Zviceriani Valon Behrami dhe porno-folku shqiptar

3 Prill 2015, 10:13Blog TEMA

Ta akuzosh një të ri me origjinë kosovare që ndihet “më shumë zviceran” se e paskësh pasur gjyshin pjesëtar të sigurimit serb, e ta mallkosh atë në emër të fesë e besë, në emër të atdheut e flamurit, është marrëzi, budallallëk dhe për më tepër porn-folk…

 

Nga Halil Matoshi*

 

Turrin që kanë marrë kinse tifozeritë shqiptare, duke iu bashkuar etnonacionalizmit, kritiku Ardian Vehbiu e ka quajtur porn-folk.

Ky turr fanatikësh e fantazmash nuk mund të thuhet se na ka zënë n’zgabim, sepse gjatë kohë e kanë kultivuar elitat politike të dyja vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë sfond edhe disa zyrtarë mujshorë kosovarë, që paguhen nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës, si puna e Gani Kocit, u bien kot në qafë futbollistëve që janë me origjinë nga Kosova, por që janë rritur, edukuar dhe ndërtuar si të tillë – futbollistë kulmorë – nga shtete të organizuara mirë si Zvicra p.sh., e jo nga shteti i kapur nga çifti i Kocit.

Valon Behrami nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen e tij.

Mesfushori i Hamburgut e ka origjinën nga një familje emigrantësh nga Kosova, por është rritur në Zvicër.

Ashiqare, ai është mirënjohës si çdo kosovar dhe nuk e harron asnjëherë atë që i ka dhënë shteti helvetik, prandaj edhe zemra e tij është ndarë në dysh dhe bravo i qoftë për këtë.

“Unë ndihem edhe zviceran, edhe kosovar. Mirëpo vajza ime është tashmë një napolitane”, pati thënë Behrami në një intervistë për “Piuenne”, kur ai luante për Napolin.

Së fundmi, ai e mori epitetin e ambasadorit të Kosovës. Për të ky çmim ishte një nder dhe insiston se Kosova ka nevojë për mesazhe pozitive.

Futbollisti i Zvicrës ka thënë se kur ka qenë i ri, nuk ka arritur ta kuptojë dhe vlerësojë peshën e kësaj fanelle dhe domethënien e të qenit zviceran, e që tashti e kupton, prandaj tutje nuk do të festojë për golat duke improvizuar shqiponjën.

Mirëpo këtë deklaratë të zviceranit me origjinë nga Mitrovica e ka baraspeshuar me një tradhti kombëtare zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci.

“Po, ke të drejtë Valon Behrami, se ti axhë e ke Avdi Behramin, një ish-inspektor i lartë i Sigurimit shtetëror të ish-Jugosllavisë. Për ty nuk ka fe, atdhe as flamur” – ka shkruar Koci.

Me çfarë të drejte i lejohet një zyrtari të lartë shteti që të gërryejë biografitë e të tjerëve përderisa partia të cilës i takon Koci e ka emëruar Behramin ambasador nderi të Republikës!?

Dhe së dyti, PDK-ja e Kocit, që me shpalljen e Pavarësisë kombëtare më 2008, e pati kundërshtuar forcërisht ligjin e lustrimit të figurave publike!?

Dhe fundja, edhe sikur Valon Behrami të hynte në listat zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, askush normal nuk do ta akuzonte për të bëmat ose të pabëmat e gjyshit të tij, sepse përgjegjësia është individuale.

Mirëpo në mungesë parimesh demokratike, në mungesë të zemrës vërtet të madhe dhe fisnikërisë njerëzore që e shquante shqiptarin kosovar, bastisja e historisë është bërë pasion e profesion i disa eksponentëve stalinistë të Kosovës.

I pari, Valon Behrami, futbollist i Hamburgut dhe i kombëtares zvicerane, nuk i ka marrë asgjë Kosovës, por i ka dhënë emër të mirë.

Pra, imazh.

I dyti, Gani Koci, ish- i burgosur i ndërgjegjes për Republikën e Kosovës, ish- luftëtar i gueriljes kosovare për liri kombëtare dhe Kosovën shtet të pavarur – për disa mandate deputet e zëvendësministër – nga një çlirimtar është kthyer në një urrejtës dhe armik i lirisë së tjetrit/tjerëve (pra, edhe të lirisë së Behramit dhe Behramëve) duke ia marrë Kosovës edhe emrin, edhe fytyrën.

Pra, imazhin.

Koci me vite është zyrtar shteti, i zgjedhur nga partia që e sundon me frikë dhe frikësim Kosovën e mjerë e të vogël, tash e një dekadë.

I pari, Behrami, me paratë e tij të fituara ndershëm në Zvicër e Gjermani, megjithatë kujtohet t’ia ngjitë dorën ndonjë të mbeturi në vendlindjen e prindërve të tij, kurse i dyti tallet kafehaneve të Prishtinës me të mbeturit, duke i parë qytetarët me ngërdheshje si nga një pirg kafkanë, nga majat e pushtetit më mashtrues dhe më hajdut në Evropën e sotme, derisa rrogën e ministrit dhe benefitet e tjera, si ish-deputet, ish- i burgosur dhe veteran i luftës çlirimtare (e merr nga taksapaguesit kosovarë.)

Koci harron se ai dhe partia e tij e kanë votuar në Kuvend Ligjin për simbolet e shtetit – një flamur të shtetit të ri – por që për hir të shqiponjës dykrerëshe, shanë dhe pështynë kosovarët sa herë t’i teket, edhe pse mbahet mirë nga votat dhe paratë e tyre, pa e bërë asnjë hair për ta!?

Prandaj personazhe të tilla hipokrite përditë trashen jo vetëm nga qafa por dhe nga mendja.

Në Ballkanin e mbipopulluar nga amokë e hipokritë ndër fare pak qytetarë të edukuar, sikur janë rilindur marshet luftarake, kinse si hite muzikore, të dedikuara futbollit – por në thelb shfaqen si mësymje agresive – secili kundër secilit, në mungesë politikash normale që i shkojnë për fytyre shekullit 21, shekullit të pajtimit rreth vlerave të përbashkëta evropiane.

Dhe në këtë mësymje etnonacionaliste, e para e punës, dyshoj se i duhen fare Shqipërisë dhe hiç se hiç Kosovës si projekt perëndimor, këngë të tilla turbofolku, kur Republika e Shqipërisë pret në paradhomat e Bashkimit Evropian – si kryeprojekti më i madh perëndimor i të gjitha kohërave – dhe Kosovës që i bie në gjunjë po kësaj BE-je për mëshirë.

Është indikativ fakti se Shqipëria po i rikthehet nacionalizmit për të cilin nga e majta që sot është në pushtet akuzohej me të drejtë Sali Berisha.

Në anën tjetër, projekti evropian bie ndesh me kulturat mujshore që spikasin projekte të shekullit 19 dhe fillimshekullit 20, për “Shqipëri të madhe”, “Shqipëri të bashkuar” etj. Pra, projekti evropian bie ndesh me projeksionet unitariste panshqiptare (sikur me të gjitha Serbitë e mëdha, megalo-idetë greke etj.), që si projekt i rilindësve shqiptarë ka dështuar realisht, prandaj nuk i kuptoj ata shqiptarë se përse këndojnë me patetikë e emocion të rrëmbyeshëm për dështimet e tyre historike, të turpshme madje në disa raste.

Kënga e Evlanës dhe Florit, për një Shqipëri të Madhe – ndonëse synohet të jetë himn futbollistik – është një rikthim i porn-turbofolkut të tipit të Ceca Veliçkoviqit dhe Arkanit gjatë fashizmit koncensual të Miloshevicit.

Një “himn” i tillë i kitsch-nacionalizmit më shumë ngatërron Shqipërinë me fqinjët (të cilët kanë për t’iu dashur në procesin e integrimeve) në epokën e globalizimit, sesa që ndihmon dhe motivon futbollistët.

Pra, ajo kinse këngë mbjell sherr nacionalist, në vend që të ofrojë për mysafirët dhe fqinjët zemër të madhe e bujari shqiptare, të ndërtuar ndër shekuj…

Sidoqoftë, këto janë çështje të Shqipërisë dhe njerëzit atje duhet të vendosin vetë se çfarë do të thonë dhe si do të sillen në sy të botës, pra, ata duhet lënë të lirë ta ndërtojnë vetë imazhin e shtetit dhe kombit të tyre.

Ndërsa sa u përket kosovarëve do të ishte e udhës që të priren nga punë të mbara për veten duke e kujtuar të kaluarën e afërt, kur ishin shndërruar thjesht në refugjatë ose caqe gjahu nëpër malet e Kosovës.

Kosovarët, që vetë e kanë kaluar kalvarin duke qenë viktima të një fashizmi me thonj të rritur, duhet të irritohen nga shfaqjet e tilla me thonj të paprerë.

Së paku duhet të jenë më modestë që të mos ua tregojnë kthetrat të tjerëve!

E Gani Koci duhet të kujtohet që është zyrtar shteti e jo ngatërrestar mezhdash e intrigash fshatareske (jo në kuptimin gjeografik, por në atë mental) ngase roli i tij është t’i shërbejë atdheut të kosovarëve dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, duke përfshirë edhe Behramët – pra ta bëjë punën për të cilën paguhet mirë madje – së këndejmi roli i tij nuk është ai i përçarësit, mallkuesit dhe piketuesit të qytetarëve si udbashë e armiq, në kohën kur ai punon e bashkëpunon në Kuvend e Qeveri me shumë të tillë, që Koci i pandeh për “armiq” e “udbashë”.

Prandaj Koci duhet t’u kthehet punëve të tij të zyrës e të mos e bastis historinë, duke rrëmuar biografitë e të tjerëve.

Fundja nëse i pëlcet culla e barkut për këso historish dhe për fabrikim armiqsh (“Historia, ky ankth nga i cili dua që të zgjohem”; Joyce) ai thjesht ka mundur të merrej me biografinë e Kocëve, helbete mos ka ndonjë “dele të zezë” mes tyre!?

Jo, kjo nuk është fare punë e Kocit.

Prandaj, po të ishte ai qytetar i edukuar do t’i kërkonte falje Valon Behramit dhe tërë qytetarëve kosovarë, të cilët gjatë kohë po terrorizohen me emnesa “tradhtarësh” dhe “patriotësh” në epokën kur në mungesë të bukës dhe perspektivës po detyrohen që me tesh e kotesh’ të ikin nëpër tokën armike, në drejtim të Evropës, për një copë bukë, ose thjesht për t’u shpëtuar mallkimeve dhe etiketave të Kocit e vëllezërve të tij për nga mendësia egërshane dhe damkosëse.

*Koha Ditore

32 komente në “Zviceriani Valon Behrami dhe porno-folku shqiptar”

  1. tirona says:

    Amon cna e cani b. me shkrimet e malokeve qe dy fjale s’dine me i lidhe bashke. Scheiss Kosovo-Albaner ne Zvicer, tradhetare ne shqiptari, hajde merre vesh ku e kane vendin keta.

    1. Dervish Malluta says:

      @tirola, ej, mos ofendo se perndryshe ta futi malluten “überdimensionale”
      n´kapzerr dhe masanej kope, ok?

      1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

        “überdimensionale”,
        çka je tu thon kshtune ? !!!!
        mos se ja shtive fryken ? mre Mallut aga
        Mbaje vedin e mos harxho energjit si ai Tom Kodoshi i Shqypnis,..
        se te duhen per te miren e kombit shqyptar.

    2. E vertete says:

      Tirona,e kane vendin te nena dhe motrat tuaja!Me shnet serbofil i tritolistit Julian Sinanaj.
      Gani Koci eshte atdhetare dhe njeri i burgjeve serbe,kurse Avdi Behrami,gjyshi i Valonit,ishte UDBASH,kjo dihet.Nese preken bashkepunetoret e Avdise,ajo eshte tjeter.Valon Behrami eshte nje zvicerran i konvertuar jo me gen,andaj s’duhet te shprehet ashtu sic ka thene.Por sja ndien Kosoves per tatuazhistin Behrami.Ai eshte nje lojtare i dobet.Kosova dardane ka talent te tjere te shkelqyer.Ata do te rrezatojne se shpejti.Vetem gjate vitit 2014 dhe 2015,Kosova u pranua ne te gjitha organizatat sportive te globit,tani do vijne lajmet e mira nga UEFA dhe FIFA.Nuk meriton te meremi me lojtarin e dobet Behrami dhe udbash-in Avdiu.

      1. Ilir Hoti says:

        Matoshi e matoshat , jane krimba te degjeneruar te shoqerise shqiptare…..duke qene askushi,ne gene te deformuar, me tru te shperlare..ata urrejne etnine e kombin fene e atdhene!! Nuk eshte fare problem se jane anti-shqiptare,por duhet te deklarohensa perqind kane ne gjakun e tyre ne perzierjen gjenetike serboromoashkali……. E keta maskarenj, hiqen si ,filozof’ te pordhes! mos te merziten ..jemi mbi 10 milion shqiptare ne trojet tona….E per djemte shqiptare qe luajne neper bote…..duhet ti respektojme edhe ne qoftese nuk veprojne sic mendojme ne…………………

        1. Shiftari says:

          10 milion leckamana dhe idiota të dobishëm,me në krye ty Ilir.

    3. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Komplimenta zotni Matoshi.
      Mbyllja e shkrimit osht Gjigande.
      ..”per munges buke dhe prespektive shqiptaret e Kosoves po braktisin ate shtet qi e drejtojne”,…. Koqet.
      Valoni mban emrin shqiptar me dinjitet dhe i osht MIRNJOHES Zvicres qi e pranoi dhe e edukoi duke e bere nji qytear europian.
      Kosova dhe Shqypnija duhet te kujdesen per ata te rinj pa prespektiva qi jan bo preh e droges,dhe e fundamentalizmit islamik.

      1. Argita_B says:

        Po si komplimente!! Per çfare! Qe Berhami ka te drejte te luaj per Zvicren, pasi ka dokumentat, po boll na hapet barkun qe thoni kete e ben se ndihet zvicerran pasi Zvicra e edukoi.
        Nese do ta kishte edukuar Zvicra sot nuk do ishte musliman po i krishtere (nuk kam gje kundra fese po eshte nje kosntat), nese Zvicra me te vertete do ta kishte edukuar dhe ndihej zvicerjan, Berhami do te kendonte himnin e Zvicres prepara fillimit te ndeshjeve.
        Berhami ashtu sikurse lojtaret e tjere me origjine nga Kosova qe luajne me Zvicren bene kete zgjidhje per karrieren e tyre, per para me shume, per fame po jo per patriotizem apo mirenjohje.
        Boll me keto hipokrizira se na hapet barkun.
        Te gjithe kane te drejte te zgjedhin ate qe eshte me e mira per veten e tyre, pasi shoqeria qe jetojme eshte teper individualiste, po te pakten mos behen hipokrite e te flasin per mirenjohje, pasi ketu ndryshon puna pastaj e mundohen te marrin per budallenj te tjeret.

  2. Positive-Vs-Negative says:

    Nuk e kane sulmuar dhe kaq shume Z Matoshi edhe Behrami ka qene i qarte per Zvicerren. Keta tjeret kane qene gjithmone ne dyzim, kjo s’eshte as e ndershme as e moralshme. Ka qe qene shumi i mençur ai qe ka thene se’ nuk mbahen 2 kunguj nen nj3 sqetull.

  3. Flamur_Vlore says:

    NUK NDERROHET KOMBESIA NUK SHITET SHQIPTARIA. BY LORIK CANA

  4. Princi (Belgjikë) says:

    Atdhetarizmi nuk tregohet duke sharë e etiketuar të tjerët, por duke treguar seicili nga ne se ç’bën për një shtet të fortë e demokratik, për një jetë gjithnjë e më të mirë të familjes dhe bashkëatdhetarëve në një rrugë të respektuar e të ndershme. Të tjerat janë, së paku, injorancë dhe dëmtojnë atdhetarizmin e vërtetë.

  5. Claus says:

    Respekt per Halil Matoshin.

  6. CANI says:

    Zotri Halil Matoshi sipas jush a ta shpallim Avdi Behramin ish inspektorin e lart te UDBES Serrbe heroj apo tradhtare ,une nuke e fajsoj futbollistin pse gjyshin e ka anti shqiptare ,pore as nuke mundem tjav mshefim teberat e tyre kunder shqiptarve te Kosoves .Nje thenje popullore thote se qka lind nga maca han minj.

  7. Albani says:

    KY GANI KOCIU NE QOFTE SE QENDROJNE ATO QE THUA QENKA PYKE FARE.
    Por ti mos kerko qe te reabilitosh figuren tende duke share Gani Kociun,
    perse e them kete;
    Gani Kociu mund te jete Shqipetar patriot dhe budalla,
    Por ti Halil Matoshi perderisa historiku yt thote qe ti asgje te mire nuk shikon tek Shqipetaret te ben anti-Shqipetar,le te jesh dhe i zgjuar si i tille.
    PRA ME MIRE NJE GANI KOCI SHQIPETAR-PATRIOT DHE BUDALLA SE SA NJE HALIL-MATOSH ANTI-SHQIPETAR DHE TE ZGJUAR.

    1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

      Puna eshte se budallejt nuk i duhen kerkujt dhe te bejne me turp. Pra antishqiptaret s’na duhen e s’na duhen, po edhe me u krenue me shqiptare budallej edhe kjo s’po m’duket krejt e pranueshme.

  8. piter pan says:

    Bravo Halil Matoshi, nje artikull i shkelqyer!!!

  9. demokrat says:

    Eshte i kuptueshem irritimi konstant i lumpen gazetarit dhe ideologut, here “qengj” here “xhelat”, te lokalizmit kosovar.Shqiptarizma per Matoshin eshte bere si bezja e kuqe per demat ne duart e toreadorve spanjoll, ngjall terbim jo per arsye te formes, as te permbajtjes, por thjesht te ekzistences. Nuk do ti kushtoj rendesi cfare perfaqeson individi i padyzyar “zvicerian” Behrami, apo futbollisti Behrami, por “Behrami” si dukuri. Me kot rreket lumpeni Matosh te ul nivelin e shqiptarizmes si patriotizem shqiptar ne nivelin e tallaves se Florit dhe Elvanes. Flori dhe Matoshi jane dy ane te se njejtes medalje te moskuptimit dhe keqinterpretimit te shqiptarizmes, por te dy i perkasin te njetit nivel socio kulturor. “Behramet” nuk jane nje rrufe ne qiellin e hapur shqiptar. Behrami do apo nuk do Matoshi i perket asaj shtrese te stokut shqiptar qe ne nje menyre apo nje tjeter, as shpirterisht as moralisht, nuk eshte ndjer shqiptar as nen terrorin serb, as “kosovar” nen lirine zviceriane. Behramet si dukuri jane “collateral damage” i politikave shkombetarizuese te nacionalizmit gjakatar serb, qe per lumpenin Matoshi eshte “egalitar” per arsyen se kete primitivizem gjakatar e kane mbeshtetur akademia serbe, kisha,qeverite dhe ne mase absolute populli serb.Nese Behramet kane ofruar sherbimet e tyre pushtetit serb, u ngelet Behrameve te tregojne ose jo nje shenje te kerkim faljes ne emer te sakrifices se pjese tjeter te popullit te tyre, por realiteti nuk duhet ta shperfytyroj Motoshin deri ne atje sa te nxise pogromin antishqiptar ne Kosove. Kercnimi se ndaj shqiptarizmes ne Kosove duhet te perdoret edhe “dhuna shteterore” ne emer te mbrojtjes se konstitucionalizmit eshte hic me pak se dhuna e Rankovicit.Lereni Behramin, pjellen e zhbere udbashe, e lyer nga koka me te bardhe dhe trupi ne te zeze te shijoj frytet e kembeve te lehta te tij dhe kokes boshe, dhe delirantin Matosh ne humneren ku po e con antishqiptarizmi pa fre.

    1. E vertete says:

      Te lumte demokrat,nuk kam te shtoje asgje!

  10. Popull pa lidhje says:

    O tirona
    Sa bukur qe shruake ti” shan moloket edhe nji çyryk si puna jote.

  11. PD-ist i zhgenjyer says:

    O Tirona
    Ene tina dike me shkrujt e?. Shko sih anej ka katunet e tirons a i kon hek bajgat nga dhoma nejtjes. Thuj qe sje dakort me opinionin, ska nevoje per ato tjerat

  12. Mallakastrioti says:

    @@Halil Palloshi!:::e shikoj se te paska “DHIMBUR” Deklarata e Kocit,duke i kujtuar Behramit Gjyshin….???
    1-Sa per Futbollistin ai ka te dretjte te deklaroj,si te doje sepse nuk eshte Rritur ne Kosove,ose edhe ne funde te fundit shikone XHEPIN E TIJE;dhe nuk ka asnje Pergjigjesi per Gjynahet e Gjyshit,por ju Halil Matoshi-Palloshi,duke theksuar dhe marre nen “Mbrojtje” mekatet eGjyshit te tije ish-Punonjes i UDB-se.
    2-Perseri ju po na dilni ,qe me “Zgjuarsine” tuaj kaligrafike,te jen i ne Oponence me Kocin,sa per sy dhe faqe…dhe ne te vertet ju po Mbroni Gjyshin e Behramit ish-UDB-stin qe ka persekutuar Shqipetaret _Kosvare.
    3-Edhe Barazimi qe vini,ne lidhje me kengetaret qe kerkojne nje Himne Mbarekombetare,me ata Serbe te bene drejteperdrejt te mendosh:PSE Kaq i Dashur me Paralelizmat e tua Halil Matoshi??
    dhe pse merreni me Deklaraten e z-Koci,se c´fare ka thene ai per Gjyshin e atij apo ketij…ka tema me te “Nxehta” ajoqe munde te na “Servirni”…p.sh…pse nuk beni asnje Komente si Gazetare qe jeni,per “Ligjeratat” e Hoxhes ne Prizeren,se Gjoja “Shqipetaret i ka sjelle Turqia ne Kosove me 1445”????
    apo duket se kjo nuk te shqeteson sepse e dini qe eshte paguar dhe Organizuar po nga UDB-ja,dhe edhe juve vete ju vjen Pershtat…apo Duke marre ne Mbrojte “Rahmetin e Gjyshit” te Behramit Ngushelloni si veten tuaj ashtu edhe Mentoret e tu te UDB-se????
    @@Halil Matoshi,ju me shkrimet tuaja beni punen e UDB-se,mos kujtoni se “Zgjuarsia” juaj kaligrafike nuk Perkthehet….lol

  13. refugjati says:

    Me vjen keq pe gazeten “Tema” qe shkruan shkrimet e nje serbi. Me i trashe nga mendja se ky palloshi nuk ka. qellimi halil palloshit eshte ndarja e shqiptare. o pallosh po kush eshte atedheu i kosovareve? Nje dite do te shkruash edhe per atedheun e shkodraneve, te Pejaneve, te gjakovareve… Haram qumeshti i nenes ne se ka qene shqiptare dhe ne se ka qene serbe te qofte hallall qumeshti i saj(nenes). Ndersa per historine je ti qe e ke bastisur o i pa udhe. Edhe nje here gazetes teme qe tja shuaj emerin ketij bastardi.

  14. Debatiku(Prishtinë) says:

    Padyshim se duhet kritikuar dobsit e shoqrise shqiptare,por Matoshi dhe Lubonja,asnjeher nuk ofrojne koncepte se si te avansohet kultura dhe vetedija shqiptare.Kto dy figura skandaloze asnjeher nuk kritikojne projektet antishqiptare,Turke,Greke,Serbe.shfrytzoje rastin te “pershendes” zagarin e janulles qe komenton ne kete portal me kto nofka:Enter,Klaus,Tfgs,etj,etj.

  15. Xhimi says:

    Gani Koci ka gabuar dhe duhet ta analizoje mendimin e tij te pakten duke e krahasuar me gjithe sportistet e vendeve te tjera ne te njejtat kondita. Valon Behrami vepron si e ndjen. Do ishte mire te luante me Shqiperine po edhe ne se luan me perfaqesuesen ku eshte formuar dhe jeton perseri ne si Shqipetere na nderon.
    Nuk eshte mire qe ky mendim i Z.Gani Koci te perkrahet dhe masivizohet.
    Per Matoshin them vetem shprehjen “Me respekt”.

  16. VUTHJANI1 says:

    Ti halil Matoshi APO Kodoshi so do duesh te quhesh , mos u ben Advokat i Valoni qe si futballer Respekt,ama te deklarohesh qe je zviceran kishte dhe mat mdhej se ky qe edhe nenshtesin qe kishin qoft ne Zvicer Gjermani Suedi besa dhe ne Ameriken e larget qe e lan dhe ne thirrjen e atdheut u gjinden ne ball te uçk.
    Pa me tergo sa para qoi Valoni per kosoven dhe le ti deshmoi vet e ndersa une me fakte per vetveten qe gjinden ne arhiven e levizjes .
    Pra ske nevoj te behesh Advokat i Valonit te percjellim edhe ne emisionet ne TV 21 qe si do quhesh ama shqiptar jo se jo.
    Fudballerve APO qdo sportisti shqiptar nderime ama nje gje mos e harroni kombin se mbi komb ska asgje,nenshetsi kemi si te shumt ay Zvicran ne disa Gjermane disa Suedeze VBelge Franqeze Amerikane dhe qak Australiane e Shum te tjera .Po qduhet then emigracionit ne turqi qe zemrat u rrafin per kombin te tiell kam shok sa te duesh ne Belgjik.
    Qoft sportist, politikan APO qfardo qoft ay qe mohon kombin spritet gje prej ti pa marr parasysh qfar emri posedon.Si mue edhe Shum bashkatdhetarve femijet jan te lindur ne mergim posedojn dhe nenshtetsi e keti shteti ama veten e quejn shqiptar dhe ska nje nga 5 qe sdin tju bie veglave shqiptare dhe kendojn qak kann fillue edhe voglushte ti mesojn te knojn shqip si biri im Asdreni djalin e vet Leanin 3-4 vjeqar ketu kemi qellimin me te gjith ata qe kritikojn Valonin.

  17. logjika normale.Tirane says:

    Respekte z.Matoshi!Artikulli juaj eshte realist,i sakte,me arsyetimin e nje mendjeje te shendoshe dhe mendoj se ju nderon Juve dhe gazetarine.Ne komentet kunder artikullit shoh:diku difekte ne menyren e arsyetimit,diku kundervenie per mllefe personale, diku aresyetim bardh e zi{mentalitet komunist}.

  18. evgjitngrenesi says:

    matosh jevgu shkruan ;per shqiptaret! ik ore ndryresire serbe,se ty asnje ,qe ka bere te pakten 8vjecaren, nuk te merr seriozisht.
    haleeeee e keqe, ushhhhhhh

  19. meli says:

    Behrami nuk ka pse te vuaj per te berat e gjyshit ose babit dhe te mendosh ndryshe esht kriminale. Por ky matoshi duket se ka probleme psikike. Une e shpjegoj ket me pervojat e do shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi. Esht fakt se ne shqiperi ka afersisht nji ne dhjet shqiptar qe nuk kan simpati per shqiptaret e Kosoves dhe jo vetem te minoritaret por edhe te shqiptaret e vertet. Ka shqiptar te Kosoves qe kan perjetue trauma te verteta. Jo ralle e para pyetje e shqiptareve te Kosoves esht se a qen shqiptaret e shqiperis te sjellshem me ty. Por prape 95% e popullates ne Kosove e konsiderojn veten si shqiptar sepse e ndjejn si te till. Dhe mbi 80% jan per bashkim kombetar. E ka kot ky i semur me termin kosovar. Ne kosove ka shqiptar, ka serbe, ka turq… dhe jo kosovar. Termi kosovar i konvenon vetem anti-shqiptareve.

  20. Lezha says:

    Ky ashte ma mut e kam nigjua te televizoz kur lujti shipri Serbia ky ishte ma keq se Serb nuk e di qe nuk jaka thye brite kush ala berhani Kate drejte ME zgjedh por nuk Kate drejte me fole ne emer te qunave te tjere kosovar qe jetojne ne zvicer e Nihen shiptare kur flet ai per te tjeret Kane te drejte tjeret te flasin per te ai ashte gjeloz se nuk ja vare kush ne shipri o kosove e qunat kosovare qe lujne per shiprine Jane njerzit mate rrespektume ne gjithe trojet shiptare

  21. lin says:

    O matosh psikopati. Fashizmi esht nji ideologji kriminale si te serbet dhe greket. Shqiptaret kerkojn liri te shprehjes te vullnetit te popullit dhe nuk jan per ti debue minoritetet edhe pse serbet e Kosoves akoma jan te infektuar ne fashizem. Nuk ka shqiperi te madhe. Por vetem liri per te vendosur per fatin e tyre. Termin shqiperi te madhe e perdorin vetem perversat pro-serb. Ti je si nji hitlerian pervers qe mundohet ta njollose viktimen pse nuk pranon fatin e imponuar.

  22. Andi Rrugia says:

    Ka ngel puna tek opinioni i llapisteve Halil Matoshi,Lubonja,Nexh Spahiu,Bushati,Cani e ndonje kelysh bushtre tjeter qe per pak kontaversitet e pare edhe nonat e veta i bejne kurva e porno-turbofolkiste…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje