Jo gjithmonë, mbrojtja më e mirë është sulmi

11 Mars 2015, 18:35Blog TEMA
Jo gjithmonë, mbrojtja më e mirë është sulmi

Nga Gjergj Zefi

 

-Destabiliteti politik më pak se çdokujt i shërben opozitës-

Sot gjatë gjithë ditës dhe nga burime të ndryshme po informohem se ka tendenca të qarta dhe po bëhen përpjekje të mëdha që nesër në protestën e thirrur nga opozita të tentohet destabiliteti politik i Shqipërisë. Në krye të këtij aksioni është vënë si gjithmonë etaloni i destabilitetit dhe i shkatrrimit të vendit. Janë thirrur nën “armë” eksponentë të krimit , me preçedentë penalë apo edhe në kërkim nga policia, trafikantë të “prekur” nga Dukagjini dhe Lazarati dhe po ju premtohet “parajsa e humbur”. Është e njëjta strategji që u përdor në ’97 kur i mobilizoi kundër protestave në jug apo edhe në ’98 kur sulmoi institucionet me arkmortin e të ndjerit Azem Hajdari…

Sali Berisha nuk ndryshon, ai është i njëjti ; është Berisha i 1975 që kërkoi varjen e Hysen Shoshorit, është Berisha që në 1991 erdhi me autoveturën e Sigurimit të Shtetit në krye të Partisë Demokratike, është Berisha që shkatrroi gjithë pasurinë kombëtare, është ai që u rizgjodh President në kushtet e gjëndjes së jashtëzakonshme , nën zhurmët e autoblindave, është ai që me mosdorëheqjen e tij shkaktoi djegjen e gjithë vendit dhe vrasjen e 3000 shqiptarëve deri sa Europa dhe përëndimi u detyruan të atashojnë në Shqipëri 6000 forca shumëkombëshe. 

Sali Berisha është po ai që vetëm 1 vit pasi kaloi në opozitë në 98 , rimobilizoi të gjithë kontigjentët kriminalë në vend dhe sulmoi institucionit; Berisha është udhëheqësi i vetëm politik i kohëve moderne që mori me armë televizionin publik kombëtar. Mbi supet e Berishës rëndojnë mëkate të rënda , ka prova të pakontestueshme të implikimit të tij në sherbimet sekrete serbe(kujtoj debatin Millosheviç-Sheshel në parlamentin serb në fillim të vitit ’97.) Berisha mban në kurriz krime të rënda , vrasje për motive të qarta politike: Vrasjet e 2 Prillit në Shkoder , vrasja e Gjovalin Cekinit në janarin e vitit ’94 në tubimin e Aleancës Demokratike po në Shkodër, zhdukjen e Remzi Hoxhes , vrasjet e ’97-ës,vrasjen e Azem Hajdarit, 26 viktimat e Gërdecit , të vrarët e 21 Janarit në protestën para Kryeministrisë si dhe plagosje e burgosje dhe krime të tjera të këtij lloji. I thashë të gjitha këto , jo se janë të reja e të panjohura por për të argumentuar se unë nuk pres tjetër prej këtij njeriu. Berisha nuk ka rrugë tjetër : Ai është gati sërish të vrasë, por këtë rradhë jo për të ardhur në pushtet, këtë rradhë ai sulmon për tu mbrojtur sipas parimit : Mbrojtja më e mirë është sulmi. Ky është parim universal … por jo gjithmonë vlen.

Në fakt, nuk më shqetëson fare Berisha , ai tashmë është kapitull i mbyllur , është “kavie” për drejtësinë dhe historinë e autoritaristëve dhe e postdiktaturave. Unë shqetsohem për opozitën. Në këtë aventurë të nesërme opozita e “marrë peng” nuk bën tjetër veçse i largohet shumë pushtetit. Askujt më pak se opozitës nuk i nevojitet destabiliteti politik

4 komente në “Jo gjithmonë, mbrojtja më e mirë është sulmi”

  1. Pelasgian says:

    Kur do ta BURGOSE Shqiperia kte KRYE KRIMINEL qe pa frike mund te barazohet me Sllobodan Milloshevicin ????

    KUR O SHTET KUR …EDHE SA DUHET TE PRESIM ???????

  2. feniks says:

    KUJTESE!
    Partite e opozites duhet te distancohen nga protesta e neserme,qe te mos behen PALE ME GRUSHTIN E SHTETIT TE ARMIKUT SALI BERISHA!!!
    Asnje arsye nuk ka opozita te protestoje DHUNSHEM!
    Asnje te drejte nuk i eshte shkelur!
    Doreheqjen e Ilir Metes qe e kerkon me FORCE,e ben vetem per DESTABILITET!
    Doreheqja eshte AKT POLITIK PERSONAL e jo i detyruar me dhune!
    Ne se e gjykojne se Ilir Meta ka kryer KRIM,le ta denoncojne ne Prokurori dhe gjykate se ushtaret e tyre i kane ne keto institucione!!!
    POPULL SHQIPTAR!
    JINI VIGJILENTE,se neser KRIMINELI Sali Berisha po pergatitet te PUSHTOJE INSTITUCIONET SHTETERORE ME DHUNE!!!
    Te jemi gati ne mbeshtetje te qeverise per t’i treguar vendin ketij AGHENTI SERB TE UDB-se,qe ka luftuar per 25 vjet kunder interesave te kombit shqiptar!!!
    POSHTE ANTI SHQIPTARI SALI BERISHA!!!

  3. shkodrani says:

    Neser te gjith demokratet e ndershem,e perseris demokratet e ndershem te distancohen nga protesta,dhe te mos protestojne,Per ” Doshet” ka plot halle shqiperia.
    Dhe po u bene te dhunshem,do ndertohen perseri me Leket tona.

  4. Bato says:

    Per mendimin tim nese do shkojne vetem ato qe duan nai vend pune me diplomat qe u jepte sala me 100 euro provimi heheh dmth atyre qe i prek interesi dhe jetojne me fantazite e sales apo me frymen e pd ? Ta harrojne vetem nje pakice e vogel i ka met pd njerezit jane ndergjegjesuar tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje