Duke lexuar rutinë mes artikujve më del përpara një studim që përmblidhet në një fjali “Vaji i ullirit të bën më të zgjuar se vajrat e tjerë”. Jo dhe aq e sakte mendova. Në fakt më tepër kuptim ka e kundërta, njerëzit e zgjuar zgjedhin vajin e ullirit dhe jo vaji i ullirit të bën më të zgjuar. Duket sikur përfundimi është i duhuri vetëm nëse je në biznesin e vajit të ullirit. Komentova dhe vazhdova tek tjetri.
Çdo gjë tani ka një vlerësim, dhe këto vlerësime kanë filluar të ndikojnë mënyrën se si ne mendojmë. Nuk mund të zgjedhim një film për të parë pa e pasur vlerësimin mbi 7 në IMDB, nuk mund të hamë në një restorant n.q.s. nuk e ka vlerësimin mbi 4 yje në trip advisor, nuk mund të rrimë në një hotel n.q.s. vlerësimi i tij nuk është mbi 7.5 në Booking, etj… Këto shembuj janë ana e bukur e historisë, sepse të bëjnë të dallosh më të mirin mes të shumtëve, por dhe mashtruesin mes të paktëve.
Problemi qëndron kur informacioni që ne marrim nuk është vetëm teknik por lidhet me ide.
Që ti të jesh i suksesshëm sot bota ka ndërtuar një stereotip. Çdo histori suksesi fillon me një lider vizionar që shikon mundësi aty ku asnjë nuk sheh. Këtë e bën që në fëmijëri duke e pasur të qartë se çfarë do te bëj me jetën e tij. Çelësi i suksesit zakonisht qëndron në faktin, që ai rrezikon gjithçka dhe shkon në kërkim të vetvetes, shpesh herë ka dhe një “dashuri të vërtetë” që ndihmon. Pak a shumë rreth kësaj vërtitet ndërtimi i stereotipit të njeriut të suksesshëm.
Si me historinë e vajit te ullirit, po sikur të jetë e kundërta?
Malcolm Gladwell në Outliers – analizon histori njerëzish dhe fenomenesh të jashtëzakonshëm duke analizuar arsyen e suksesit.
Beatles për shembull, shumë pak e dinë qe kanë kaluar 2 vjet të jetës së tyre duke luajtur çdo natë 8 orë në një klub nate në Hamburg duke u bërë Grupi me më tepër orë “pune” i kohës. Kur them çdo natë nuk është në mënyre figurative. Ata nuk e bën këtë gjë sepse donin të realizonin ëndrrën e tyre për të qenë më të mirët, por se në këtë lokal nate kalonin “shkëlqyer”. Ishin vitet 60, dhe të bëje muzikë në një lokal trendi në Gjermani, do të thoshte të kishe drogë dhe seks me femra të ndryshme çdo natë. Kjo ishte të jetoje ëndrrën për ta. Kur Beatles hynë në atë lokal ishin një grup amatorësh, kur dolën ishin The Beatles!
Marrim Bill Gates. Historia qe ne dimë është ajo e gjeniut që themeloi Microsoft dhe u bë miliarder. Por nuk dimë që ai jetonte afër universitetit te Washington që ishte ndër të paktit që kishte një kompjuter në të gjithë Amerikën e vitit 1968. Në gjimnaz ai u fiksua me programimin. Arratisej çdo natë nga shtëpia e prindërve për të përdorur kompjuterin e Universitetit. Në vitin 1975 kur themeloi Microsoft, ai nuk ishte një gjeni që papritur pa një mundësi, por një 20 vjeçar me 7 vjet eksperiencë programimi. Në atë kohë, me shumë mundësi nder 10-20 në botë.
Pas analizimit te historive të tjera të tipit Rockefeller, Bill Gates, Mozart etj e përbashkëta e çdo historie suksesi janë kombinim faktorësh real si Inteligjenca, periudha në të cilën jetojnë, vendi ku jetojnë, orët e punës dhe jo koncepte të tipit ndiq ëndrrën, ji shpirt i lirë etj.
Sipas Gladwell rreth 20 për qind e emrave në historinë e njerëzimit me pasuri të jashtëzakonshme vijnë nga një gjeneratë e vetme në një vend të vetëm. Më poshtë gjeni listën me ne krahë vitin e lindjes:
John Rockefeller, 1839.
02. Andrew Carnegie, 1835.
28.Frederick Weyerhaeuser, 1834.
33. Jay Gould, 1836.
34. Marshall Field, 1834.
35. George Baker, 1840.
36. Hetty Green, 1834.
44. James G. Fair, 1831.
54. Henry H. Rogers, 1840.
57. J.P. Morgan, 1837.
58. Oliver Payne, 1839.
62. George Pullman, 1831.
64. Peter Widener, 1834.
65. Philip Armor, 1832.
Arsyeja është e qartë në qoftë se bazohesh në faktet historike. Ne vitet 1860 dhe 1870, ekonomia Amerikane kaloi transformimin më të madh të të gjitha kohërave. Kjo ishte koha kur hekurudhat u ndërtuan, kur Wall Street u krijua. Ishte koha kur prodhimi industrial filloi. Ishte atëherë kur rregullat e ekonomisë tradicionale u përmbysën dhe u ribën. Çfarë tregon kjo listë është se ka shumë rëndësi çfarë moshe ke pasur kur ka ndodhur ky transformim. N.q.s. do të kishe lindur në fund të viteve 1840, do e kishe humbur. Ishe shume i ri për të përfituar në atë moment. N.q.s. do kishe lindur ne 1820, do kishe qenë shumë i vjetër për të ndërruar mendësi. (Informacioni është marrë nga libri Malcolm Gladwell: Outliers).
Të njëjtën histori e gjejmë te përsëritur në miniaturë edhe në Shqipëri. Para disa kohësh u publikua një listë me emrat e 10 shqiptarëve më të pasur. Nga një kërkim rreth moshës së personazheve të kësaj liste, pjesa më e madhe e tyre i përket të njëjtit brez. Emra si Samir Mane, Vasil Naci, Artan Dulaku apo Dritan Hoxha (është zëvendësuar emri i Vjollca Hoxha duke qene se pasuria eshte vendosur nga bashkëshorti i saj) kane lindur ne vitet 1965-1969. Ne vitin 91 kur në Shqipëri sistemi ekonomik ndërroi, ky brez ishte 22 – 26 vjeç. Njëlloj si vitet e 1860-1870 ne Amerikë, në Shqipëri ishte koha e ndërrimit te madh Ekonomik duke i dhënë këtij brezi mundësinë që një 15 vjeçar apo një 35 vjeçar nuk mund ta kishte.
I rikthehemi pyetjes se parë, a është informacioni një avantazh?
Po. Por mund te kthehet lehtësisht në një disavantazh. Ne përgjithësi historitë e suksesit vishen me “mjaltë e vanilje” duke mos u fokusuar tek ngjarja por emocionet që shkakton në mase sipas interesit. Shprehje te tipit “ndiq ëndrrën” duken një farse sajuar nga filmat me tepër se histori reale.
Sot në botë dëgjojmë për milioner të rinj, te tipit Zuckerberg (facebook), Jan Koum dhe Brian Acton (whatsapp), Kevin Systrom and Mike Krieger (instagram) apo dhe shumë të tjerë. Kjo nuk ka ardhur për faktin se këta djem po ndjekin ëndrrën, por se bota është tregu i ri dhe ajo po përballet me një tjetër revolucion industrial. Loja po ndryshon dhe këta djem kanë formimin e duhur, janë në kohën e duhur , në vendin e duhur.
Në Shqipëri skema e ngritur e ekonomisë duket qartë që nuk funksionon. Ndoshta është koha për një tjetër revolucion ekonomik. Me tepër se të kemi ëndrra, pyetja qe duhet ti bëjmë vetes është, a jemi gati për ti realizuar ato?
*Gentjan Zotaj punon si konsulent prej vitesh në Europën Lindore dhe Qendrore për disa nga bankat lider në Europë, si Unicredit, Sber Bank, Raiffeisen International etj. Zotaj, Vitin e fundit ai ka themeluar një kompani dhe vazhdon aktivitetin e konsulencës dhe ndërtimit të zgjidhjeve për biznesin në Shqipëri.
Gent,
zamir mane nuk perben rast per te qene i vecante ose outliers ( sipas librit te Galdwell ) Mane eshte bythlepires pushtetesh. Raporti i equity/debt, i balfinit eshte shume fragil dhe ne nje bote te hapur te levizjes se kapitalit falimenton.
Shyqyr qe kemi nje rast tu permendur. Po ne shqiptaret na pelqejne turqit greket e italjanet e suksesshem.
Vetem francezet kane nje ide qe shqiptaret nuk bejne dot biznes…
Nuk thoni qe sa mire ka nje biznesmen vizionar qe nuk ka ndermend te merret me vogla te gjera?
Ne keto lloj mendjesh na mungojne se biznese kioska kemi plot. Na duhet industri e mirefillte.
As qe dua te ja di qe e paska mire me Edi Ramen per sa kohe po krijon vende te reja pune.
Kete shkrimin duket sikur e ka shkruar ai spin doctor i Zamirit qe i ngjan Erjon Braces ?
Ky genti nuk ekziston fare si personazh. Do e kete krijuar PR i Manes ?
3000 veta ne pune mban ky zoteria ndersa ju shqiptaret aty ne Shqiperi rrini e merreni me llafe.
Shkrimi ishte interesant por shume i shperndare
Nga te gjithe keto emrat shqiptar vetem Zamir Mane mund te jete nje outliers.
Gjenialiteti per te gjetur zgjidhjet e duhura ne cdo kohe dhe me cdo qeveri.
Meqe ra fjala… z. Mane mund te punoj per ju????
As 1 nuk pyetet si i ka bere leket e para se ne shumicen e rasteve me aktivitet jo te ligjshem kurse Mane ka turp se i ka bere duke shitur manjetofona ?
emigrant ne Austri, Zamir Mane u zgjodh nga nje austriak, i cili i dha mall ta shiste ne Shqiperi dhe ti kthente paret.Zamiri e kreu me se mire punen dhe malli zuri mallin, shit e bli…shume praktik dhe i deshiruar i asaj kohe ku sgjeje gje prej gjeje.Bravo, po je se ka ndonje zgjuarsi sepse shoket e tij te feminise qe kane qene me te zgjuar dhe me te edukuar skane bere asgje.
Z.Mane eshte Sudja e djeshme e piramidave te 97.
Shkruesi i ketij artikulli me duket se ka si qellim kryesor “demaskimin” e shprehjes “Ndiq endrren”,perdorur shpesh nga Kryeministri Edi Rama…
Nuk dua te besoj se autori i mesiperm nuk e kupton fjalen “enderr”me kuptimin qe e perdor Edi Rama,pra,synimin,deshiren,qellimin,idete,pse jo fantazite…
Mbase une nuk mundem ta kuptoj thelle kete konsulent e studjues por me duket shume i cuditshem perfundimi qe ai nxjerr duke thene perafersisht se “disa njerez u bene milionere … rastesisht”…
Sikur te them qe nuk e kuptova, do me ofendoni?
Pilo Lala,
nuk te ofendojme sepse ti nuk kupton as nje gje kaq te thjeshte:qe shqiptaret nga Saranda ne Mitrovice jane nje de facto dhe duhet te jene nje dhe De Jure.
Kur ti nuk kupton nje gje kaq te thjeshte,pse duhet te ta marrim per keq apo dhe me keq akoma te te ofendojme pse nuk kupton ate qe do te thote autori??Une pershendes perpjekjet e tua per te kuptuar gjera te nderlikuara.
Shkruaj me mire sex & the city. Imitues, aspak origjinal dhe pa thelb. Carnegie dhe Rockefeller nuk e vune pasurine me tendera.
Vetem ne shqiperi urrehen kaq shume ato qe punojne.
Frymezus shkrimi!
Bravo i qofte atij. A po hap qtu ne Prishtine?
like, like, big like kesaj analize, ky Genti duhet te shkruaje me shpesh. Me vjen keq qe nuk e paskam degjuar me pare dhe ky eshte faji im ?
Pse tallesh me kete palliqen qe ka shkruar kete shkrim medioker? E ka nisur mire por pastaj ka humbur te pjesa qe ka dash te tregoje veten sa shume lexon…
Trap akademik duket
Shkelqyeshem!!! Samir Mane nje biznesmen i shkelqyer, kjo eshte nje e vertete e madhe dhe shembulli i suksesit te biznesit ne Shqiperi, prandaj te rinjte mesoburrat dhe pleqte duhet te marrin shembull se si mund te pasurohesh ne kete vend:
1.- Fillimisht kontrabande
2.- Pastaj korruptim pushtetaresh te vegjel dhe te mesem
3.- Korruptim i pushtetareve me te medhenj
4.- Fitimi dhe perdorim i parave publike (tenderave) nepermjet moskonkurrences
5.- Shitblerje pronash, tokash, biznesesh, fshehje ndaj taksave, pastrim parash
6.- Lufte pa princim kunder ndonje konkurrenti qe ka ngelur me ndihmen e
vellezerve te pusht-etit.
Ndalohet te lexohet nga femijet ?
Ne asnje moment nuk kam thene qe eshte i shkelqyer. Nuk eshte kjo tema. Qe Samir Mane eshte outlier, kete nuk e kundershton dot. Une nuk njoh shume shqiptar me mbi 1 billion dollar. menyra, nuk me takon mua ta gjykoj :)… ajo qe une them eshte se, ai ka pasur shume me teper avantazhe se brezant pas ardhes.
p.s. vetem tani e vura re qe eshte botuar tek tema artikulli