Ai llum që shpërtheu në Marinëz ishte akumuluar prej 8 vitesh të qeverisjes së PD-së dhe nuk u krijua tani. Kompania “Bankers Petrolium” ka qenë ndoshta më e privilegjuara e pushtetit të PD-së. Në tetë vite gjatë pushtetit të PD-së kjo kompani nuk ka paguar asnjë lek tatim-fitimi. Është e vërtetë që kontrata koncesionare është nënshkruar në vitin 2004, por problemi nuk është ky. Problemi është se si është zbatuar kontrata dhe se si është mbikqyrur gjatë 8 viteve të pushtetit të PD-së. Sipas kontratës së nënshkruar në vitin 2004, pas investimeve që do të bënte kompania në disa vite, duhej që kompania në vitin 2011, të dilte me fitim, qoftë edhe një lek dhe sigurisht që shteti shqiptar do të fitonte 50 për qind të fitimit. Mirëpo kompania nuk ka dalë me fitim edhe pas vitit 2011, sepse, vit pas viti, ka shtuar në mënyrë fiktive shpenzimet e veta.
Mjafton t’u referohemi kontrolleve që janë bërë së fundmi nga AKBN-ja, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve dhe rezulton që për të tre vitet 2011, 2012 dhe 2013 detyrimi i kompanisë ndaj shtetit shqiptar shkon afërsisht në 700 milionë dollarë dhe aq e vërtetë është kjo që kompania ishte e lidhur me qeverinë e PD-së, sepse po të shikojmë nivelin e shpenzimeve dhe po t’u referohemi muajve prill-maj-qershor të vitit 2013 zënë peshën kryesore të shpenzimeve që janë pasqyruar. Këto kanë qenë muajt e fushatës elektorale dhe sigurisht që gjithë ato lekë që janë raportuar si shpenzime, me fatura fiktive të cilat sot nuk i justifikojnë dot, përpara grupeve të kontrollit që kanë shkuar atje, padyshim që është shumë e kuptueshme se ku kanë shkuar.
Po them disa shembuj që janë për të qeshur dhe për të qarë. Sa herë që kompania miratonte planin e zhvillimit vjetor, paraqiste që do të shpenzonte në ndihmë të komunitetit, vit pas viti, 2-7 milionë dollarë. Një pjesë e tyre del sot se janë përdorur për kurse vallëzimi. Në të gjithë atë zonë atje, sipas shpenzimeve që ka raportuar kompania, ka bërë kurse vallëzimi. Një pjesë janë shpenzuar për lagie rrugësh në dimër. Bëhet fjalë për 500.000-700.000 dollarë. Është edhe një fakt tjetër për të cilin prokuroria duhet të bëjë një hetim të thellë dhe të plotë për këtë çështje. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin hollues, që përgjithësisht kompanitë e nxjerrjes së naftës injektojnë në puse, kryesisht aty ku nafta është e trashë, është viskoze, për të lehtësuar thithjen e saj.
Në vitet e qeverisjes së PD-së, sasia e këtij holluesi që kompania ka injektuar ka qenë 16-17 për qind e naftës bruto që kompania ka nxjerrë dhe po të bëjmë një llogari ku nafta ka qenë afërsisht rreth 800 mijë tonë në vit, se sa hollues është deklaruar se është injektuar në puse. Dhe pse del kjo? Menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re kjo shifër ka rënë menjëherë në 7 për qind, ndërkohë që çmimi i përgjithshëm i naftës së nxjerrë nuk ka lëvizur, sepse po të ulej sasia e naftës së nxjerrë, do ta pranonim logjikën që bën sens ulja e kësaj lënde, ku vlera e mallit që është injektuar atje shkon 80 milionë dollarë në vit. Shtoi kësaj edhe 40-50 milionë dollarë evazion fiskal, sepse nuk paguan as TVSH as akcizë, ajo që demek vjen si hollues dhe shkon 120-130 milionë dollarë në vit vetëm nga kjo. Shumëzuar për tri apo katër vite, merret me mend se ku kanë shkuar këto lekë dhe më e rëndë akoma se ku ka shkuar ajo naftë.
PD flet dhe duket se i qan shpirti për Marinzën dhe atë shpërthim që ndodhi atje. Sigurisht që ngjarja është shumë e rëndë. Pyetja ë shtrohet është: Ku ka qenë PD-ja këto 8 vite, kur deputetët e PS-së kur ishte në opozitë dilnin në foltoren e kuvendit muaj për muaj dhe diskutonin për ato shpërthimet e famshme që ndodhnin atje. Sa herë që ne deputetët e Fierit kemi dalë në foltoren e Kuvendit për të kërkuar llogari për çfarë ndodhte atje, PD përgjigjej se nuk ka patur shpërthime, por tërmete. Shkuan deri atje sa edhe Institutin Sizmiologjik e futën nën thundrën e firmës “Bankers” dhe nisi të falsifikonte të dhënat. Herë ndryshonte epiqendrat e shpërthimeve, herë thellësitë, për t’u mbushur mendjen qytetarëve që këto nuk janë shpërthime, por tërmete natyrore. Asnjë deputet i PD-së, nuk doli të na përkrahte atëherë. Nga kjo pikëpamje, PD-ja nuk ka asnjë moral sot që të dalë dhe të flasë për Marinzën.
*Deputet i PS-së në qarkun e Fierit
Po ky c`pati tani?
Apo tani hidh ca shashka se do te kandidoj ne zgjedhjet lokale ne Fier?
Po harron ky qe ate e dha Nano, vazhdoi me Berishen dhe tani se fundmi me te gjatin?
Perse behen aq qesharake keta Subashe ne Fier?
Claus, me te vertete kontrata u nenshkrua ne 2004-ren po kompania filloje pune ne 2006-en ku ne ate kohe me votat e LSI-se PD-ja erdhi ne pushtet, e gjitha kjo histori i mbetet PD-se do a po nuk do ti a po zagaret e PD-se.
Shume e vertete .
Ky eshte realiteti ,duan ta pranojne apo jo ,
bastardet e bordellos PD.
Antishqiptarise dhe shitjes te pasurive kombetare nga banda PD,
duhet te ket nji ende.
Por vetem zbardhja e ktij llumi alla PD, e maskarallekut qe antishqiptaret ne pushtet me ne krye sali shkerdhat berishen ,(qe per cudi te gjithe botes vazhdon te bej cubin mbas gjithe atyre poshtersive ,krimeve e shkaterrimit te shqiperise) nuk mjaftojn .Duhet qe qeverria nqs eshte proShqiptare te veproj .Zhduki nga prokuroria e gjykatat ,personat e inkriminuar me banden e shpellarit ,qe i sherbenin antishqiptarit e merrnin vendime kunder interesave te Shqiperise dhe menjiher te coje para gjyqit kryebanditin ,shkerdhaten e shpelles sali sheqire berishen me banden e tij te ish ministrave ne pushtet.
o Subash po sikur kemi nja 2 vjet ne te majtet tani ne psuhtet! Akoma do vazhdohet ajo loja ata e kane fajin se nuk ben gje per 8 vjet??? ndaj jane ne opozit sot, per ato qe ben/nuk ben ne 8 vite! ju cdo beni eshte pyetja?
Edhe une po ja fus kot PS-ja a po e majtja po nreq ato llumnat qe ka lene PD-ja juaj per 8-te vite, se kesoj populli jemi ne qe nuk u ngopem me shkaterrimin e 1997 nga PD-ja po e deshem dhe ja 8-te vjet te tjera qe te na e fuste deri ne rreze, per mendimin tim PD-ja duhet fshire nga lista si parti se nuk e meriton.
Une populli i theshte dhe shume fukara i Fierit me ndergjegje deklaroj ,se per kaq vjete Banda e PD na ropi dhe me la me gishte ne goje familjarishte dhe ata u bene me saraje te medha sa qe nuk dine sa leke kane,kjo eshte e vertete ne se eshte e vertete edhe drita e djellit mbi kete planet.A paten te drete qe ata ta benin nje gje te tille, jo por e ben tani a kemi te drejte ne populli te kerkojme ca trekendesha me litare ne mes te Fjerit,jo nuk kemi te drejte por duhet bere se ndryshje kata kodosha nuk na fusin fare ne ne refene edhe pse kemi nje pasuri qe sote duhet te hanim vertete me luge floriri siç ha Sali serbi familjarishte dhe me gjithe banden e tije.
Rilindja ketu qendron edhe sekreti tuaj,kontroll,verifikim,transparence ,sekuestrim dhe masa drastke per hajdutet pa pike meshire se votat i kini te gjitha ne xhep dhe jo sa muarret por dyfishin se populli eshte i etur per drejtesi ,pune dhe jete normale siç jetojne popujt e tjere te ngjashem me ne,jo te shkojme neper spitale dhe te çojme çarçafe dhe buke sote ne vitin 2015 kur kreminelet na kane marre pothua se te tere pasurite nentokesore dhe mbitokesore.Hap syte o popull se kreminelet ushqehen me ghjak njeriu se keta jane hjena dhe preh kane vetem popullin.
Shume e sakte komenti yt Tomorr.
PD- te la me gisht ne goje ndersa PS-ja po te fut gishtin ne by…e.
PS te zbatoje standartet, e jo te na prrallise gjepura. Keto qe deklaron ky Subashi, populli i di, dhe gjithnje ka reaguar, por nuk e ka degjuar kush, sepse ne krye ka qene PD (Partia e Delenxhinjve), qe nuk kane lene gje pa bere! Problemi eshte, tani c’do te behet, a do ndiqen penalisht fajtoret, apo do vazhdojme si deri me sot, fjale, fjale, dhe vetem fjale. Nje gje e them me siguri te plote, keshtu nuk vazhdohet me!
Urime Armando, te gjitha ato qe thoni jane te verteta, por edhe PS mund te kishte qene pak me ekzigjente me keta te fortet e naftes qe sillen si “ne mallin e hasmit”. Megjithate me mire von se kurre. Pa komplekse e pa mellefe, por me korrektese e pergjegjshmeri ndaj vendit, eshte ora qe keyre derdimeneve t’ju kerkohet te paguajne ate qe ju takon as me shume e as me pak.
Eshte Marinze mor dole, jo Marinez!!! Qe tek titulli ngel ne klase artikulli!
Fieri, ky rreth, qe sa here qe kaloj andej me ngjall nje fare simpatie. Shoh njerez te qete, te mire, modeste, tolerante, punetore por dhe vuajtjet e kohes dhe te regjimeve i dallon qarte ne fytyrat e tyre.
Nje rreth qe nese do ti mungonte Shqiperise, nuk mund t`a imagjonoja se cdo te ishte Shqiperia.
Hambar buke, depozite e pashtershme nafte, thesar kulture, nje bashkim te tille pasurish zor se mund ta gjesh vend tjeter.
Diku nga Besarabia gjen nafte dhe drithera me bollek, por i mungon nje Apoloni e famshme!
Por ketu gjen dhe gjera te tjera. Fierin e kthyen qeverite edhe ne enklave, ku kosovare, came, te internuar, te perndjekur nga regjimet e meparshme i perplasen atje per te gjetur buke dhe toke, pak diell dhe pak det, pak nafte dhe pak raki.
I sollen ndoshta per te keq, por besoj se gjeten nje te mire.
E kush nuk ka dashur te qeverise kete rreth?
Ne kohen e Berishes qeverisej nga nje kosovar, qe emrin nuk ja mbaj mend, nese dikush e rikujton le te sjelle, vetem per kujtese, pastaj nga baftjare dhe tashme nga subashe.
Te gjithe e duan kete rreth, se pevec ketyre u jep dhe nja 16 deputete dhe keta te gjithe te majte.
Zor se ka zene rrenje e djathta atje, jo e djathta politike, se eshte qesharake ta quash PD te djathte, por e djathta ne mendim dhe ideologji, si koncept e administrimit te pasurive dhe te mirave qe i ka dhene natyra ketij rrethi.
Sikur ky koncept te zoteronte ne ate popull, jam i sigurte qe ai rreth do te ishte sot nje Dubai ne miniature.
Por nuk eshte e thene. Ashtu eshte brujtur ai popull qe rrezaton aq tolerence dhe modesti. Fatkeqesisht konceptet e djathta jane te huaja per ata njerez.
A mund te mendohet qe ne Shkoder, Korce, Vlore, Elbasan, Lezhe a diku tjeter te vendoset ndonje ndonje “Subash”, “Bimbash”, dikush nga ndonje rreth tjeter, ose dhe ndonje fierak?
As mos te te shkoje neper mend.
Por ja Vetziri i Madh ne Tirane vendos te dergoje kete Subash ne Fier!
Shihet qarte qe me keto emerime te “veshtira” ke te besh me ndarje cifligjesh dhe pronash, asgje me teper.
Jeta e atij populli do te rrjedhe ashtu sic ka rrjedhur deri me tani duke i rrembyer cdo gje qe i ka dhene Zoti.
Sic e thashe dhe me lart, ai rreth ka per vendas dhe te ardhur, ka per subashe dhe bimbashe, por ka edhe per Wesli-Klark dhe kanadaze.
Ka per te gjithe, prandaj i jane sulur te tere keta te babezitur.
Aq e veshtire ishte per te gjetur nje intelektual fierak me tere ato cilesite qe permenda me lart per te administruar ate rreth?
Eshte e veshtire, se zor se perlyejne duart ne llumet korruptive, prandaj ne kete dergese kemi besnikun e Vezirit te Madh nga Tirana, Subash-pashain.
I huaj per ate rreth.
Nuk ka dyshime per aferat e pista te Berishes, theksuar ne reagimin me siper, nga kandidati I Edit per kryebashkiak te Fierit, por nuk ke shkruar sikur nje reagim per pergjegjsite per mbi 1 vit e gjysem qeverisje te kryeministrit Rama, te ministrit D.Gjiknuri dhe te “zotit” te percaktuar qellimshem ne krye te Albpetrolit, (faktorit kryesor qe eshte caktuar te perballet direct me Koncesionaret e Saliut), qe lidhen me naften, me shpresat e naftetareve per te perfunduar njehere e mire hallet e tyre nga keq-qeverisja e Saliut, Fatosit, Ylli Bufit se bashku me besniket e tyre.
Z.Subashi, ajo c’ka ndodhi ne Marinez eshte gjithashtu pergjegjsi edhe e juaja, sepse Ju duke qene deputet I Rajonit Patos-Marinez, duhet te influenconit ne qeverisjen e Vogel te naftes, ne ate te Albpetrolit, qe let sektor te rendesishem ta qeverisnin naftetaret, dhe si perfaqsuesi me I larte I naftetareve do te degjoje Zerin e Tyre, dhe nuk do lejoje qe juristet, oficeret e policise me diploma Kristali, finacieret e korruptuar te PD-se, te drejtonin Albpetrolin, sektoret e Tij. E kuptoj veshtiresine qe autoriteti I deputetit ka pase perballe Drejtorit te caktuar direct nga Edi Rama, ne krye te Albpetrolit, megjithese ka zera se ju keni propozuar disa nga drejtuesit e qendrave dhe Shefat e burimeve njerezore, shefa sektoresh, qe nuk kane pase asnje lidhje me Naften, me profesionin e naftetarit(!). Nuk keni faj sepse ne te gjitha familjet e naftetareve nuk gjendet sikur vetem nje pinjoll I tyre qe te perfaqsoje te gjitha keto familje, si deputet, ndersa ju caktuan juve.
Ju, si deputet i naftetareve jeni njohur me shume Halle te tyre, por mbi te gjitha qendrojne ato te punesimit. Vendimi i fundit nga qeveria, per privatizimin 100% te Naftes shqiptare, I jep dermen halleve te naftetareve, braktisjen totale te tyre prej kesaj Qeverie, prej kesaj Shumice parlamentare.
Ju shkruajta Jo per Marinzen, por kuptoj se kur Qeveria dhe Shumica parlamentare braktis interesat dhe jetet e naftetareve, nuk e ka per gje te lere ne llumin e PD dhe Shumices se sotme qeverisese te fshatareve te Marinzes.
Sinqerisht nuk besoj ne reagimin tuaj!
Po leri pordhet o Subaaaaaaaaaaash. Ke dy vjet ne pushtet o Subaaaaaaaaaaaash. Po te mos kish shperthyer gazi cfare do kishit bere ju o Subash?
THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar.
Pasurite nentokesore duhet te administrohen nga pushteti lokal dhe jo nga pushteti qendror. Pushteti lokal qe eshte pronar i ligjshem i ketyre pasurive ka celsat e kashtes.
Mjere ky popull, thuaj, qe qeveriset nga nje race e tille politikanesh qe s’kane te ngopur per te mbushur thaset e tyre te korrupsionit galopant ! Kjo rrace duhet zhdukur sepse e lane kete popull me te varferin e Europes dhe pas 25 vjetesh demokraci sepse jane te babezitur dhe te psngopur me pasurite kombetare ! … Hapi syte, o popull dhe mos voto hajdutet, qofshin dhe udheheqes partish qe nuk deklarojne pasurine !