Pse të rrinë shqiptarët?

24 Prill 2015, 15:57Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

 

Dikush i përshkruan vizionarët si njerëzit e parë që kuptojnë se sa i veshtirë është realiteti në të cilin jetojnë, dhe bëjnë çmos që të ikin nga ai realitet.

Kjo detyrë e vizionarit, jo me pa të drejtë i është besuar politikanit, si njeriut që merr përsipër të ndryshojë realitetin në emër të atyre që e veshin me pushtet përmes votës.

Por kur politikani nuk e përmbush detyrën e vizionarit, kjo detyrë bie përsëri mbi votuesin e zhgenjyer prej tij.

Votuesi, qytetari i thjeshtë duke e deklaruar veten të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin në të cilin jeton, fuqinë e fundit që i ka mbetur e përdor për të ikur prej tij.

Ndersa Shqipëria boshatiset , studiot televizive mbushen si barqe bretkocash me politikanë, që akuzojnë njëri tjetrin për arsyet e largimit të shqiptarëve.

Një palë akuzon palën tjetër, duke harruar që të dya palët nuk janë asgjë më shume se një grup paloabuzuesish me gjithçka që shqiptarët ju besuan.

Pyesin ata pyesin sikur nuk e dinë,

ku shkojnë shqipëtarët

pse në Shqipëri nuk rrinë?

Kështu do përshtatej kënga Ilir Shaqirit, e kenduar për Kosovarët që iknin nga Kosova për shkak të persekutimit sllav.

Por me siguri Iliri do e kishte të veshtirë, të këndonte për një ikje të shqiptarve nga Shqipëria.

Madje pyetja që duhet të bëhet dhe të marrë pergjigje nuk është pse po ikin shqiptarët, por pse duhet të rrinë shqiptarët?

Ne mund të ikim në një vend tjetër për arsye të ndryshme, por duhet të sigurohemi që mes shumë arsyeve për të ikur në një vend tjetër, kemi mjaft arsye për të ndenjur në vendin tonë.

Arsyet për të ikur i shohim, i prekim, i degjojmë, i ndjejmë, i nuhasim, sepse ato janë sheshit, ndersa arsyet për të ndenjur na duhet ti kerkojmë thellë brenda vetes, sepsejashtë saj veshtirë të gjejmë ndonjë.

Gjithçka që ka ndodhur në vendin tonë prej se unë kam fituar koshiencën, më nxit të mendoj që ky vend nuk do të bëhet.

Me mijra deshmi të kësaj të vertete të dhimbshme i shoh nga oborri i shtëpisë ku jam rritur.

Mijra hektarë të tokës bujqësore, janë mbuluar me beton, e tek-tuk me  ndonjë tjegull të kuqe që thyen grihen e betontë.

Secila meter ngjan me shkronja prej betoni, që thonë:

MOS SHPRESO MË, KY VEND NUK DO TE KETE SHTET.

Shtëpitë, karburantet, dhe objektet e tjera të bisnesit, janë ndertuar në tokat bujqësore jo vetem si shprehje e mungesës së shtetit në kohen e ndertimit të tyre, por  si shprehja e sigurisë që shteti nuk do të bëhet kurr.

Sepse po të besonim që një ditë do të bëhet shteti, me siguri nuk do ndertonim vend e pa vend.

Fatkeqësisht, me kontributin e shtetarëve kjo bindje është formuar në kokat tona, dhe na udheheq në gjithë raportin tonë me atdheun.

Poltikanët që duhej te na benin shtetin,  na  mbushen mendjen që shteti nuk do bëhet kurr.

Me këtë bindje ndertuam shtëpitë dhe shkatërruam token, po me këte bindje lamë çdo faturë pa paguar.

Jam i sigurt që shumica e shqiptarëve ashtu si 100 % e shqiptarëve që njoh, nuk i kanë lënë faturat pa paguar për ti paguar më vonë, por për të mos i paguar kurrë.

Po të ishte ndryshe, nuk do shkaktonte aq çudi ardhja e ditës për të pagaur një shpenzim të bërë prej tyre..

Ç’do faturë e lënë pa paguar deshmon se shteti nuk do të bëhet, madje çdo pemë e prerë deshmon të njejtën gjë.

Atëherë pse duhet të rri dikush më gjatë në një vend, që nuk e ka ndermend të bëhet shtet? Keshtu, në mungesë të pergjigjes, eksodet vijnë njeri pas tjetrit.

Nëse eksodi masiv i  90-tës, erdhi si rebelim ndaj një sistemi totalitar që na kishte vjedhur kohën, eksodet e tjera janë rebelim ndaj një mungese totale sistemi, që na vjedhi kohen dhe hapsirën.

Shqiptarët po ikin në kerkim të kohës dhe hapësirës së humbur.

13 komente në “Pse të rrinë shqiptarët?”

  1. romeo says:

    Sepse per here te pare ne kaq vite ne Shqiperi po ndertohet nje shtet ligjor e i se drejtes, po garantohet barazi ne mes qytetareve e po denohen ato te fortet qe shkelin ligjet, po ndertohet nje shtet social dhe po fillon ti ngulitet dhe ketij populli kjo fryme.

    1. bledi says:

      Pervec ksaj sepse sa hiken hajdutet dhe kriminelet qe e shkaterruan kete vend kshuqe gjendja pervec se ne permirsim nuk ka se si te shkoje ndryshe. Nqs ke qene nje qytetar i rregullt atehere do doje te qendroje.

    2. arian says:

      Shume drejte e ka thene autori i artikullit.Do te shtoja qe nje tjeyer tregus qe Shqiperia nuk behet eshte se asnje nga ish shpellaret e babezitur te qeverise sal kerma me gjithe familjen e tij te ndyre( te ashtuquajtur demokrate me teser komuniste) nuk ju prek nje qime floku per tere krimet qe kane bere por i mbajme ne parlament si Meta dhe e shoqja apo i leme te gezojne vjedhjet e perseritura te bankes(Fullani).

  2. Ben says:

    Shikoni nje aresye perse shqiptaret po ikin eshte se pasi qeveria u preu rrugen e trafikimit t ekanabist shume nga keta njerez mbeten pa pune dhe pa te ardhura. Trafikimi i kanabisit binte ne Shqiperi rreth 20 miliard dollare. Per fat te keq kjo behej ne menyre ilegale. Po sikur qeveria dhe opozita shqiptare te ishin te zgjuar dhe punonin per Shqiperine atehere ata do te kishin vendosur legalizimin e rritjes dhe shitjes se kanabisit. Nese kjo do te behej, dhe qeveria te vendoste nje 20% takse mbi fitimet, do te perkthehej ne 4 miliar dollare per qeverine shqiptare. Keto para do te perdoreshin per ekonomine, industrine, rritjen e rrogave dhe pensioneve, per programet sociale. Fitimet do te ishin akoma me te medha po te merrje parasysh rritjen e turizmi dhe rritjen e te gjithe sherbimeve per turistet si hotelet, restorantet, ushqimet lokale dhe eksportet. Pra te gjithe do te ishin fitues. Kohet e fundit gjganti televiziv CNN ka dhene tre emisione lidhur me studimet qe po behen ne Amerike per rolin e kanabit ne sherimin e mjaft semundjeve dhe heqjen e dhimbjeve nga semundje qe nuk mund te sherohen me ilacet tradicionale. Po ashtu Hollanda po fiton miliarda nga kjo tregeti. Meqe ne jemi te gjithe te keqijte e vetvetes na pelqen me shume eksodi dhe lypja per para dere me dere ne shtetet e Europes dhe Azise (Kines) per te sihuruar disa dhjetra miliona. A mund te imagjinoni se sa miliarda do te fitoheshin ne vit nese kanabisi legalizohej dhe shteti fitonte taksen? Sot kishte nje lajm qe Edi Rama kish vajtur ne Gjermani dhe ftonte biznesmenet gjermane te investonin ne Shqiperi. Menjehere me erdhi ideja:’Bjeri me dore Edi Rama dhe shtrije doren e lyp per para kur parate i kishe ne kopshtin pas shtepise tende!

  3. h says:

    Ms e nis me artikullin me “Dikush…..” se dukesh joserioz!

  4. shpresa says:

    Sa keq na kane katandisur politikanet tane, dhe nuk ju vjen turp dhe dalin dhe kerkojne vota nga ky popull. Nuk duhet te votojme per asnje parti , nuk ja vlen.

  5. Feja ime eshte Shqiperia ! says:

    Jo , JO , jo Perse te rrine shqiptaret ! Por :
    PERSE RRINE SHQIPTARET !!!
    Pese rrine KOT Shqiptaret ?! Perse nuk punojne tokat e tyre ?! Perse i braktisen fshatrat e tyre !? Perse u mesuan te rrine kafeneve e lokaleve dhe , edhe kur duan te punojne duan pune te zgjedhur ?!

  6. arian says:

    Shikoja para 2 ditesh nje fotografi ajrore te barcelones.Menjehere te binte ne sy urbanistika perfekte.Dhe te mendosh qe eshte ndertuar mijra vjete pare.Mendova, edhe ne kohen e Emverit urbanistika e qyteteve por edhe fshatrave tona ishte per tu dalluar, megjithse e varfer.Ne kohen e sotme fjalen urbanistike si dhe shume fjale te tjera politikanet dhe votdhensit e tyre i kane zevendesuar me nje fjale te vetme”leke”

  7. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    shkrim i dobet

  8. Pelasgian says:

    Duhet me lobu fort ne Bruksel per bllokim TOTAL te ktij virusi qe infekton europen .

    Pse nuk lejoni qe te beheni koloni 100% e ndonje vendi te zhvillum ????

    Nje ide e mire do ishte sikur e gjithe administrata publike te zevendoshej me kompetent Gjerman , Norvegjez , Anglez ose Amerikan .

    Deri sa t’iu fusnin ne koke “civilizimin” majmunave te ballkanit , pastaj e merrnit ne dore iu Shqiperine me shpresen e nje mos RISHKATRRIMI te ri.

    E cuditshme me shqipKART , zakonisht kush osht i keq apo i poshter mundohet me shkatrru tjeret , shqipKART edhe ne kto poshtersina jan k….ara komplet , shkatrrojne veten e tyre .

  9. lol says:

    Unë do të thosha (megjithëse duket shumë extrem), se një pjesë e shqiptarëve, ikin sepse, pikërisht po bëhen përpjekje për të ndërtuar shtet…(???!!!)

  10. Bake45 says:

    Marenglen, artikull i mire. Vetem nje gje. Nuk eshte vetem faji i politikaneve. Eshte nje mendesi (fatkeqsisht)e jona qe e shikojme boten, rrugen, token, ujin, ajrin, detin, si tonen, dhe duam te jetojme vetem per vete, mundesisht t’i shtypim te tjeret, komshiun, ate tjetrin, te dobetin, te pambrojturin; kjo na jep kenaqesi te madhe. Na ben te ndihemi te plotesuar. Politikanet reflektojne kete mendesi, eshte si te thuash nje prerje nga e cila mund te kuptosh te teren.
    Une nuk mund dhe nuk dua t’i perfshij te gjithe njerezit ne kete kategori dhe do te ishte gabim, prandaj shpresa se ky vend do te behet mbetet.Po vec na duhet te luftojme me shume (se kam fjalen per revolucion apo lufte, lufte) qe kjo kategori njerezish qe permenda ne fund te na perfaqesoje. Nga njerez te tille u be Amerika dhe cdo shtet qe sot eshte i tille.

  11. arben says:

    Problemin e ikjes se shqiptareve asnje force politike nuk po e sheh me realizem.Po ashtu edhe zgjidhja e kesaj gangrene eshte shume larg per te mos thene se nuk duket kurkund.Qe ne fillesat e para te ndryshimit te sistemit forcat e reja politike qe u krijuan me nje forme ose tjeter nxiten largimin masiv te shqiptareve drejt botes se lire qe kaq vite e kishte enderuar.Kjo kishte te mirat e saj pasi krijonte nje mase te madhe njerezish qe punonin e jetonin ne vendet e zhvilluara dhe qe do dergonin ne atdhe valuten e cmueshme qe do sherbente si gjaku ne damaret e njeriut,do sillte pervojen e ndertimit te nje shoqerie te re qe asnje nga ne nuk e kishte fare haberin,por nga ana tjeter do te sillte dhe te keqia te pa riparushme dhe me nje kosto te larte per Shqiperine.E para iku pjesa me vitale dhe e re e popullsise gje qe ka cuar ne mplakjen e shpejte te popullsise vendase.E dyta sherbeu si nje nga mesimet me te keqia per nje popull qe ju largua per nje kohe te shkurter gjysma e popullsise.E treta eshte se pjesa e shoqerise shqiptare qe mori rolin drejtues ne vend si ne politike dhe ne biznes e shfrytezoj kete ikje gjithmone per pasurimin e vetvetes dhe jo per ndertimin e nje bujqesie e industrie te zhvilluar qe te nesermen do te thithte te gjitha investimet e emigranteve por dhe vete emigrantet do ti nxiste per tu kthyer e punuar ne vendin e tyre.E katerta te gjithe e dime se ne Shqiperi ne zbatim te teorise zero te PD cdo gje u shkaterua dhe popullsia duke mos patur asnje mundesi punesimi shkonte e punonte ne Greqi pasi ishte e vetmja menyre per tu futur ilegalisht ne Europe.Sot ky vend eshte ne krize te thelle ekonomike e per kete arsye njerezit po sakrifikojne e shkojne drejt europes perendimore dhe kjo bie me ne sy e sot po reagojne te gjithe.Por fakti eshte si ikja e shqiptareve ne asnje moment ne keto 25 vjet nuk ka ndalur packa se politikanet per interesat e tyre te ngushta kurre nuk jane perpjekur ta ndalojne.Dhe e fundit e me e rendesishmja eshte se sistemi politik i kalbur e i korruptuar nuk jep asnje shprese se dicka do te ndryshoje per mire ne kete vend per te nxitur njerezit qofte ata qe kane ikur por edhe ata qe duan te ikin ta kerkojne te ardhmen ne vendin e tyre e jo ne dhe te huaj ku nuk jane gje tjeter vecse skllever te veshur me roba najloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje