Jetojme ne kohen e pushtetit te medias kur sapo gdhihesh ne mengjes mund te surprizohesh nga lajme te themelimit a shberjes se shteteve te reja, kalifateve, organizatave, partive, etj. Mirepo legjitimiteti nje shteti nuk vjen nga nje flamur, slogan religjioz apo sepse mban ne dore disa arme per te ruajtur shtetin fantazem. Keto mund te krijojne shume mire nje bande kriminale, por asesi nje shtet. Shembulli Muhammedit eshte kryekeput nje antiargument i ISIS, prandaj ndoshta eshte kjo arsyeja se perse asnje dijetar apo mendimtar Islam anembane globit nuk e mbeshtet “Shtetin pa shtet ISIS”. Ja disa argumente kundra shtetit ISIS:
1- Koncepti minoritetit: Muhamedi kur ishte ne Meke megjithese shoket e tij torturoheshin apo vriteshin nga qeveria kesaj te fundit serish ai i keshillonte shoket e tij qe te benin durim dhe te respektonin autoritetin perkates
2- Diplomacia dhe aleancat: Edhe kur Muhamedi ngriti shtetin ne Medine serish ai ishte i kujdesshem ne realizimin e marreveshjeve me hebrejte e te krishteret qe jetonin brenda shtetit te tij si dhe garantimin qe ata te gjykonin brenda shtetit te tij me kushtetuten e vet (qe ne ate kohe ishte dhjata vjeter me dhjaten e re). Pra ne islam smund te kete shtet pa marredhenie te mira me fqinjet dhe pa marredhenie diplomatike
3- Ruajtja e balancave te fuqive ne nenshkrimin e marreveshjeve: Mbasi kishin kaluar gati dy dekada ne gjendje lufte me qeverine e Mekes, Muhamedi dhe qeveria e Mekes ne fund rane dakord qe te nenshkruanin nje marreveshje bilaterale ne te cilen Muhamedi dilte me me shume humbje sesa perfitime, kjo verehet tek klauzola e cila thoshte: “Myslimanet te cilat dezertojne nga Meka per ne Medine, duhet ti dorezohen Mekasve nga shteti medines” pavaresisht riskut qe keta mysliman mekas mund te vriteshin nga autoritetet e saj
4- Koncepti i civileve: Nje shtet fillimisht duhet ti sherbeje civileve perndryshe mund te quhesh guerrilas, bandit, por asesi nje administrate apo shtet. Te uzurposh shkretetira dhe te terrorizosh popull sic po ndodh sot nuk mund te krijosh kurre nje shtet, por pushtim banditesk.
5- Lufta shenjte (xhihadi) shpallet vetem nga shteti: Mobilizimi ushtrise merr legjitimitet nga nje pushtet legjitim dhe nuk mund te mobilizohet ushtria per te perfituar legjitimitet. Te paren e ben nje shtet per te ruajtur civilet kurse te dyten e bejne banditet per te fituar legjitimitet duke bere kurban civilet. Thene ndryshe ky eshte dallimi midis shtetit edhe bandes. Ne shkollat Juridike Islame eshte kusht qe lufta te shpallet nga autoritetet perkatese dhe jo nga civilet. Pra nese egziston nje shtet I mirefillte ku ne te ka ministri te marredhenieve me jashte, te mbrojtjes, te rendit, te arsimit, te shendetesise etj, atehere shteti dhe administrata pasi vlereson ekuilibrat gjeopolitike dhe konsultohet me aleatet mund te shpall gjendjen e luftes.
6- Ruajtja e civileve: Gjithmone Muhamedi i ka pas porositur ekspeditat e tij qe mos te prekeshin civilet, kleriket e cilado feje, mos te preheshin peme, mos te vriteshin kafshe, etj. ISIS ndoshta eshte i vetmi shtet ne bote qe vret a debon civilet e tij, duke terrorizuar keshtu edhe ato pak civil te “guximshem” qe skane ku ta perplasin koken gjekundi vetem se te vejne jeten e tyre ne loje dhe te jetojne aty. Dhe kjo sepse civilet per ISIS jane mjet e jo qellim ne vetvete.
Sot shtetet nen efektin e globalizmit po behen gjithnje e me shume interaktive dhe te ndervarura nga njera-tjetra. Nje problem ne Kine, nje krize ne Lindje te Mesme, apo nje lufte ne Afrike perkthehet direkt ne luhatje cmimesh ne bursa, prishje te tranziteve tregtare, apo kanosje te jetes normale te qytetareve kudo ne bote. Mirepo kur flasim per krijimin e organizatave terroriste te cilat cenojne dhe kanosin direkt cdo shtet, atehere solidarizimi dhe reagimi behet me i domosdoshem nga cdo kush, sidomos nga perfaqesusit e atij komuniteti fetar me emrin e te cilit po abuzon organizata. Te gjithe myslimanet ne bote jane angazhuar me konferenca ndergjegjesimi anti terrorizmit, marshime te paqes, prezantimi vlerave te perbashketa, me nje fjale cdo besimtar sot me aq sa ka ne dore po ben xhihad kundra ISIS.
*Publicist dhe Islamolog
URIME ARTIKULLSHKRUESIT PER TE TREGUAR SE KUR DUHET XHIHADI DHE SE SI KA VEPRUAR MAHAMEDI A.S NE KOHEN E TIJ GJATE LUFTES DHE PAS SAJ.KOMPLIMENTE.
te faleminderit edhe nga une dhe bashkemendimtaret e mij
Po na tregon perralla more islamolog! Njerezimi ne bote po perjeton nje nga periudhat me te veshtira te bashkegzistences midis kulturave, religjioneve, racave, ideologjive politike, etj dhe ti na flet se kjo eshte vetem propaganda e pushtetit te medias, se “ekspeditat” e ushtrive islame kudo ku shkonin ishin paqesore, nuk vrisnin e prisnin civilet, kleriket kafshet, pemet e qyteterimet!!!!
Po more islamolog, na sqarove, na binde se leximi i Kuranit ishte e vetmja gje qe benin “ekspeditat” e islamit ne tokat ku shkelnin, por historia tregon se qe prej vitit 632 me krijimin e kalifatit te pare e deri ne vitin 1922 me vdekjen e kalifatit otoman, popullsite e territoreve te nenshtruara nga keto dinasti kane perjetuar persekutime, shkaterrime dhe katastrofa te medha njerezore e kulturore. Duhet theksuar se “ekspeditat” islamike nuk do te ndaleshin diku ne veri te Spanjes apo diku ne Danub po te mos humbisnin nga ushtri po aq te forte sa ato. Dhe keto perplasje te forta krijonin kushte per kompromise, per bashkegzistence dhe per te rruajtur interesat gjeo-politike te tyre.
Le te kujtojme nje beteje te vitit 1571 ku Flota e Shenjte (Republika e Venecies, Papati, Republika e Xhenoves, Dukati i Savojes dhe Spanja) shkaterruan floten osmane ne Nafpakto (Lepanto). Perse kjo beteje e pergjakshme? Sepse osmanet kerkonin kontrollin e Qipros. Dhe kur Flota e Shenjete nje vit me vone u nis per te cliruar edhe Konstandinopulin, nje flote e re osmane lundronte ne Egje. Duke menduar koston e rende te luftes atehere rolin kryesor tek te dy palet e mori diplomacia. Keshtu qe u vendos per nje kompromis paqe midis paleve per nje bashkepunim tregtar, per te drejtat e kristianeve dhe ebrenjve ne territoret e kalifatit osman, etj, por jo pa kosto per kualicionin kristian te cilet i lejuan kontrollin e ishullit te Qipros osmaneve.
Pra, si ne ditet e sotme, jane interesat ekonomike, politike e gjeostrategjike ato percaktojne fuqine dhe ekulibrat, ashtu sic kishin percaktuar edhe para lindjes se religjioneve ne bote.
Disa korrigjime nga nje “ateist” per islamologun:
1. Koncepti i minoritetit nuk ka te beje me respektin ndaj autoritetit perkates, por ka te beje me respektin ndaj minoriteteve te tjera, (qe asaj kohe ishin fetare). Dhe vertet, disa here Muhameti fliste per respektin ndaj minoriteteve dhe librave te tjere fetare.
2. Ne Medine Muhameti nuk ngriti shtetin e vet, perkundrazi ishte nje si gjithe te tjeret dhe me disa shoke. Njerzit e konsideronin jo ne rregull nga trute, biles e quanin shpesh: i cmendur, -cfare perseritet disa here ne Kuran, pra (sipas besimit islam:) ne fjalen e Allahut.
3. Ne Kuran nuk flitet fare per marrveshje te shkruar midis Muhametit dhe kureshijve te Mekes, por nje fare tolerimi per ‘te qe te kthehej e te pranonte sistemin e vjeter, gje qe duket ne nje-dy ajete se ai e pranoi; por ne Kuran nuk dallohet nese ai arriti te kthehej apo jo. Vete fakti qe ai vdiq ne Medine dhe u varros aty, tregon se ai nuk arriti te kthehej ne Meke, ndonese myslimanet e besojne kete dhe cdo gje tjeter qe u thuhet per Muhametin. Diskutimet e hapura myslimanet dhe islamologet nuk i pranojne. Bindje dhe pike!
4. Kjo pike eshte e vertete, por po te flasesh me ata te ISIS degjon te tjera argumenta; ndaj ky subjektivizem nuk hyn fare ne islamologji. Kundershtari duhet hedhur poshte me argumentet e tija!
5. Termi “xhihad” nuk eshte fare i percaktuar ne Kuran se cfare do te thote konkretisht. Aq me pak se nga kush shpallet. Pra, nuk eshte e vertete se vetem shteti (islam) mund ta shpalle. Biles, shume shtete islame kane luftuar me njeri-tjetrin, duke pretenduar sejcili se bente xhihadin e vertete. Ajd merre vesh se kush ben xhiahdin e vertete, kur me kete term mund te spekulohet njelloj si nga nje njeri, si nga nje grup, ashtu dhe nga nje shtet.
6. Jo gjithnje Muhameti ka ruajtur civilet! Biles ka patur nje rast, kur ai (pra Allahu ne qiell, sipas besimit islam) justifikoi plackitjen dhe vrasjen e nje karvani gjate kohes qe ishte feste fetare. S.d.q., Muhameti dukej me paqesor nga Omari, (nese vertet ngjarjet jane te verteta).
Po e mbyllim duke i thene autorit islamolog, se kur fetaret kudo ne bote te kene guximin te dalin ne diskutime te hapura pa kercenuar njeri, ata do te perballen nga shumica e njerzve, si dhe e besimtarve te tyre, me pyetje te tilla qe do u vij mendja verdalle.
SHUUME ME VLERE KOMENTI JOTE—-TA DIJE SHQIPTARIA SE INFORMACIONI DHE DIJA JANE E ARDHMJA E SIGURT DHE TA DIJE SE INJORANCA ESHTE SHKATRRIMTARI I TE ARDHMES!!
Ik laj pijatat o pjatalarrs, nuk ke tru ti te replikosh
”profesor”leshi,fytyra e Islamit dhe Mohamedit nuk kane asnje ndryshim nga ajo e ISIS-it……………..KRIMINELE!
je munduar ti veshesh brek qenit,por a mban qeni brek…..!!???
ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu,palioarapi artikullshkrues……………..
O TEMA PO KETE ANTISHQIPTARIN PER CA E LEJONI MO TE KOMENTOJE
DALIN plot teologe e islamofobe dhe perpiqen qe luftrat midis grupeve,midis shteteve me besime te ndryshme fetare,ti konsiderojne thjeshte fetare.Por e verteta nuk eshte ashtu.Brenda krishterimit nuk do te kishin lindur as katolike,e brenda katolikeve shume te tjere ku me kryesoret ,jezuitet e franceskanet etj;nuk do te kishin dale me vone , ne periudhen e RILINDJES EUROPIANE,protestantizmi,Luteranizmi e shume drejtime te tjera dhe sejcili perpiqej te diferencohej nga tjetri edhe pak ashume ne permmmmmbajtje,por me shume ne menyren e ushtrimit te besimit,E NJEJTE gje ndodhi edhe me fene Islame.:Me qindra sekte.TE GJTHA GRUPET E NJEREZVE QE ORGANIZONIN NDRYSHIMIN APO DIFERENCIMIN (KRYETARET E TYRE),KISHIN NE ESENCE ARSYE POLITIKE EKONOMIKE,INTERESA,TE CILAT VISHESHIN ME NJE PETK FETAR QE TE BEHESHIN ME TEKUPTUSHME PER NJEREZIT E THJESHTE .ISIS do pushtet por me parrulla fetare Katolicizmi ne mesjete eshte i mbushur me krime per pushtet me flamuj fetare.ATE beri Muhameti ;ate bene kryqezatat;ate bejne sot terroristet islam.