Prej ditësh deputeti Sali Berisha ka nisur të trumbetojë si refren të tij “revolucionin paqësor demokratik” si rrugëzgjidhje për futjen e vendit në shinat e proçeseve demokratike. Fillimisht këtë ide të vetën deputeti Berisha e elaburoi të enjten e javës së shkuar, nga foltorja e Parlamentit, për ta ripërsëritur në prononcimin mediatik të ditëve vijuese, së bashku me akuzat e njejta për maxhorancën e inkriminuar etj.
Termin “revolucion” të cilin e ka patur obsesion shpërthimi negativ përgjatë gjithë viteve, kur ka qenë në krye të pushteteve, çuditërisht, këtë herë ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike, deputeti aktual Sali Berisha, e artikuloi në sensin pozitiv: Si një armë nëpërmjet të cilit mund ti jepet fund situatës së kriminalitetit e banditizmit politik që e ka përfshirë vendin.
“Revolucion paqësor demokratik”, e ka cilësuar deputeti Berisha lëvizjen e domosdoshme për të arritur qëllimin, duke i ftuar qytetarët ta ndërmarrin një hap të tillë, për ta përmbysur këtë situatë të paparanueshme për shumicën, por të dëshiruar për përfituesit e veshur me pushtet. Dhe këtu nuk gaboi.
“Mark Frroku është fytyra më e shëmtuar e këtyre lidhjeve, Mark Frroku është fytyra e këtij Parlamenti, është fytyra e kësaj qeverisje. Bosi i tij është Ilir Meta dhe dua ti bëj apel qytetarëve shqiptarë, guximit të tyre, përgjegjësisë së tyre ndaj vendit, le të vendosim ne për një revolucion demokratik paqësor si rruga e vetme për të hapur horizontet e së ardhmes…Përndryshe unë u garantoj se Mark Frrokërit do shkojnë lart e më lart…”.
Janë frazat e ligjërimit të drejtëpërdrejtë të deputetit Berisha, që e theksojmë, përveç artikulimit të termit “Revolucion demokratik paqësor”, nuk kanë ndonjë ngarkesë të re, pasi janë dëgjuar rëndom prej gojës së tij.
Duke patur parasysh faktin se Sali Berisha është koka drejtuese hije e PD-së, që do të thotë se përfaqëson ide dhe strategji të sirtarit të kësaj partie, i bie që “revolucioni paqësor demokratik”, që ai e ka elaboruar nga foltorja e Kuvendit, por edhe nga nga të tjera prononcime mediatike, të jetë strategjia e të ditëve të ardhme të opozitës për ti shkurtuar mandatin qeverisë në detyre të kësaj maxhorance.
Në fakt, protestat e nisura paraparlamentare nën moton “Meta ik!”, shpallja e kalendarit të vazhdimësisë së tyre, edhe me zgjerimin nëpër rrethe, janë treguesi real i nisjes së “revolucionit paqësor demokratik”, për të cilin Berisha, deri më sot, nuk ka dhenë më shumë hollësi se deri ku synon ta shtrijë kraterin e vet goditës. Pasi një revolucion paqësor, i realizuar me mjete demokratike, pra jo i dhunshëm sikurse ka ndodhur, është arma e vetme që i mbetet taksapaguesve të mashtruar prej sloganeve elektoral për të detyruar ndryshimin në favor të tyre.
Për më tepër, një revolucioni demokratik paqësor është i domosdoshëm ndër kohët kur e keqja, pra kriminalizimi e strukturës së shtetit është në atë farë niveli sa nuk bëjnë efekt as reformat, që nxirren prej sirtareve e tunden sa për të shtyrë ditët, dhe as dënimet drastike të kriminelëve ordinerë.
Sepse dy vite pas marrjes së pushtetit nga premtuesit e rilindjes së vendit, askush nuk ka prekur ndonjë ndryshim rilindës, sikurse askujt prej të pushtetëshmeve abuzues as i është prekur dhe as shpresohet ti preket ndonjë qime për sa kohë kanë në dorë të bëjnë ligjet e të komandojnë pushtetet.
Nëse do të na duhej të bënim një krahasim do të thoshim se realiteti aktual shqiptar është një lemsh i së keqes që i ka humbur filli ndaj dhe si zgjidhje të vetme për ta shthurur ka prerjen e të gjitha fijeve dhe rithurrjen nga e para të fijeve që përbëjnë lëmshin e pushtetit. Gjë që vërtet mund të realizohet nga një revolucion paqësot demokratik, mirëpo nën drejtimin e kujt dhe për të sjellë në pushtet kë?.
Duke ju rikthyer strategjisë së propozuar nga deputeti Berisha, revolucioni paqësor demokratik i bie të jetë gërshera që do presë të gjitha fijet e domosdoshme për ta zhbërë lëmshin e krimit, mirëpo kush do të marrë përsipër ta rithurë atë nga e para, duke patur si standart të vetëm principet demokratike?
Sepse vërtetë shqiptarët e rrahur sistematikisht mund të hidhen në këtë revolucion paqësor demokratik, mirëpo me çfarë synimi? Për të rikthyer sërish në pushtet Sali Berishën me të njejtën kastë politike që nuk premton asgjë tjetër përveçse “revolucionin”, kur gjendet në opozitë dhe “evolucionin ” kur është në pushtet.
Keto thone Meta ik nga Rama edhe hajde perseri tek ne.
Fiks-fare zotni Shyti. kjo asht e logjikshme per ket opozite qe sdon me u pastru por me hy prap nqeveri me durt te pista. i ka xan fryka ndaj dun revolucion Berisha asht mjeshtnu per revolucione.
Kushdo le te vij ne pushtet z Xhovan.Vetem sali qelbesira JO.Na vrau e na preu,na dhunoi e poshteroi per 20 vite.JO KURRRRR sali psiqiku.Me saliun ne krye do te thote vetem VDEKJE.
Rrofte Sal Ram Berisha,me gjithe revolucionin, poshte Ilir Rexhep Rexho Skrapari, lart e poshte Edvin Rama.Durrsi kryeqytet.
NUK E DI JEMI KOMBI ME FATKEQ NE BOTE. JEMI MUNDUAR NE HISTORI TE SHPETOJME NGA TE HUAJT DHE E KEMI PESUAR ME KEQ NGA POLITIKANET TANE. A JANE ME TE VERTET SHQIPTARE DHE SI KA MUNDESI QE NE SHQIPERI LLUMI TE DALE GJITHMONE NE KRYE?