Sfida e rënies së Rusisë

16 Prill 2015, 19:15Blog TEMA
Sfida e rënies së Rusisë

Nga Joseph S. Nye, Jr.*

 

Ndërsa Europa debaton nëse duhet të mbajë regjimin e saj të sanksioneve kundër Rusisë, politika e agresionit e ndërmarrë nga Kremlini ndaj Ukrainës vijon e pandërprerë. Rusia është prej kohësh në rënie të vazhdueshme, por ajo vijon të përbëjë një rrezik të fortë për rendin ndërkombëtar në Europë dhe më tutje. Për më tepër, sëmundjet e Rusisë mund ta bëjnë atë edhe më të rrezikshme, për shkak të tendencës së përgjithshme të shteteve që kur janë në rënie, ndërmarrin edhe më shumë rreziqe.

Nuk duhet të gënjehemi: ajo që po ndodh në Ukrainë është agresion nga ana e Rusisë. Justifikimi i presidentit Putin se trupat ruse nuk po marrin pjesë në luftime doli krejtësisht i pa vlerë së fundmi, kur një luftëtar rus në Donetsk i konfirmoi shërbimit të BBC në rusisht se ata po luanin një rol vendimtar në përparimet e rebelëve. Oficerët rusë, raportoi ai, komandojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë operacione të mëdha ushtarake në Ukrainën lindore, përfshirë rrethimin dhe kapjen e qendrës së rëndësishme të transportit Debaltseve në shkurt.

Por kërcënimi i krijuar nga Rusia shtrihet shumë përtej Ukrainës. Në fund të fundit, Rusia është një vend që ka mjaftueshëm raketa dhe bomba atomike për të shkatërruar SHBA-të. Ndërsa ndikimi i saj ekonomik gje gjeopolitik është vyshkur, po kështu është pakësuar edhe dëshira për të hequr dorë nga statusi si vend me armë bërthamore. Për më tepër, ajo jo vetëm që ka rigjallëruar taktikat e Luftës së Ftohtë duke dërguar avionë ushtarakë pa paralajmërim në hapësirën ajrore të vendeve të Balltikut dhe të Detit të Veriut; ajo ka bërë edhe kërcënime indirekte bërthamore kundër vendeve si Danimarka.

Armët nuk janë fuqia e vetme e Rusisë. Ku vend përfiton gjithashtu edhe nga përmasat e veta të stërmëdha, burimet natyrore të shumta dhe popullatën e arsimuar, përfshirë një gamë të gjerë shkencëtarësh dhe inxhinieresh të aftë.

Por Rusia përballet edhe me sfida serioze. Ajo mbetet një “ekonomi me një mall bazë”, ku energjia zë dy të tretat e eksporteve të veta. Dhe popullata e saj po pakësohet – jo pak për shkak se burrat vdesin mesatarisht në modën 65 vjeç në Rusi, plot dhjetë vjet më pak se sa në vendet e tjera të zhvilluara.

Megjithëse reformat liberalizuese mund të kurojnë sëmundjet e Rusisë, kjo është një zgjidhje që nuk ka gjasa të përqafohet në një vend të mallkuar nga korrupsioni me një udhëheqësi thebësisht joliberale. Putini, në fund të fundit, ka kërkuar të promovojë një identitet neo-Sllavofil, identitet që rrotullohet para së gjithash te dyshimet mbi ndikimet kulturore dhe intelektuale të Perëndimit.

Në vend që të zhvillojë një strategji për rimëkëmbjen afatgjatë të Rusisë, Putini ka ndjekur një përqasje reaguese dhe oportuniste – një politikë që në disa raste mund të ketë sukses, por vetëm në terma afatshkurtër – mbi pasigurinë vendëse, kërcënimet e huaja të perceptuara dhe dobësitë e fqinjëve. Ai ka hyrë në luftë jokonvencionale me Perëndimin ndërsa ka krijuar lidhje më të ngushta me Lindjen, duke rritur gjasat që Rusia të marrë statusin e një partneri të vogël të Kinës, pa akses në kapitalin, teknologjitë dhe aksesin perëndimor, për të cilat ajo ka nevojë për të ndaluar rënien.

Por problemet e Rusisë nuk mbarojnë thjeshtë me Putinin. Megjithëse Putini ka kultivuar nacionalizmin në Rusi – sipas Timothy Colton të Universitetit të Harvardit, gjatë një takimi të kohëve të fundit të Klubit të Diskutimeve Valdai, Putin e cilësoi veten si “nacionalisti më i madh” i vendit të tij. Por ai ka gjetur tokë pjellore për të mbjellë me nacionalizëm.

Duke parë se figurat e tjera të nivelit të lartë, për shembull, Dmitry Rogozin, i cili tetorin e kaluar mbështeti një libër që bënte thirrje për rikthimin e Alaskës – janë gjithashtu shumë nacionalistë, një pasardhës i Putinit ka gjasa nuk do të jetë kurrsesi liberal. Vrasja së fundmi e ish zëvendëskryeministrit dhe udhëheqësit të opozitës Boris Nemtsov e përforcon këtë supozim.

Kështu Rusia duket se është e dënuar të vijojë rënien – një pasojë që nuk duhet të jetë arsye për festë në Perëndim. Vendet në rënie – mendoni për Perandorinë Austro-Hungareze më 1914 – kanë tendencën të bëhen më të prirura për të ndërmarrë rreziqe dhe rrjedhimisht, më të rrezikshme. Në çdo rast, një Rusi në lulëzim është një gjë më e mirë për bashkësinë ndërkombëtare në terma afatgjatë.

Ndërkohë, SHBA-të dhe Europa përballen me një dilemë politike. Në njërën anë, është e rëndësishme t’i rezistosh sfidës së Putinit me parimin themelor se shtetet nuk duhet të përdorin forcën për të dhunuar integritetin territorial të një vendi tjetër. Megjithëse sanksionet nuk kanë gjasa të ndryshojnë statusin e Krimesë apo të sjellin tërheqjen e ushtarëve të Rusisë nga Ukraina, ato kanë mbajtur lartë këtë parim, duke treguar se ai nuk mund të dhunohet pa u ndëshkuar.

Në anën tjetër, është e rëndësishme të mos izolohet Rusia tërësisht, duke parë interesat e përbashkëta me SHBA-të dhe Europën në lidhje me sigurinë bërthamore dhe përpjekjet kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, terrorizmit, programeve të përbashkëta hapsinore, bashkëjetesës në Arktik si dhe problemet e Iranit e Afganistanit. Askush nuk do të përfitojë nga një luftë e re e Ftohtë.

Pajtimi i këtyre objektivave nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht nëse shohim krizën që po vijon në Ukrainë. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në shkurt, shumë senatorë amerikanë bënë thirrje për armatosjen e Ukrainës – një politikë që mund ta përkeqësojë situatën, duke pasur parasysh dominimin ushtarak konvencional të Putinit atje. Dhe ndërsa udhëheqësit e Gjermanisë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, kundërshtuan këtë përqasje, ndjekja e politikës së armatimit mund ta ndajë Perëndimin, duke fuqizuar më tej Putinin.

Të tjerë në konferencë argumentuan se Perëndimi duhet ta ndryshojë lojën duke përjashtuar Rusinë nga SWIFT, kuadri rregullator ndërkombëtar i pagesave bankare. Por kritikët vërejnë se një hap i tillë mund të dëmtojë SWIFT dhe Perëndimin, bankat e të cilave mund të humbasin qindramiliardë dollarë borxhe të dhëna në Rusi. Nga ana e tyre, rusët kanë paralajmëruar në rrugë informale se një masë e tillë mund të jetë “opsioni i vërtetë bërthamor.”

Dizenjimi dhe zbatimi i një strategjie që kufizon sjelljen revizioniste të Putinit, ndërkohë që sigurohemi për vijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare afatgjata të Rusisë, është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet ShHBA-ja dhe aleatët e saj sot. Tani për tani, konsensusi në politika duket se konsiston në mbajtjen e sanksioneve, fuqizimin e ekonomisë së Ukrainës dhe vijimin e fuqizimit të NATO-s, (një pasojë që Putini natyrisht e pret). Por se çfarë do të ndodhë përtej kësaj, kjo varet gjerësisht nga vetë Putini.

*BIRN-Project Syndicate

23 komente në “Sfida e rënies së Rusisë”

  1. dado says:

    Artikull pacavure per media pacavure per konsum dallkaukesh.

    Plani ishte ta asgjesonin financiarisht Rusine permes renies se rubles dhe cmimit te naftes, po rubla sot qe flasim ka arritur nivelin e Nentorit 2014 dhe eshte ne rritje cdo dite. Deshtuan, verifikojeni.

    Sa per perrallat per agresion Rus ndaj Ukraines…tashme i besojne vetem dudumat si puna atyre qe besuan se lufta e Irakut ishte per demokratizimin e tij. Dirigjenti i te dy skenarve eshte i njejti.

    Fiksojeni ne trurin tuaj te kabur: ne Ukraine zhvillohet nje lufte civile midis fashizmit dhe pjeses se popullit qe nuk e pranon ate. Ne planin nderkombetar SHBA e nxit kete konflikt per te minuar mardheniet e Rusise me Evropen, vecanerisht mardheniet e shkelqyra qe kishte me Gjermanine.

    https://www.youtube.com/watch?v=amWd6xFWtVc

    1. Lalai i Leshnices says:

      Degjo bythe i thone ketij muhabeti. Sic ka dykembesh shkretetire ka dhe dykembesh stepe. Te dy speciet kane te perbashket mizorine, injorancen dhe nje deshire patologjike per pushtet. Historia e ka treguar qe ruset ashtu si arabet jane mizore, idiote dhe te rrezikshem prandaj u duhet rene qe ne veze. Perendimi e beri njehere gabimin qe e ndihmoi Rusine te ringrihej pas renies se BS, Tani eshte koha ta fundose njehere e mire ne pellgun me vodka qe e kane ngritur Putini me shoke

      1. dado says:

        Injoranca te ka errsuar trute mor shpellar. Po cpret nga nje milet i sterpjerdhur si ju qe teme dite ka frroket.

        1. gkfg says:

          Une as per qenin tim nuk te merrja per dado!

          1. elio says:

            Te vleresoj per lartesine intelektuale. Jo vetem ne keto dite te veshtire mban qen, por puneson edhe dado per qenin…Ti po’, qe mban ISSH gjalle…

          2. dado says:

            plot me argumenta dhe fakte qenke zotrote ? …. tamam llogjike shpellare

  2. MajtasDjathtasFutuNTunel says:

    Rendi nderkombetar = Printo Leke pa hesap, mbro grupet e interesit (ka fillu dhe Ketty Bazhdari me kto terminologjira), mbro status quo-ne, kap protestuesit e talli, shkerdhe rinine sa te mundesh etj etj

    E keqja eshte se alternativa eshte me keq. Rusi me nje manjak ne krye, dhe ‘mbrekullia’ Kineze tipike Kinzeri. Ske me ku me ik, vec jashte ketij planeti.

    1. neda says:

      Nuk mund te thuash e me teper te besosh se Rusia ka arme berthamore per te shkaterruar SHBA, per faktin e thjeshte se arme berthamore aq sa edhe rusia ka edhe SHBA, bile teknologjia e SHBA eshte shume me larte se sa e rusit, ne nje lufte berthamore e ndermarre nga rusi do te jete vete fundi rusise komunist ne radhe te pare. zhvillimet e metejshme nuk besoje se varen nga Putini apo nga diktatoret ne pergjithesi por nga forca e kundershtarit te tij, se po te ishte per diktatorin e kuq te rusise ai do vazhdonte luften e nisur ne Ukraine e me tej. Rusia duhet izoluar nga bota demokratike, por duhet izoluar jo vetem ekonomikisht por edhe ushtarakisht , deri ne shkaterrimin perfundimtar te armeve berthamore, per te cilen OKB dhe vete KS duhet te ristrukturohen ne menyre qe te kene te drejten e imponimit te cdo vendi per shkaterrimin e armeve berthamore.Sido qe ta analizosh, rusia eshte thjeshte nje fuqi rajonale dhe asgje me teper.

      1. dado says:

        Rusia ka arme berthamore “me te prapambetura” se Shba?

        Pyet nje ushtarak apo ne ndonje forum te huaj, amerikan biles, per kete dhe shiko cfare pergjigje do maresh.

        Diktatori i kuq? Po moj xhevrie, po … bjeri mandolines se i bie bukur.

        Luften e nisur ne Ukraine? Ate videon jo me kot e postova. Per dike qe mer vesh nga keto pune, ata duken qe jane vullnetare – rezistence popullore, me arme qe rendom i gjen ne depot e ushtrise Ukrainase.

        Qe te kuptosh ca do te thote Ushtri Ruse (me llogjiken e femijes 12 vjecar qe ke s’ke per ta kuptuar gjithsesi) kerko ne google:

        “What would happen if the Russian army really invaded Ukraine”

        1. arber1468 says:

          Dado ashtu siç iku Polonia Hungaria Çekia nga ndikimi Rus ashtu do të iki edhe Ukraina. Rusia nuk mund të pushtohet ushtarakisht po mund të gjunjëzohet ekonomikisht. pas dy vitesh do ketë pranverë arabe në Rusi dhe Putin do ta falë perëndimi për mëkatet dhe USA do t’i japë azil. Bosa të rinj do vijnë dhe për 5 vjet do hanë kokat e njëri tjetrit dhe kombe të tjera do të tentojnë pavarësinë nga federata ruse. Një qelq të trashë nuk e thyen dot me çekiç po e nxjerr nga I ftohti dhe I hedh një çik çiç të ngrohtë. Kriset vet pa merak

          1. dado says:

            Ha ha ha. A mor derzinj, se deheni me dy pika propagande. Zatem prandaj kane 25 vjet qe ju perdhunon kjo demokracie e re ?

        2. WEB says:

          Po,po vullnetare !qe mbrojne” heroikisht “shtepite e tyre nga agresioni “fashist” ukrainas.Te ishte per keta vullnetare sot do ta kishin mbajtur vrapin ne kremlin duke derdhur lot nen kembet e liderit te tyre shpirteror.Nuk te vjen turp qe ben kete propagande foshnjore ?Ne te vertete ata qe po i bejne balle sulmeve te ukrainasve jane oficeret me te mire qe ka ushtria ruse ,dhe mijera mercenare nga kaukazi ,sidomos cecene .Akoma nuk dihet motivi pse putin ne vend qe te coje repartet e tij me te mira ka cuar nje tufe me qumeshtore ,ku ukrainasit ne 6 muaj kane palosur 4000 nga keta .Sa per fashiste ti mire e ke !ne fakt ishin ukrainasit ata qe varen flamujt naziste ne dritaret e shtepive te tyre ne ne 41 “,por vetem mbasi vite me pare,, stalini ju a zbrazi te gjithe hambaret me grure per tu ushqyer ruset dembele qe nuk u pelqente shume lopata .Ndersa 100.000 ukrainas vdisnin urie ,ruset trasheshin duke ngrene ate qe nuk u takonte ,tani me thuaj !!ti nuk do beheshe fashist ??

          1. ***** says:

            WEB,

            Dodo-ja eshte nuk eshte mekuar me qumesht, por me vodka “Made In Russia”.

    2. Pelasgian says:

      Ke te drejte por kjo eshte natyra e njeriut lale …

      sot dominojne me lek , dje dominon me hekur , zjarr e shpat .

      Bejme pjese tek mbreteria e kafsheve dhe njeriu si kafsha me e eger ne planet pjell individe te cilet shtypin te tjeret .

      Nejse mes Printo Lek Pa Hesap , Manjakut Rus dhe Kinezerise se Kines Mrekulliberese un zgjedh te keqen me te vogel , Printo Lek Pa Hesap!!!

  3. Albani says:

    Jam kurioz ta di se ne cilin shtet Evropian do te tranferohet qeveria dhe parlamenti Shqipetar ne rast te ndonje konflikti te armatosur gjithe perfshires.
    A do ta braktise qeveria dhe elita Shqipetare Shqiperine ashtu si e braktisi Zogu ne 39-ten.

  4. hajtmo says:

    po ajo qe ndodh ne irak ne afganistan ne libi , ajo qe ka ndodhur ne Vietnam ne lufterat civile ne ameriken e jugut ne kube e tjer e tjer nuk jane agresion? boll se nuk genjeni dot , jeni te bere te neveritshem dhe te bler nga amerika per 2 dollar.

  5. dado says:

    Mos rastesisht ka ndonje koment qe nuk keni botuar? Arsyeja?

  6. Haxhi Qamili says:

    Vetem dy ditet e fundit u mbyten ne det 400 Libjane dhe askush nuk tha nje fjale keqardhje per keta njerez. Libija me Kadafin ishte shteti me social ne bote dhe me mireqenje te pergjitheshme, por duhet te “demokratizohej” dhe e vrane Kadafin si qen,vrane Sadamin dhe shkateruan me themel Irakun, tani po pregatisin te njejten gje dhe per Asadin e kedo qe pengon “demokracite” perendimore kuptohet per te zhvatur pasurite natyrore te ketyre vendeve. E ku hyn ketu Rusia e Putinit qe nuk e provokoi ajo “majdanin” e Kievit dhe plotesoi kerkesen e popullit Rus te Krimese per tu bashkuar me vendin e tyre, te shkeputur nga nje budallallek i idiotit Hrushcov.

    1. elinor,.,.,. says:

      Ik mbytu edhe ti tani, ne shenje solidariteti.

      1. dado says:

        Jo mor tutkun. Po te kishte ndodhur kjo ne nje vend te sulmuar nga Rusia (gje qe nuk ndodh kur) ju lapangjozet e uncle-samit do qaheshit … ja kriineli Putin cfare shkaktoi, katastrofe ?

  7. Alphade says:

    ‘dado’ po ty Putini sa rubla pa vlere te jep per sherbimin qe i ben me keto
    idiotizmat tuaja…????

    1. dado says:

      llogjika jote prej shqiptari te raskapitur, te ben te besosh se kur dikush flet kunder atij qe perceptohet si me i forti (shba-se), duhet me patjeter te jete i paguar nga pala tjeter ?

      te thash dhe nje here neper gazeta dhe media papagalle behesh ekspert Frokesh (sic jane shumica ketu) … ama kur vjen puna te keto gjera ngelesh me argumentat e femijve 12 vjec dhe sharjet nga inati se s’ke c’thua

      1. ***** says:

        Te drejte ke ti Tavarish Dado, por mendimi im eshte ky:

        Intelektuali i vertete del ne konkluzion atehere pasi ka nxene dije dhe marre informacion prej burimeve te ndryshme.

        Te lexosh mendimet e tua eshte njesoj si te lexosh te perkthyer ne shqip nje editorial vetem te Russian Television (RT)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje