Propozimet e pandershme të BE-së për gjykatën speciale

15 Mars 2015, 21:01Blog TEMA

Nga Fortuna Sheremeti*

 

BE-ja ka dhënë gjashtë propozime problematike lidhur me Gjykatën Speciale të cilat nëse miratohen mund të cenojnë rendin juridik në Kosovë.

Krijimi i një gjykate të posaçme për të gjykuar krimet e rënda, gjoja të kryera nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet  1998-2000, është pak a shumë punë e kryer.

Kosova është duke e themeluar  gjykatën pas kërkeses së BE-së për t’u marrë me akuzat e bëra në raportin e bërë në Këshillin e Evropës nga Dick Marty në  vitin 2011.

Parlamenti e miratoi atë në vitin 2014, ndërsa më 8 shkurt, qeveria propozoi dy amendamente kushtetuese që do ta lejojnë atë të funksionojë ligjërisht.

Gjykata, që do të ketë vend-ndodhjen në Holandë, me gjasë do të operojë përmes të ashtuquajturave “dhoma speciale” brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, pjesërisht, në bazë të rregullave të veta.

Zyrtarët e Kosovës dhe të BE-së kanë negociuar për modalitetet e saj për muaj të tërë. Detajet mbeten  të paqarta, por  nga ajo që ne e dime, potencialisht ka implikime ligjore shqetësuese që mund të shtrihen përtej jetëgjatësisë së gjykatës.

Janë gjashtë propozime të Bashkimit Evropian për rregullimin e Gjykatës Speciale të cilat nëse miratohen do prishin rendin juridik në Kosovë.

Ndjekja e Dyfishtë Penale

Parimi “ne bis in idem”, zakonisht i quajtur si ndjekja e dyfishtë , është i sanksionuar në sistemet ligjore në të gjithë botën, përfshirë edhe kushtetutën e Kosovës.  Shkurt kjo do të thotë se një person nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtin krim, pasi mjetet e ankesës janë shteruar.

Por propozimi i BE-së parasheh që tëlejohet ndjekja e dyfishtë nga Gjykata Speciale.  Një përjashtim i tillë për të pandehurit e mundshëm është i gabuar dhe krijon një precedent shqetësues.

Gjyqtarët ndërkombëtarë si gjykatë e shkallës së dytë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është caktuar si shkallë e dytë për rastet nga gjykata speciale. Por në mënyrë brengosëse, propozimi i BE-së parashikon që ankesat të dëgjohen ekskluzivisht nga një panel i përbërë nga tre anëtarët ndërkombëtarë të gjykatës kushtetuese e jo nga komplet gjykata si një tërësi.

Problemi është se gjykata, me ligj, merr vendime me kuorum prej të paktën shtatë gjyqtarësh dhe në përbërje të plotë prej nëntë gjyqtarëve gjithsej. Propozimi që vetëm tre gjyqtarët ndërkombëtarë të vendosin në cështje të tilla është një shkelje e qartë e Kushtetutës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe minon autoritetin ligjor dhe pavarësinë e autoritetit më të lartë juridik të vendit.

Zgjatja e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë (përsëri!)

Brukseli propozon që gjykatësit ndërkombëtar të përzgjedhen nga një panel i BE-së dhe të emërohen nga kreu i EULEX-it. Kjo përfshin edhe anëtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Potencialisht kjo do të thotë një përsëritje të zgjatjes së dyshimtë të mandatit të tyre në 2014, përsëritje kjo e cila anashkaloi procedurat e përcaktuara qartë në Kushtetutë.

Fuqia shtetërore e Speciales

Gjykata e posaçme do të ketë fuqinë për të hyrë në marrëveshje me vende të tjera në çështjet e dëshmive dhe dënimeve, duke anashkaluar procedurat e ratifikimit në nenin 18 të Kushtetutës së Kosovës. Ky propozim krejtësisht minon sovranitetin kombëtar të Kosovës, dhe e hap derën për një gjykatë që vepron brenda kufinjëve të saj me aftësinë për të hyrë në marrëveshje ndërkombëtare që nuk janë në interesin kombëtar të vendit.

Një tjetër ombudsperson

Një zyrtar i vetëm – një ombudsperson i dallueshëm nga ai i cili përfaqëson Kosovën në tërësi – do të ketë të drejtë të referojë çështje në lidhje me gjykatën speciale në Gjykatën Kushtetuese. Ky propozim i zhvesh nga kjo e drejtëpresidentin, qeverinë, deputetët (të paktën një të katërtën e tyre), dhe ombudspersonin e shtetit që kanë të drejtë të bëjnë referime në gjykatën më të lartë të Kosovës, siç shkruhet në kushtetutë.

Dhe kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për udhëheqësit e Kosovës për të sfiduar gjykatën. Derisa kjo mund të duket si një ide e mirë – sepse mund ta mbrojë gjykatën nga kërkesat e bezdishme – ajo vjen me një çmim. Do ta bëjë gjykatën  më pak të përgjegjshme.

Një forcë e veçantë policore

E fundit por jo më pak e rëndësishme, BE-ja propozon krijimin e një force policore paralele për gjykatën speciale. Pse dhomave të vecanta do tu duheshin strukturat paralele të policisë kur Policia e Kosovës ka kapacitet për t’u marrë me çështjet e nevojshme të sigurisë?  Një forcë e re e policisë do të minonte rolin e Policisë së Kosovës, e cilaështë dëshmuar të jetë kryesisht profesionale, efikase dhe efektive në  zbatimit e ligjit në Kosovë.

Specialja shpërfaq dështimin

Krijimi i gjykatës së posaçme është kulmi i dështimeve të sistemit të drejtësisë UNMIK-ut, EULEX, Tribunalit të Hagës dhe gjithësistemit të brendshëm të drejtësisë së Kosovës për t’u marrë me akuzat për krime lufte kundër UÇK-së.

Është jetike që gjykata të krijohet në një mënyrë që ndryshe nga paraardhësit e saj, të ketë sukses. Deri tani ka shenja inkurajuese se ekipi i Kosovës në bisedime me BE po insiston kundër disa prej propozimeve më shqetësuese: të tilla si krijimi i një ombudspersoni të veçantë dhe të propozimit për tre gjyqtarë ndërkombëtar në rastet e Gjykatës speciale në Gjykatën Kushtetuese.

Por në fusha të tjera, të tilla si zgjatja e mandateve të gjyqtarëve, ekipi negociator po  bën kompromise me propozime shqetësuese. Duhet mos harruar që Kosova ka një të ardhme përtej këtyre ndjekjeve penale. Ajo në fund të fundit do të duhet të jetojë me çdo ndryshim të Kushtetutës, ligjeve dhe precedentë të rinj të vendosur nga gjykata. Kjo do të thotë se është me rëndësi jetike që sistemi i drejtësisë të mos hudhet poshtë në procesin e vendosjes së drejtësisë.

*Gazeta Jeta

4 komente në “Propozimet e pandershme të BE-së për gjykatën speciale”

  1. Alphade says:

    Me kete ligj ”Gjyqe Speciale” , Kosova dhe kosovaret shndrrohen nga viktima te serbit ne viktimare !!!
    Gangsteri Din Martini me shpifjen , i blere nga serbi, ia arriti qellimit, me mbeshtetjene e Serbise te coje
    ne gjyq militantet heroike te UCK -s dhe t’i denoje per Luften Clirimtare nga hordhite barbare serbe .
    Viktima denohet , agresori serb i shterngohet dora qe vrau grate kosovare me femije ne bark , ushtaret
    serb perdhunuan vajzat shqiptare dhe tash Europa Plake i harroi menxyrat serbe ndaj popullsise shqip-
    tare te Kosoves . Dikur Zhak Shirak , gjate bombardimeve te Serbise nga Nato, tha ”Po lufton cuvilizimi
    kunder barbarise ”’ .! Sa shpejt u harruan keto deklarata te Europes se civilizuar ???

  2. Alphade says:

    Korigjim : jo ”Gjyqe Speciale ” , por ‘Gjykate Speciale ”!

  3. CANI says:

    .BE po tregone se eshte ajo shtriga e vjeter kunder shqiptarve kudo qe gjinden me formimin e kesaj gjykate speciale kunder luftetarve te liris qe jane UCK.Ushtria e shkauvt i ka vra civilet shiptare pore edhe ata serrb per ti fajsue UCK kjo evrop e dine ket gje shume mire pore po e tregon vehten se eshte kunder popllit shqiptare turp.BE e ka okupue Kosoven shifni kriminelet serrb levizin lirshem pa viza edhe pas gjenocidit mbi popllin shqiptare te Kosoves e Kosova si viktim ska mundsi te leviz lirshem ,qka i thoni ju kesaje evrope te nderuar shqiptare a eshte ajo shtriga e vjeter per mue po.

  4. Gori says:

    Serbia dhe Rusia kan rreth 180 vjet qe investojne kunder shqiptareve .
    Kan investuar e vazhdojne te paguajne : politikane, qeveritare , deputete
    , tere llojet e mediave ne arritjen e objektivave antishqiptare ;
    epiqendera mbetet Franca ne perendim. D.Martin ,O.Shmid e te tjere, nuk i bejne falas punet antishqiptare -antikosovare .
    Gjithe krimet e perbindeshme qe kane bere kriminelet e shteti serb ndaj shqiptareve, kerkohet t’u lihet ne preher shqiptareve ; dhe kan avancuar ne kete drejtim .Fajtor beje : politiken , shtetin kosovar e shqiptar te cilet ne tere bisedimet e marreveshjet , jane treguar miop e te pa afte ; cdo gje hidhet e luhet ne terrenin kosovar e shqiptar .
    Perendimi , natyrishte qe gabon , preferon te beje kauze me mire me serbet aktive se sa me mumjet shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje