Njëra nga dhjetë kompanitë më të mëdha botërore që operojnë në fushën e shëndetsisë “Glaxo Smith Kline Albania” e ka ndërprerë aktivitetin e saj në vendin tonë, duke sjellë jo vetëm koston e mbetjes pa punë të më shumë se njëzetë punonjësve të saj fort të kualifikuar, jo vetëm lënien e tregut shëndetsor në dorë të tregtarëve etj., por edhe ndikimin negative tek investitorët e tjerë të huaj.
Lajmi i largimit të gjigandes britanike është konfirmuar për “shtypi.net” nga disa prej punonjësve të larguar,por edhe nga specialist të fushës, të cilët e konsideruan këtë largim jo vetëm fatkeqësi të humbjes së vendit të tyre të punës por edhe humbje të madhe për ekonominë shqiptare, që ka aq shumë nevojë për të tilla kompani presticioze. Sepse kush është “Glaxo Smith Kline”?
Një nga dhjetë kompanitë më të mëdha ndërkombëtare. Ajo mban vendin e liderit udhëheqës të botës kërkimore bazuar në kompani farmaceutike e shëndetsore. Qendrën e ka në Mbretërinë e Bashkuar.
“Glaxo Smith Kline” është një nga tregimet e suksesit të biznesit të Britanisë. Ajo është tani kompania e 4 më e madhe farmaceutike në botë në aspektin e shitjes, dhe një nga 10 kompanitë kryesore, në drejtim të kapitalit, të listuara në bursën e Londrës. Ajo punëson gati 100 mijë punonjës në botë, me më shumë se 12 mijë që punojnë në kërkim dhe zhvillim…”Glaxo Smith Kline” është e njohur për qëndrimin e saj parimor ndaj përgjegjësisë korporative sociale, në veçanti nëpërmjet zhvillimit të barnave me kosto të ulët që synojnë reduktimin e malaries dhe dhurimin e ilaçeve kundër sëmundjes tropikale filiarisis. Kompania reflekton forcen tradicionale britanike në fushat e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, dhe vlerat tona të biznesit të ndershëm dhe transparent…” ka bërë të ditur midis të tjerave, ambasadori britanik Nicholas Cannon, në vendin tonë në maj 2013, gjatë fjalës së mbajtur në inagurimin e zyrave të reja të Kompanisë lider në Shqipëri, në adresën: “GSK Albania Str. Barrikadave No. 118. Tiranë”.
Ku bëri me dije, gjithashtu se:
“Në Shqipëri, “Glaxo Smith Kline” është zgjeruar nga fillimet modeste të vitit 1992, në një kompani të konsiderueshme sot, me njëzet e dy punonjës që mbulon aktivitete të shumta, që nga importimi dhe shitja e një game të gjerë produktesh, në veçanti ilaçe me recetë dhe vaksina, mbështetje për edukimin mjekësor dhe konferenca, punë per mjedisin rregullator, dhe hetime mjekësore dhe studimin e epidemive…” .
Janë raportime që i përkasin majit të vitit 2013, kohës kur ministri në detyrë i Shëndetsisë Ilir Beqaj i ndodhur në rolin e sekretarit të Partisë Socialiste propagandonte rilindjen e shëndetësis, përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit shëndetsor, dhenien fund të mungesës së barnave nëpër spitale etj., por dhe shtimin e kompanive të huaja të markës “Glaxo”, nëse elektorati votues do shprehej pro fitimit të zgjedhjeve nga e majta.
Gjë kjo që ndodhi, sikurse ndodhi që pas fitores historike me mbi një million vota plus të së drejtës qeverisëse Ilir Beqaj u bë ministër i Shëndetësis, dhe në vend të reformave që do të shtonin homologe të tjera të markës “Glaxo”, nga sa po duket, përveç prapësive të tjera shëndetsore,ka sjellë edhe largimin e kësaj të fundit.
Të mbeturit pa punë të kompanisë “Glaxo Smith Kline Albania” nuk bën shumë komente rreth shkakut të mbylljes së zyrave në Shqipëri, por e përmblodhën gjithçka në klimën e papërshtatëshme për të vazhduar ende aktivitetin. Një lajm jo i mirë, sigurisht, po të kihet parasysh se të tjera kompani të ngjashme e po kaq të fuqishme sa “Glaxo”, që kanë përfaqësitë e tyre edhe në Shqipëri, janë duke planifikuar ndërmarrjen e po të njejtit veprim, që, sigurisht do të shërbejë si fantazmë edhe për të tjera homologe ndërkombëtare që mund ta kenë piketuar Shqipërinë si vend për investimet e tyre.
Kjo eshte rilindja e shendetesise me kete Ilir Beqan e gjate qe te tremb edhe kur e sheh. Lajmi per ikjen nga shqiperia te kompanise glasko eshte vertet shqetesues dhe une bashkohem me autorin qe e ngre si nje problem teper shume shqetesues. Eshte edhe me e rende se nje akuze politike pasi ka pasoja te medha. Ta mbaj me shendet Ilir rilindasin Ed Rama.
Lerini more keto makinacione ,te tipit Tom Doshi.Ajo firma si e quani ,ka qene ndonje filjal I Fazllicit se per ndryshe do dilte me nxonje deklarate.
Qeverria te zbatoje planin e saj ,se sa per firma ,ka plot , ne fund te fundit skarcot e tyre sjellin ne Shqiperi.
I ke rene pikes ….keto jane shkrime te sponsorizuara per gazetare qe ushqehen vetem me kete pune ; per fat te keq jane dhe te shkruara ” qepura ” shume keq…. Aktualisht pjesa me e madhe e gazetarve ndodhen ne pozicionin me te mjere … ne mbijetese per te hedhur per konsum ceshtje te sponsorizuara nga biznesi ….!
KY ESHTE VETEM FILLIMI. TE TJERA KOMPANI SI KJO PO BEJNE GATI VALIGJET PER TE IKUR SE I TREMBI FANTOMACI ILIR BEQJA DHE EDI QE JAN PA RILINDUR vete ata jo te rilindin shqiperine. Njerez na e futen edhe ket her specialistet e majte.
Shko e meso te shkruash drejte gjuhen shqipe dhe pastaj mundohu qe te shkruash ndonje tekst. Ti nuk di se ku perdoret “presja”, duke e vendosur vend e pa vend, sidomos perpara “edhe-se”, qe nuk e ka vendin aty. Ti nuk e kupton fjalen “lider” qe e perkthyer nga gjuha angleze, ne shqip do te thote “drejtues, udheheqes, kryesues”. E ke vene se bashku me fjalen udheheqes dhe qe po ta shkruash ne shqip do te dilte keshtu “…mban vendin kryesues udheheqes te botes kerkimore…”?! E shikon se çfare gomarlleku ke shkruajtur?
Sa per ate qe perdor stilin kosovar e te shkruajturit, kjo tregon per nivelin shume te ulet te zhvillimit tend si i vetequajtur “gazetar”!
Tema, mos na sillni me te tilla shkrime qe as temen nuk e pershtjellojne ahstu siç duhet, por as i permbahen drejteshkrimit te gjuhes shqipe.
Dini apo nuk doni, kur shkruhet per publikun çdo njeri eshte e detyruar qe te shkruaje sipas gjuhes standarde shqipe!