Testet politike të zgjedhjeve administrative

3 Prill 2015, 13:22Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në përzgjedhjen e kandidatëve për 61 bashkitë e zgjeruara, mazhoranca po i mëshon aftësive administruese që do të kenë kandidatët e saj, duke e fokusuar vemendjen e zgjedhësve në problemet lokale që duhet të zgjidhin kryebashkiakët e rinj. Por në kushtet kur opozita po thekson me të madhe se zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë një referendum popullor për qeverisjen Rama-Meta, padyshim që këta të fundit do t’i mbajnë parasysh edhe testet politike që ofrojnë zgjedhjet administrative.

Testi më i rëndësishëm politik për mazhorancën është vota popullore.  Përveç fletës së votimit për kryebashkiakët, zgjedhësit do të plotësojnë edhe një fletë votimi për partitë në garë.  Ky votim i dytë, në rang koalicioni, përbën një test të përafërt politik për mazhorancën në rang kombëtar.

Partitë që sot janë në koalicionin mazhoritar (përfshirë PDIU-në, FRD-në e partinë e pakicës maqedonase, por përjashtuar PSD-në e Gjinushit) morën para dy vjetësh 62% të votës popullore.  Zakonisht, në zgjedhjet lokale në Shqipëri e kudo në botë, pjesëmarrja bie në krahasim me zgjedhjet parlamentare.  Por në qoftë se rënia e pjesmarrjes është proporcionale për të dyja kampet e mëdha politike, mazhoranca mund të mbetet përsëri në kuotën 62%. Një rënie e ndjeshme nga kjo kuotë do të ishte një sinjal se përkrahja politike për mazhorancën aktuale ka rënë.

Një test tjetër i rëndësishëm politik për mazhorancën është numri i bashkive që do të fitojnë kandidatët e saj. Partitë që sot janë në koalicionin mazhoritar (përfshirë PDIU-në, FRD-në e partinë e pakicës maqedonase, por përjashtuar PSD-në e Gjinushit) patën epërsi para dy vjetësh në 53 nga 61 bashkitë e zgjeruara që u krijuan me ndarjen e re teritoriale (ato patën epërsi në 4530 qendra votimi, nga 5500 gjithsej). Fitorja e 53 bashkive të zgjeruara në 21 qershor do të rikonfirmonte epërsinë që mazhoranca pati para dy vjetëve. Ndërsa një rënie e ndjeshme poshtë numrit 53 do të ishte një sinjal se përkrahja politike për mazhorancën aktuale ka rënë.

Një test i veçantë politik për mazhorancën do të jetë edhe bashkia e Tiranës. Partitë që sot janë në koalicionin mazhoritar (përfshirë PDIU-në, FRD-në e partinë e pakicës maqedonase, por përjashtuar PSD-në e Gjinushit) patën një epërsi prej 90 mijë votash para dy vjetësh në bashkinë e zgjeruar të Tiranës dhe do ta kishin të lehtë fitoren, në qoftë se nuk do të ishte futur në garë Gjergj Bojaxhiu si i pavarur. Në varësi të votave që do tërheqë Bojaxhiu dhe origjinës së tyre (majtas-djathtas), gara për Tiranën mund të bëhet e vështirë për mazhorancën.

Përveç testeve politike në rang mazhorance, zgjedhjet e 21 qershorit do të ofrojnë teste të veçanta edhe për dy partitë kryesore të saj. Kështu, gara për kryebashiakun e Shkodrës përbën një test politik për PS-në, e cila pati një ndarje traumatike me kryedeputetin e saj shkodran, Tom Doshin. Ndërsa gara për krybashkiakët e bashkive të rendësishme të Gjirokastrës, Beratit dhe Pogradecit përbëjnë një test të fortë politik për LSI-në, sepse kandidatët e saj duhet të fitojnë patjetër në territore ku partitë e mazhorancës mblodhën 70% të votave para dy vjetësh. Humbja qoftë edhe e njërës prej tyre do ta godiste mitin e pathyeshmërisë së LSI-së.

5 komente në “Testet politike të zgjedhjeve administrative”

  1. alban says:

    eeeeeeeeeeeej a din cka na thoje ne qershor 2013 … dalin fet e fet ik e mos na turbullo se nuk e ka mendjen askush te zgjedhjet se te gjithe ato qe do te zgjidhen te te dyja paleve hajduta do jene …

    1. Skypion says:

      Zgjedhje vendore,ne rrethanat politike ku jemi sot,vecanerisht sot,do te thote,para se gjithash e mbi te gjitha,zgjedhje per BAshkine e Tiranes.
      Kjo eshte beteja kryesore.Eshte kryebeteja e opozites dhe pozites.Eshte e natyrshme.Kryeqyteti eshte shtepia e 1/3 se shqiptareve.
      Por,pervec anes objektive politike,beteja per bashkine e Kryeqytetit eshte edhe beteja e kryeministrit sociopat e inatci,Edi Rama,i cili nuk e harron grushtin e rende nokatues qe hengri ne 2011 nga Lulzim Basha, pikerisht aty ku besonte se ishte me i forte se askund tjeter.
      Keshtu,i pershire nga ethet per ta fituar me cdo kusht ate qe humbi me turp,sociopati yne,ka nisur fushaten pa shpallur akoma kandidatin zyrtar te Partise Socialiste.
      Edi Rama ka nisur fushaten me kitch-kandidatin Gjergj Bojaxhi,apo ndihmes-kandidatin zyrtar te kandidatit akoma te pashpallur zyrtar te PS-se.
      Ne funksion te kesaj fushate,Edi Rama,ka mobilizuar te gjithe burimet qe disponon si pushtetar.
      Ai ka mobilizuar FRESH-in,Mjaft-in dhe nje lukuni OJQ-sh pro-qsh,dmth, pro-qeveritare,shumefitimprurese per t’i bere atij promon ne shtyp,televizione, rrjetet sociale dhe rruge.
      Ka mobilizuar te gjithe mediat e tij,qe praktikisht jane edhe shumica derrmuese e mediave ne Shqiperi,me gazetare,opinioniste e analiste.
      Ka ca jave,qe te gjithe mediat e majta,te gjithe analistet e majte,kane shprehur mbeshtetjen publike per ndihmes-kandidatin e kandidatit socialist,Gjergj Bojaxhi.
      I pari,qe ka shprehur mbeshtetjen per bojaxhiun tone,eshte mashtruesi i shifrave,genjeshtari i numrave,shamani i qeverise socialiste,bythelepiresi i Edi Rames,Eduart Zaloshnja.Eshte zgjedhur ky mashtrues,pikerisht se manipulon me sondazhet e porositura nga Edi Rama.
      Me ane tjater,Gjergj Bojaxhi,jo vetem qe eshte i vetedijshem qe po perdoret si lavire nga Rama dhe mercenaret e tij,por e ben kete me deshire te madhe;qofte per arsye te perfitimit nga punedhenesi,qofte per arsye te perfitimit te vet politik,qofte per inat te Partise Demokratike,ku megjithese lepiu shume bitha,nuk pati mundesi te bente karriere.
      “Ne,per Tiranen” – ky eshte slogani qe freshistet e RAmes kane zgjedhur per ndihmes-kandidatin e tyre Bojaxhi.
      “Ne, per Tiranen” do te thote “Ne, per Ti-RAmen”.
      Ne fakt,edhe kur ia zgjodhen kete slogan Bojaxhiut,socialistet kishin parasysh kete,pikerisht.
      “Ne,per Ti-Ramen” dmth,Gjergj Bojaxhi,FRESH,Mjaft,mediat e majta,gazetaret dhe analistet e majte,per Ti-Ramen.
      “Ne,per Ti-Ramen” dmth, te gjithe qelbesirat per Ti-Ramen.
      Me te vertete qe kandidati demokrat do te kete nje beteje te veshtire.
      Nuk eshte e lehte te kesh perballe nje aradhe te tere qelbesirash qe mezi c’presin te perlajne placken e madhe Tirane.

  2. Mirenjohesi says:

    Ik o megalloman!

  3. Tori says:

    o zalo mjaft me me keto idiotesira. Asnje nga statistikat e tua nuk kane dale ne zgjedhje. Ke krijuar nje fakt te vertetuar tashme qe nese dikush pyet si do dalin zgjedhjet dhe tjetri pergjigjet : Pyet Zaloshnjen dhe mendo versionin e kundert te tij.

  4. tuç maku says:

    vetem statistikat e babagjyshit vuçidolit jane te sakta dhe te ku -klus -klanit te fari balliçit kok viçit pershendetje hajdar puf lala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje