Nga Panajot Barka
Prokuroria, në mbështetje të K.Pr.Penale, zgjeroi akuzën ndaj deputetit të ndaluar Froku, duke e renduar së tëpërmi pozitën e tij. Në një plan të parë fakti i arestimit të dy deputeteve nga kualicioni qeverises; të ndaluar tanimë me urdhër të prokurorisë, me lejën e parlamentit që ka vulën e votës së kolegëve të shumicës qeverisese dhe me sensibilitetet e partnereve strategjikë ndërkomëbtarë; krijon idenë se ka të bëjë me strategjinë reale të dekiriminalizimit e jetës së vendit nga të gjitha llojet e krimit me parësor atë të organizuar dhe korrupsionin.
Mënyra se si operohet dhe reagimet e faktorëve të rendësishëm në të gjitha nivelet (deri tani) tregon se kjo strategji është e imponuar nga faktori ndërkombëtar. Për partner ka zgjedhur Kryeministrin dhe qeverinë e tij. Pa thenë publikisht, e ka lidhur këtë çeshtje me rrjedhjën e financimeve të qeverisë nga jasht dhe, e thenë publikisht, e ka lidhur me procesin integrues të vendit në strulturat euroatllandike. Momenti i zgjedhur ka të bëjë me faktin se në kushtet e destabilizimit global që provokon terrorizmi, sidomos me zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe situata në ish Bashkimin Sovietik, por edhe kriza ekonomike globale ende në zhvillim, si SHBA-as, ashtu edhe BE-së, u duhet një Shqipëri e stabilizuar, e cila pas Greqisë, të shërbëjë si një faktor në shërbim të stabilitetit e të paqës globale. Ka të bëjë me faktin se kësaj “nisme” të tyre i paraprinë veprime dhe deklarata se Shqipëria rrezikohet nga terrorizmi islamik, mbështetja kryesore e të cilit mbëtet krimi i organizuar, ose inkriminimi i segmenteve të caktuara në shoqëri e shtet. Por, ky moment lidhet edhe me faktorë të brendshëm. Përbën një rast të mirë që kandidaturat për drejtuesit e bashkive të jenë jashtë ndikimit dhe marrëdhënieve me krimin dhe krimin e organizuar.
Marrë në konsideratë këtë analizë faktori ndërkombëtar që inicoi këtë hap, më sa duket tregohet shumë i kujdesshëm në taktikat e zgjedhura. Eshtë kjo arsyeja që deri tani, pavarësisht dëshirës së shprehur për rezultatin, ajo është pak e lëxueshme. Do të ndiqet taktika e paradigmës, apo demikriminalizimi do të ketë shtrirje në gjerësi e thellësi. E para duket se nuk siguron efektivitet. E dyta përbën një mision të vështirë. Të vështirë, se pesha e krimit në formën e tij më të lartë, atë të krimit të organizuar, në jetën politike, në makinën e shtetit, në ekonomi e në jetën civile, është shumë e madhe dhe i konttollon këta sektorë deri në asfiksi. Të vështirë se faktori i brendshëm nuk është në unison vëprimi dhe as me gadishmëri të plotë e të vendosur vëprimi. Të vështirë se përvoja ka treguar se drejtësia në vend nuk mund të shndërrohet nga pjesë e problemit në pjesë të zgjidhjës së tij. Të vështirë se interesat e vet krimit të organizuar kanë mundësi të pafundme rezistence, por edhe faktorë të jashtëm që shpesh fshihen pas tij nuk kanë interesa komplementare, por të kundërta e deri në antagoniste në Shqipëri. Të vështirë se opinioni publik nuk ka besim se strukturat e politikës dhe të shtetit i kanë duart të lira për të realizuar dekriminalizimin, ndaj edhe nuk i mbështet ata dhe është objektivisht intiferentë.
Në një situatë të vështirë dhe komplekse ndodhet vet Kryeministri. Vëprimet e tij të tanishme vërtetojnë ndërgjegjshmerinë e tij se për marrjën e pushteti nga Berisha duhej të pranonte përdorimin në luftën elektorale të mjeteve e formave të ngjashme me ato që Berisha posedonte për ruajtjen e tij. Faktet treguan që këto fenomene të mbartura ndikuan shumë në gërryerjen e platformës së tij politike të Rilindjes. Kjo do të thotë se tani që momenti kërkon distancimin prej tyre dhe dorëzimin para drejtësisë, kjo nuk është aspak datyrë dhe mision i lehtë. Nuk ka lidhje me parime morale, por me vet realitetin. Problemi shtrohet deri ku mund të arrijë dhe a mund të arrijë. Faktorët bashkëveprues për dekriminalizimin janë në unison me të, apo do ta kthejnë këtë aksion në mjete për larje hesapesh, pastrim të vetvetës dhe konsolidim pozitash. Rama, qoftë në emër të dekriminalizimit, qoftë të çlirimit të ambjentit të tij nga element të kriminalizuar, pranoi sfidën ta fillojë luftën me të vetët. Kjo i jep çdo të drejtë për të mos nguruar të veprojë ndaj kujtdo tjetër. Në këtë drejtim, është e vërtetë se Rama ka arritur një konsensus të heshtur, me referencë ligjin, të paktën me Prokurorinë. Por, ajo, (si edhe gjykata) tregon se, aq sa është e gatshme të jetë aktive për të goditur njerëzit pranë Ramës, si në rastin e fundit, aq tregohet e zëllshme për të mbrojtur nga goditjet e veta njerëzit e opozitës. Në këtë kuptim, një vendosmeri e Ramës për të çuar deri në fund dekriminalizimin (qoftë edhe në segmentin e parlamentit), ka rrezik të sjellë krijimin e një klani të ri kundërshtarësh në gjirin e tij (krahas grupit të senatorëve të vjetër) ndoshta edhe më të egër. (Por edhe mos veprimi ndaj tyre do të penalizojë figurën e Ramës në projeksion e tij të Rilindjës)
Por akoma më real është rreziku që aksioni i dekriminalizimit të shndërrohet në një instrument për të mbrojtur krimin. Deputeti Froku u bëri thirrje kolegëve deputetë që të mos e votojnë kërkesën e Prokurorisë për arestimin e tij dhe të Doshit me argumentin se nesër u vjen radha e tyre. (!!) Kjo mund të interpretohet se Froku i njeh përmasat e krimit në Parlament dhe kërkoi për mbrojtje, aleancë (me mosvotim të kërkesës së prokurorisë) dhe jo mohimin e tij me votimin e saj.
Ndërsa deputeti tjetër i arestuar Doshi dhe opozita thanë se arestimi bëhet për motive politike, për të mbrojtur një pjesë tjetër të inkriminuar. Por, ajo që vihet re është se kjo linjë akuzash dhe kundërakuzash me doza të forta polemike edhe pse pritej që të sillte hapjen e kutisë së Pandorës, derivoi në shmangjen e akuzave nominale drejt atyre të përgjithshme, që do të thotë se uniteti i krimit mund të tregohet më i aftë se luftetarët ndaj tij.
Qëndrimi i opozitës e bën më të dukshëm fenomenin deformues të strategjisë së dekriminalizimit dhe mbrojtës të krimit.
Opozita e artikuloi e para termin “dekriminalizimin të parlamentit”. Por, u nis nga një akt banal mes deputetesh që nuk ka asgjë të përbashkët me dekriminalizimin e politikës nga krimin i organizuar. Kështu nisi edhe rruga e arëstimit të Doshit. Në një konflikt entopartiak Doshi akuzoi segmente të qeverisë për kurrupsion. Përjashtimi i tij, për këtë shkak nga grupi parlamentar i PS-së, hapi konfliktin e njohur me kreun e Parlamentit që përfundoi me arrëstimin e tij. Pra në të dy rastet nuk kemi një nismë të mirëfilltë dekriminlaizimi të parlamentit në ato parametra që caktojnë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Opozita nga ana e vet kërkon njëkohësisht një përfitim të dyfishtë. Të shfrytëzojë arëstimin e dy deputetëve qeverisës për t’u paraqitur e larë nga kësi mekatesh. Mbrenda kësaj logjike kërkon ta vëndos krimin e organizuar në një marrëdhënie ekskluzive me pushtetin ekzektuiv. Me këtë arsenal zhvillon betejën e tanishme politike opozita, me pasojë të mbjellë më shumë mosbesim ndaj vetës, të bëhet e pabesueshme edhe kur ka të drejtë, të shpërndajë më shumë mjegull dyshimi për mundësinë e realizimit të dekriminalizimit të pretenduar dhe t’i krijojë një barierë mbrojtëse këtij krimi. “Suksesi” i vetëm qëndron tek krijimi i idesë se politikanët e çdo krahu janë të pistë dhe bëhen më të pistë kur janë në pushtet.
Për përpjekjen e opozitës për të krijuar një barierë mbrojtese për pengimin e dekriminalizimit, flet edhe demarshi i saj për të paraqitur një platformë institucionale dekriminalizimi, e cila, sipas opozitës, do të prekë akoma edhe kushtetën. Thelbi i kësaj platforme kërkon spastrimin e politikës nga ata politikanë që janë të denuar penalisht. Pas kësaj formule opozita në fakt kërkon të ofrojë një instrument ligjor mbrojtës këtij krimi për arsye se asnjë politikan deri me sot (me përjashtime shumë të ralla) është denuar nga drejtësia shqiptare.
Pra, për këto, dhe për shumë arsye të tjera dekriminalizimi qoftë edhe i parlamentit , është një mision shumë i vështirë.
Nje artikull serioz a apolitike,duhet te shebej si shembull per shtypin shqiptar.
Dekriminalizimi i parlamentit jo qe eshte i veshtire, por nuk arrihet te behet kurre. Qe te behet dekriminalizim i parlamentit do te thote qe te pergjysmohet numri nga 140 ne 70. Dekriminalizim ka nevoje te behet dhe ne qeveri. Partia Socialiste ishte e detyruar te bente martese me prostituta, duke e ditur qe kishte dhe ne radhet e saje. Prostitutat sot trondisin shtetin, nese i ndeshkon ne te njejten kohe. A e din bota kete. Sigurisht,prandaj kerkon me insistim, qe te luftohet vazhdimisht dhe jo me fushata.
Harrojeni “dekriminalizimin”, me sakte “dezinkriminimin”, kur tjetri te thote “dua nga ti aq e kaq vota”. Kjo eshte e denueshme, me ligj, jo vetem me moral. Harrojeni dezinkriminimin, kur tjetri hedh aq e kaq para per fushate, qofte edhe gna xhepi i tij. Edhe kjo eshte e denueshme, me ligj. Kur keta po na dalin te gjithe si puna e qershive te permjera, vetem nje pyetje ngelet: A ka ndermend njeri te kerkoje e te jape llogari per kete? Apo mileti mbetet “bageti” dhe futja se mire i behet?!
krimi ka marre persiper misionin e demikriminalizimit, o jane idioter o marrin rroge ne bordero,kush i perhap e mbeshtet kto parrulla
Shkrim i mire dhe i goditur,
Te lumte z.barka si gjithmone konciz e i sakte
Të lumtë z.Barka,një shkrim i fortë që i ve pikat mbi i..Do kishte shumë mundësi që,z.Rama të bënte një spastrim të mirë të gjithë klasës politike nga krimi..mirëpo,të inkriminuar janë pothuajse të gjithë..deputetet gra dhe burra..Sepse të gjithë bashkëjetojnë me krimin…Dhe askush nuk e përkrah luftën ndaj tij..Kujtojnë se mund ta luftojë prokuroria e super-inkriminuar..ose policia apo gjyqësori..Nëse do kishte njerëz vërtet të pastër parlamenti shqiptar…do ishin ndërmarrë prej kohësh nisma ligjore..kundër krimit…dhe korrupsionit…Përndryshe,nëse do ndiheshin të pafuqishëm njerëzit e ndershëm atje…Atëherë do të jepnin dorëheqjen..(Eh..ç’them dhe unë..,kush u çmend të japë dorëheqjen..)Mirëpo,në kuvendin shqiptar mbizotëron psikologjia zogjiste..që largimi prej karriges…aha..bëhet vetëm përmes forcës së armëve…Vetë z.Rama hyri detit me këmbë…kur,për të marrë pushtetin u bashkua me LSI..Kjo ishte vetëvrasja e tij..Gjithkund ku kjo parti ka bashkëqeverisur..ajo ka mbjellë krimin dhe korrupsiionin..Prandaj kryeministri aktual…duhet të japë dorëheqjen..Nëse vërtet punon..(ka punuar..) ndershmërisht,…Përse duhet të ketë frikë..?!Le të kalojë vendin në zgjedhje të reja…Dhe..ku i dihet..mund të fitojë pa pasur nevojë për partinë e hajdutëve…!Urime z.Barka për shkrimin realist..!