Nga Naum Mara
Dita e sotme është një ditë me rëndësi për shoqërinë shqiptare.
Për herë të parë, një njeri serioz dhe këmbëngulës, duke patur mbështetjen edhe të njerëzve të tjerë të pavarur politikisht, po sfidon dy partitë e mëdha në garën për Bashkinë e Tiranës. Tirana më në fund i dha shenjat e largimit nga apatia dhe hodhi hapin e duhur në jetën politiko-shoqërore, për të thyer monopolin e dy partive “post-komuniste”, të cilat veç qëndrimeve kundër njëra tjetrës dhe përbërjes nuk kanë asnjë ndryshim në program apo në parime.
Bojaxhiu posa shpalli një betejë shumë të vështirë, e cila ka gjasa të jetë e humbur, që në fillim, por nëse konsiderohet sin jë luftë për politikë të ndershme, që posa fillon, atëhere Bojaxhiu dhe ata që e pasojnë janë të fituar. Kjo është përpjekja e parë, e cila do ju mësojë se si të mos gabojnë në votimet e vitit 2017.
Gjergj Bojaxhiu do ketë shumë kundërshtarë të egër në këtë fushatë. Për dy partitë e mëdha , ai tashmë është më i rrezikshëm se sa është njëra për tjetrën, pikërisht për shkak të prishjes së staukuosë. Nëse ai arrin të marrë vetëm përqindjen e votive, që i japin sot sondazhet(mbi 30%), do të thotë, që një lëvizje e pavarur e qendrës, më 2017 mund të dalë si Partia me numurin më të madh të deputetëve. Ndaj ato dhe më shumë medit pranë tyre do e luftojnë duke e injoruar ose përbaltur.
Një kundërshtar tjetër i Gjergj Bojaxhiut do jetë edhe cinizmi karakteristik shqiptar, që i fut të gjithë ata, që zbresin në fushën e politikës si të nisur nga të njëjtat qëllime fitimi, ose se kanë pas dy “antit” e përhershëm- Ramën dhe Berishën. Për më tepër mund të qarkullojë edhe një mendim tjetër skeptiko-realist, që “Kryetari Bashkisë, pa mbështetjen e Qeverisë është i dështuar”, ndaj është e kotë t’i jepet vota. Eshtë e vërtetë, se me centralizimin e skajshëm të pushtetit, ku pavarësia ekonomike e bashkive është thuajse joekzistente, çdo kandidat i pavarur ose i opozitës do e ketë të vështirë miradministrimin e bashkisë së tij, por me një qeverisje të mirë , transparent dhe në dobi të qytetarëve, shumë shpejt mund ta zbulojë lojën hileqare të qeverisë dhe të fitojë më shumë popullaritet.
Gjergj Bojaxhiu ka nxitur shpresën e shqiptarëve për të mposhtur skepticizmin brenda tyre, se është e pamundur të shkatërrohen dy monstrat e mëdha të korruptuara.
Uroj të jenë të shumtë ata , që do e ndjekin!
mIRE QE E DIKE QE DO TE HUMBI….PO LE TE HARXHOJ CA PARA SE SHUME KA E NUK DI KU TI COJ..nUK ESHTE AQ I VIRGJER SA DUKET…SE ME NJE FIRME NE DITE MER MILIONA NGA NAFTA… PALE NGA BIZNESET E TJERA…
Nje kandidat i pavarur????
CV e tij eshte e pasur me karrier ne qeverisjen e PDs. Cfare ka bere, cfare ka pas mundesi te bej, per cfare eshte permendur, cfare mund te bej nje person i tille per Tiranen.
Personalisht mendoj qe ky eshte futur per te prishur pune. ne zgjedhjet qe kaloi, PD dhe LSi futen partine komuniste per tju hequr 1000 vota PSs.
Kjo pune mban ere.
Dihet qe ai nuk fiton, ku do te dal.
Personalisht mendoj qe nese qeverine e ka njeri krah, atehere le te kete dhe vendorin, qe te shohim nje pak pune,te ket buxhet, te kete mbeshtetjen e qeverise etj. Pastaj krahu tjeter, kushdo qofte le ti marr zgjedhje vendore po te jete i zoti.
nga eksperienca kemi pare qe Tirana ngelet mos me keq kur qeverine e ka njera dhe lokalin e ka tjetra.
Boja xhiu mbetet megjithate i dyshimte, edhe si PD-ist i dalluar, edhe si menaxher i OSSH qe tjesht beri ushtarin e bindur te Saliut. Do doja te isha i gabuar ne sa me siper, pasi nje kandidat i pavarur per Tiranen, sidomos nese arrin nje sukses relativ, do gjalleronte e inspironte nisma edhe me rrenjesore politike nga te tjere njerez te mire.
Bravo, nuk e di pse keta shiksat e propagandojne shume…mos duan ta shkaterrojne fare Tiranen???
Duhet provuar Bojaxhiu, se ketyre kerrmave te PD-PS iu ka dale boja…
Kush je o vela? As floket, as emer. Ta dime kush je qe po shkruan kete shkrim.
Nanje emer ka ky kacurrelsi artikullshkrues? shkrimi shume patetik, i sheqerosur, aq sa te jep idene jo sikur po flet per gjergj bojaxhiun por per don kishotin e servantesit qe luftonte me mullinjt e eres. ti mor zoteri e di shume mire, se qe te futesh ne fushaten per kryetar bashkie te tiranes duhen bole por me shume se bole duhen leke. leke per te blere gazetare qe te shkruajne artikuj pro teje, leke per te blere sondazhe, leke per te blere moderatore mediash, dhe kuptohet duhen dhe ca leke per postera, reklama, zyra, aktiviste etj. pra duhet sponsor i madh e i fuqishem i cili nuk investon kot po do leket me gjithe interesa mbrapsht ne nje te ardhme. sot media dhe kompanite e lobimit vendosin fatin e zgjedhjeve. e si ne cdo vend tjeter demokratiko-perendimor kush ka me shume leke fiton zgjedhjet, ne shumicen e rasteve dmth. pra duhen leke per media qe te te lavderojne ne maksimum, po duhen dhe per ca media qe ta mbyllin gojen se ashtu eshte nji muhabet, po duhen leke per kompanit e sondazheve te tipit gani bobi, po duhen leke per fevzot, sokol ballerat, lubonjat, stefanet, henri cilet etj qe te te promovojne si njeriu ndryshe, si mesia qe tirona ka pritur tere keto kohe.
O lali gazetari, bojaxhiu po fitoi fiton se ja kane lene fitoren me kapish? fiton se do kete mbeshtetjen o nga e majta o nga e djathta. te dyja keto mund ta mbeshtesin edhe vetem per faktine thjeshte qe mos ta marri pala tjeter nqs nuk e marrim ne. nqs duan ti prishin pune bojaxhiut partite e medha do fusin ne loje te tjere kandidate te pavarur per kandidate zyrtare do vene ca te lodhur nderkohe qe kandidatet reale kandidojne nen siglen i pavarur. por sic mund ta demtojne edhe mund ta mbeshtesin per nje mije arsye qe lidhen me interesat e tyre afatgjata per zgjedhjet e pergjithshme e jo se ju duket gjergji i ndercem pasi i ndershem apo jo shqiperia aq eshte e ska njeri qe mos kete bere nje pisllek e mos te merret vesh.
Kshu qe mjaft na qitet artikujt e grupit everesti po bejini nje analize kritike gjergj bojaxhiut se per ti fut furce e komplimenta eshte kollaj po nuk ndihmon qe qytetaret te kuptojne se ke po votojne. Dua te shikoj nje artikull analitik kritik mbi gjergj bojaxhiun, e mos me thoni qe eshte njeri qe si ka lene vedn vetes per kritika se nqs pretendohet qe eshte njeri pa asnje te mete, gabim apo shkelje ath do ti propoxoja gjergj bojaxhiut te linte kandidaturen per kryetar bashkie te tiranes po te konkurronte per postin e papes se romes.
Bojaxhiu eshte kot, nuk e di se cfare lidhje paska ky me shoqerine civile qe po prezantohet, kur nuk e kemi parre kurrkund neper betejat e saj, ndaj mos u shqetesoni per 80-90 vota qe mund te marre.
respekte per z.Gjergji !
Ej po mjaft me kete besnikerine idiote ndaj partive, edhe sa gjera duhet te ndodhin qe te kuptoni qe nuk ndryshojne shume nga njera tjetra.
Partite jane grupime vullnetare njerezish qe i bashkojn interesa dhe ide te njejta. dmth ne nje fare menyre edhe partite jane grupe interesi ne vetvete. dhe duke ndjekur kete llogjike edhe kandidatet per kryetar bashkie te propozuar nga partite jane ne thelb kandidate te grupeve te ndryshme te interesit. edhe gjergj bojaxhiu eshte propozuar si kandidat per kryetar bashkie nga nje grupim njerezish me interesa dhe ide te njejta apo ndryshe nga nje grup interesi i cili nuk e gjen veten tek asnjeri grup interesi ne partite e medha por do te tentoje te kete kandidatin e tij. pra edhe gjergj bojaxhi pamvaresisht se kandidon me termin i pavarur ne thelb eshte i varur. eshte pavarur nga dy partite e medha por eshte i varur nga grupi i tij i interesit qe sot per sot nuk quhet parti por neser edhe bojaxhiu dhe grupi i tij i interesit mund te formojne partine e tyre sepse keshtu funksionojn gjerat ne sistemin demokratik. pra gjergj bojaxhi eshte po aq i pavarur nga ps dhe pd po aq sa c’mund t ejete i pavarur nga keto parti cdo kandidat tjeter i cdo partie jashte koalicionit me keto parti. i vetmi ndryshim eshte se gjergj bojaxhi nuk i ka vene akoma emrin grupit te tij te interesit dhe nuk e ka rregjistruar ne gjykate.
Ti Naum shkruan per njerezit normale ne kete vend, apo per … .
Shenjat e ndryshimit te pandryshueshem filluan ne 1992!!??.
E ardhmja e politikes shqiptare, nese duam qe ta nxjerrim nga bataku ku e ka futur kjo klase politike, eshte z. Bojaxhi dhe njerez si ai, menaxhere te zote dhe te ndershem.
Le te behet Tirana kthesa e duhur ne rrugen e mbare te Shqiperise.
Pika qe s’te bie,,,bojaxhiu nuk eshte as i ndershem e as i zoti.
Nje sugjerim:Hiqe ket foto se dukesh si l….e bere synet o Naum.
Z. Bojaxhi, jeni nje kandidature shume e denje per Tiranen. E meritoni fitoren