Gurët kilometrikë për Bojaxhiun

30 Prill 2015, 09:26Blog TEMA
Gurët kilometrikë për Bojaxhiun

Nga Eduard Zaloshnja

Gjergj Bojaxhiu u regjistrua dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat për kryebashkiak i Tiranës.

Ai depozitoi mbi dyfishin e firmave qe i duheshin – rreth 13 800 firma të qytetarëve mbështetës.

Ky numër përbën edhe gurin e parë kilometrik që Bojaxhiu duhet të kalojë në garën e tij për Tiranën.

Në qoftë se ai nuk arrin të marrë 13 800 vota, gjithkush do ta stigmatizonte si kandidatin që nuk mori dot as votat e atyre që u deklaruan hapur për të (me emër, mbiemër, kartë identiteti, numër telefoni).

Në qoftë se e kalon gurin e parë kilometrik, guri tjetër është tek shifra 32 mijë vota (10%). Në qoftë se arrin shifrën 10%, Bojaxhiu mund te thuhet se e ka kaluar pragun psikologjik për ta shndërruar lëvizjen e tij nga “Ne Tirana”, në “Ne Shqipëria”, duke krijuar keshtu kushtet për t’u futur në garën parlamentare të 2017-ës si një lëvizje politike.

Guri i tretë kilometrik për Bojaxhiun do të ishte shifra 107 mijë vota (33%), e cila do ta regjistronte atë në memorien kolektive si të barabartë me kandidatët e dy partive të mëdha dhe me siguri do t’i jepte atij të paktën vendin e dytë në garë.

Kuptohet që guri i fundit kilometrik për Bojaxhiun do të ishte fitorja, por në këtë rast ai do të arrinte diçka që vetëm një shqiptar e ka realizuar më parë në një bashki të madhe – Bahri Boriçi.

Përtej çdo parashikimi, ai u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në vitin 1996, duke lënë pas kandidatët e përkrahur nga PD-ja apo PS-ja.

10 komente në “Gurët kilometrikë për Bojaxhiun”

  1. studente says:

    Z. Gjergj Bojaxhi ka rruge te gjate deri diten e votimeve,po mendoj se deri tani ne keto etapa qe nga dita qe ka shpallur kandidaturen i ka kaluar me sukses, eshte bere faktor ne zgjedhjet per Tiranen dhe ka marre opinionin pozitiv te qytetarve te Tiranes.Eshte e veshtire te gjesh ne Tirane qytetare qe te flasin keq per Z. Bojaxhi,mendoj qe dhe kundershtaret e tij do ta kene shume te veshtire te hedhin balte mbi te se do tju kthehet ne te kundert.

    1. Qytetari says:

      Ky Bojaxhiu punoi dy vjet emigrant n ameriki dhe u kthye milioner. Pastaj nga içi hop drejtor Keshi. Ky po bën lojen e Saliut si Kreshniku i Spahiut.

  2. Monda says:

    Me Z. Gjergj Bojaxhi qytetaret e Tiranes kane pasur fat, kane rastin te zgjedhin nje personalitet me integritet dhe qe do tju sherbeje qytetarve dhe jo kryetarve.Me vjen shume keq qe une nuk votoj ne Tirane se do isha rehat po te votoja per Gjergj Bajaxhiun.Ne qytetin tim une nuk do te shkoj te votoj, nuk ja vlen asnjera nga partite , na kane lodhur.

  3. Titi says:

    Mu be shume qejfi kur degjova se Gjergj Bojaxhi kishte mbledhur dyfishin e firmave te kerkuara, kjo tregon se qytetaret e Tiranes do ti japin mbeshtetjen duke votuar per Gjergj Bojaxhiun. Per kandidatet qe kane nxjerre partite ne Tirane nuk ja vlente te shkoje te votoje, tani qe Gjergj Bojaxhi eshte kandidat zyrtar qytetaret do ta tregojne me vote preferencen e tyre.

  4. patrioti says:

    Borici, po kujtohet keto dite si shume, por ne kontekst te gabuar. Se pari, nuk ka qene i pavarur, por i Ballit Kombetar, che se dyti, garen e shtroi gabim PD ne plan fetar. Donte t’i imponente Shkodres nje kandidat katolik, PA asnje volere tjeter, perpos kesaj.

  5. FBI says:

    Cfare po ndodh ne Vendin tone te dashur por te shkaterruar totalish, dhe pa asnje lloj shprese, ketu kemi 3 Kartele:

    1. PD= Karteli Medelinit
    2. PS=Karteli Kalit
    3. LSI= Karteli Griselda Blankos dhe Pablo Escobarit

    Ky Karteli fundit eshte me i Tmerrshmi dhe me te aedhura te pa imagjinueshme

    Votoni per Bojaxhiun dhe vetem per Bojaxhiun, dhe pa pishmend fare!!!!!!!!!!!!

  6. Luli says:

    Mendoj se mbeshtetja per Z.Gjergj Bojaxhi do te jete shume me madhe se sa keta politikanet tane kane bere llogarite e tyre. Kjo do vi se qytetaret jane lodhur nga partite politike dhe tek figura e Gjejrgj Bojaxhiut shohin nje politikan ndryshe , i vertete dhe aspak i korruptuar.

  7. Sh says:

    Nga nje popull injorant sic jane Albanistanat ,veshtire eshte qe te fitoj nje si Bojaxhi ,Shpresoj qe te jene shkundur nga trute ky popull tmerrsisht i mashtruar .Duart larg nga klasat politike qe po e perpijne kete Shtet.

  8. albani says:

    Interesant rasti i z.Borici ne Shkoder, ne fakt eshte gjeja me interesante e shkrimit.

  9. opozitari ndershem says:

    PERPARA ME GJERGJ BOJAXHIUN MUND TE ECIM DHE JO ME ERIONKAT SI JANE CIRONKAT E EDVIN RAMES. TINONSIT DUHET ME TREGU SE JANE QYTETAR DHE JO FSHATAR TE ZBRITUR NGA MALET KU VETEM ARINJT HEDHIN VALLE DHE UJQIT ULERIJNE E SHQYEJNE. VOTAT TONA DO TE JENE PER GJERGJ BOJAXHIUN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje