A është racional Irani?

10 Prill 2015, 20:24Blog TEMA

Nga Fareed Zakaria*

Në qendër të shqetësimeve përreth marrëveshjes me Iranin ka një pyetje të thjeshtë: A është racional Irani? Për shumë kritikë, përgjigja është e vetëkuptueshme. Iranianët janë “apokaliptikë”, ka thënë shpesh kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, duke paralajmëruar se “nuk mund të vësh bast për racionalitetin e tyre”. Senatori Lindsey Graham ka deklaruar: “Mendoj se ata janë të çmendur”. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Ya’alon e ka përsëritur mendimin e tij kohët e fundit, se qeveria iraniane është “një regjim mesianik dhe apokaliptik”.

E megjithëkëtë, politika e preferuar e po këtyre kritikëve, mbështetet mbi racionalitetin e Iranit. Alternativa e marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe gjashtë fuqive nuk është lufta, këmbëngulin ata, por rritja e trysnisë dhe kërkimi i më shumë lëshimeve prej teheranit. Kështu pra, kjo bandë e çmendur, apokaliptike mullahësh, kur të përballet me pak sanksione më shumë, do të llogarisë ftohtë kostot dhe përfitimet dhe pastaj, në një mënyrë të parashikueshme, do të dorëzohet përballë rritjes së trysnisë. Ose siç shkruan J. J. Goldberg: “Si duket, ata qenkërkan joracionalë sa duhet për të mirëpritur Armagedonin, e në të njëjtën kohë aq racionalë sa të jepen përballë ndëshkimit ekonomik”.

Në librin e tij “E pamendueshme: Irani, bomba dhe strategjia amerikane”, Kenneth Pollack shqyrton me kujdes dekada të tëra të politikës së jashtme iraniane, dhe tregon se ajo ka qenë jo vetëm racionale, por e matur, duke shtyrë përpara sa herë që sheh një mundësi, duke u sprapsur sa herë që nuhat rreziqe. Ai citon një ish shef shtabi të famshëm izraelit, që ka thënë: “Regjimi iranian është radikal, por ai nuk është joracional”.

Racional nuk do të thotë i arsyeshëm. Do të thotë që regjimi dëshiron të lulëzojë, dhe duke patur parasysh këtë objektiv, ai llogarit kostot dhe përfitimet dhe vepron në përputhje me to. A janë veprimet e Teheranit një përgjigje e kuptueshme ndaj situatës së tij gjeopolitike? Në një debat publik javën që kaloi, ish Sekretari i Shtetit, James Baker tha se çelësi i suksesit në negociata është që të vendosesh në vendin e kundërshtarit dhe ta shohësh botën nga pikëvështrimi i tij.

Shihni hartën e Lindjes së Mesme. Irani shiit është i rrethuar nga shtete sunitë armiqësorë. Përtej, në Gjirin Persik qëndron Arabia Saudite, armiku i tij fanatik anti-shiit dhe i mirëarmatosur. (Vitin që kaloi, Arabia Saudite ishte importuesi më i madh i armëve në planet). Në Irak dhe në Siri, Irani përballet me kryengritje të mëdha sunite që janë të përkushtuara për të masakruar shiitë. Shtoi kësaj edhe dimensionin bërthamor. Irani ka disa fqinjë që zotërojnë armë bërthamore – Pakistanin, Indinë, Rusinë, Kinën dhe Izraelin.

Plus, Irani është përballur me kundërshtimin aktiv të superfuqisë së botës për më shumë se tre dekada. Kur Iraku sulmoi Iranin pak kohë pas Revolucionit Islamik, Shtetet e Bashkuara mbështetën heshturazi Sadam Huseinin, edhe pse ai përdori armë kimike kundër iranianëve.

Seymour Hersh ka shkruajtur gjerësisht në revistën Neë Yorker për mbështetjen e fshehtë që SHBA u ka dhënë grupeve brenda Iranit, që synojnë jo vetëm të rrëzojnë regjimin, por edhe ta shpërbëjnë vendin. Disa prej këtyre grupeve, si Mujahideen-e Khalq dhe Jundallah, shihen si shumë pranë terroristëve. Për një dekadë duke filluar nga viti 2011, Teherani ka parë teksa 200 mijë trupa amerikane janë grumbulluar në kufirin e vet lindor dhe perëndimor, në Irak dhe Afganistan. Administrata Bush foli hapur për nevojën e “ndryshimit të regjimit” në Teheran, i cili u përfshi në të famshmin “Boshtin e të Keqes”.

Nuk po dua të them që këto politika duhej të ishin ndryshuar – politika ndërkombëtare është shumë e vështirë – por duke parë këta realitete, a është vërtetë kaq e çuditshme që Irani është sjellë në këtë mënyrë? Apo që është përpjekur të ndërtojë një industri bërthamore që mund t’i hapë shtegun drejt një arme bërthamore? A do të kishte vepruar ndryshe një vend laik, super-racional, i gjendur përballë të njëjtëve rreziqe?

Në vitin 1963, John F. Kennedy parashikoi që brenda një dekade, bota do të kishte 15 deri 25 shtete me armë bërthamore. Arsyeja përse e bëri atë deklaratë ishte se në atë kohë, teknologjia bërthamore ishte diçka që çdo shtet me një bazë serioze industriale dhe shkencore mund ta arrinte. (Prandaj India dhe Pakistani u bënë shtete bërthamorë). Sot, kjo është edhe më e vërtetë. Shkrirja bërthamore nuk është ndonjë teknologji e përparuar e shekullit 21. Tashmë ajo është 70-vjeçare, me fillesë në epokën e televizionit bardhë e zi.

Parashikimi i Kennedyt nuk rezultoi i vërtetë sepse komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA, është përballur me aspirantët duke u paraqitur kosto reale, por edhe përfitime reale. (Edhe Ghedafi hoqi dorë nga armët bërthamore pas disa vitesh kërcënime, pasi iu ofruan disa stimuj). Kuadri i Lozanës duket se e ofron këtë ekuilibër për Iranin. Nuk ka garanci që Lideri Suprem i Iranit do të pranojë shkëmbimet, por kjo ofertë e detyron atë që të bëjë një llogaritje racionale dhe të jetojë me pasojat.

*The Washington Post-bota.al

9 komente në “A është racional Irani?”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkk………….

  2. temujin says:

    Irani merr udhezime nga Kina sic merr Arabia Saudite nga ShBA (pak a shume)

  3. Toni KS says:

    Iranianet/Persianet jane civilizim disa mijevjecar dhe nder popujt me intelegjent ne planet. Fatekeqesia e tyre ishte se ne nje moment dobesie ne shek.7 ata u mposhten nga beduinet arab te cilet ua imponuan religjionin e tyre retrograd. Megjithate persianet ruajten gjuhen dhe nje pjese te kultures se tyre (Siria, Egjipti dhe afrikanoverioret deshtuan te bejne kete). Per iranianet arabet jane jevgj te pacivilizuar. Mullahet jane problematik por ne Iran eshte duke u rritur numri i njerezeve qe kundershtojne marrezite e tyre dhe mund te vije dita qe regjimi te zbutet apo ndryshohet. Kjo eshte shprese per Iranin dhe boten. Mendoj qe kjo eshte nje nga arsyet qe ShBA zbut qendrimin ndaj Iranit. Budallenjte arab i bene vetes varrin me ISISin dhe Al Qaedan. Irani do te jete hegjemoni i ri i Lindjes se Mesme. Sulltan Erdokaka gjithashtu deshtoi te marr rolin udheheqes ne Lindjen e Mesme.

  4. gjini says:

    O Mero,po kush asht ky? Ky nuk asht Fareed Zakaria ! Vendosni te pakten emnin e personit ne foto!??

    1. krysho ludovik says:

      ferriti osh nje pakistanez qe e ka shitur sumen tek cifutet e amerikes edhe i duket vejta allafrenga, profesioni lehje me pagese. Ne kemi shume ferrite ne shqiperi qe jo vetem lehin po edhe i zgjedhim te qeverisin

  5. Samuel C of C . says:

    Irani eshte kandidate per te qene vend-lider i botes myslimane ne te ardhmen ne se bota do te grupohet sipas religjoneve per tu shenderuar nga nje bote qartesishte unipolare ne bote multi polare .
    Ambicja eshte e justifikuar per disa arsye :
    1- eshte realisht hallk lidhse e muslimanizmit Arabik dhe Myslimanizmit Aziatik 2- Ka populsi te kensiderushme mbi 200 milion ,, 80 milion ne Irane dhe dyfishi jasht iranit shume ne Indi e kudo ne bote.
    3-Ka nje trashgimni te fuqishme kulturore ,po ashtu aftesi ekspasioniste dhe me pak administruese .
    Ka dhe disa disavantazhe serioze qe aktualisht predominojne avantazhet , ekonomia , demokracia , mardhenjet me boten muslymene por mbi te gjitha mardhenjet me superfuqine SHBA dhe me Izraelin .
    Ne kete pikeveshtrim mendoje se nuk eshte reacional .
    Nga ky iracionalitet perfiton Turqia ,Arabia Sudite qe jane kandidate gjitheashtu .
    Ekonomia e Iranit eshte e dobet e ngjashme me ekonomite Egjyptit dhe vendeve te tjera arabike ,,e bazuar tek eksporti i naftes qe aktualishte Europa ,Kina ,India po jua blejne me cmim =kosto .Ne se vazhdon kjo situat 5 vjet Irani duhet te mendoje per mbijetesen dhe do tju largohet ambicjeve .

  6. juli says:

    Shkaku i ardhjes afer te SHBAme iranin eshte Rusia
    Por kete gje e kundershton Izraeli
    Per Izraelin Irani eshte armiku kryesor i Judaizmit

  7. lol says:

    Irani, është djepi i kulturës së lashtë Persiane, në të cilën është mbivendosur (dhe shartuar) kultura e lashtë Greke nga Aleksandri i Madh, ashtu siç mbivendosja dhe ndërthurja e kulturës së lashtë Romane me atë Greke, është djepi i kulturës së sotme Evropiane…

  8. ff says:

    Iraniat po ngordhin per buke dhe dashni ,se ka ligje te forta per kurvat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje