, trupat e vdekurat te patrioteve te vertete shqiptare, heronjte dhe deshmoret, pa dallim, te Shqiperise. Dhe, e fundit fare, mos kujtoni, as besoni, se llogarite vetiake bankare do t’u dhurojne nje jete me nder e me lavdi ne Paris, Johannesburg, Montreal,Sidnei. Ata qe do te vine, qe mos ardheshin Kurrre,jane ustallare te parase, qe kuajt si juve me pare i kane ngare, kaleruar, ne vendet e tyre.

  10. mesila says:

    un kujtova se e mbylli halen kjo, ne parlament paska plas m… sot.torture me te madhe se te degjosh ligjeratat e ksaj.uuupupupu

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Po mire moj zonje, 2 vjet te shkuar qe ishit ne pushtet me 2 mandate ne qeverri perse nuk ja drejtove kete leter ish-kryeministrit te atehershem meqe po thua nuk eshte politike ?!?! Tani u kujtove te kritikosh.. Edhe ti pjese e kalberise se politikes shqiptare je.. Ke 24 vjet ne politike.. Flet per kasaper dhe po del e perjetshme nga politike.. Lija dhe ti karrigen te rinjve meqe qenke kaq liberale.. Ti mbahesh ne politike kunder komunizmit me karriere jetesore por harron qe nuk I jep mundesine rinise te ulet ne vendin tend dhe te dali me ide parimore.. Ti thua: ” Pa zgjidhur ceshtjen e komunizmit, ne kete karrige do vdes”..

  12. Jeronim de Rada says:

    Ne Shqiperi nuk ka parti te djathte. PD e quan vehten te djathte por ajo me shume eshte parti komuniste se sa parti e djathte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje