Bashkim i popullit të ndarë

13 Prill 2015, 19:33Blog TEMA

Nga Rexhep Qosja*

 

Ideja e bashkimit kombëtar është ide e krijuar pas pushtimit të më tepër se gjysmës së trojeve shqiptare prej fqinjve ballkanikë në vitin 1912.

Ideja e bashkimit kombëtar nuk është ide e shtetit amë dhe e pakicave që kanë mbetur jashtë kufijve të tij, por ide e popullit të ndarë.

Kjo i bën të natyrshme dhe të ligjshme përpjekjet për sendërtimin e kësaj ideje .

Ideja e bashkimit kombëtar është ide e madhe që më tepër se çdo ide tjetër e ka lëvizur historinë shqiptare.

E krijuar prej intelektualëve të mëdhenj kombëtarë , ideja e bashkimit kombëtar për shkak të trysnive prej Fuqive të Mëdha dhe institucioneve ndërkombëtare gjatë 100 vjetëve është përkrahur rrallë, vetëm prej ndonjërit nga politikanët më qartpamës shqiptarë.

Deklarata e Edi Ramës se “Shqiptarët po ecin drejt bashkmit kombëtar”, kurse “Shqipëria e Kosova kanë dy alternativa : ose të bashkohen në familjen evropiane ose të bashkohen në mënyrë klasike”, megjithë ngjyresat diplomatike, është deklarata më larghedhëse dhe vizionare mbi bashkimin kombëtar e një politikani dhe shtetari shqiptar në kohën tonë.

Ndaj kësaj deklarate historike u reagua siç dhe mund të hamendësohej:

U reagua mirëkuptueshëm prej intelektualëve tanë të orientimit kombëtar.

U reagua matur prej Bashkimit Evropian.

U reagua refuzueshëm prej disa intelektualëve tanë të orientimit mondialist e neoliberalist.

Dhe, u reagua gati kërcënueshëm, me gjuhën e të kaluarës së pandryshuar ndaj shqiptarëve, prej Qeverisë  së Serbisë.

Ata që reaguan refuzueshëm dhe ata që reaguan gati kërcënueshëm ndaj deklaratës së Edi Ramës treguan se s’deshën të dinë: e para, se shqiptarët janë popull dhunshën i ndarë, prandaj përpjekjet e tyre për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë janë të natyrshme e të ligjshme. Bashkimi i dy Gjermanive ështe njëri prej më shumë shembujve të bashkimit të popujve të ndarë. Dhe, e dyta, në kohën e integrimeve evropiane dhe planetare mospajtimi me bashkimin e një populli të ndarë është mospajtim me proceset demokratike moderne.

Mund të besohet se reagimi i sipërthënë i Serbisë më tepër se prej vetë deklaratës së Edi Ramës është i nxitur  prej njëmendësisë, që do të sjellin integrimet gjithëshqiptare ekonomike, arsimore, shëndetsore, shkencore, kulturore, sportive, e të tjera, të paralajmëruara në mbledhjen e dy qeverive tona më 23 mars në Tiranë.

Është me rëndësi të madhe që ky integrim gjithëkombëtar të sëndërtohet duke iu shmangur neoliberalizimit ekonomik që sjell fryte vetëm për klasën politike dhe oligarkinë, në njërën anë, dhe duke ndërtuar ekonominë atdhetare, që e ka parasysh jetën e të gjitha shtresave kombëtare, në anën tjetër.

Një ekonomi e tillë, atdhetare, bëhet premtim se bashkimi kombëtar, bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, e rrit cilësisht, e pasuron gjithanshëm jetën e popullit shqiptar.

Uroj që ata të cilëve iu ka takuar fati të marrin pjesë si politikanë dhe shtetarë në procesin e integrimeve gjithëkombëtare, si parathënie institucionale e shpirtërore në bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, të mos harrojnë se, siç e thonë ekonomistët e sotëm humanistë, neoliberalizmi është i papërgjegjshëm në pikëpamje shoqërore dhe i pandjesi në pikëpamje morale.

Idetë janë ato që e lëvizin botën, por, siç e ka thënë njëri prej nismëtarëve të Bashkimit Evropian, institucionet i bëjnë njëmendësi të sendërtuar ato ide.

Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen dhe do të bashkohen në mënyrë klasike qoftë jashtë Bashkimit Evropian qoftë në Bashkimin Evropian.

*Editorial i shkruar per emisionin “Shqip”

31 komente në “Bashkim i popullit të ndarë”

  1. tfgs says:

    10 dite pas festimit te ”bashkimit” mund te ndodhte keshtu me kishat e xristianeve ne vatanin ,tashme 99% muslims………….

    https://www.youtube.com/watch?v=fyb3_4XD2Ho

    1. llacifac says:

      Ti Tfgs mos u frikeso.Shqiptaret nuk kane gje me Vllehet si ty.

      1. Vllahooo says:

        Nga e kupton ti se Tgf eshte i komunitetit Vlleh. Apo ta tha babadauti….. Rri mo njeri menderes persiper Vllehet jane me Shqiptar e Patriotet se vet Shqiptaret sepse ndihen Autoktone ne keto Vise,kete e kane treguar qe ne kohen e Kastriotit te Rilindjes e LANC-it. Ti shih mos te del ndonje hoxhe tete mesoje historinë, te te mesoj si te sillesh duke martuar kushuriren e parë e duke dhunuar pshurrur monumentet e Gjergj Kastriotit dhe. Nene Terezës

        1. Tafuti says:

          Aman tourgofag se na bere per te qare me keto pamje dhe me renkimet tende per dominimin e fese myslimane ne popullsine shqiptare.

          Shqiptaret nuk e rruajne per kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria…

      2. Flamur_Vlore says:

        KY ESHTE KRISTIAN ARAB GJAKPRISHUR

    2. Labi Vlore says:

      @tfgs.Qe je spiun i Asfalise Greke,kjo eshte mese e sigurte.Por qe te urresh token qe te polli,kjo do te thote se te ka kapur mallkimi.Do ishte mallkim per gjithe njerezit e Planetit.Edhe nje Afrikan te pa shkolluar nese i thua se do vije nje dite qe ai do urreje token qe e lindi dhe e solli ne jete,ai do rrenqethej.Do i lutej zotit perdite qe kjo mos ti ndodhte kurre ne jete.Nderkohe zoteria jote,me ndergjegje te plote mallkon vehten tende.Sepse te urresh token qe te ka lindur,do te thote te urresh edhe prinderit qe te sollen ne jete.Me vjen shume keq per ty.Ndjej shume keqardhje.Tek e fundit je Shqiptar edhe ti.Dhe mua me vjen keq dhe ndjej keqardhje per c’do shqiptar qe jeton ne mjerim.Mjerimi jot eshte i pakufishem.Ai eshte mallkimi me i madh qe dikujt mund ti ndohe per se gjalli.Eshte shume me teper se uria,pasiguria,injoranca.Te jesh i pabuke,pastrehe dhe i pashkolle eshte nje mjerim shume me i vogel,sesa mjerimi i njeriut qe urren token qe e lindi.Me vjen keq zoteri/zonje tourkofagos.

    3. Cmimi i lirise says:

      Do ta benin ket vetem nese kisha ortodokse shqiptare bekon kriminelet per te vrar burra e pleq per dhunuat gra e vajza per te masakruar dhe femijet ne djep siq ben vllezerit e tu te fese,kisha ortodokse ishte frymezuese dhe nzitese e te gjitha lufterave ne ish Jugosllavi.Perkrahja qe u ben nje mi gjirizi fliqesir qe kundermon pa nderprer ne ket forum nuk i ben nder kishes krimanale serbe sepse ata e ben dhe e bejne haptas luften per shfarosjen e shqiptarve kurse ti dhe avangarda e dhjere ortoodokse e internetit beni xhihadin antikosovar siq bejne ca te tjere antiperendimor me prejardhje kah lindja nga atje ku e ke edhe ti prejardhen grek bythziu.Kishat ortodokse ne Kosove jan ndertuar para pushtimit osman ,ato kan qendruar nuk jan demtuar per mbi 500 vjet dhe mbi 100 vjet nen serbi e deri sot nuk jan demtuar,andaj mylle gojen nese nuke e ke mbyllur duke ja marr ne janules.

    4. gorezi says:

      Ne Shqiperi Kishat XHamit, e Bordello te kesaj natyre jane jashte ligjit tone moral.Seshte argument nje video e serbeve apo e grekeve .Shqiptaret jane me te lashte se Kristjanizmi apo musulmanizmi.Ato per ne jane petka qe i kemi veshur e zhveshur per arsye te ndryshme,por petka mbesin.
      Kockat e mishi e gjaku i Kombit Tone mbeten;Malet e fushat tona,Detet e Liqenjte tane,Eshte Gjuha jone hyjnore,Eshte dashuria jone per njeri tjetrin,jane Rilindasit tane JANe HERONJTE tane me ne KRYE Kastriotin me Fame Boterore.

    5. albaniafirst says:

      Nuk ka kisha serbe ne Kosove, por ka kisha shqipare te uzurpuara nga serbet. Ky process ka ndodhur ne fundin e shekullit te 18 dhe ne gjysmen e pare te shekullit te 19 kur shqiptaret ne mase filluan te kthehen ne besimin mysliman per te evituar taksat e renda qe u vune nga otomanet ndaj popullsise shqiptare ortodokse. Proces I ngjashem ndodhi edhe ne Bosnje. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

    6. Toni KS says:

      Kjo eshte propagande bizantine qe nuk te pine uje. Keto rrena serbo ortodokse i merr te mireqena vetem ndonje budalla. SHBA dhe Britania, lideret e civilizimit perendimor e dinin fare mire cak benin kur i bombarduan keto qelbesira. Rivaliteti mes Perendimit dhe Lindjes ortodokoso-komunisto-islamike eshte i njohur. Shqiptaret e vertete e dine ne cilen ane jane, sigurisht jo me Lindjen.

  2. Nallbani says:

    Te lumte Rexhep, kjo oshte hera e pare qe me pelqeve!

    1. Shefqet Cela says:

      Me gjith pergezimin qe ben, pjesa e dyte e ligjerates eshte nallbance.
      REXHEP QOSJA KA QENE GJITHMONE ATDHETAR DHE INTELEKTUAL I SHQUAR!

      1. Shok veterran nga Smokthina legjendare says:

        Ju falenderrojme, shoku Qose! Ju i sherrbeni nje çeshtjeje te drrejte! Po! Paçi ymerr per te mirren e Pushtetit te Popullit!

  3. durim says:

    Pershendetje Z Rexhep, e gjithe ligjerata e jote eshte e sakte dhe e dobishme per gjithe politikanet ne trojet Shqiptare ,te uroje shendet e lumturi dhe jetegjatsi

  4. rezart says:

    I nderuari zoti Rexhep Qosja!
    Shqiperia eshte ndare nga Europa ne 1013 me argumewntet e vulosura ne Konferencen e Londres nga FUQITE E MEDHA!!!
    Qe te thuash se duhet te BASHKOHEN TROJET SHQIPTARE TE NDARA ME DHUNE do te thote,qe FUQITE E MEDHA te binden me fakte qe ne shtetin e ardhshem shqiptar te futen CAMERIA,KOSOVA,PRESHEVA E BUJANOVCI,GJYSMA E MAQEDONISE DHE GJYSMA E MALIT TE ZI!!!
    A do pranonin fuqite e medha per te shkaterruar 4 shtete dhe per te krijuar nje shtet te ri te STERMADH me emrin Shqiperi???
    Ju si njeri i URTE nuk duhet te ngeleni thjesht duke perseritur ato ckla thote Edi Rama per BASHKIMIN,por duhet te AGUMENTOSH me fakte se’
    -Se pari,PERSE NA DUHET KY BASHKIM,per me teper i cunguar vetem Shqiperia me Kosoven!
    -Se dyti,A i kane te dy shtetet shqiptare kushtet e njejta politike,ekonomike,kulturore,arsimore,shendetesore,historike etj ,ne se jo atehere perse duhet te bashkohemi,qe t’i shtojme VARFERINE NJERI TJETRIT apo te fillojme KACAFYTJEN,”jo ne jemi me te mire,me te afte,me te pasur,me shtetformuas,me te…. etj se ju dhe keshtu SHERRET NUK DO MBAROJNE KURRE???
    -Se treti,kosovaret nuk e pranojne Gjuhen letrare shqipe se sipas tyre ajo eshte e bazuar ne dialektin toske e jo gege!
    Se katerti,kosovaret nuk e njohin LUFTEN ANTI FASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE te popullit te Shqiperise nen udheheqjen e PKSH-se dhe Enver Hoxhes,se ata vete NUK E NJOHIN ASPAK AS LUFTEN E TYRE CLIRIMTARE DHE GJAKUN E DERDHUR PER CLIRIM NE LUFTEN E DYTE BOTERORE kur Brigadat Partizane Kosovare ne fund te luftes arriten rreth 70 mije partizane!
    Se pesti,Ligjin ne Kosove sot e bejne pinjollet e atyre qe formuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG” dhe kelyshet e krimineleve naziste Rexhep Mitrovica e Xhaferr Deva qe masakruan popullin e Shqiperise ne sherbim te Gjermanise naziste!!
    Se gjashti,kosovaret nuk njohin e nuk pranojne as te verteten e HISTORISE SE TYRE perderisa pranuan si President nje njeri qe u ka sherbyer klikes se Milloshevicit,qe ishte kunder UCK-se,qe krijoi FARK-un nje ushtri paralele dhe kundershtare te UCK-se dhe GRABITI MILIONA MARKA,DOLLARE etj TE KOSOVAREVE qe gjoja duhet te ndihmonin UCK-ne!!
    Se shtati,kosovaret ne menyre kriminale e nderuan Sali Berishen si HERO,kur ai FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE GJAKOSUR KOSOVARET E BOSHNJAKET per me teper qe UCK-ne e cilesoi REBELE!!!
    Se teti,kosovaret kane te theksuar njenjen fetare ISLAMIKE FONDAMENTALISTE,URREJNE ORTODOKSET SHQIPTARE duke i quajtur greke,gje qe eshte e RREZIKESHME per te PERCARE SHQIPTARET DHE PER TE NXITUR LUFTEN CIVILE NE GJOJA SHTETIN E RI ne se do formohet!
    Ka edhe plot te tjera,por me kaq po e mbyll analizen time!
    Shqipteret e Shqiperise dhe Kosoves te zhvillohen ne shtetet e tyre respektive,te qeverisen vete sipas shkalles se tyre te zhvillimit dhe kushteve konkrete politike dhe ekonomike,por te bashkepunojne me njeri tjetrin pa ASNJE PENGESE ne te gjitha fushat!!
    Bashkimi midis shqiptareve mund te realizohet ne ARSIM me tekste te perbasdhketa,shkembime pedagogesh,ne shkembime tregtare duke planifikuar mbjelljen e prodhimeve bujqesore sipas kushteve me optimale te cdo shteti duke bere nje ndarje racionale si ne energjitike,blegtori etj!!!
    Ne turizem te hartohet nje plan afat gjate dhe Kosoves t’i jepen zona te lira per ndertimin e resorteve turistike,ndertimin e hekurudhes se perbashket etj etj!!!
    E njejta gje mund te behet ne te gjitha sportet ku te kete vetem nje kampionat te perbasket ne te gjitha sportet,qe te konkurojme denjesisht ne Europe e jo pjese pjese!
    Bashkimi tokesor,zoti Rexhet eshte shume larg i mundeshem dhe nuk do sjelle asnje te mire vec SHERRE DHE TENSIONE,qe ne shqiptaret i kemi shume per zakon!!!
    Dy shqiptare nuk merren vesh me njeri tjetrin e jo te bashkohemi dy shtete bashke me plot halle e shqetesime te medha secili!!!
    Provojeni me REFERENDUM dhe do kuptoni se cfare mendon populli i dy aneve te kufirit!!!
    I milion shqiptare e AKLUZOJNE SALI BERISHEN SI ARNIK E TRADHETAR,ndersa kosovaret e mbajne si HERO!
    Qe ketu fillon NDARJA dhe as qe ia vlen te diskutohet!
    Po ju zoti Rexhep perse iket nga Kosova???
    Sepse ne Kosove sundojne SPIUNET E SERBISE e jo IDEALISTET SHQIPTARE!!!

  5. Tani says:

    E keqja e popullit shqiptar eshte se kemi pasur gjithmone intelektuale percares si puna e Qoses.
    “U reagua refuzushem prej disa intelektualeve me orientim……………”, keto fjale jane percares per shqiptarin. Kelysh komunist.

    1. ortes says:

      Dikur,sidomos ne Veriun e Shqiperise dhe sot akoma ne Kosove familjet shqiptare i sundon PATRIARKALIZMI!!
      Shumica e tyre perbehet nga 20-30-40 vete,pra te gjithe djemte edhe pasi martoheshin jetonin ne shtepine e babait!
      Sidomos grate ishin SKLLAVE te verteta ne keto familje!
      Me pas ,ata me te kulturuarit filluan qe djemte pas marteses te krijonin familjen e tyre dhe ne shtepi me vehte!
      Kjo solli zhvillim,familje moderne,femije te shendetshem dhe te arsimuar,larg dhive e deleve etj!
      Pra familjet e medha ishin baze e PRAPAMBETJES DHE VARFERISE,ndersa familjet e vogla e ardhmja e NJEREZIMIT!
      Keshtu edhe Shqiperia me pjeset e tjera te shkeputura prej saj ne 1913-ten!
      Secila pati historine e vet,zhvillimin e vet politik,ideologjik,kulturor ,ekonomik e shoqeror!
      Secili ka pasurite e veta,te drejtat dhe detyrat e veta,prandaj PSE NA DUHET KY BASHKIMI ME KOSOVEN???
      CFARE NEVOJE KA LINDUR KOHET E FUNDIT qe kerkon te realizohet BASHKIMI?
      CFARE DO PERFITOJ NGA KY BASHKIM QYTETARI I VETMUAR SHQIPTAR???
      Dhe se fundi,Europa na ndau dhe Europa mund te na bashkoje!
      Qeverite shqiptare shkembejne fjalime nacionaliste sikur kane BOMBEN ATOMIKE dhe mund te kercenojne Europen!!!
      EDHE TE DHJERE,EDHE KRENARE!!!

  6. Hem... says:

    Bashkimi me vepra, nder to dhe votimi i Qoses per president te gjithe shqiptareve

  7. aleko says:

    Evropa duhet te mbeshtes bashkimin e shtetit te coptuar shqipetare nese don vertet qetsi dhe zhvillim te rajonit.Debilave si turgofago me kompani u themi nese jeni shqipetare u themi po su pelqeu thyeni qafen dhe zhdukuni nga shqiperia..

  8. shvejk says:

    Vatani yt eshte Greqia o tfgs, nuk e kuptoj pse i fut hundet aty ku nuk te perket. Apo ke frike se si cdo bukeshkeles tjeter mund te mbetesh pa vatan? Dua te te siguroj se Shqipera nuk eshte ne asnje menyre as 99% muslimane , e as 99% ortodokse. E sigurt eshte qe mbi 50% e bashke kombasve tane eshte ateiste ose me prejardhje muslimane por jo praktikante.Pjesa tjeter perbehet nga muslimane , ortodokse dhe katolike ne pjese gati te barabarta. Nuk e di nga cili fshat i Shqiperise ke dale ti o cope mishi ,sepse po te kishe lindur ne ndonje nga qytetet kryesore me siguri do ta kishe vene re se rinise se sotme qytetare nuk i rruhet fare as per kishe e as per xhami. ME shume muslimane ka ne Rome apo ne Londer se ne te gjithe Shqiperine o pabuksi i Hellades.

  9. DIONI(Gjilan) says:

    @REZART,pershendetje vellazrore!.dote mundohem ne pika te shkurta te sqaroje per dyshimet tuaja!…1.ballistet e kosoves ishin 99%analfabet.2.luften kunder partizanve e benin sepse brigadat sllave-partizane,maskronin dhe digjnin shqiptaret dhe vendbanimet e tyre.3.dashurin per nenen shqiperi-shqiptaret e´shprehin edhe permes emrave te femiijeve te tyre,psh pas viteve 70 shqiptaret e kosoves,dinin te shkruanin dhe lexonin(50%),ndegjonin radio tiranen,te etur per atdhe edhe pse me rrreziqe pagezonin femite e tyre keshtu:Berat,Elbasan,Saranda,Shkodran,Vlora,Lbinot,Milot,etj!.4..Salen e ka ngritur si shpetimtar te kombit shqiptar,propaganda udbiste!..5.Salen,e adhurojne gjakeprishurite dhe total injorantet e kosoves-kjo pjese e popullsis eshtee zero faktore-baraz me qenet endacak,shkurte kanalizim…6.Faktor politike,ushtarake,vendimarres-ne kosove jane ENVERISTA-nato siguron sigurin e berishistave te kosoves se perndryshe dote behej nje proces shume i shkurte!.7..nuk eshte e vertete se sshqiptaret e kosoves urrejne shqiptaret ortodokse..8.pa dallim shqiptaret e kosoves,adhurojne,dojne dhe lakmojne tee flasin gjuhen sikur shqiptaret e shqiperis.9.dote behet bashkimi kombtar me kryeqytet tiranen sepse jemi nje kombe,nje gjake,nje gjuhe!.flm e nderime te veqanta.

    1. rezart says:

      Pershendetje DION(Gjilan)!
      Nuk e di se cfare moshe dhe njohurish ke per ngjarjet per te cilat komentojme!
      Se pari ti je viktime e propagandes ANTISHQIPTARE te klikes TITO-RANKOVIC,qe masakroi shqiptaret ne ish Jugosllavi duke i trajtuar ata si skllever!
      Se dyti,per rrjedhoje ju kosovaret esotem,shumica e atyre qe bejne ligjin ne media apo pushtet,jane pjellat e atyre qe bashkepunuan me nazistet pushtues dhe qe krijuan PER TURPIN E TYRE DHE TUAJIN,DIVIZIONIN NAZIST SCANDERBEG” ne nje kohe qe ne Shqiperi populli shqiptar nen udheheqjen e PKSH me ne krye HEROIN LEGJENDAR ENVER HOXHA,organizuan USHTRINE NACIANAL-CLIRIMTARE duke formuasr CETA,BATALIONE,BROGADA,DIVIZIONE E KORPARMATA te tera,qe luftuan me HEROIZEM DHE VETMOHIM,pa ndihmen e asnje ushtari te huaj arriten te CLIROJNE SHQIPERINE!
      Kete LUFTE HEROIKE e njohen edhe FUQITE E MEDHA:SHBA ,BRITANIA E MADHE DHE BRSS, duke zyrtarizuar keshtu pjesmarrjen e Shqiperise ne KOALICIONIN FITUES BOTEROR kunder nazi-fashizmit!
      Ne radhet e kesaj USHTRIE ,qe ne fund rreshtonte 70 mije partizane,prej tyre 6000 femra,pervec luftes mesonin shkrim e kendim,shkruajten poema,tregime dhe pjese teatrore qe i luanin vete partizanet!
      Disiplina e PARTIZANEVE ishte aq e larte sa ,ndonese te uritur nuk guxonin te ngrinin koken per te pare RRUSHIN E PJEKUR se quhej vjedhje!
      Ndersa inmoraliteti konsiderohej KRIM dhe fajtoret me GJYQ USHTARAK pushkatoheshin!!!
      Pushtuesit nazi-fashiste gozhduan ne Shqiperi 3 divizione luftarake,aq te nevojshme ne frontin SOVJETIK,por PARTIZANET SHQIPTARE vrane dhe plagosem me MIJRA prej tyre!
      Pas CLIRIMIT te Shqiperise,me urdher te Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhes,4 Divizione Partizane kaluan kufirin dhe e ndoqen armikun deri ne Vishegrad duke cliruar te gjitha trojet shqiptare ne ish Jugosllavi!
      Kunder PARTIZANEVE shqiptare luftuan CETNIKET serbe dhe nazistet e Divizionit “SCANDERBEG”!
      Kalimi i divizioneve shqiptare ne ish Jugosllavi beri te mundur edhe krijimin e Keshillave Nacional-Clirimtare te Kosoves e viseve te tjera shqiptare si dhe te Brigadave Kosovare,se deri atehere Titua nuk kishte lejuar krijimin e tyre dhe kosovaret luftonin ne perberje te Brigadave maqedonasve!
      Kjo beri,qe pas LUFTE te njihej kontributi i shqiptareve ne luften per CLIRIM dhe per kete arsye iu dha Kosoves STATUSI I KRAHINES AUTONOME!!!
      Ju kosovaret kete pjese te LAVDISHME TE HISTORISE SONE TE PERBASHKET NUK E ZINI NE GOJE,sepse ligjin tek ju e bejne kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit dhe nuk ju lidh e nuk ju nderon aspak TRADHETIA e tyre!!!
      Sa per urrejtjen tuaj ndaj shqiptareve,sidomos te JUGUT apo ortodokset,mjafton te permendim qe ju mbani per HERO ARMIKUN DHE AGJENTIN E UDB-se Sali Berishen ,qe FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE DHE UCK-ne e cilesoi REBELE!!!
      Faleminderit per mirekuptimin!

  10. LEKA I MADH... says:

    …Dikur per mbijetese, te paret tane u konvertuan ne fene e pushtuesit,dhe ja arritem te mbijetojme, por jo me koken lart….Sot ai kapitull eshte mbyllur njehere e pergjithmone, pra nuk rrezikojme te zhdukemi…Prandaj duhet marre me sportivitet e kaluara.Ashtu siq hodhem poshte me perbuzje regjimin e kaluar, po ashtu te ndahemi njehere e mire nga mbeturinat e perandorive te vdekura, dhe te vrapojme me optimizem drejt se ardhmes dhe identitetit tone europian…Brezat e ardhshem do lirohen nga makthi i inferioritetit dhe kriza e identitetit ku jane mberthyer,dhe do na falenderojne e do ndihen krenare per historine dhe origjinen e tyre, dhe kombi yne do zere vendin e merituar ndermjet kombeve te qyteteruar te Europes dhe botes…Kjo eshte rruga e vetme e BASHKIMIT drejt mireqenies, paqes e harmonise se popullit tone…

  11. Z/Kallami says:

    Po nuk iu dha trolli i shqiptarve qe i takon etnikisht.Kurr Ballkani po dhe Europa e bota nuk do te gjejne qetesi.
    Ne daqi i ndryshoni ne daqi mos i ndryshoni kufijt.E ardhmja flet per ndryshime.Vojvodina do ti kaloj pronarit.Kosova metohija do ti kaloj Shqiperise.Serbi do shtrije kamet ne jorgan te vet dhe te rrije urte.Maqedonia do shperbahet.Mali te zi te struket diku ne ndonji coshe e te rrije urte fort.E te mos i shkoje mendja te plazhitet ne Liqe te Shkodres.Cfare asht shqiptare Shqipnise.Cameria deri ne Preveze Shqiperise po keshtu dhe greku do shtrije kamet sa do i pritet,prej terezise,jorgani.
    Ne fund te gjithe shtet qe lirune trojet Shqiptare duhet ta falenderojne Shqiperine per sa kohe i’a mbajten trojet padrejtesisht.

    1. Para Laci says:

      O Zef, dakord me ty, po edhe sikur te gjith trojet shqiptare te bashkohen, cameria mund te jet e pamundur sepse shumica e cameve jetojn ne athine. nuk esht njelloj so kosova ku shumica e shqiptareve jetojn prap aty.Dikush me lart tha se po te bashkohemi do kemi me shum trazira se paqe se ne shqiptaret grindemi mes vete, por po te mos bashkohemi serbet e greket prap s’na lejn rehat… as mish as peshk!

  12. internacional says:

    Rama eshte kokrra e budallait Per Qosen kam menduar se e njeh historine e Shqiperise ne shume se ai ,por dhe ky na foli ca gjepura,qe te lene me goje hapur .

    1. Elpiniqi says:

      @”internacional”!
      Ke dhene mendim te sakte te njejte me ate te nje fshati ku te gjithe ishin BUDALLENJ dhe ai qe vinte si i MENCUR,konsiderohej nga ata “ME BUDALLA” se ata!!!

  13. bugazi says:

    rezart o qen bir qeni rus.
    ne shqiptaret e kosoves kemi qene me gjermanin dhe do te jemi perhere por ju me ke ishi me duket me ruset e mallkuar dhe me shkit.

  14. kuq e zi says:

    bashkimi jone eshte i lehte te kundershtohet se jemi te coptuar dhe fjala nuk na shkon por nuk u soll keshtu perendimi kur behej fjale per gjermanine as sikur koreja e veriut te bashkohej me te jugut nuk do kishte shtet me fol
    por sot eshte dita e duhur sepse ato shtete qe kane trojet e shqiperise anojne nga rusia (vlen dhe per greqine) meqe perendimi rrine bashkuar vetem nga frika e rusise bashkimi jone nuk ka ndodhur sepse politikanet tane e kane bojkotuar
    nje shtet i madh dmth nje treg i madh per investime nje shtet me i forte kunder korrupsionit dhe me kryesorja interfereca me te vogla nga jashte qe per ne ne nje shek. ka qene kolerja vete

  15. DIONI(Gjilan) says:

    @REZART,1.Salii Fazliqi,nuk eshtee hero i shqiptarve te Kosoves,kete maaskara e´dojne Rugovistat(27% e kosovarve)..2.Ortodokse,Katolik,Mysliman,respektoje pa dallim si shqiptar.me pjesen tjeter te komentit tuaj,pajtohem plotesishte.edhe njeher pershendetje vellazrore-nga enveristi Gjilanas.

  16. kushtrimi says:

    ne fillim bashkimi shqiperi-kosove,pastaj do marrim maqedonine dhe ate komplet je gjysmen per shkaqe sigurie(maqedonet minoritet nese Duan te rrijne)pastaj bashkojme malin e zi ne koordinim me kroacine (serbet nuk kane drejte dalje ne det per arsye strategjike)dhe ne fund greket do na dorezojne vullnetarisht tokat deri ne patra nese Duan te shpetojne athinen. kjo eshte US of Albania.
    tfg, skam cbej per ty ky. ke bere zgjedhjen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje