Mbrëmë në emisionin “Shqip” në Top Channel, kryeministri Rama i tha drejtueses Xhunga pak a shumë kështu: “ Ju talleshit me shifrën 1 milion të papunë që ne deklaruam para zgjedhjeve të qershorit 2013, por ajo ishte mëse e saktë”. Më tej ai, duke iu referuar INSTAT-it “të rilindur”, deklaroi se gjatë vitit 2014 u shtuan 83 pik ca mijë vende punë. Pra, me afërsi, i bie që në fund të 2014-ës të kenë qenë mbi 900 mijë të papunë në Shqipëri…
Por ç’na tregojnë shifrat e INSTAT-it “të rilindur” për numrin e të papunëve? Sipas tabelës “Përmbledhje e treguesve të tregut të punës vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, Tr.1/12-Tr.4/14” (http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx?tab=tabs-5 ), në fund të 2014-ës, ka patur vetëm 227,786 të papunë në grupmoshën 15 vjeç e lart (Sipas standarteve ndërkombëtare të statistikave mbi punësimin, të papunë quhen ata që janë në kërkim aktiv të një vendi pune, por që nuk e kanë gjetur dot). Ndërsa në qershorin e 2013-ës (sipas së njëjtës tabelë të INSTAT-it “të rilindur”), numri i rishikuar i të papunëve ishte 200,667 (INSTAT-i “i parilindur” e raportonte 140 mijë këtë shifër). Të dy këta numra te INSTAT-it “te rilindur” (që ndryshojnë vetëm me 27 mijë nga njëri-tjetri) janë shumë larg shifrës “1 milionë të papunë”…
Kuptohet që shifrën “1 milion të papunë” dikush që merret me shifra ia ka llogaritur Ramës kur ishte në opozitë. Dhe ai dikush duket se ka ngatërruar të papunësuarit me të papunët. Kjo hipotezë e imja mbështetet edhe nga të dhënat e tabelës së sipërmendur të INSTAT-it “të rilindur”. Sipas saj, numri i të papunësuarve 15 vjeç e lart që NUK kërkonin punë (inaktivët), në qershor 2013, ishte 1.12 milion (tek inaktivët 15 vjeç e lart përfshihen të gjithë personat që NUK janë në kërkim aktiv të një vendi pune, si pensionistë, invalidë, nxënës, studentë, shtëpiake, qiradhënës, etj, etj.). Aktualisht, numri i inaktivëve është pakësuar – ka zbritur në 1.04 milion. Gjë që tregon se është shtuar me rreth 80 mijë numri i shqiptarëve 15 vjeç e lart që deri dje nuk kërkonin punë, e tani ose kanë një punë, ose janë në kërkim të një pune.
Po numri i të punësuarve për moshat 15 vjeç e lart si ka ndryshuar? Nga qershori 2013, në dhjetor 2014, numri i personave që janë në punë (sipas tabelës së sipërcituar) është rritur me 72 mijë (1,067,613 – 995,553). Nga nga ana tjetër, rritja e vendeve të punës me 72 mijë është shoqëruar me një rritje prej 27 mijë e numrit të atyre që kërkojnë punë dhe s’e gjejnë dot. Në mënyrë të përmbledhur, forcat e punës (të punësuar + kërkues të një vendi pune) janë rritur me rreth 100 mijë nga qershori 2013 në dhjetor 2014.
Shënim: Qysh para zgjedhjeve të 2013-ës, kam publikuar një shënim në respublica.al, ku e kam vënë në pikëpyetje edhe shifrën “1 milion të papunë” te Rames, edhe ate “140 mije te papune” te Berishes (http://respublica.al/node/7509 )
Numuri i te papuneve ne Shqiperi duhet te publikohet ne javen e pare te cdo muaji – si ne cdo vend te botes – shendeti ekonomik percaktohet nga ky tregues – po keshtu edhe performanca e Qeverise.
Te tjerat jane dokrra – Ne USA te gjitha TV presin diten e ketij publikimi nga Ministria e Punes per te kritikuar ose pergezuar Qeverine.
ketu te ne ne shqiperi publikohen cdo tremujor, jo cdo muaj si ne usa
Ja pra si manipulojne njelloj edhe Berisha edhe Rama kur vijne ne pushtet. Harroen 1 milione te papune dhe tani Rama na flet per rilindje.
ne usa te gjithe kane nje adrese, nje numer pune, deklarojne te ardhurat rrdgullisht cdo fund viti etj etj. ne shqiperi nuk dihet kush punon, kush spunon, kush kerkon pune e kush punon ne te zeze. shume nuk shkoje fare ne zyrat e punes se e dine qe eshte stan pa bulmet.
Ne qofte se ti thua nje genjeshter te madhe dhe vazhdon e rithua vazhdimisht, njerzit kane tendencen ta besojne ate- ka thene mjeshtri I propogande naziste Gebels. Po cili eshte interesi I Rames qe perseriti kete genjeshter te madhe?Pergjigja gjendet ne funeralin e Blushit dhe ka te beje pikerisht me krenarizmin dhe justifikimin per ndarjen nga socialistet e vertet te cilet nuk perfaqsohen sot ne politikat e Rames.Krenarizmi per te marre persiper gjera te veshtira, sic eshte kjo gjetja e punes per keta 1 million, ose te pakten 300000 prej tyre dhe justifikimi per ti kerkuar edhe nje here voten kesaj ushtrie me 21 qershor.
Genjeshtra eshte pothuaj ne natyren e cdo politikani, eshte si te thuash “job description” por dallimi qendron sa te medha e te demshme jane keto genjeshtra per zgjedhesit. Rama e di se papunsia do te jete nje nga temat e ketyre zgjedhjeve dhe meqenese kjo genjeshtra e 1 million te papuneve I dha 1 million vota me 2013 pse mos ti jape edhe ne 21 Qershor. Prandaj e perserit ai per te vazhduar te shpelaj trute e zgjedhesve, tipike propogande gebelsiane me pjesen me te varfer te popullsise qe tregon edhe anen mizore te shpirtit te ketij politikani.
Drejt e ben analizen dhe vleresime si njeri i statistikes, por nje gje nuk ke marre parasysh ne analizen tende, ne te dhenat qe perdor ate duhet te perfshije edhe ate perqindje jo te vogel te atyre qe punonin ne te zeze.
I duket i mire INSTAT Rames tani, sa me shume kryeminister aq me shume i ngjan Berishes!
@staticieni; nje here ne jave raportohet gjendja e punesimit ne Amerike (jobless claims), cdo te marte. Roli primar nuk eshte per te kritikuar apo pergezuar qeverine (ajo gje behet ne votime dhe ne kongres), aq me pak qe qeveria nuk mund te kritikohet e as pergezohet per oshilacionet e punesimit per nje periudhe njejavore, por behet si nje informacion kyc qe perdoret ne bursat boterore. Vlera e dollarit ne raport me monedha te tjera, arit, naftes, tregu i aksioneve, e shume te tjera luhaten ndjeshem ne momentet para dhe pas publikimit te rezultateve.
Kaluan 25-vjet qe jane shembur keshtjellat e perandorise te sllavo-komunizmit..Shqiptaret ne pergjithesi e dine shum mire,se ndryshimet
politike per momentin kan ndryshuar mund te them plotesisht..Por e keqja me e madhe eshte se;Kapitalizmin ne shqiperi,apo me mir me thene-
demokracine,e kan marre per siper per ta ndertuar komunistat.Nje pyetje
vetvetes,te gjith shqiptaret duhet te ja bejne; A munden dot ujqerit e trajnuar me frymen ekstreme te filozofise se rruges komuniste
te udheheqin popullin ne ndertimin e plote te kapitalizmit..Jam me se I sigurt,se te gjith qytetaret e ndershem shqiptar,e kane kundershtuar qe ne fillimet esaj te lindjes,dhe vazhdojn me me force ti kundershtojn
edhe sot,orientimet e tyre te bazuara mbi platformen shkatarruese te Katovices..Pikrisht papunsija gjate ketyre 23-vjeteve arriti shkallen me te larte.