Nga Anxhela Çikopano
Erdhën zgjedhjet. Si përherë po lyhen rrugët, po hidhet ndonjë dorë asfalt aty-këtu, ndihet një zell ngado për t’iu hedhur hi syve, po, po, PËR T’IU HEDHUR HI SYVE të gjithëve: mua, ty dhe kujtdoje tjetër që jeton në këtë qytet. Atyre që vijnë nga jashtë të jetojnë në Shqipëri, u bëj një pyetje: “Po ç’doni këtu? Këtu të fillon dita me stres që tek autobusi në mëngjes. Këtu ta përthithin energjinë pozitive si ushunjëza dhe nuk të lënë të krijosh diçka më të mirë me të…”
Po kush na e përthith energjinë pozitive?! Fare e thjeshtë: shoferi i autobusit që nuk respekton rregullat e trafikut, nget si gangster dhe të trajton si thes me patate; fatorino që të shtyn si mundet dhe që kur nuk i do qejfi nuk të jep as biletën; pastruesi i pusetave që i hap ato që në 7 të mëngjesit dhe gjithë pisllëqet që ka nxjerrë, i lë në rrugës me orë të tëra; fshesarja që ua hedh pluhurin në turinj të fëmijëve dhe kur i flet të thotë: “Tani e kam turnin”; mbledhësi i plehrave që të bllokon trafikun dhe që gjithmonë gjen orarin e gabuar për të punuar, ashtu si edhe ai që vijëzon rrugën, mbush gropa ose e hap asfaltin për ndonjë riparim nën të e kur mbaron e lë ashtu. Ma merr energjinë pozitive parkimi me shishe, me vazo, me karrige; ai që më thotë në mes të Tiranës: “Të gërvisht makinën unë po s’më dhe 100 lekshin”; pronari i lokalit që zë trotuarin dhe hapësirat publike me karrige e tavolina, që të shtojë fitimin; makinat e parkuara në gjysmën e Tiranës, që mbajnë tabelën “Shitet” e nuk lëvizin kurrë; furnizimi orë e pa orë i dyqaneve; bllokimi ABSURD i bulevardit të Tiranës gjatë mbrëmjes, krejt i papajtueshëm me atë që qytetarët kërkuan; detyrimi për të qarkulluar me makinë, se me biçikletë “të hanë kokën”. Ma merr energjinë edhe koha që duhet të kaloj kurseve pasdite me fëmijët, sepse nuk kam ku t’i lë në ajër të pastër që të djegin energji, të vrapojnë e të krijojnë, gjithandej ka veç beton e rrugë: ne kemi nostalgji, që si fëmijë luanim në bar dhe kjo është e tmerrshme.
Është kaq e gjatë kjo lista, sa po të vazhdoj do të lodheni: mungesë kazanësh, probleme me rrugët, me trotuaret, me ambientet e përbashkëta, me gjelbërimin, me transportin, me bibliotekën e qytetit, me hapësira artistike, me… uffff, sa shumë ka… Shkurt, asnjërës palë nuk i kërcet fare se çfarë mendoj unë si qytetar, ku i kam hallet, çfarë dua të më ndryshojë – u interesojnë vetëm kumbullat e kuqe, forma e sheshit (për të cilin u pyetën 700 000 vetë dhe u bë si e dinin vetë, kur për më tepër sheshi sot nuk është fare në funksion të qytetarit, përkundrazi), prishja e Piramidës për të mbuluar fonde të vjedhura, gara të vazhdueshme për të fëlliqur, ndotur e zhbërë gjithçka që mund të jetë bërë më parë.
Të nderuar zotërinj të politikës: Tiranën e rregulloni me taksat e mia dhe të gjithë banorëve të saj, ndaj keni detyrim të më pyesni e të më jepni një qytet që më ndihmon e jo që më nxin jetën.
Të nderuar zotërinj opinionbërës (të TV, shtypit, analistë, OJF, OJQ e ku e di unë se çfarë tjetër): Këta politikanët ju interesojnë vetëm ju dhe lidhjeve tuaja, se ne si qytetarë na kanë ardhur në majë të hundës me kohë e me vakt. Me sa duket, ne jemi të vetmit që nuk përfitojmë në këtë tavë të madhe…
Fakti është që Tirana sot para zgjedhjeve është një qytet që nuk më ndihmon e nuk më përgjigjet, sepse ju e keni bërë të tillë, që të dyja palët politike pa përjashtim dhe emrat që vini nuk janë nga ata që zhbëjnë sistemin e tyre partiak për të mirën time. JO! Janë njerëz që maksimumi bëjnë diçka se duan të justifikojnë veten përpara kryetarëve legjendarë. Duke i pasur dy pare mend në kokë, nuk kam ndërmend t’ia jap votën politikës e të gënjej veten se këtë herë do të jetë ndryshe, kur kurrë nuk ka qenë ndryshe. Tirana është qyteti im, vendi ku rris fëmijët. Jo, unë nuk shkoj në kampet e Gjermanisë, për të më kthyer prapë me bisht ndër shalë. Unë reagoj me votë, me atë votë që të jep bukën ty, zoti politikan. Këtë herë kisha vendosur të vija vizë, por ja ku u gjenda përballë një grupi njerëzish si vetja, që mendojnë se qytetin tonë mund ta bëjmë vetë, me energjinë pozitive që iu duhet kthyer njerëzve. Sivjet energjia ime pozitive shkon për Gjergjin, sepse TIRANA ËSHTË QYTETI IM!
*Kjo foto është bërë në një lagje të Tiranës dhe supozohet të jetë një ambient e këndshëm e i sigurt për luajtur fëmijët. Gjykojeni vetë…
tamam!
i ka ra pikes n kok!
ky esht qytetnimi shqiptarqiq!
qytenim tartabiqesh
njerz si puna t hutume qe kakarisin koteceve pa fund
dhe sa t lumtun qe jan shqiptarqiqt se jan bo “europ”!!
vari lesht e koqeve te boleve te carit
atij ,debilit,shqipetarit!
thirri humanisti me i madh i njerzimit aristiqidhis mandriqidhis kur pa realitetin shqiptar
Po kjo zonja sikur ka qene drejtoreshe e Edvinit kur ishte kryetar bashkie…
ja ke fut mot aqif
shif mos e ngaterron
Nuk mund ti luajme asnje presje ketij shkrimi kaq real .Zonja nuk ka dashur te shtoje dhe shume probleme te tjera qe ka Tirana ,por gjithesesi sejcili nga ne i shohim ,i perjetojme cdo dite .Keto probleme nuk linden sot qe erdhi Basha ne Bashki .Keto probldme na kane shoqeruar per 30 vjet me radhe .Lind pyetja Rama cfare ka bere gjate 11 vjeteve ???? Rama ka shkataruar Tiranen me ndertime ,per te fituar vete .
VOTA IME ESHTE PER GJERGJIN ,QE DO TE NA BEJE KRENAR SI QYTETAR SHQIPETAR !
I keni thene te gjitha qe i mendojme cdo dite, edhe une kisha vendosur te mos votoja kete here, po dalja e Gjergj Bojaxhiut e ka ndryshuar situaten , kemi filluar te enderojme dhe besojme se kjo eshte kandidatura me e pershtashme per qytetin tone.
Une I qendroj vendimit tim per te mos votuar fare.Te gjithe derrat nje turi kane!
Me fal Shpresa por vetem betoni nuk ndryshon forme. Kjo eshte kokefortesi boshe.
Ne Greqi personat qe nuk votojne nuk marrin ne lagje asnje lloj certifikate. Pse ke frike nga e ardhmja, apo do ja lesh ne dore po ketyre dy bandave.
Keni shume te drejte ZONJE! Edhe une qe jam emigrant prej me 25 vjetesh ndaj plotesisht te njejtin mendim me Ju, prandaj une dhe me ata qe do munden do vijme te votojme me shpresen se vetem Gjergj I eshte e vetmja rrugezgjidhje per Tiranen dhe jo vetem.Perfundimisht Tiranasit duhet te jene te pavarur.
Duhen votuar ata qe jane vertete te pavarur si Bojaxhi qe politikaneve gjakpires tu tregohet se u ka ardhur fundi ne Shqiperi. Eshte e veshtire, por jo e pamundur.
Me cna kane bere per 25 vite nuk meritojne me kurre voten e asnje shqiptari menderisht te shendoshe
Nje bravo te madhe kesaj qytetare!!! Ketij shkrimi ske çfare ti shtosh me se vetem e shemton. Bravo edhe gazetes TemA qe i ka dhen hapesire, kjo me ben te mendoj se Mero po merr koshjence dhe po bashkohet me krahun e duhur, krahun e qytetareve te ndershem! Mjaft me, jemi te lodhur keto 25 vjet duke pritur qe ky vend te ndryshoj nga kjo klase politke ku te vjet turp se kush te drejton, lloj lloj mostrash qe as emrin e tyre sdin te shkruajne, ca me shkolle partie (dinosauret e partise se punes) dhe ca me diploma kristali (rilindasit e G99). Edhe une zonje e nderuar votoj Gjergj Bojaxhiun si e vetmja shprese qe i ka mbetur atij qyteti!!!
Kjo eshte arsye perse te rinjte si dhe puna ime kerkojne te zhvendosen jashte shqiperie. Dhe cesthe me e bukura eshte kur njerezit ketu thone: ce do jasht shtetit, me keq se ketu eshte…